Punuar nga Xhevat Bislimi
_____________________
__________________________
Për të cituar këtë shkrim :
Xhevat Bislimi, Kosova dhe Plani i Ahtisarit, Jeta Politike Shqiptare, 2014
___________________________________________________________
PËRMBLEDHJA (ABSTRAKTI)
Ideja për të bërë një punim magjistrature për Kosovën dhe
Planin e Ahtisarit, më kishte ardhur krejt natyrshëm. Por, një punim shkencor i
kësaj natyre kishte edhe “rreziqet” e tij. Kosova dhe zbatimi i Planit të
Ahtisarit është edhe sot e kësaj dite një “proces” i papërfunduar. Shpallja e
Pavarësisë nuk ia vuri pikën statusit të
Kosovës. Për rregullimin e brendshëm të Kosovës dhe për marrëdhëniet e
saj me pushtuesen e saj të deridjeshme, Serbinë, po vazhdojnë bisedimet në Bruksel. Lëshimet e bëra gjatë këtyre
bisedimeve kanë prekur “vijën e kuqe”. Ishte edhe një arsye tjetër që më bënte
të luhatesha në përcaktimin tim për këtë temë: mendimi se mund të isha
subjektiv në shtjellimin e kësaj teme me interes për Kosovën, për çështjen
shqiptare dhe për rajonin. Të qenit bashkëkohanik i këtyre ngjarjeve dhe në një
mënyrë a në një tjetër edhe pjesë e tyre që nga vitet e tetëdhjeta mund të më
nxirrte subjektiv dhe mund ta dëmtonte këtë punim. Mirëpo, e binda veten se të
qenit pjesë e këtyre zhvillimeve tridhjetë
e sa vjeçare në Kosovë duhet kuptuar më shumë si përparësi për një punim
magjistrature. Më ndihmoi dhe më inkurajoi edhe përkrahja që mora nga mentori
im, profesori i nderuar, Jonuz Abdullai.
Shqiptarët (pellazgët-ilirët-arbërit) për shumë studjues dhe
autorë, janë populli më i vjetër në
Evropë e më gjerë. Debati për prejardhjen, gjuhën dhe qytetërimin e tyre
vazhdon edhe sot e kësaj dite. Lashtësia dhe autoktonia e tyre në Iliri-Ballkan
kundërshtohet me lloj-lloj teorishë dhe me lloj-lloj argumentesh “shkencore”,
sidomos nga studjuesit e vendeve fqinje, të cilat kanë pushtuar më shumë se dy të tretat e tokave të
Shqipërisë. Artikuj, raporte, elaborate dhe libra të shumtë, në funksion të
teorive që mohojnë autoktoninë e shqiptarëve, janë bërë nga qarqe intelektuale,
akademike dhe shtetërore të Serbisë. Në themel të këtij përkushtimi dhe
angazhimi shtetëror, politik, propagandistik e “shkencor” ishte ideja,
“argumenti” dhe teoria që përpiqej të provonte se shqiptarët kishin ardhur në
Kosovë në shek XVII! Kjo literaturë me qëllime dhe porosi kryekëput shoviniste
përkthehej dhe shpërndahejë edhe nëpër botë. Me këto teori Serbia dhe
sivllezërit e saj kërkonin t’i arsyetonin dhe t’i përjetësonin pushtimet,
spastrimet dhe sllavizimin e tokave të Shqipërisë. Të njëjtën gjë bënte edhe
Athina zyrtare dhe shovinizmi grek. Kjo edhe është arsyeja që kreun e parë të
këtij punimi ia kam kushtuar lashtësisë dhe prejardhjes së popullit shqipatar
në përgjithësi, si dhe Dardanisë-Kosovës në veçanti. Ashtu si nuk mund të
ndahet dhe as të kuptohet Dardania pa Ilirinë, edhe Kosova nuk mund të ndahet
dhe të kuptohet pa Shqipërinë, sepse është pjesë e pandashme e çështjes
shqiptare dhe e Shqipërisë. Por, pushtimi dhe copëtimi e ricopëtimi i tokave të
pushtuara të Shqipërisë midis vendeve fqinje ka imponuar përpjekje dhe çasje të
ndara për këto krahina dhe toka të Shqipërisë.
Kosova, edhe kështu e rrudhur pas copëtimeve dhe
ricopëtimeve të saj, përbënte njërën prej hallkave kryesore të zgjidhjes së
çështjes shqiptare në Iliri-Ballkan. Ndoshta edhe pozita e saj në zemër të
Ilirisë e “favorizonte” atë për të qenë krahina më e dëshiruar nga shovinistët
serbo-maqedono-malazezë, nga njëra anë, dhe në ballë të përpjekjeve për liri,
nga ana tjetër. Qytete dhe fshatra të tëra të Kosovës-Shqipërisë u pushtuan dhe
u spastruan e sllavizuan gjatë luftës serbo-turke 1876-1878 (rreth 11.000 km
katrore). Dhuna, terrori dhe gjenocidi për qëllime të spastrimit të tokave të
Shqipërisë nga shqiptarët dhe të sllavizimit të tyre vazhduan edhe gjatë luftrave
ballkanike dhe deri në ditët tona. Pas LDB Kosova u copëtua dhe u nda midis
Republikës së Serbisë, asaj të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Një pjesë e saj
(10878 km katrore) u la si “oblast” (rreth) e më vonë u bë krahinë autonome me
status të dyfisht kushtetues: element konstitutiv i federatës jugosllave dhe
pjesë e Republikës së Serbisë.
Përpjekjet e pjesës së pushtuar të popullit shqiptar për
të mbijetuar në tokën e tyre dhe për t’u çliruar nga zgjedha e rëndë e robërisë
nuk kishin pushuar për asnjë çast. Krijimi i shtetit shqiptar qoftë edhe në më
pak se një të tretën e Shqipërisë (28740 km katrore) e bënte më të lehtë
ekzistencën dhe qëndresën e krahinave të pushtuara. Ç’është e vërteta ishte një
shtet i vogël dhe i pafuqishëm, por ishte dhe mbeti shpresa, besimi, mbështetja
dhe forca e vetme për çlirimin e trojeve të robëruara. Me përpjekje, mund e
flijime të mëdha pozita e shqiptarëve në Jugosllavi ishte përmirësuar gjatë
viteve të shtatëdhjeta, por ishte larg asaj që pretendonte dhe që i takonte
popullit shqiptar të pushtuar nga Jugosllavia. Shpërthimi i demonstratave të 11
Marsit 1981 e tronditi në themele Jugosllavinë
dhe “jugosllavizmin” e saj. Me këto ngjarje, falë edhe Tiranës zyrtare,
Kosova dhe çështja shqiptare në Jugosllavi u ndërkombëtarizua. Nuk vonoi shumë
(as një dekadë) dhe Jugosllavia federative u shpërbë. Shqiptarët nuk qenë të
përgatitur dhe të fuqishëm që krahas me popujt tjerë të shkëputeshin dhe të
pavarësoheshin nga Jugosllavia dhe nga republikat që deri atëherë e përbënin atë.
U dasht të kalonte gati një dekadë që kombi shqiptar të nxirrte nga gjiri i tij
një forcë të armatosur, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin e tokave
të pushtuara të Shqipërisë. Përpjekjet e armatosura dhe ato
politiko-diplomatike me kohë u kufizuan vetëm në çlirimin e Kosovës
administrative. Lufta Kundërpushtuese Çlirimtare e UÇK-së dhe e mbarë kombit
shqiptar i detyroi Fuqitë e Mëdha (Grupin e Kontaktit) që të organizonin një
Konferencë Ndërkombëtare për ta mbyllur këtë luftë shqiptaro-serbe, e cila me
flakët e saj kërcënonte rajonin dhe Evropën. Marrëveshja që doli nga Konferenca
e Rambujes ishte e padrejtë për shqiptarët. Ajo pati vetëm një të mirë:
bombardimet e Serbisë nga NATO-ja dhe përfundimin e luftës. Ky
edhe ishte qëllimi i parë dhe i fundit i këtyre bombardimeve. Çështja shqiptare
e Kosovës dhe rëndësia e saj për qëndrueshmërin dhe paqen në rajon u dëshmua
edhe me ndërhyrjen e NATO-s. Marrëveshja e Rambujes u bë edhe bazë e të gjitha
dokumenteve dhe akteve tjera ndërkombëtare për Kosovën.
Në
përputhje me Rezolutën 1244 në Kosovë u vendosën trupat e NATO-s,-KFOR-i, dhe
administrata ndërkombëtare e OKB-së, UNMIK-u. Kjo me qëllimin e rivendosjes së
paqesë në këtë krahinë dhe parandalimin e përshkallëzimit të luftës në rajon.
Sepse çështja e pazgjidhur shqiptare nuk mund të kufizohejë dhe as të
përmblidhej vetëm me Kosovën. Hiç më e mirë nuk ishte as pozita e shqiptarëve
tashmë nën Maqedoni, nën Mal të Zi dhe e atyre nën Serbi (Kosova Lindore). Të
mos flasim për arvanitasit-shqiptarët nën Greqi, të cilët nuk gëzojnë asnjë të
drejtë kombëtare. Ndoshta këtu edhe duhet kërkuar shkakun e vërtetë të
ndërhyrjes së NATO-s dhe shkakun e vendosjes së trupave të saj e të
administratës së OKB-së në Kosovë e jo në vendin që ishte shkaktari i të gjitha
tragjedive në Iliri-Ballkan, në Serbi.
Afati
tre ose pesë vjeçar i qëndrimit të UNMIK-ut në Kosovë nuk po respektohej.
Statusi i Kosovës po shtyhej dhe zgjidhjes së kësaj çështjeje nuk po i shihej
fundi. Bota sikur kishte çështje më të rëndësishme për të zgjidhur e për të
mbyllur. Edhe klasa politike e Kosovës nuk u tregua e zonja për ta marrë në
dorë fatin e Kosovës dhe për ta imponuar zgjidhjen më të mirë për shqiptarët.
Një klasë politike e re, e përçarë dhe, një
pjesë e saj edhe e kapur, nuk mund të bënte më shumë. Tirana zyrtare,
ajo që duhej të ishte më e zëshme, më e qartë, më e vendosur dhe më e
organizuar përkrah krahinës së saj, Kosovës, pothuaj se dështoi! Ndërsa,
Serbia, e mbështetur nga mikja e saj historike, Rusia, dhe nga aleatët e saj po
e merrte veten dhe po i shfaqte gjithnjë e më hapur dhe më me agresivitet
pretendimet e saj për t’u mos u larguar nga Kosova. Karta më e mirë dhe më e
fuqishme në duart e saj u bë pakica serbe, kisha ortodokse “serbe” dhe
trashëgimia kulturore “serbe” në Kosovë. Loja me këtë kartë u pranua jo vetëm
nga Fuqitë e Mëdha (qendrat e vendosjes botërore), por ajo lojë u pranua me një
mendjelehtësi të pa parë edhe nga klasa politike e Kosovës dhe nga
institucionet e saj unmikiane.
Bisedimet
e Vjenës prodhuan Planin e Ahtisarit, i cili në përmbajtje (madje edhe në
formë) nuk dallonte nga Plani i Serbisë për Kosovën i prillit 2004! Me këto
bisedime dhe me mjete politike e diplomatike Serbia ia doli të krijonte komuna
serbe ose me shumicë serbe në Kosovë, zona të mbrojtura dhe eksterritore!
Madje, me këto bisedime edhe qyteti i Mitrovicës u nda në dy pjesë dhe u
organizua në dy komuna të veçanta (jugore dhe veriore), duke u bërë TURPI i
klasës politike në Kosovë, i Evropës dhe i Fuqive të Mëdha! Me këto zgjidhje
pakica serbe po fitonte statusin e një populli shtetformues, ndërsa Serbisë po
i garantohejë prania e saj dhe e interesave të saj në Kosovë. Madje, Serbia po
bëhej “ortake” në Kosovë! Këto zgjidhje morën formën dhe përmbajtjen e
nevojshme dhe të pretenduar nga Serbia dhe miqtë e saj me bisedimet shtesë në
Bruksel gjatë këtyre dy viteve. Këto bisedime po rrumbullakojnë krijimin e
entitetit autonom serb në Kosovë me lidhje të veçanta me Serbinë dhe me Serbinë
brenda Kosovës!
Ky
status i pakicës serbe dhe ky “partneritet” i Serbisë në Kosovë përbën kërcënim
të përhershëm për sigurinë, paqen dhe qëndrueshmërinë e Republikës së Kosovës.
Prandaj, populli shqiptar i Kosovës, që përbën mbi 90% të popullsisë,
institucionet e Republikës dhe shteti shqiptar (Republika e Shqipërisë), në
bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë, duhet të fillojnë të mendojnë, të
organizohen dhe të përgatiten në mënyrë adekuate për t’i përballuar këto
zgjidhje të rrezikshme për Kosovën dhe për paqen në rajon. Tirana dhe Prishtina
duhet të gjejnë rrugët dhe mjetet adekuate për t’i mbajtur nën kontroll këto
zgjidhje dhe për ta nxjerrë Serbinë nga Kosova. Krahas ecjes në rrugën e
integrimeve evropiane, Tirana dhe Prishtina (pa i harruar krahinat tjera
shqiptare) duhet të ecin sigurtë edhe në rrugën e integrimeve kombtare.
Ribashkimi i kombit shqiptar në një shtet të vetëm do të duhej të ishte
objektiv kombëtar, sepse kjo është zgjidhja që garanton paqe, siguri dhe
qëndrueshmëri të përhershme në Iliri-Ballkan. Zgjidhja e plotë e çështjes
shqiptare është interes afatgjatë edhe i vendeve dhe popujve fqinjë, të cilët do të
“çliroheshin” njëherë e pëgjithmonë nga shqiptarët dhe do të bashkëjetonin në
paqe dhe harmoni fqinjësore në familjen e madhe evropiane.
HYRJE
Kosova prej shkëputjes së dhunshme nga
trungu i saj, Shqipëria, ka kaluar nëpër disa periudha, sisteme dhe organizime
të ndryshme politike, territoriale dhe administrative të pushtuesit. Shembja
dhe shpërbërja e Jugosllavisë Kosovën e gjeti me kufijtë që ka edhe sot, me
kufijtë që kishte vendosur Jugosllavia e Titos pas copëtimit të tokave të
pushtuara shqiptare nën Jugosllavi në disa Republika jugosllave. Lufta e
armatosur për çlirimin e Kosovës pas një dekade heqjeje të autonomisë në mënyrë
të dhunshme nga Jugosllavia e Miloshevicit dhe dhjetë viteve rezistencë
paqësore fitoi edhe përkrahjen e SHBA-së, të Evropës dhe botës demokratike.
Çështja e çlirimit të Kosovës nga një çështje kombëtare shqiptare, nga një
konflikt shqiptaro-serb tani po ndërkombëtarizohej dhe fitonte përmasa
ushtarake, juridike dhe politike ndërkombëtare. Ndërhyrja dhe angazhimi i
NATO-s, pas Marrëveshjes së Rambujes, kundër forcave pushtuese të Serbisë
përbën në vete një precedent në marrëdhëniet ndërkombëtare përderisa parimi i
integritetit territorial dhe mos ndërhyrjes në punët e brendshme të një shteti
sovran tejkalohej nga parimi i intervenimit humanitar të konceptualizuar nga
ata që quhen “French Doctors” në vitet 70-ta. Njëkohësisht, pas përfundimit të
luftës së ftohtë dhe luftës së Gjirit në marrëdhëniet ndërkombëtare koncepti i
mbrojtjes së “sigurisë kolektive” të shteteve të OKB-së del në dritë si parim
normativ në dy rezoluta të Këshillit të sigurimit mbi Bosnjën dhe Somalinë në
vitin 1992 dhe shërben si tjetër bazë normative për ndërhyrje ushtarake. Nëse
ndërhyrja ushtarake e NATO-s u bë pa një vendim të Këshillit të Sigurimit, duke
përshpejtuar dëbimin e forcave pushtuese serbe nga Kosova, ajo u miratua a posteriori pas përfundimit të Luftës
me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit-OKB-së dhe me Marrëveshjen e
Kumanovës. Në pajtueshmëri me këtë Rezolutë në Kosovë u vendosë Administrata e
OKB-së-UNMIK-u. Pra, rasti i Kosovës mund të thuhet se përbën një risi që nga
ndërkombëtarizimi i çështjes së saj me intervenimin e NATO-s, ku rreth saj dhe
për te ballafaqohen ushtarakisht, diplomatikisht e juridikisht interesat e
fuqive të mëdha në një konflikt pas luftës së ftohtë dhe bipolarizimit të saj,
një konflikt që në të drejtën ndërkombëtare klasike do të quhej i brendshëm,
por që ndërkombëtarizohet me doktrinën e “French Doktors” në emër të së drejtës
humanitare dhe në emër të konceptit të ruajtjes së “sigurisë kolektive” të
vendeve anëtare të OKB-së. Rezoluta 1244 jepte një kuadër ligjor dhe legalizim a posteriori të luftës së Kosovës, duke
vënë Kosovën nën protektoratin e UNMIK-ut, i cili zgjati shumë vite më shumë se
që ishte paraparë me Marrëveshjen e Rambujes. Zgjidhja e statusit të Kosovës,
për arsye dhe rrethana të brendshme e të jashtme, u zgjatë përtej pritjeve të
shqiptarëve përderisa Kosova shndërrohej në një konflikt të ngrirë
post-sovjetik, të cilin Rusia pretendonte ta balanconte me çështjen e zgjidhjes
së statusit të territoreve kaukaziane (Abkazi, Oseti, etj). Bisedimet
Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e të dërguarit special të Sekretarit të
Përgjithshëm të OKB-së, Marti Ahtisari, u përmbyllën me kompromise të dhimbshme
për shqiptarët. Organizimi dhe zhvillimi i bisedimeve midis Kosovës (Grupit
Negociator) dhe Serbisë në Vjenë, të ndërmjetësuara (bashkërenduara) nga
Ahtisari, patën për rezultat dokumentin gjithëpërfshirës për Kosovën, që u
quajt Pakoja ose Plani i Ahtisarit. Ky
Plan u “pranua” dhe miratua edhe nga Kuvendi i Kosovës, kurse Kuvendi i Serbisë
e hodhi poshtë si të papranueshëm. Rusia paralajmëroi se do ta kundërshtonte
këtë Pako ose dokument të Ahtisarit, i cili parashikonte edhe një pavarësi të
kushtëzuar për Kosovën. Prandaj, ky dokument nuk u miratua në KS të OKB-së. Me
Planin-Pakon e Kryetarit Ahtisari është e lidhur ngushtë edhe pozita
ndërkombëtare e Kosovës.
Krijimi i komunave serbe dhe lidhjet e tyre «speciale» me Serbinë, si dhe kishat, monumentet dhe zonat e mbrojtura “serbe” në Kosovë ishin një zgjidhje e imponuar dhe e papranueshme për shqiptarët dhe për qëndrueshmërinë afatgjate të gjendjes në Kosovë. Njëkohësisht, përderisa shqiptarët bën të gjitha kompromiset e mundshme, mbetej pezull çështja e Veriut të Kosovës, e cila iu nënshtrua një sërë takimesh shqiptaro-serbe në Bruksel si dhe “çështje teknike” tjera që kanë të bëjn me fusha të organizimit të brendshëm të Kosovës: ekonomisë, pronës, energjisë, telekomit, etj. Plani i Ahtisarit, që pretendonte të ishte zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës, rezulton të mos ishte përfundimtar mbasi mospranimi i tij nga Rusia pengon miratimin nga Këshilli i Sigurimit dhe njohjen e Kosovës si shtet në OKB përkundër njohjes së saj nga 105 shtete, sipas Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës. Rusia me luftën e saj në Gjeorgji përkrah separatistëve të Osetisë Jugore në Gusht 2008 dhe njohjen unilaterale të Pavarësisë së Osetisë dhe Abkhazisë më 26 Gusht nga Presidenti Medvedev, shtatë muaj mbas Pavarësisë së Kosovës, sikur donte të lidhte çështjen e konflikteve të ngrira post-sovietike me çështjen e Kosovës përball rivalit amerikan. Ndërsa që nga fillimi i bisedimeve të reja me Serbinë në Bruksel flitet për një “Ahtisari plus” për Veriun e Kosovës, i cili është bërë pjesë e bisedimeve shqiptaro-serbe në Bruksel, por edhe pjesë e deklaratave të përfaqësuesve perëndimor dhe rusë. Me planin e Ahtisarit Kosova u bë një Shtet me Pavarësi të mbikëqyrur, i cili nuk ushtron sovranitetin e tij në një të tretën e territorit të saj, gjersa bisedimet e reja në Bruksel bëhen edhe për çështje të brendshme të Kosovës. Në aspektin e subjektivitetit ndërkombëtar Rusia duket se ka arritur të imponojë një status quo, duke penguar anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat rajonale, evropiane e ndërkombëtare ku nevojitet njohja nga OKB-ja e një shteti. Atëherë bëhet e nevojshme të studiohet kuadri i “Pavarësisë” së propozuar nga Plani i Ahtisarit për Kosovën dhe si u definua ky kuadër nga pozita ndërkombëtare e Kosovës dhe raporti i forcave ndërmjet superfuqive botërore dhe fuqive rajonale.
Krijimi i komunave serbe dhe lidhjet e tyre «speciale» me Serbinë, si dhe kishat, monumentet dhe zonat e mbrojtura “serbe” në Kosovë ishin një zgjidhje e imponuar dhe e papranueshme për shqiptarët dhe për qëndrueshmërinë afatgjate të gjendjes në Kosovë. Njëkohësisht, përderisa shqiptarët bën të gjitha kompromiset e mundshme, mbetej pezull çështja e Veriut të Kosovës, e cila iu nënshtrua një sërë takimesh shqiptaro-serbe në Bruksel si dhe “çështje teknike” tjera që kanë të bëjn me fusha të organizimit të brendshëm të Kosovës: ekonomisë, pronës, energjisë, telekomit, etj. Plani i Ahtisarit, që pretendonte të ishte zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës, rezulton të mos ishte përfundimtar mbasi mospranimi i tij nga Rusia pengon miratimin nga Këshilli i Sigurimit dhe njohjen e Kosovës si shtet në OKB përkundër njohjes së saj nga 105 shtete, sipas Ministrisë së punëve të jashtme të Kosovës. Rusia me luftën e saj në Gjeorgji përkrah separatistëve të Osetisë Jugore në Gusht 2008 dhe njohjen unilaterale të Pavarësisë së Osetisë dhe Abkhazisë më 26 Gusht nga Presidenti Medvedev, shtatë muaj mbas Pavarësisë së Kosovës, sikur donte të lidhte çështjen e konflikteve të ngrira post-sovietike me çështjen e Kosovës përball rivalit amerikan. Ndërsa që nga fillimi i bisedimeve të reja me Serbinë në Bruksel flitet për një “Ahtisari plus” për Veriun e Kosovës, i cili është bërë pjesë e bisedimeve shqiptaro-serbe në Bruksel, por edhe pjesë e deklaratave të përfaqësuesve perëndimor dhe rusë. Me planin e Ahtisarit Kosova u bë një Shtet me Pavarësi të mbikëqyrur, i cili nuk ushtron sovranitetin e tij në një të tretën e territorit të saj, gjersa bisedimet e reja në Bruksel bëhen edhe për çështje të brendshme të Kosovës. Në aspektin e subjektivitetit ndërkombëtar Rusia duket se ka arritur të imponojë një status quo, duke penguar anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat rajonale, evropiane e ndërkombëtare ku nevojitet njohja nga OKB-ja e një shteti. Atëherë bëhet e nevojshme të studiohet kuadri i “Pavarësisë” së propozuar nga Plani i Ahtisarit për Kosovën dhe si u definua ky kuadër nga pozita ndërkombëtare e Kosovës dhe raporti i forcave ndërmjet superfuqive botërore dhe fuqive rajonale.
Në këtë hulumtim do të shohim se kompromisi paqësor me Planin
e Ahtisarit ishte rezultat kryesisht
i raportit të forcave midis Fuqive të Mëdha dhe i pafuqishmërisë së shqiptarëve
për ta zgjidhur vetë çështjen e tyre kombëtare. Por se mospranimi i kompromisit
nga shtete të mëdha si Rusia dhe Kina bën që çështja e subjektivitetit të plotë
të brendshëm dhe ndërkombëtar të Kosovës
të mbetet ende sot peng i raportit të forcave ndërmjet superfuqive botërore, që
kanë ulëse të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB. Me Planin e Ahtisarit është ndërtuar një shtet me sovranitet të
kushtëzuar, i cili në rregullimin e tij të brendshëm nuk mund të jetë
funksional derisa integrimi i Veriut kushtëzohet nga bashkëpunimi (vullneti) i
shtetit serb. Qëndrueshmëria dhe funksionaliteti i Republikës së Kosovës
kërcënohet edhe nga krijimi i entitetit serb, i cili, i mbështetur nga Serbia,
do të “kontrolloj” rreth 30% të tokës së Kosovës. Serbia përmes pakicës serbe,
kishës dhe monumenteve kulturore e fetare “serbe” ka “siguruar” (tash për tash)
praninë e saj në Kosovë dhe kjo është e rrezikshme për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Republikës së
Kosovës.
KREU I
VËSHTRIM
HISTORIK PËR KOSOVËN
1.1 Kosova sot
Republika
e Kosovës, në të cilën shqiptarët përbëjnë shumicën absolute të popullsisë
(93%), sot ka një sipërfaqe prej 10887 km katrore. Kosova shtrihet në brendësi
të Siujdhesës Ilirike-Ballkanike midis Republikës së Shqipërisë (shtetit AMË)
në Perëndim, Malit të Zi në Veriperëndim, Serbisë në Veri e Lindje dhe
Maqedonisë në Jug e Juglindje. Në Kosovë kryqëzohen rrugë të rëndësishme
tokësore që shkojnë në drejtim të Adriatikut (nëpërmjet Luginës së Lepencit dhe
Grykës së Kaçanikut) e Pellgut të Danubit dhe Evropës Qendrore (nëpërmjet
Luginës së Ibrit). Dardania-Kosova ishte dhe mbeti krahina qendrore e
Ilirisë-Ballkanit. Në këtë krahinë ilire-shqiptare gjatë gjithë historisë u
përplasën dhe kryqëzuan jo vetëm interesat e rajonit, por edhe ato të Fuqive të
Mëdha. Edhe në kohën tonë në Kosovë rrihen e përplasen interesat e Fuqive të Mëdha.
Kjo u provua më së miri me Luftën e fundit Kundërpushtuese dhe Çlirimtare të UÇK-së
dhe me ndërhyrjen e NATO-s (e para ndërhyrje ushtarake e NATO-s). «Kosova është
aq e rëndësishme, në pikëpamjen gjeopolitike dhe gjeo-rajonale, sa mund të
shkaktojë tronditjen nga themelet të «rendit të ri botëror» që u vendos pas
ndryshimeve ideologjike në Lindjen ish-komuniste», shkruante publicisti dhe
studjuesi i njohur, Shaban Sinani.[1]
Përballja në Kosovën shqiptare dhe për te, po vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Përveç kësaj, Kosova është edhe njëra ndër zonat më të pasura të Evropës me
minerale.
Kosova
ndahet në dy pjesë të mëdha, të cilat emërtohen krahina ose makro-rajone:
Fushë-Kosova ose Rrafshi i Kosovës dhe Rrafshi i Dukagjinit. Relievi është në
përgjithësi malor. Lartësia mestare është 810 m. Maja më e lartë është ajo e
Gjeravicës (2656 m). Viset malore zënë 63% të sipërfaqes së përgjithshme.
Relievi i Kosovës është i larmishëm. Njësitë kryesore të relievit malor janë: Alpet
Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), Vargmali i Sharrit, Kopaoniku, Vargmali i
Drenicës dhe zona malore në juglindje dhe lindje të Kosovës. Brenda kësaj unaze
malore shtrihen Fusha e Kosovës, Rrafshi i Drenicës, Rrafshi i Dukagjinit dhe disa
fusha me përmasa më të vogla. Klima është kryesisht kontinentale mesatare.
Klima dhe temperaturat në Kosovë janë të ndryshueshme gjatë katër stinëve të
vitit.
Pasuritë
ujore të Kosovës janë të mëdha, por ato shfrytëzohen pak në ekonomi. Lumenjtë
janë ujëshumë dhe të vrullshëm. Republika e Kosovës është nyjë e rëndësishme
hidrografike e Siujdhesës Ilirike. Sipas regjistrimit të parë të pas LDB (1948)
Kosova kishte 733.000 banorë. Rritja natyrore e popullsisë shqiptare është 3,4%
(zë vendin e parë në Evropë). Rritja absolute mesatare vjetore e popullsisë
është 34.000 veta (1971-1981).[2]
Shtimi më i shpejtë i popullsisë u vu re në periudhën 1961-1991 kur popullsia e
Kosovës është shtuar me 1 240 000 banorë ose me 41 000 banorë në vit, sepse
shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi u ndërpre dhe ritmet natyrore të shtimit
të popullsisë u rritën shumë. Pas vitit 1991, ritmet e shtimit të popullsisë
janë zvogluar, si pasojë e rritjes së emigracionit të popullsisë për shkak të
dhunës së ushtruar mbi te nga regjimi serb, dhe i zvoglimit të ritmeve të
shtimit natyror të popullsisë.
1.2 Vazhdimësia pellazge-ilire-shqiptare
në Dardani-Kosovë
Njëra
prej krahinave më të mëdha dhe më të njohura të Shqipërisë, Kosova, ruan dëshmi
e monumente arkeologjike nga fillimet e neolitit (mijëvjeqari VI p.e.r.) e deri
në mesjetën e zhvilluar që provojnë se ajo është banuar në vazhdimësi nga
pellazgët-ilirët-arbërit-shqiptarët. Qysh në kohën e hekurit, Kosova ka qenë e
banuar nga ilirët dardanë, territori i shtrirjes së të cilëve ishte shumë më i
gjerë nga ky që zë sot Republika e Kosovës. Iliria përmendet për herë të parë
në gjysmën e II të shek. IV p.e.r. nga Demosteni. Krahinat më të rëndësishme të
Ilirisë ishin: Liburnia, Dalmatia, Autara, Dardania, Ardia, Labia, Partha,
Penestia, Pajonia, Lynku, Dasaretia, Atintania, etj. Gërmimet arkeologjike e
burimet historike dëshmojnë se dardanët në kohën historike formuan shtetin e
tyre dhe arritën një zhvillim të dukshëm ekonomik e shoqëror. Shteti Dardan
shfaqet në histori në shekullin e IV p.e.r., 2400 vjet më parë, kur maqedonasit
sulmuan shtetin ilir.[3]
Kultura materiale e shpirtërore e ilirëve të Dardanisë ka qenë e njëjtë me atë
të Ilirisë Jugore. Të dhënat e bollshme provojnë vazhdimësinë iliro-shqiptare
në të gjitha trevat e banuara sot nga popullsi kompakte dhe se një nga vatrat e
formimit të shqiptarëve dhe të shqipes ka qenë, pikërisht Dardania. Ka autorë
tjerë që e kërkojnë shqipen dhe përpiqen ta argumentojnë mijëra vjet para
Dardanisë, menjëherë pas zhdukjes së Atlantidës (12 000 vjet më parë). Njëri
prej tyre është italo-arbreshi i njohur, Xhuzepe Katapano, i cili “provon” se
THOT-I, një nga perënditë më të lashta të Egjiptit dhe krijues i hieroglifeve,
është me prejardhje pellazge (iliro-shqiptare) dhe fliste shqip. Për këtë ai sjellë
argumente mjaft bindëse dhe me interes për shkencën e gjuhësisë. “Thoti është
themeluesi i shkencës së lashtë, fetare sa edhe laike, krijuesi i muzikës,
shpikësi i lirës dhe i shkrimit, autoriteti i papërsëritshëm i notës së duhur,
i shenjës së saktë, i fjalës së përpiktë të pagabueshme, i këshillës së urtë
shpëtuese. Ai, qoftë te egjyptianët qoftë te helenët, kishte edhe funksionin e
ndërmjetësit, përkatësisht mes Zotit Një-Atum ose Zeusit dhe njerëzve”.[4]
Kosova e sotme si vazhdimësi e Dardanisë së lashtë ilire dhe pjesë integrale e
trungut shqiptar, ka një pozitë tejet të volitshme gjeostrategjike duke u
shtrirë mu në qendër të Siujdhesës Ilirike të quajtur më vonë “Ballkan” nga
invaduesit aziatik–turqit sulxhukë. Prandaj, mu kjo pozitë e volitshme gjeostrategjike
dhe pasuritë e mëdha nëntokësore me të cilat e ka dhuruar natyra Kosovën dhe
trevat tjera shqiptare, ishin mbështetje e zhvillimit të Dardanëve ilirë që
kishte arritur një shkallë të lakmueshme të zhvillimit shoqëroro-ekonomik para
dhe pas Epokës sonë. Mirëpo, mu kjo pozitë e volitshme gjeostrategjike dhe
pasuritë e mëdha natyrore ishin bërë edhe objekt lakmie dhe grabitjeje nga
perandori, mbretëri, nga fuqitë e mëdha dhe nga shtetet fqinje grabitqare.
Dardanët,
sipas të dhënave të autorëve antikë, janë bijë të pellazgëve, të cilët kishin
një shtrirje të gjerë nga Evropa Qendrore deri në Azi të Vogël, në Itali dhe
Afrikë të Veriut. Sipas Homerit, dardanët ishin themelues të Trojës, ndërsa
Virgjili thotë se dardanët ishin edhe themelues të Romës. Sipas mitologjisë,
Dardani ishte bir i Zeusit dhe Elektrës, bijës së Atlasit si dhe i vëllai i
Jezonit dhe i Harmonisë. Sipas Homerit, Dardanin e lindi së pari Zeusi
rembledhës. Dardani lindi pastaj një bir, mbretin Erikthon. Dardani, të cilin
biri i Kronit e donte mbi të gjithë djemtë.[5]
Dëshmi tjera për dardanët na vijnë edhe
nga Hesiodi, Euripidi, Herodoti, etj. Për pellazgët dhe qytetërimin e tyre
parahelen, ashtu sikur edhe për dardanët dhe fiset tjera ilire si bijë të
pellazgëve, ka fakte, të dhëna, dëshmi, autorë dhe teori të ndryshme që
kundërshtojnë njëra-tjetrën. Por, vazhdimësia pellazge-ilire-shqiptare po
dëshmohet dhe po gjenë mbështetës të shumtë në kohën e sotme.
Kosova
e sotme përbënte zemrën e trojeve dardane. Shteti i fuqishëm i Dardanisë
përfshinte Kosovën e sotme, Maqedoninë dhe Serbinë jugore. Ilirët dhe fisi i
tyre, dardanët, ishin ndër popujt e parë që përqafuan krishterimin. Literatura
e parë sakrale në Ilirik ishte sjellur nga iliri i njohur, Shën Pali, në vitin
59 para erës sonë. Ndërsa martirët e parë të krishterimit në Ilirik ishin
dardanasit Flori dhe Lauri nga Ulpiana. Shenjëtor i parë nga Iliriku ishte Shën
Jeronimi (347-420), i cili ishte edhe përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën
latine. Po nga ky popull dhe nga ky vend, Iliriku, ishin edhe perandorët e
famshëm Konstantini, Justiniani dhe disa perandorë të Perandorisë romake, si Diokleciani,
etj. Ky popull indoevropian [dardanët] u shpërngul në drejtim të perëndimit në
Azinë e Vogël dhe e lidhi fatin e vet ngushtësisht me Trojën, një nga portat e
së cilës mori emrin "Porta Dardane", ndërsa ngushtica pranë
Gadishullit Ballkanik u quajt Dardanelet. Në radhët e aleatëve të Trojës ishin
edhe "pellazgët fisnikë", që, ndoshta, ishin po ata luftëtarë, të
cilët njiheshin gjithandej si "pellazgët e ashpër nga tokat pjellore të
Larisës".[6]Prejardhjen
parahistorike të popullit shqiptar nga pellazgët përpiqet ta dokumentojë edhe
studjuesi i njohur, Spiro Konda, përmes gjetjeve arkeologjike, toponimeve, etj.
Midis tjerash ai shkruan se “zbulimet arkeologjike nxjerrin në dritë
jetën e atyre popujve parahistorikë, ndërsa toponimitë tregojnë edhe emrin edhe
gjuhën që flisnin, pra edhe kombësinë e tyre”. [7]
1.3 Mesjeta dhe periudha
e pushtimit serb
Duke
filluar nga shek VI Dardania, ashtu si e gjithë Iliria, u bë arenë e
inkursioneve të fiseve të ndryshme sllave dhe avare. Dyndja e fiseve sllave në
Iliri pati pasoja të rënda për popullsinë vendase-ilire. Duke patur si synim
pushtimin e dy qendrave të rëndësishme bizantine-ilire, Selanikut dhe
Konstantinopojës, sllavët lëvizën drejt jugut nëpërmjet luginave të Moravës e
Vardarit, kështu që Kosova e sotme dhe viset tjera rreth saj i shpëtuan valës
kryesore të dyndjeve sllave-avare që rrudhi trevat me popullsi ilire. Më pas
ekspansioni mesjetar serb (shek. XII-XIV), si dhe pushtimi nga Serbia që në
shek. XIX i viseve VL dhe i territoreve tjera veriore të banuara nga popullsia
shqiptare u shoqërua me depërtime popullsish sllave dhe solli ndryshime etnike
në klasën sunduese, në aparatin shtetëror, ushtarak e kishtar. Gjatë shek.
IX-XII në Iliri pati zhvillime të reja. Dardania-Kosova që ndodhej nën sundimin
bizantin në fund të shek. IX u pushtua nga shteti bullgar i car Simeonit
(893-927). Deri në vitin 1185 Kosova ishte herë nën sundimin bullgar dhe herë
nën sundimin bizantin. Në këtë vit (1185) Kosova e sotme dhe disa vise tjera
veriore u pushtuan nga Serbia e Nemanjëve, e cila po zgjerohej me shpejtësi
drejt Ilirisë-Ballkanit Jugor.[8]
Vendosja e sundimit serb në Kosovë shënoi një periudhë të vështirë për
popullsinë vendase, për arbërit-shqiptarët. Kolonizimi sllav i Kosovës para
pushtimit osman nuk arriti të ndryshonte fizionominë etnike të krahinës,
ndonëse solli një ngushtim të hapësirës gjeografike dhe gjuhësore të
shqiptarëve. Trysnia dhe dhuna serbe për asimilimin e popullsisë vendase shënoi
kulmin gjatë sundimit të Dushanit (i vetëshpallur car). Rol të dorës së parë
dhe mekanizëm i rëndësishëm i kësaj dhune u bë Kisha serbe. Politika e
konvertimit dhe e serbizimit të emrave nuk ishte pa rezultate.[9]
Bashkësi të tëra shqiptare u sllavizuan-serbizuan. Me dhunë e terror serbët
përvetësuan edhe kishat shqiptare (katolike) dhe i shndërruan-përshtatën në
kisha ortodokse serbe. Politikat asimiluese dhe shfarosëse serbe përmblidhen më
së miri në Kodin e Stefan Dushanit (1349) ku, midis të tjerash shkruhet:
“Lidhur me herezinë latine…, në qoftë se ndokush nuk dëgjon të konvertohet e të
kthehet në besimin e vërtetë, ai do të dënohet me vdekje, siç parashkruhet në
librat e Etërve të shenjtë. Mbreti besimtar i vërtetë, duhet të ç’rrënjosë nga
shteti i tij çdo gjurmë herezije… Klerikët heretikë të një komunioni të huaj,
që përpiqen të bëjnë proselitë, do të kapen, do të dërgohen në miniera ose do
të dëbohen. Kishat heretike do të konsakrohen e do t’u besohen klerikëve të
besimit të vërtetë… Protopapët e kishave të mëdha duhet të konvertojnë latinët
në çdo qytet e fshat. Çdo i krishter duhet të konvertohet në besimin e vërtetë
siç urdhërojnë Etërit e shenjtë… Në rast se gjendet një klerikë latin që përpiqet
të konvertojë një të krishter në besimin latin, ai do të dënohet me vdekje… Në
rast se gjendet një gjysmë-besimtar që është martuar fshehurazi me një grua
ortodokse, ai duhet të pagëzohet, sipas mënyrës ortodokse; në rast se nuk
dëgjon të pagëzohet, atij do t’i hiqen gruaja, fëmijët e shtëpia, do të
katandiset në mjerim e do të detyrohet të emigrojë… Po u gjet një heretik që
jeton në mes të të krishterëve, ai do të damkoset në fytyrë e do të dëbohet, ai
që e fsheh do të pësojë të njëjtën gjë”.[10]
Dardania
vetëm pas betejës së vitit 1389 nisi të quhej Kosovë. Sipa Skënder Rizajt
kështu ndodhi nga se “kjo betejë u zhvillua në Albani, në rrëzë të malit
Albanik, në luginën e lumit ALB (LAB), në perëndim të qytetit të lashtë xehetar
metalurgjik Kosova”.[11] Prania masive e
popullsisë shqiptare vendëse në Kosovë edhe pas pushtimit osman në shek. XIV
dhe më vonë është e dokumentuar historikisht dhe nuk kanë baza shkencore disa
përpjekje për t’i paraqitur shqiptarët si të ardhur në Kosovë në fund të shek.
XVII dhe në fillim të shek. XVIII. Të dhënat burimore, po ashtu dëshmojnë se
arbërit gjatë gjithë mesjetës vazhduan të jetojnë në trevat e tyre autoktone të
Kosovës. Kjo provohet nga vetë dokumentet qirilike të shek. XIII-XIV, në të
cilat, krahas antroponimeve serbe, hasen në masë të konsiderueshme edhe aso të
pastra arbërore, si dhe arbërore të sllavizuara. Prania e vazhdueshme e
popullsisë shqiptare dëshmohet me fakte të pakundërshtueshme shkencore edhe nga
studjuesi i njohur, Muhamet Tërnava, autor i librit “Popullsia e Kosovës gjatë
shekujve XIV-XVI”. Argumente dhe fakte të pakundërshtueshme shkencore për
përkatsinë e popullsisë së Kosovës dhe praninë masive të shqiptarëve në këtë
krahinë ka sjellur edhe studjuesi i njohur, Selami Pulaha, në librin e tij “Kosova
gjatë shekujve XV – XVI”, të botuar në Tiranë, në vitin 1984.
Ndërsa, prania e popullsisë serbe në Kosovë sipas
burimeve të shkruara dëshmohet që në shek. XI. Ajo, në një farë mase fillon të
shtohet në gjysmën e dytë të shek. XII dhe në fillim të shek. XIII, atëherë kur
Kosova hyri në kuadrin e “shtetit” të Nemanjidëve, të cilët, sipas studjuesit
Skender Rizaj, ishin me prejardhje shqiptare dhe ishin kushërinjë të parë të
princit shqiptar, Dimitër (Demetrius principa Arbanesis).[12]
Në atë periudhë kohore, popullsia e viseve veriore serbe filloi të depërtojë me
të madhe në drejtim të jugut, pra edhe të Kosovës. Në çfarë raporti arriti ajo
ndaj popullsisë vendase arbërore, nuk mund të thuhet me saktësi shkencore. “Duhet
mbajtur parasysh se kjo ishte një periudhë shumë e turbullt në Ballkan e në
Evropë, me grindje dhe me luftra të shumta midis zotërve feudal, që kërkonin të
zgjeronin zotërimet e tyre, me dyndje popujsh të ardhur nga larg, pastaj nga
lëvizjet e kryqtarëve, që përshkuan vendin tonë, të nisur nga disa drejtime për
të shkuar në vendet e shenjta ose në Konstantinopojë”.[13]
Pushtimet sllave në Dardani gjatë shekujve XIII dhe XIV kishin rrënuar thuajse
në tërësi infrastrukturën materiale të arbërve të ndërtuar gjatë kohës së
bizantit, por nuk kishin arritur të shkatërronin jetën dhe trashëgiminë
shpirtërore të këtij populli të lashtë. Dhuna dhe terrori i organizuar nga
dinastia serbe nuk kishte arritur ta asimilonte dhe ta zhbënte qenien
ilire-arbërore në zemrën e Dardanisë, në Kosovë. Kristobulat e manastirit të
Deçanit (1330) dhe ajo e Shën Arhangjelit në Prizren (1341) edhe pse të sajuara
dhe të rishkruara sipas koncepteve hegjemoniste të historiografisë serbe të
shek. XIX, sipas të gjitha gjasave të mbështetura në defterët osmanë të
shekujve XV dhe XVI, dëshmojnë që arbërit vazhdonin të ishin popull shumicë në
Kosovë.
1.4 Periudha
e pushtimit osman, Kriza Lindore dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
Pushtimi Arbërisë-Shqipërisë nga osmanllinjtë imponoi
një robëri të re shekullore për popullin shqiptar. Këtë fat pati edhe Kosova
e sotme dhe popullsia e saj si pjesë e pandarë e Shqipërisë dhe e kombit
shqiptar. Lufta njëshekullore e ushtrive osmane për pushtimin e tokave shqiptare
(fundi i shek. XV) dhe vendosja në to e sundimit osman, sollën rrjedhoja të
rënda si në jetën ekonomike, shoqërore e politike, ashtu edhe në atë fetare e
kulturore të shqiptarëve.
|
Vërshimet e njëpasnjëshme të
ushtrive osmane dhe veprimet luftarake, u shoqëruan me vrasjen e shumë
njerëzve, dhe me rrënime e grabitje masive të pasurisë. Shqipëria pësoi kështu
dëme të pallogaritshme njerëzore dhe materiale, pasojat e të cilave do të
ndiheshin për një kohë të gjatë. U godit rëndë veçanërisht jeta qytetare,
zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan. Sipa Noel
Malcolmit, “pushteti dhe fuqia e sundimtarit osman e kishte prejardhjen nga
krerët e parë fisnorë, roli kryesor i të cilëve ishte komandimi ushtarak:
gjithçka, duke përfshirë jetën dhe vdekjen, vareshin nga vendimi i tij. Së
këndejmi rrjedh edhe absolutizmi individual i sistemit osman, si edhe
ngathtësia e madhe e këtij sistemi për të zhvilluar një lloj forme kushtetuese
të Evropës Perëndimore. ...Thënë shkurt: kontrolli
shtetëror ekzistonte vetëm për
hir të luftës e jo lufta për hir të kontrollit shtetëror”.[14]
Edhe ky autor i huaj, si shumë të tjerë, shkruan për mirëkuptimin që Perandoria
Osmane dhe sulltanët e saj tregonin për Kishën ortodokse (serbe) dhe për liritë
dhe të drejtatë e tyre, por “harrojnë” të shkruajnë për politikat dhe praktikat
që ndiqnin këta sulltanë ndaj shqiptarëve, të cilëve nuk u njihnin asnjë të
drejtë, madje nisën t’i quanin në defterët e tyre herë “turq” dhe herë
“myslimanë”! Tokës dhe popullit të
arbërit (popullit shqiptar) iu diktua një organizim dhe riorganizim sipas një
sistemi të prapambetur feudo-ushtarak osman.
Beteja e Kosovës ishte një përpjekje e përbashkët e
popujve të Ilirisë kundër pushtimit osman. Në këtë betejë u dalluan për
heroizëm dhe shkathtësi luftarake shqiptarët. Arbri-shqiptari, Milosh Kopiliqi,
në krye të 2 000 drenicakëve, vrau edhe vetë Sulltan Muratin gjatë kësaj
beteje. Fitorja e ushtrive osmane në këtë betejë u hapi rrugë atyre për të
shkuar deri në dyert e Vjenës.
Projektit osman për të pushtuar Evropën iu kundërvu dhe e
frenoi për një çerek shekulli populli shqiptar me në krye të madhin Gjergj
Kastriotin-Skënderbeun–Heroin tonë Kombëtar. Kjo është edhe një periudhë tjetër
qëndrese, heroizmi dhe lavdie e popullit tonë. Qëndresa dhe kryengritjet kundër
pushtuesëve osmanë nuk pushuan për asnjë çast. Por, copëtimi i tokave të
Shqipërisë dhe organizimi i tyre në katër vilajete ishte një pengesë e madhe
për një organizim dhe qëndresë mbarëkombëtare. Kosova dhe viset tjera shqiptare
të pushtuara nga Jugosllavia dhe Greqia deri sa u shkëputën nga trungu amëtar
më 1913 kanë qenë pjesë e pandarë e Shqipërisë, ndërsa popullsia shqiptare e saj, pjesë e pandarë e kombit
shqiptar. Në kuptimin gjuhësor, kulturor, gjeografik, demografik dhe historik
kështu janë edhe sot. Republika e Shqipërisë-shteti shqiptar, përbën më pak se
një të tretën e Shqipërisë. Vitet e Krizës Lindore 1875-1878 kërcënuan dhe
rrezikuan si kurrë më parë hapsirën etnike shqiptare. ”Kriza Lindore” në vitet
1875-78 filloi me kryengritjet antiosmane në BH dhe në Bullgari dhe me pretendimet
e Rusisë që me luftë të ketë pozitë dominuese në Ballkan. Problemet e Ballkanit
u shtruan edhe në tryezat e kancelarive të fuqive historike të kontinentit,
përfshi edhe marrëveshjet dypalëshe, si: Traktati i Shën-Stefanit (1878),
Kongresi i Berlinit (1878), etj.
Rusia, në emër të “përmirësimit” të pozitës dhe mbrojtjes
së të krishterëve që ishin nën sundimin osman hyri në luftë kundër Turqisë.
Kriza Lindore hyri në fazën më kritike. Qëllimet imperialiste të Rusisë i
denonconte dhe paralajmëronte Karl Marksi, në një artikull të botuar në gazetën
“Neë York Daily Tribune, më 5 maj 1855: “Po atë ditë, shkruante Marksi, kur do
të bëhet Austria bashkuesja e Perëndimit (...) vetë Aleksandri II do të kalojë
në krye të lëvizjes së pansllavizmit dhe veten do ta quaj car të të gjithë
sllavëve në vend të “carit të të gjithë rusëve” (...) Sllavizmi do t’i shpallë
luftë të pamëshirshme racës latine dhe gjermane. Pansllavizmi nuk po lufton për
pavarësinë kombëtare (...) qëllimi i tij është t’i shlyejë nga harta Hungarinë,
Turqinë (Perandorinë Osmane) dhe Gjermaninë”.[15]
Në fakt në shënjestër të Rusisë imperialiste, para Hungarisë dhe Gjermanisë, u
gjend Perandoria Osmane dhe Ballkani. Ç’është e vërteta qëllimi themelor i
Rusisë cariste ishte dëbimi i Perandorisë Osmane për t’i grabitur dhe copëtuar
tokat e Shqipërisë midis tyre sllavo-grekët e mbështetur nga vëllau i madh,
Rusia. Krahas me Rusinë u ngritën në luftë kundër Turqisë edhe Serbia, Rumania
dhe Mali i Zi. Ushtria serbe, e mbështetur fuqishëm me armë e njerëz nga Rusia,
pushtoi Nishin, Pirotin, Prokuplen, Kurshumlinë, Leskocin, Toplicën dhe
Vranjën. Nga kjo krahinë e Dardanisë-Kosovës u shpërngulën shqiptarët, të cilët
u vendosën brenda Kosovës dhe në vise tjera shqiptare. Në dimrin e vitit
1877-1878 numri i të shpërngulurve shqiptarë
të vendosur në vilajetin e Kosovës dhe në atë të Selanikut ishte afër
300.000. Përveç qyteteve janë spastruar edhe mbi 650 fshatra shqiptare. Ushtria
serbe po zbatonte porosinë e princit serb Milan, që thoshte: “Sa më tepër
shqiptarë të shpërngulni me forcë, aq më të mëdha janë meritat tuaja para
atdheut”.[16]
Në zjarrin e kryengritjeve antiosmane të Tanzimatit, në
shtratin e ideologjisë së Rilindjes Kombëtare që kishte filluar të përpunohej
nga mendjet dhe zemrat e inteligjencës më të përparuar të kohës dhe nën
kërcënimin e Krizës Lindore (fqinjve grabitçarë që synonin copëtimin dhe
zhbërjen e kombit shqiptar) u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), e
cila rishtroi në rend të ditës si kurrë më parë çështjen e fatit të mëtejshëm të
kombit shqiptar, të tërsisë së territorit të tij dhe të çlirimit nga zgjedha
osmane. Shqiptarët nën zgjedhën osmane dhe të vetëm përballë fqinjëve, që
kishin përkrahjen e Rusisë dhe të miqve të saj në Evropë, u bashkuan, u
organizuan dhe luftuan për mbrojtjen e tokave të Shqipërisë dhe të qenies së
tyre kombëtare nën flamurin e Lidhjes. Spastrimi i krahinave shqiptare me dhunë
e terror të paparë, pastaj traktati ruso-turk i Shën Stefanit, sipas të cilit
gjysma e Shqipërisë u jepej peshqesh vendeve fqinje, krijuan bindjen në
Shqipëri se tani ishte fjala për jetën a vdekjen e kombit shqiptar, për qenien
apo zhdukjen e tij nga harta e Ilirisë-Ballkanit. Tri ishin kërkesat themelore
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila u themelua më 10 Qershor 1878: a) njohjen
e kombit shqiptar si një e të pandarë dhe respektimin kundrejt tij të parimit
të kombësisë në të gjitha drejtimet; b) ruajtjen e paprekshmërisë e të tërsisë
së trojeve kombëtare shqiptare dhe c) bashkimin e tokave të Shqipërisë në një
njësi të vetme me administratë shqiptare, gjuhë shqipe e kryeqendrën e vet.
1.5 Besëlidhja
Shqiptare e Prizrenit
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatë
atdhetare shqiptare, që mori përsipër të zbatonte programin madhor të Rilindjes
Kombëtare Shqiptare: çlirimin e atdheut, mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe
formimin e shtetit kombëtar.[17]
Kongresi i Berlinit, që u mblodh për të rishikuar Traktatin e Shën Stefanit në
të mirë të Fuqive të Mëdha perëndimore jo vetëm e mohoi qenien e kombit
shqiptar dhe çështjen e tij, por vendosi copëtimin e tokave të Shqipërisë në
favor të fqinjve shovinistë.
Otto Von Bizmarku, në seancat plenare të Kongresit të Berlinit, deklaroi me një
indiferencë, se për të parën herë po dëgjonte se ekzistuaka një popull i
quajtur shqiptar diku në jug të Gadishullit Ballkanik. Bile sikur u trondit kur
dëgjoi për zërin, rezistencën dhe luftën e tij për ta kërkuar dhe siguruar të
drejtën e ligjshme për të qenë komb më vete dhe i barabartë me kombet tjera të
Ballkanit. Perandoria Osmane e mundur në frontet e luftës dhe e pafuqishme
përballë trysnive të Fuqive të Mëdha nuk ishte e zonja të mbronte nga copëtimi
tokat e Shqipërisë nën pushtimin dhe administrimin e saj. Për më tepër ndiqte
me këmbëngulje e fanatizëm një politikë të tërbuar kundërshqiptare duke mos i
njohur popullit shqiptar as të drejtat më elementare. Me vendimet e Kongresit
të Berlinit, Serbisë iu dha sanxhaku i Nishit me një sipërfaqe prej 10.900 km
katrorë, me 720 fshatra dhe me 7 qytete (Nishin, Leskocin, Vranjën, Prokuplën,
Kurshumlinë, Pirotin dhe Tërnin), kryesisht të banuara me shqiptarë. Ndërsa
Malit të Zi iu dha Plava e Gucia, Koja e Trieshi, pjesa e Krajës me Shestanin e
Tivarin dhe Podgorica me Shpuzën e Zhabjakun në sipërfaqe prej 6.000 km
katrorë.[18] Me
formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit populli shqiptar provoi jo vetëm se
ekzistonte tani më si një komb i formuar dhe i bashkuar, por krahas kësaj
tregoi edhe dëshirën e tij të zjarrtë dhe aftësitë e veçanta luftarake për të
mbrojtur paprekshmërinë e trojeve të veta, dhe për të themeluar shtetin e vet
kombëtar në të cilin do të përfshiheshin të gjitha trojet etnike shqiptare.
S’ka dyshim se Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar
përbën ngjarjen më madhore pas asaj të Skenderbeut. Periudha e veprimtarisë së
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si organizatë atdhetare, politike e ushtarake
gjatë viteve 1878-1881 si dhe rolin që luajti ajo në ngritjen e vetëdijes
kombëtare me të drejtë mund të quhet Epoka e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në
mënyrë të veçantë del në pah lufta heroike e armatosur e popullit shqiptar
kundër qarqeve shoviniste të Malit të Zi për mbrojtjen e viseve shqiptare të
Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Kelmendit dhe të qytetit bregdetar të Ulqinit,
ku Fuqitë e Mëdha dëshironin ta shpërblenin Malin e Zi me toka etnike
shqiptare.[19] Mirëpo,
Ushtria e Lidhjes, udhëheqësit e saj dhe populli shqiptar u detyruan të
luftonin në shumë fronte. Forcat shqiptare dhe populli ynë ishin të detyruar të
përballeshin me ushtritë serbo-malazeze që po përparonin me shpejtësi në tokat
shqiptare dhe me ushtrinë osmane të komanduar nga Dervish Pasha që numronte 100
000 ushtarë dhe e armatosur më së miri. Perandoria osmane e mundur nga Rusia
ishte detyruar të bënte paqe dhe marrëveshje në kurriz të tokave të Shqipërisë.
Vendimet e Kongresit të Berlinit që u dhuronin krahina dhe qytete të shumta
shqiptare Serbisë, Malit të Zi e Greqisë u zbatuan edhe me ndihmën dhe trysninë
e Fuqive të Mëdha.
Zgjedha e rëndë turke, shtypja, terrori dhe mizoritë e
hordhive turke ishin bërë të padurueshme. Krahas kësaj edhe rreziku që bashkë
me Perandorinë Osmane të zhbëhej edhe Shqipëria ishte bërë real. Rilindasi dhe
dijetari i madh, Sami Frashëri, i paralajmëronte dhe i ftonte bashkëkombësit e
tij që të ngrihen e të shpëtojnë nga gërmadhat e perandorisë osmane, e cila
ishte kalbur dhe po shembej, ta bënin shtetin e tyre, ta shpëtonin Shqipërinë.[20]
Për ta hequr qafe zgjedhën osmane dhe për t’i dalë përpara rrezikut që i
kanosej tokave të Shqipërisë së mbetur, në Kosovë shpërtheu kryengritja kundër
pushtimit osman. Për shtypjen e kryengritjes, që po përhapej në gjithë
Shqipërinë, Stambolli dërgoi forca të shumta ushtarake të komanduara nga Tërgut
Pasha. Operacionet turke për shtypjen e kryengritjes shqiptare u përkrahën me
të gjitha format dhe mundësit nga Serbia dhe serbët lokalë. Në kohën që forcat
shqiptare ishin dobësuar dhe Perandoria Osmane po shembej, fqinjët tanë hynë në
luftë kundër Turqisë me qëllimin e vetëm për pushtimin, copëtimin dhe grabitjen
e tokave të Shqipërisë. Gjatë Luftës I Ballkanike, më 1912, Kosova dhe viset
Lindore të Shqipërisë u pushtuan nga ushtritë e Serbisë dhe të Malit të Zi.
Përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Konferencën e Londrës më 1913 e njohën këtë
pushtim dhe morën vendimin arbitrar për copëtimin e më shumë se dy të tretave
të tokave të Shqipërisë në favor të shteteve fqinje.
1.6 Pushtimi
i Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi–politika e kolonizimit dhe e dëbimit të
shqiptarëve
Në vitet 1912-1914 në Kosovë u vendos një pushtet
ushtarak, të gjitha funksionet i ushtronte administrata e posaçme ushtarake
serbo-malazeze. Kosova e pushtuar nga Serbia u organizua në pesë qendra
administrative: Distrikti i Prishtinës, i Prizrenit, i Tregut të Ri (Jeni
Pazarit), i Kumanovës dhe i Shkupit. Në vitin 1913 u
organizua edhe Distrikti i Zveçanit me qendër Mitrovicën. Ndërsa ngelën nën
Malin e Zi Deçani, Peja, Istogu dhe një pjesë e Drenicës. Mbi popullsinë
shqiptare u zbatua politika e dhunës, e terrorit dhe e gjenocidit të hapur, e
cila kishte për qëllim shfarosjen e saj dhe shkombëtarizimin e Kosovës e të
viseve tjera shqiptare në Lindje e në Veri. U masakruan dhe u vranë disa
dhjetëra mijë shqiptarë. Shkrimtari austriak,
Leo Frojndlih (Leo Freundlich 1875 - 1953), me të drejt vitet 1912-1913 i
quajti si vite të krimeve dhe të shfarosjes së shqiptarëve nga Serbia. Prandaj
edhe librin e tij e titulloi: Albanienes Golgotha-(Golgota shqiptare), të
botuar në vitin 1913 në Vjenë.
"Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën t'u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzëna, u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të",-kështu i përshkruante masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich, në librin "Golgota shqiptare", të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloi lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913.[21]
"Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën t'u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzëna, u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të",-kështu i përshkruante masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich, në librin "Golgota shqiptare", të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloi lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913.[21]
Kështu pra, sipas autorit në fjalë, në vitet 1912-1913
dhe në vijim politikat shfarosëse ndaj shqiptarëve marrin përmasa gjithnjë e më
të mëdha. Më 12 nëntor të 1912-ës shkruhej se në afërsi të Shkupit, 2000 dhe jo
larg Prizrenit 5000 shqiptarë u masakruan. Shumë fshatra u dogjën dhe popullsia
e tyre u masakrua. Në rrethinë të Prishtinës vetëm gjatë periudhës 18 tetor-12
nëntor 1912 u zhdukën nga terrorizmi masiv serb 5 000 shqiptarë. Gjatë
viteve 1912-1913 u shpërngulën (dëbuan) 302.907 shqiptarë, kryesisht në Turqi.[22]
“Në Kosovë gjatë vitit 1913 janë krijuar krematoriume bashkëkohore, në të cilët
janë djegur me mijëra gra dhe fëmijë të pambrojtur shqiptarë nga ushtarët
serbë, kur burrat e tyre gjendeshin në front”.[23]
Gjatë Luftës I Botërore Kosova u pushtua nga ushtritë austro-hungareze dhe
bullgare. Pas vitit 1918 mbretërisë së porsaformuar serbo-kroato-sllovene (më
1929 u quajt Mbretëria e Jugosllavisë) iu njoh prej përfaqësuesve të Fuqive të
Mëdha në Konferencën e Paqes në Paris, sundimi mbi Kosovën dhe viset e tjera
shqiptare të shkëputura me dhunë nga Shqipëria më 1913. Mali i Zi aneksoi
rajonet shqiptare (Anamalin, Krajën-pjesën lindore, Hotin, Grudën dhe Plavën e
Gucinë) me një sipërfaqe prej 7.000 km katrorë, me 240.000 banorë nga të cilët
200.000 ose 83,3% ishin shqiptarë. Serbia aneksoi Kosovën me një sipërfaqe prej
34.000 km katrorë me shumicë absolute të popullsisë shqiptare. Ndërsa Greqia
aneksoi Çamërinë në sipërfaqe prej 10.700 km katrorë (Thesporatinë 1.515 km
katrorë, Janinën 4.890 km katrorë, Prevezën 1.047 km katrorë, Artën 1.612 km
katrorë dhe Kosturin 1.630 km katrorë.
Me
të përfundur Lufta e Parë Botërore, qarqet shoviniste të Beogradit rifilluan
zbatimin e politikës së shkombëtarizimit dhe sllavizimit të krahinave të
pushtuara të Shqipërisë. Gjatë viteve 1919-1940 u shpërngulën me dhunë nga
vatrat e tyre stërgjyshore 276.489 shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve u
vendosën në Turqi. Sipas Traktatit të Lozanës mbi këmbimin e banorëve turq dhe
grekë, të nënshkruar më 24.07.1923, edhe nga Çamëria janë shpërngulur me dhunë
për në Turqi 300.000 shqiptarë. Në vitet 1918-1941 me anë të së ashtuquajturës
“Reformë agrare” rreth 200.000 ha tokë iu rrëmbyen me forcë shqiptarëve dhe në
këto toka u vendosën rreth 14.000 familje kolonësh sllavë, me mbi 60.000
pjesëtarë. Ndërsa, gjatë të njëjtës periudhë, 1918-1941, u shpërngulën 255.878
shqiptarë.[24] Njëri
nga krerët e shovinizmit dhe projektit fashist për shfarosjen e shqiptarëve,
Vaso Çubriloviç, në elaboratin e tij famëkeq shkruante: “Është e njohur se masa
myslimane (shqiptarëve të besimit islam) në përgjithësi shumë lehtë bie nën
ndikim, posaçërisht të atij fetar, po ashtu është mendjelehte (beson lehtë) dhe
është fanatike. Për shpërngulje të shqiptarëve në masë duhet kryesisht të
përfitohen kleri mysliman dhe paria që ka ndikim në masë ose me para, ose me
shtrëngim. Të ngritet te shqiptarët krenaria shtetërore turke apo arabe e jo
ajo shqiptare. …duke u mbështetur te Shqipëria zgjohet ndjenja e tyre kombëtare
e nëse nuk do t’i qërojmë hesapet me ta ose ia lëmë kohës, për 20-30 vjet do të
kemi një irredentizëm të tmerrshëm, gjurmët e të cilit tashmë po duken dhe në
mënyrë të pashmangshme do t’i vënë në pikëpyetje të gjitha zotërimet tona në
jug… statistikat tona të viteve 1921-1931… tregojnë se edhe politikën tonë të
kolonizimit e mundi pjelloria (lindshmëria) e grave shqiptare. Nga kjo duhet të
nxjerrim konkluzione dhe të shpejtojmë derisa ende ka kohë që të përmirësohet…”.[25]
Vasa Çubriloviçi ishte autor edhe i një raport-elaborati të dytë, “Problemi i
pakicave në Jugosllavinë e re” (3 nëntor 1944) me përmbajtje dhe porosi
fashiste për shpërnguljen-shfarosjen e shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore.
Një raport të këtij karakteri fashist kishte bërë edhe shovinisti tjetër, Ivo
Andriq, në vitin 1939, i cili propozonte ndarjen-zhbërjen e shtetit shqiptar.
“Me ndarjen e Shqipërisë, thuhej midis tjerash në këtë raport, do të zhdukej
qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila në situatën e re, do
të asimilohej më lehtë”.[26]
Gjenocidi serbomadh kishte marrë
formë të organizuar shtetërore, më 1844, me programin “Naçertanija“ të Ilia
Garashaninit, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, për të vazhduar me
programin e kolonizimit të shqiptarëve, prezantuar në formë memorandumi
Parlamentit në Beograd, më 7 mars 1937 nga akademiku Vaso Çubrilloviç. Këto
platforma ideologjike dhe të tjera që u rishfaqën edhe në vitet ‘80 dhe ’90 të
shekullit të kaluar kishin si objektiv shfarosjen e shqiptarëve dhe
kolonizimin-sllavizimin e plotë të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare nën
Jugosllavi.
Ndihmë të pakursyer për
spastrimin e krahinave shqiptare dha edhe Turqia, e cila më 11 korrik 1938
kishte nënshkruar KONVENTËN e turpshme me Serbinë për shpërnguljen e
shqiptarëve. Konventa serbo-turke parashikonte shpërnguljen e 40.000 familjeve
shqiptare nga krahinat e pushtuara të Shqipërisë dhe vendosjen e tyre në Turqi
brenda 6 vitesh (1939-1944).[27]
Popullsia shqiptare e Kosovës duke kundërshtuar politikën e gjenocidit
serbomadh dhe duke aspiruar për çlirimin dhe bashkimin kombëtar, organizoi një
lëvizje të gjerë të armatosur që arriti kulmin e saj në vitet 1918-1924. Rol të
rëndësishëm në përpunimin e programit dhe në organizimin e kësaj Lëvizjeje
Nacionalçlirimtare në Kosovë luajti Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.
Veprimtaria e çetave të armatosura të komanduara nga Azem e Shotë Galica, Idriz
Seferi, Mehmet Konjuhi, Ramë Bllaca, Sadik Rama i Gjurgjevikut, Mulla Agan
Kaja, Keri i Sadri Bardhit, vëllezërit Bajçinoci, etj. dhe shtrirja e tyre në
të gjitha viset me popullsi shqiptare si në Plavë e Guci, Rugovë, Pejë,
Gjakovë, Drenicë, Llap, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Kërçovë, Ferizaj, etj.
bënë që qëndresa e masave shqiptare kundër zgjedhës serbomadhe të shndërrohej
në një lëvizje të përgjithshme me karakter popullor. Një vend të rëndësishëm në
të zë kryengritja e vitit 1919 që përfshiu kryesisht Drenicën, ku morën pjesë
rreth 10.000 kryengritës të komanduar nga prijësit popullorë Azem Galica, Sadik
Rama etj. Më 1920 krahina e Llapit u bë arenë e luftimeve të përgjakshme me
reparte të mëdha të ushtrisë serbe. Më 1923 në Drenicë dhe në Dumnicë-Zagorth u
formuan zonat e lira. Vetëm pas 10 vjetësh Serbia pushtuese mundi ta shtypte me
zjarr dhe me terror lëvizjen e armatosur nacionalçlirimtare të popullsisë
shqiptare.[28]
1.7 Kosova gjatë Luftës
së Dytë Botërore–vetëvendosja e mohuar
Në
prill 1941, pas kapitullimit të Mbretërisë Jugosllave, Kosova dhe viset e tjera
shqiptare të pushtuara prej saj u ndanë, sipas marrëveshjes së Vjenës, që u
nënshkrua në prill të vitit 1941, midis ministrit të Jashtëm të Gjermanisë naziste,
Fon Ribentrop, dhe ministrit të Jashtëm të Italisë fashiste, G. Ciano, midis
pushtuesve gjermanë, italianë e bullgarë, ndërsa më 8.9.1943 pas kapitullimit
të Italisë fashiste u vunë nën sundimin e Gjermanisë naziste. Në luftën
antifashiste, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera dhanë kontribut të
rëndësishëm duke u bashkuar me pjesën tjetër të kombit dhe me popujt tjerë
antifashist për çlirimin e tokave të tyre nga nazi-fashistët. Ndikim të
rëndësishëm për mobilizimin e masave shqiptare të Kosovës, Dibrës e viseve të
tjera në Luftën Nacionalçlirimtare pati PKSH, e cila u bëri thirrje shqiptarëve
të Kosovës të ngriheshin krahas me vëllezërit e tjerë shqiptarë e me popujt
tjerë të rajonit kundër pushtuesve fashist. Por, populli shqiptar nën Jugosllavi
nuk i besonte Partisë Komuniste Jugosllave, e cila nuk ishte fare e interesuar
që në Kosovë të kishte një lëvizje të fuqishme antifashiste. Mobilizimi i
popullsisë shqiptare në luftë kundër nazi-fashizmit dhe forcave të tyre
pushtuese nën flamurin e PKJ-së ishte i vështirë. Komiteti Krahinor i PKJ për
Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit përbëhej në shumicë dërrmuese nga komunistë
serbo-malazezë. Prej 15 anëtarëve, sa kishte Komiteti Krahinor në tetor të
vitit 1942, vetëm 4 ishin shqiptarë. Në përbërje të tij “nuk ishin përfshirë as
disa komunistë shqiptarë të njohur për aftësitë e tyre politike e organizative
dhe veprimtarinë që zhvillonin me masat”.[29]
Me gjithë këto vështirësi, Lëvizja nacionalçlirimtare e popullsisë shqiptare
erdhi duke u rritur. Për zhvillimin dhe rritjen e saj rol të rëndësishëm
luajtën traditat liridashëse, atdhetare, përparimtare e demokratike të
popullsisë shqiptare. Ndikim veçanërisht të madh pati Lufta Nacionalçlirimtare
në shtetin amë-shqiptar.
Më
31 dhjetor1943–2 janar 1944, në fshatin Bujan (Malësi e Gjakovës) u mblodh Konferenca
Themeluese e Këshillit NÇ për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit. Për
organizimin e saj ndihmuan edhe organizata e PKSH për Tropojën, si dhe komanda
dhe organizata e partisë e batalionit “Perlat Rexhepi” të Shkodrës. Në
Konferencë morën pjesë 49 delegatë, ndër ta 43 shqiptarë dhe 6 serbë e
malazezë. Konferenca themeluese, duke theksuar se “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit
është një krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si
gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipninë”, shprehu aspiratat
e ligjshme të popullsisë shqiptare të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit për
të siguruar bashkë me çlirimin e vendit edhe zgjidhjen e çështjes së saj
kombëtare nëpërmjet zbatimit të parimit të vetëvendosjes së kombeve deri në
shkëputje. Konferenca e Bujanit zgjodhi edhe Këshillin NÇ për Kosovën dhe
Rafshin e Dukagjinit, që ishte edhe organi më i lartë i pushtetit të ri
demokratik popullor, i cili u ngritë në këto vise si rezultat i Luftës NÇ. Formimi
i një forumi të tillë, të njëjtë me ata që kishin ngritur po në atë kohë edhe
popujt e tjerë të Jugosllavisë, sanksionoi në fakt pozitën e barabartë të
Kosovës me krahinat e tjera të Jugosllavisë. Por, udhëheqja shoviniste e PKJ
qysh në fillim të vitit 1944 hodhi poshtë vendimet e Konferencës Themeluese të
Këshillit NÇ për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, duke i konsideruar në
kundërshtim me ato të Mbledhjes II të AVNOJ-it në Jajce të 29-30 nëntorit 1943,
në të cilën Kosova ndonëse deri atëherë në dokumentet zyrtare dhe në një varg
veprimesh praktike ishte trajtuar si një njësi territoriale politike e
barabartë me njësitë e tjera të Jugosllavisë, nuk u përmend fare. Pas kësaj
shqiptarët filluan të trajtohen si “pakicë kombëtare”. Kjo “zgjidhje” që PKJ i
dha çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, të cilat ashtu si më
1913 dhe 1918 u përfshinë me forcë, dhunë e terror në përbërjen e Jugosllavisë,
ishte një veprim shovinist ndaj popullsisë shqiptare, të cilës nuk iu dha fare
e drejta të shprehte vullnetin e saj, të vendoste vetë për statusin e saj, siç
i ishte premtuar. Popullsia e Kosovës kishte dhënë ndihmesë të rëndësishme në Luftën
NÇ. Në 8 brigada dhe në njësitë tjera të Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë u
përfshinë 53.000 partizanë nga të gjitha viset e Kosovës dhe ranë 6200
dëshmorë, ndërsa në çlirimin e popujve të Jugosllavisë morën pjesë 35.000
partizanë shqiptarë nga Kosova. Shqiptarët e Kosovës dhe të krahinave të tjera
shqiptare morën pjesë edhe në frontin e Sremit dhe luftuan deri në Trieste
kundër forcave pushtuese gjermane. Për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saj
shqiptare nën Jugosllavi u angazhuan dhe luftuan edhe disa brigada të UNÇSH, të
cilat me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, Enver Hoxhës, të datës 5 tetor
1944, kaluan në Kosovë. Këto brigada në bashkëpunim me brigadat shqiptare të
Kosovës, gjatë muajve tetor dhe nëntor, çliruan nga pushtuesit gjermanë qytetet
Prizren, Gjakovë, Pejë e Prishtinë dhe gjithë Kosovën. Megjithatë, më 8 shkurt
1945, Titoja, i trembur nga lufta çlirimtare e shqiptarëve, nënshkroi shpalljen
e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, e cila u vendos nën pushtetin e
administratës ushtarake. Divizionet 52 dhe 46 serbo-malazeze, divizioni 50
maqedonas etj., nën pretekstin e luftës kundër reaksionit shqiptar, vranë
mijëra shqiptarë atdhedashës e të pafajshëm. Mijëra të rinj të tjerë, shqiptarë
të mobilizuar në Ushtrinë NÇ (shoviniste) jugosllave, u masakruan gjatë rrugës
për në frontin e Veriut (kryesisht në Tivar). Në kundërshtim me parimin e
vetëvendosjes e të barazisë kombëtare, pa marrë parasysh kërkesat dhe vullnetin
e ligjshëm të shqiptarëve të Kosovës, të shprehur në Konferencën e Bujanit,
udhëheqja shoviniste e PKJ vendosi që tokat e pushtuara shqiptare të ndaheshin
midis Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
1.8 Kosova pas
LDB–organizimi politik klandestin për shkëputje nga Jugoserbia
Aneksimi i Kosovës me kufijët që ka edhe sot u bë në
mbledhjen e Kuvendit Antifashist të Serbisë, në prill 1945 dhe u sanksionua në
mbledhjen e tretë të Këshillit ANÇ të Jugosllavisë në gusht 1945, kur u
ligjësua pozita e saj e diskriminuar si qark autonom në përbërjen e Republikës
Popullore të Serbisë.[30]
Popullsisë shqiptare iu kufizuan dhe mohuan shumë të drejtat kombëtare, nuk
lejohej as përdorimi i flamurit kombëtar dhe as gjuha shqipe në administratë.
Kosova dhe viset shqiptare nën Jugosllavi u ripushtuan dhe u ricopëtuan nga
forcat jugosllave të Titos pas një fushate të egër terrori dhe gjenocidi, që
për nga përmasat, qëllimet, metodat e përdorura dhe propaganda që e ushqeu atë
menjëherë pas Luftës II Botërore, ishte e njëjllojtë me atë që u ushtrua edhe
gjatë luftrave ballkanike dhe midis dy luftrave botërore. Këtij terrori dhe
gjenocidi të UNÇJ-së dhe OZNA-s, populli shqiptar iu përgjigj me qëndresë dhe
kryengritje. Mijëra shqiptarë u vranë nga forcat partizane të Titos, ndërsa
dhjetra mijëra të tjerë u arrestuan dhe u burgosën nëpër burgjet jugosllave.
Kjo fushatë terrori dhe gjenocidi ishte në funksion të dëbimit dhe shpërnguljes
së shqiptarëve nga trojet e tyre dhe të kolonizimit të tokave të ripushtuara të
Shqipërisë me sllavë sipas programeve të Çubriloviçit dhe sipas planeve të Jugosllavisë
së Titos e Rankoviçit për sllavizimin e tokave shqiptare. Copëtimi i tokave
shqiptare nën Jugosllavi dhe ndarja e tyre midis republikave sllave, ishte
padrejtësia dhe tragjedia e madhe që i shkaktohej popullit dhe tokës shqiptare
nën Jugosllavi. Kosova me kufijtë e saj aktual ishte më pak se një e treta e
tokave të pushtuara të Shqipërisë nga Jugosllavia.
Pozita kushtetuese e kësaj Kosove u përcaktua me
Kushtetutën e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, e miratuar më 31
janar 1946. Sipas kësaj Kushtetute përveç gjashtë republikave të federuara,
Jugoallavia kishte edhe dy krahina autonome, duke theksuar se ato ishin në
kuadrin e Serbisë. Me Kushtetutën e Republikës Popullore të Serbisë të janarit
1947, përcaktoheshin më me hollësi kompetencat dhe organizimi i dy krahinave
autonome. Shkalla e autonomisë nuk ishte e barabartë. Vojvodina kishte
emërtimin krahinë autonome, ndërsa Kosova e Metohia cilësoheshin si rajon (në
gjuhën serbe: oblast). Ndryshimi nuk ishte vetëm te emërtimi, por edhe në
substancë (përmbajtje). Vojvodina kishte Gjykatë të Lartë, Kosova nuk kishte.
Vojvodina përfaqësohej në Dhomën e Kombeve të Kuvendit Popullor Federativ me 15
delegatë, ndërsa Kosova me 10 delegatë.[31]
Në janar të vitit 1953 u miratua një Kushtetutë e re e RFPJ me të cilën zbehej
edhe më shumë autonomia e dy krahinave. Kjo Kushtetutë përmbante dispozita
shumë të përgjithshme për krahinat autonome dhe autorizonte republikën e
Serbisë që të përcaktonte me anë të kushtetutës së saj të drejtat e tyre. Vetëm
me Kushtetutën e RFPJ të vitit 1963 dhe me Kushtetutën e Serbisë që u miratua
po atë vit, krahinat autonome të Kosovës dhe Vojvodinës u barazuan plotësisht
nga pikëpamja e emërtimit, pozitës juridike, organizimit etj. Por, shkalla e
autonomisë mbetej e ulët dhe e pamjaftueshme për popujt e këtyre krahinave. Grupi
i Rankoviçit dhe shovinizmi i tij ishin me ndikim të fuqishëm në Beograd.
Aksioni për mbledhjen e armëve në Kosovë dhe viset tjera ekskluzivisht
shqiptare kishte për qëllim dhunën dhe terrorin ndaj shqiptarëve me qëllim të
shpërnguljes së tyre për në Turqi. Rënia e Rankoviçit në vitin 1966 dhe goditja
që mori, si pasojë e kësaj, shovinizmi dhe hegjemonizmi serbomadh, krijoi
premisat për zgjerimin e kompetencave të krahinave dhe për forcimin e
autonomisë së tyre. Pa dyshim ky përmirësim i pozitës kushtetuese të Kosovës i
përgjigjej aspiratave të popullit të saj shqiptar, por nuk plotësonte dëshirën
e saj për barazi të plotë me republikat tjera federative. “Ky kompromis politik
nuk shprehu vullnetin autentik të popullit shqiptar të artikuluar në Rezolutën
e Konferencës së Bujanit”.[32]
Pakënaqësia e shqiptarëve me pozitën e tyre në Jugosllavi ishte e madhe. Grupe
dhe organizata të ndryshme atdhetare përpiqeshin dhe vepronin në ilegalitet të
thellë kundër Jugosllavisë pushtuese. Ndjekjet, arrestimet, torturat dhe
dënimet e atdhetarëve shqiptarë ishin të organizuara dhe të drejtuara në mënyrë
sistematike nga organet shtetërore jugosllave, të cilat synonin jugosllavizimin
e tokave të pushtuara të Shqipërisë përmes terrorit dhe reprezaljeve
policore.
1.9 Qëndresa e organizuar
shqiptare
Gjendja
e popullsisë shqiptare në Kosovë ishte keqësuar edhe më shumë pas vitit 1948.
“E gjithë jeta private, shoqërore e politike e shqiptarëve ishte vënë nën
kontrollin e UDB-së. Për këta ishin hapur 120.000 dosje”.[33]
Nga fillimi i viteve 50 deri në gjysmën e dytë të viteve
60, qarqet serbomëdha detyruan rreth 500.000 shqiptarë nga Kosova e krahina të
tjera të banuara prej tyre, të shpërnguleshin në Turqi. Terrori mbi popullsinë
shqiptare arriti kulmin në dimrin e viteve 1955-1956, kur u organizua i
ashtuquajturi aksion i mbledhjes së armëve, që u zbatua vetëm në Kosovë.
Politika shoviniste e Beogradit e shtypjes ekonomike, politike dhe e
diskriminimit kombëtar ndeshi në qëndresën e shqiptarëve, që mori përmasa më të
mëdha dhe më të organizuara në vitet 60 e më pas. Gazetari, publicisti,
shkrimtari dhe atdhetari i shquar, Adem Demaçi, pas daljes nga burgu kishte
themeluar organizatën ilegale me emrin “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e
Shqiptarëve”. Kjo organizatë që arriti të ketë 300 anëtarë, kishte krijuar edhe
disa degë në qytete të ndryshme të Kosovës. Simboli i qëndresës shqiptare, A.
Demaçi, edhe në gjykatën e pushtuesit në Prishtinë, në vitin 1959, deklaronte
hapur aspiratat dhe programin politik të popullit shqiptar: “Prej këtu ku jam,
po ju them edhe njëherë se nëse Serbia e Jugosllavia nuk heqin dorë nga okupimi
i Kosovës, dhe nëse nuk lejojnë që Kosova të shkëputet nga Jugosllavia e t’i
bashkohet Shqipërisë, atëherë nuk do të ketë paqe as në Ballkan, as në
Jugosllavi dhe as në Serbi. Nëse Serbia do të vazhdojë me këtë politikë ndaj
shqiptarëve, një ditë Serbia ka për t’u bë shkaktare e shpartallimit të krejt
Jugosllavisë dhe në fund do të mbetet edhe pa Kosovën. Kaq”![34]
Në nëntor 1968 në shumë qytete shqiptare shpërthyen
demonstrata masive të studentëve, nxënësve, punëtorëve e fshatarëve shqiptarë
që kërkonin njohjen e statusit të Republikës për Kosovën, të drejtat kombëtare,
politike e demokratike. Ndonëse viti 1968 njihet si vit i lëvizjeve studentore
në Evropë, ku universitetet më të njohura të Francës, të Gjermanisë dhe të
Anglisë u përfshinë në valën e trazirave studentore të së ”majtës së re”,
megjithatë ato nuk reflektuan aspak tek lëvizja studentore shqiptare e Kosovës,
për faktin se lëvizja studentore evropiane kishte karakter social, ishte
lëvizje shoqërore dhe synonte një rend më të mirë shoqëror, ndërkohë që lëvizja
studentore e Kosovës kishte karakter kombëtar, karakter të rezistencës kundër
një robërie të egër shekullore. Në qershor 1968 pati demonstrata studentore
edhe në Beograd, të cilat ndonëse u përpoqën të manifestonin jehonën e demonstratave
studentore të Evropës, ato u përshkuan me kërkesa ultranacionaliste e
shoviniste. Në këto rrethana u planifikuan demonstratat studentore në Kosovë.[35]
Demonstrata të shqiptarëve pati edhe në qytete tjera shqiptare si në Tetovë,
Gostivar, Preshevë. Demonstratat u shtypën me egërsi, por autoritetet
jugosllave u detyruan t’u njihnin shqiptarëve të drejtën e përdorimit të
flamurit kombëtar, të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në administratë, të
themelonin Universitetin etj., por nuk u pranua e drejta e të qenit Republikë. Vazhdimi i demonstratave në
muajin nëntor 1968 shënon artikulim më të zëshëm të kërkesës për vetëvendosje
të shqiptarëve. Grupin e organizatorëve të demonstratave të nëntorit 68, që do
të quhej “Komiteti i demonstratave” e përbënin studentë të fakulteteve të
Prishtinës. Anëtarë të këtij grupimi ilegal politik ishin: Osman (Xhemail)
Dumoshi, Adil (Murat) Pireva, Selatin (Ismail) Novosella, Ilaz (Ejup) Pireva,
Xheladin (Jetish) Rekaliu, Afrim (Ragip) Loxha, Skënder (Ismail) Muçolli, etj.[36]
1.10
Pranvera e vitit 1981–këmbanë e fundit të Jugosllavisë
Gjendja e padurueshme ekonomike-politike, shtypja
kombëtare, grabitja dhe shfrytëzimi i Kosovës nga republikat e federatës
jugosllave, bënë që në mars-prill 1981 në shumë qytete të Kosovës, si në
Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Besianë, Mitrovicë, etj., të shpërthenin
demonstrata të fuqishme popullore. Kërkesa kryesore e popullsisë shqiptare
ishte që t’i njihej Kosovës statusi i Republikës. Demonstratat u shtypën
egërsisht nga dhjetëra mijëra ushtarë, policë dhe njësi tjera të posaçme të
ushtrisë jugosllave, që përdorën tanke dhe avionë luftarakë. Numri
i të vrarëve dhe i të plagusurve ishte i madh. Pas demonstratave shpërthyen
ndjekjet, arrestimet dhe dënimet masive. Shtypi perëndimor dhe ai i Tiranës
zyrtare konstatonin se në Kosovë kishte ndodhur njëra ndër gjakderdhjet më të
pashembullta në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.[37]
Sipas të dhënave zyrtare gjatë viteve 1981-1988 nga gjyqet e posaçme u dënuan
për vepra penale me afate të gjata burgimi 75.000 veta dhe 95.000 të tjerë për
kundërvajtje, shumica të rinj, studentë e arsimtarë. Gjatë këtyre viteve në
forma dhe mënyra të ndryshme ishin (keq)trajtuar nga policia rreth 584.000
shqiptarë. Krahas kësaj u vendos i ashuquajturi proces i “diferencimit politik”
për t’i likuiduar elementët atdhedashës duke i përjashtuar nga fakultetet dhe
shkollat e larta mijëra veta, ndërsa, qindra pedagogë e arsimtarë u pushuan nga
puna, nga ndërmarrjet e institucionet ekonomike u flakën në rrugë qindra punonjës,
pjesëmarrës dhe përkrahës të demonsratave. U ndërmor një fushatë e gjerë e
leçitjes së familjeve “irredentiste” e “nacionaliste”. U goditën arritjet e
deriatëherëshme të popullsisë shqiptare në fushën e arsimit e të kulturës. Por,
Kryengritja gjithëpopullore e marsit dhe prillit e vitit 1981 shënon një epokë
vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar, pavarësisht se kjo
ngjarje nuk e ka gjetur vendin e merituar në tekstet ende gjysmake të historisë
sonë. Prej asaj kohe kishte filluar ndarja e madhe dhe diferencimi historik i
dy klasave shoqërore, kundërshtare. Klasa projugosllave që pranonte
jugosllavizmin dhe asimilimin e qetë të shqiptarëve, duke i trajtuar ata si
“kosovarë”, dhe lëvizja ilegale çlirimtare, e cila çoi më në fund edhe në luftën
e armatosur të UÇK-së, për t’u çliruar nga robëria shekullore jugosllave.
Politika antipopullore e udhëheqjes shoviniste të Jugosllavisë u demaskua dhe u
diskreditua edhe më shumë jo vetëm në sytë e popullit tonë, por edhe në sytë e
popujve jugosllavë dhe të atyre të botës. Doli në shesh jo vetëm politika e
shovinistëve serbomëdhenj për fashistizimin dhe rankoviçizimin e mëtejshëm të
Jugosllavisë, por edhe plani i rrezikshëm që ata po kurdisnin në bashkëpunim me
social-imperialistët sovjetikë kundër popujve të Jugosllavisë dhe të Ilirisë-Ballkanit.
Çështja
e Kosovës u popullarizua edhe më shumë në të gjithë botën. Lufta jonë e drejtë
fitoi simpatinë dhe përkrahjen e të gjitha forcave përparimtare në të gjithë
botën.[38]
Pas demonstratave shovinistët serbomëdhenj sulmuan edhe pozitën kushtetuese të
Kosovës duke u përpjekur të kufizojnë autonominë e saj. Forumet më të larta të
Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë kërkuan të ndryshohet flamuri shqiptar dhe
të kufizohet përdorimi i tij. Popullsia shqiptare kundërshtonte këto politika
shoviniste e shkombëtarizuese dhe mbronte arritjet e fituara me punën dhe
luftën e saj.
Shteti
amë, Tirana zyrtare, doli hapur në anën e kërkesave të popullsisë shqiptare dhe
i përkrahu ato. Shteti shqiptar, në përputhje me ligjet dhe rregullat
ndërkombëtare, ka protestuar kundër gjenocidit serbomadh që ushtrohej ndaj
popullsisë shqiptare dhe ka kërkuar që shqiptarëve si komb i tretë nga madhësia
në Jugosllavi t’u njihen dhe garantohen të gjitha të drejtat kombëtare, duke
përfshirë edhe atë të formimit të Republikës së Kosovës. Mirëpo, shovinizmi
serb edhe këto pak të drejta dhe këtë autonomi të kufizuar dhe të kontrolluar
të Kosovës e konsideronte kërcënim për Serbinë dhe të ardhmen e saj hegjemoniste.
Beogradi mori të gjitha masat për heqjen (suprimimin) e kësaj autonomie përmes
represionit e terrorit shtetëror dhe përmes ndryshimeve kushtetuese. Kundër
këtyre ndryshimeve kushtetuese dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre,
minatorët e Trepçës hynë në grevë dhe u ngujuan në zgafellat e minierës 600
metra nën tokë. Kundër ndryshimeve kushtetuese u zhvilluan edhe demonstratat e
marsit 1989. Pas shtypjes së tyre të përgjakshme vazhdoi fushata e burgosjeve,
izolimeve, pushimeve nga puna, etj. Në krah dhe në mbështetje të kërkesave të
shqiptarëve për liri dhe të drejta kombëtare e demokratike, qëndronte fuqishëm
Tirana zyrtare. Marrëdhëniet e tensionuara midis Tiranës e Beogradit nuk e
kishin arsyen te kundërthëniet ideologjike, siç thuhej dhe pretendohej
nganjëherë nga qarqe të ndryshme në rajon dhe në botë. “Shkaku themelor, thuhej
në raportin e Kongresit të 9-të të PPSH, i tensioneve të vazhdueshme në
marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave nuk qëndron as në ndonjë predispozicion
antijugosllav të Shqipërisë, as në divergjencat ideologjike që ekzistojnë
ndërmjet dy vendeve tona. Qëndrimet e veprimet e Beogradit ndaj vendit tonë e
shqiptarëve në Jugosllavi, si në të kaluarën edhe tani, janë përcaktuar nga
ekzistenca e një konstanteje antishqiptare në politikën jugosllave, nga
mosnjohja e kombit shqiptar dhe mospajtimi me ekzistencën e shtetit të pavarur
të tij. Qeveritarët jugosllavë janë udhëhequr nga njëfarë mentaliteti feudal se
Shqipërisë duhet t’i imponojnë diktatin e tutelën e tyre. Ata vuajnë ende nga
nostalgjia për Koçi Xoxen. …Përmasa të pashembullta ka marrë diskriminimi e
denigrimi i shqiptarëve, i cili po merr format e një inkuizicioni të vërtetë”.[39]
Edhe në librin “Les Etats du monde”, të vitit 1983, thuhej: “Në dukje konflikti
midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë është ideologjik, por e vërteta është se
midis këtyre dy shteteve qëndron Kosova”.[40]
Ishte koha kur federata Jugosllave po shkërmoqej. Sllovenët dhe kroatët po
përgatiteshin për t’u shkëputur nga Jugosllavia. Ata do të pasoheshin nga
boshnjakët (Bosna e Hercegovina).
Shovinistët
serbë me në krye Sllobodan Milosheviçin do ta kthenin Jugosllavinë në një rrëke
gjaku, sidomos Bosnjën dhe Kroacinë. Në prag të kësaj kasaphane që po
përgatisnin serbët dhe në kohën kur në Jugosllavi të gjithë po përgatiteshin
për luftë dhe për zënie të tokave, në Prishtinë, më 23 dhjetor 1989, u themelua
Lidhja Demokratike e Kosovës! Kjo ishte partia e parë legale në Kosovë e
regjistruar në Beograd sipas ligjeve të kohës. LDK dhe themeluesit e saj
betoheshin e përbetoheshin se angazhoheshin për paqë, për pluralizëm, për
dialog dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën brenda federatës a
konfederatës jugosllave. Beogradi tashmë kishte pushtuar edhe të gjitha
institucionet e Krahinës Autonome të Kosovës. Në këtë situatë Lëvizja Popullore
për Republikën e Kosovës organizoi një peticion me të cilin u bëhej thirrje
këtyre institucioneve (klasës politike-burokracisë së Kosovës) që ta shpallnin
pavarësinë e Kosovës. Pas këtij peticioni të LPRK-së doli edhe ASHAK (më 14
qershor) me një kërkesë të tillë. Këto kërkesa u mbështetën nga Forumi
Demokratik më 1 korrik 1990.[41] Por, klasa politike e Kosovës ishte tepër e harxhuar pas qerres
jugo-serbe për ta përmbushur këtë mision të lartë kombëtar. Delegatët e
Kuvendit të Kosovës, vetëm pasi i përzunë nga Kuvendi, u mblodhën para tij dhe
në rrugë e bënë një deklaratë pavarësie! Pastaj, kjo përbërje u mblodhë edhe
njëherë në Kaçanik më 7 shtator, ku miratoi një Kushtetutë dhe kaq! Lëvizja
pacifiste e Rugovës në thelb të angazhimit të saj pati pacifikimin e popullit
të Kosovës dhe çarmatosjen e tij. Këtij qëllimi i erdhën në ndihmë edhe
ngjarjet e 2 korrikut në Tiranë pas të cilave shteti shqiptar u përfshi nga një
lëvizje e karakterit anarkovandalist që dobësoi së tepërmi shtetin shqiptar. Me
këtë kombi shqiptar u godit ose u këput në kurriz, mbeti për shumë vite në
karrocë invalidësh.
*****
Në
kreun e parë është përfshirë në mënyrë të përmbledhur historia e njërës prej
krahinave të dalluara të Ilirisë-Shqipërisë, historia e Dardanisë-Kosovës që
nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Për ilirët dhe për fisin ilir, dardanët,
ka pikëpamje dhe teori të autorëve të ndryshëm që shpeshherë kundërshtohen me
njëra–tjetrën. Ka edhe autorë që janë
ndikuar nga politikat e kohës dhe varësisht prej tyre kanë ndërruar edhe
qëndrimin për fisin ilir, dardanët, dhe për prejardhjen e shqiptarëve. Ka mjaft
autorë që mohojnë prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe nga ilirët dhe
ilirishtja. Me këto teori ata përpiqen të kundërshtojnë edhe autoktoninë e
shqiptarëve në trojet-tokat që i banojnë edhe sot. Pamë se prania e jetës dhe
qytetërimit datonin që nga koha e neolitit (shek.VI p. e. r ), pastaj pamë
kohën dardane, ku vërtetohet se dardanët ishin një fis ilir që banonte në këto
troje. Duke bërë një udhëtim historik nëpër Mesjetën pamë tendencat sllave me
invadimin e tyre në trojet e Kosovës, si dhe kohën e sundimit të Perandorisë
Osmane me të gjitha peripetitë historike të popullit shqiptar në përpjekjen e
tij këmbëngulëse për mbijetesën e vet fizike, kulturore e gjuhësore, si nga
pushtimet otomane pesëshekullore, poashtu edhe ato slave me programet e tyre
shoviniste për shfarosjen edhe fizike të popullit shqiptarë, për cungimin e
trojeve shqiptare. Pasojat e tyre vazhduan deri në luftën e fundit, kur Kosova,
edhe me përkrahjen e aleatëve ndërkombëtarë, sidomos të SHBA-së, duket se doli
nga kthetrat e një armiku shekullor të saj! Rrugëtuam ashtu lehtë-lehtë nëpër
histori për të dëshmuar dhe provuar se mbijetesa e popullit shqiptar nuk ishte
rastësi, se qëndresa, përpjekja dhe lufta për liri i ka rrënjët thellë-thellë
në të kaluarën tonë. Nuk ishte dhe nuk është rastësi as Lufta Antipushtuese
Çlirimtare e UÇK-së dhe e mbarë kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës dhe të
krahinave tjera të pushtuara të Shqipërisë. “Para se të vendosja të themeloja
organizatë politike-atdhetare, thotë Adem Demaçi, e pyeta nënën Nazife: A të
kujdesem për ty apo të përpiqem e të punoj për Shqipërinë dhe ajo m’u përgjigj:
Një ditë nëna Nazife ka me vdekë, e nëna Shqipëri nuk vdes kurrë. Lere ti nënën
Nazife e kapju nënës Shqipëri, he të pastë nëna. Dhe ashtu veprova. Siç mendoja
vetë dhe siç më tha nëna ime luaneshë.[42] E këtillë, si nënë Nazifja e bacës Adem, ishte dhe është NËNA
ilire-shqiptare, e cila ishte burim i pashterrshëm dashurie, trimërie dhe
flijimi për Atdhe.
KREU II
UÇK-JA DHE
AKTET-DOKUMENTET NDËRKOMBËTARE PËR KOSOVËN DERI TE PLANI I AHTISARIT
2.1 Lufta e UÇK-së ndërkombëtarizoi
çështjen e Kosovës
Rrugën
për në Rambuje populli shqiptar e hapi me luftën e armatosur
kundërpushtuese-çlirimtare. «Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën është
rezultat i përpjekjeve dhe i Luftës çlirimtare të UÇK - së, e cila e solli
Kosovën në Rambuje».[43] Populli shqiptar nuk ishte pajtuar asnjëherë me robërinë. Viti
1912-1913 ishte tragjik për fatin e Shqipërisë dhe të popullit të saj. Dy të
tretat e Shqipërisë u pushtuan dhe ripushtuan nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.
Dhuna, terrori dhe gjenocidi që ushtruan këto vende dhe këta popuj fqinj ndaj
shqiptarëve kishin vetëm një qëllim: spastrimin e tokave të pushtuara të
Shqipërisë nga shqiptarët dhe popullimin e tyre me sllavë dhe grekë, sepse
vetëm kështu mund të përjetësohej pushtimi. “Ata, (Fuqitë e Mëdha), prenë copa
me rëndësi nga toka shqiptare dhe ua dhanë fqinjve… duke shkaktuar kështu
ngatërresa dhe luftëra të përditshme në mes këtyre shteteve”.[44] Në këtë fatkeqësi kombëtare pati vetëm një fat: në një të tretën e
Shqipërisë u krijua shteti shqiptar, i cili u bë ëndërra, shpresa dhe
mbështetja e vetme për mbijetesë, qëndresë, përpjekje dhe luftë kundër pushtuesve
fqinj. Prandaj, shqiptarët e cilës do krahinë dhe kudo që të jenë vazhdojnë të
përulen me nderim para emrit, jetës dhe veprës së atyre burrave dhe grave të
kombit shqiptar që ditën, guxuan, luftuan, e bënë dhe e mbrojtën në kushte të
rënda shtetin e vogël shqiptar, pa të cilin vështirë (për të mos thënë e
pamundur) se do të mbahej gjallë Lëvizja Çlirimtare në viset e pushtuara, por
edhe më i vështirë do të ishte krijimi i UÇK-së, pa të cilën nuk do të çlirohej
kjo Kosovë që ka mbetur pas copëtimeve dhe ricopëtimeve të tokave të pushtuara
të Shqipërisë nga Jugo-Serbia. Përkrahjen e Republikës së Shqipërisë (shtetit
shqiptar) për pjesën e pushtuar të kombit nga Jugo-Serbia e kishte
paralajmëruar edhe Ramiz Alia në cilësinë e Kryetarit të shtetit, në fjalimin
që kishte mbajtur në OKB, në shtator të vitit 1990, me ç’rast kishte
paralajmëruar botën se “shqiptarët nuk po kërkojnë asnjë të drejtë më shumë nga
ç’po kërkojnë serbët, kroatët, sllovenët apo maqedonasit. Shqiptarët nuk kanë
pranuar e nuk do të pranojnë të kenë më pak të drejta se ata”.[45]
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk lindi vetvetiu, nga hiçi. Themeluese e saj
ishte Lëvizja Popullore e Kosovës, e cila, për çlirimin e Kosovës dhe të viseve
të saj, nuk e përjashtonte edhe luftën e armatosur. Kjo organizatë atdhetare
ilegale (ilegale në raport me shtetin pushtues, Jugosllavinë) ishte themeluar
më 17 shkurt 1982, një muaj pas vrasjes nga policia sekrete jugosllave të
drejtuesve kryesor të Lëvizjes çlirimtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri
Zekës. Bashkimi i organizatave dhe grupeve ilegale në një organizatë të vetme
ishte përgjegjia më e mirë që i dhanë atdhetarët shqiptarë Jugosllavisë
shoviniste pushtuese menjëherë pas vrasjes së këtyre atdhetarëve të shquar. “Çastet
e vështira që po kalon atdheu ynë, rreziqet që po i thurren atij, e bënë edhe
më urgjente nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve të ndershëm e
patriotë, pa dallim feje, klase, krahine, përkatësie politike, në luftën kundër
armiqve”.[46] E
gjithë ndjekja, burgosjet, dënimet, torturat ç’njerëzore, vrasjet dhe terrori
shtetëror serbo-maqedono-malazezë (edhe në kohën e Jugosllavisë) ishte
përqëndruar mbi lëvizjen atdhetare-ilegale dhe mbi këtë organizatë (organizatat
e fshehta që u bashkuan në LPRK-LPK), mbi drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët
e saj. Koha tregoi se shovinistët serbo-maqedono-malazezë kishin patur të
drejtë. I vetëmi kërcënim për ta, për sigurinë e tyre dhe për fatin e tokave që
mbanin të pushtuara ishin organizatat e fshehta atdhetare. Midis tyre u dallua
LPK-ja dhe veprimtarët e saj të paepur dhe të vendosur për çlirimin e tokave të
pushtuara të Shqipërisë, të cilët Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës e
finalizuan me krijimin e UÇK-së, e cila përfundoi me clirimin e Kosovës së
mbetur pas copëtimit të saj midis republikave sllave. Për realizimin e këtij
objektivi madhor të kombit shqiptar, LPK, në Mbledhjen e saj të katërt (28-29
korrik 1993), të mbajtur në Prishtinë, mori vendimin historik për luftë të
armatosur kundërpushtuese-çlirimtare. Sektori i vecantë dhe krahu i armatosur i
LPK-së mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Që nga Jusuf Gërvalla,
Bardhoshi, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu,
Fadil Vata, Adem Jashari, Fehmi e Xhevë Lladroci, Abedin Rexha, Mujë Krasniqi,
Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Gursel e Bajram Sylejmani, Ismet Jashari,
Skënder Çeku, Ilaz Kodra, Bekim Berisha, Gëzim Paçarizi e dhjetëra e dhjetëra
emra të shquar kanë qenë anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës.[47]
Për nevoja të luftës, më 3 dhjetor 1993, Këshilli i Përgjithshëm i LPK themeloi
edhe Fondin “Vendlindja thërret”, me kryetar atdhedashësin e dëshmuar, Jashar
Salihun, “një segment tepër i rëndësishëm, pa të cilin as që mund të mendohej
organizimi dhe udhëheqja e luftës çlirimtare nga SHP i UÇK”.[48]
Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte edhe BETIMIN e saj, që në fakt ishte
programi i përbledhur i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare: "Si pjesëtar i
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave
të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik,
luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që
në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t'i mbrojtur interesat e
shenjta të Atdheut. Nëse shkelë këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të
ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!".[49]
Betimi i UÇK-së u bë edhe platformë politike dhe kombëtare e UÇK-së. Konform
këtij betimi u organizuan edhe zonat e UÇK-së. Zona e parë ishte Kosova
administrative, zona e II ishte në Maqedoninë shqiptare dhe Zona e III ishte në
Malin e Zi shqiptar. Nën trysninë e fuqishme diplomatike dhe të formave tjera
Lufta e UÇK-së u kufizua vetëm në Kosovën administrative. Kjo trysni bëri që
pak nga pak të tërhiqej në prapaskenë edhe LPK-ja dhe në vend të saj të ngritej
një Drejtori politike e UÇK. Sidoqoftë, drejtuesit politikë, ushtarakë dhe ata
të Fondit ishin pa përjashtim anëtarë dhe drejtues të LPK-së. Ajo mbeti fanar
udhërrëfyes çlirimtar, fuqidhënëse e të gjitha forcave të mirëfillta atdhetare,
të cilat treguan gatishmëri për ta projektuar dhe për ta realizuar lëvizjen e
armatosur kundër pushtuesit gjakatar serb. Me emrin e kësaj Lëvizjeje, me emrat
shumë të njohur të korifejve të rizgjimit kombëtar, u identifikua brezi i
luftëtarëve të lirisë, që u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, e cila i bëri realitet shumë nga synimet dhe aspiratat tona historike.[50]
Lufta e armatosur në Kosovë ka parahistorinë e saj. Ajo është e lidhur dhe
pasojë e përpjekjeve, dhunës, terrorit dhe gjenocidit serb për ta mbajtur
Kosovën të pushtuar dhe me sa më pak ose hiç shqiptarë. Hegjemonizmi dhe
shovinizmi serb u ringjallë në formën dhe përmbajtjen e tij më të rrezikshme në
kohën e Slobodan Milosheviçit, i cili goditi dhe dhunoi edhe ato pak të drejta
kulturore, politike e kombëtare që kishin fituar me shumë mund e gjak
shqiptarët me kushtetutën e vitit 1974. “Goditja ndaj autonomisë së Kosovës
ishte një akt antikushtetues, i cili shpoi tejpërtej zemrën e shtetit
jugosllav: parimin e federalizmit. Veprimi serb tronditi federatën nga
themelet. Veçanërisht të prekur u ndjenë kroatët dhe sllovenët. Frika, se një
ditë prej ditësh edhe ata do të trajtoheshin nga serbët në të njëjtën mënyrë
dhe fakti se autoritetet federale nuk i prisnin rrugën hegjemonisë serbe,
përkundrazi, e mbështesnin atë, i shtyu kroatët dhe sllovenët të kërkonin
pavarësinë. Ja përse mund të thuhet pa ngurrim se në Kosovë Jugosllavia mori
goditjen vdekjeprurëse”. [51]
2.2 Përballja e madhe shqiptaro-serbe në
Kosovë
Qëndresa
dhe përpjekjet e armatosura rifilluan me Tahir Mehën në Prekaz në vitin 1981. Pastaj,
në janar të vitit 1984, atdhetarët dhe drejtuesit e shquar të Lëvizjes
Çlirimtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ranë duke luftuar me armë në dorë
kundër forcave pushtuese jugosllave. Heroizmi dhe qëndresa e tyre u përsërit
edhe nga atdhetarët, veprimtarët dhe drejtuesit e njohur, Afrim Zhitija e Fahri
Fazliu, në nëntor të vitit 1989, në Prishtinë. Edhe në vitin 1993 ra me armë në
dorë Hasan Ramadani. Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, në Konferencën
e saj të Dytë, të mbajtur në Prishtinë, më 4 shkurt 1991, kishte formuar
sektorin-krahun e saj ushtarak, të cilin në Kosovë e udhëhiqte Xhavit Haziri,
ndërsa në Kroaci Fehmi Lladroci. Për këtë qëllim, me lejen e Kryetarit të Republikës
së Shqipërisë, Ramiz Alia, dhe të Ministrit të Mbrojtjes, Perikli Teta, ishin
organizuar në baza të ndryshme ushtarake edhe stërvitjet për shumë grupe të
vogla të shqipatërve atdhetarë dhe të gatshëm për luftë të armatosur çlirimtare.[52]
Me ardhjen e Sali Berishës në krye të shtetit shqiptar ndryshoi edhe qëndrimi
ndaj Kosovës dhe Lëvizjes së saj çlirimtare. Disa nga udhëheqësit kryesorë do
të arrestoheshin nga qeveria e Berishës në kohë të ndryshme: Adem Jashari më
1993, Zahir Pajaziti më 1995 dhe Hashim Thaçi më 1996, kurse “qeveria që u
shemb më 1997 bëri po aq pak për luftën ushtarake në Kosovë, sa edhe për
shumicën e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”.[53]
Veprimet e armatosura të LPK-UÇK kishin filluar vite më parë, por UÇK doli
hapur para kombit shqiptar dhe para botës mbarë më 28 Nëntor 1997, në kohën kur
organizimi, strukturimi dhe forca goditëse e UÇK kishte arritur një shkallë të
kënaqshme për rrethanat dhe kushtet në të cilat vepronte. “Serbia është duke i
masakruar shqiptarët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e vetmja forcë që
lufton për liri dhe bashkim kombëtar në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të
luftojmë”, deklaroi Rexhep Selimi para 20.000 shqiptarëve të mbledhur në
varrimin e mësuesit të vrarë, Halit Geci, nga forcat terroriste serbe.[54]
Masivizimi i UÇK dhe shpërthimi i Luftës ndodhi menjëherë pas qëndresës dhe
luftës së pashembullt të Komandantit, Adem Jasharit dhe Familjes Jashari. Lufta
dhe rënia heroike e Ademit dhe Familjes Jashari i dha zemër, i dha forcë dhe
preku ndërgjegjien, shpirtin dhe mendjen e çdo shqiptari e të mbarë kombit
shqiptar. “Nuk u shua familja jonë. Ne që kemi mbetur jemi në shërbim të
atdheut. Nuk ka vdekur asnjë pa paguar veten… Edhe fëmijët na kanë ndihmuar në
luftë kundër bishave të tërbuara… Ata që do ta lexojnë letrën, le të kuptojnë
se ne do të qëndrojmë këtu të pa nënshtruar…”, shkruanin pjesëtarët e mbetur
gjallë nga Familja e Madhe, JASHARI.[55]
Lufta e Prekazit ishte kushtrim për mobilizim dhe luftë të përgjithshme kundër
pushtuesëve serbë. Dhe kështu ndodhi. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës është
guerilja me rritjen më të shpejtë në botë”, deklaronte Gjenerali Vesli Klark.
Menjëherë pas Luftës së Prekazit, numri i atyre që kërkonin dhe shkonin t’i
bashkoheshin UÇK-së ishte i papërballueshëm për mundësit që kishte kjo ushtri.
Mungonte armatimi, mungonte veshmbathja, ushqimi dhe çdo gjë tjetër për të
gjithë ata shqiptarë që ishin të gatshëm të rroknin armët dhe të luftonin
kundër Serbisë. Një mobilizim dhe gatishmëri për luftë si kjo, nuk ishte parë
ndonjëherë në këto troje.
Por,
fondet dhe paratë që kishte grumbulluar-vjelur nga shqiptarët me mashtrim dhe
premtim për luftë, po i mbante të ngujuara “qeveria” e LDK-Bukoshit, e cila
fatkeqësisht ato mjete kurrë nuk ia dedikoi luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës për luftë kundër Serbisë.[56]
Madje, një pjesë e mirë e asaj paraje popullore po përdorej dhe shfrytëzohej
për propagandë kundër UÇK dhe Luftës saj të drejtë çlirimtare. Shumë i
angazhuar me konferencat e tij të shtypit dhe me tërë aparatin dhe strukturën e
tij kolaboracioniste kundër luftës çlirimtare ishte edhe Ibrahim Rugova,
kryetar i LDK, i cili, i bazuar në fuqinë e Serbisë, deklaronte se “Kosova
është shteti më i fortë në Evropë”, ndërsa po ky I. Rugova, në intervistën
dhënë gazetës gjermane, “Der Spiegel”, më 7mars 1998, menjëherë pas luftës dhe
qëndresës heroike dhe historike të Jasharajve në Prekaz, thoshte: “…Për nga
këndvështrimi ushtarak, ne nuk do të kishim kurrfarë shansi, për dy ditë do të
mund të na shkatërronin të gjithëve” (e kishte fjalën për forcën ushtarake të
Serbisë (vrejtja e autorit të punimit, Xh. B.).[57]
Nuk mbeteshin prapa me deklarata, propagandë dhe forma tjera të trysnisë as
qendra dhe qarqe të ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare. Madje diplomati
amerikan, Gelbard, e kualifikoi UÇK si organizatë terroriste: “Dhuna të cilën
po e shohim është tepër e rrezikshme dhe po rritet me shpejtësi të pabesueshme.
Ne i dënojmë aksionet e ashpra terroriste në Kosovë. UÇK, jashtë çdo pyetje,
është organizatë terroriste”.[58]
Të njëjtën gjë në një takim me Gelbardin deklaronte edhe Bujar Bukoshi, i
vetëquajtur kryeministër: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një grupacion i
njerëzve të frustruar, fshatarëve injorantë, të manipuluar nga fundrrinat e
marksizëm-leninizmit dhe të sigurimit të Enver Hoxhës, të cilët me veprimet e
tyre terroriste provokojnë policinë serbe”.[59]
Ky ishte një sinjal i gjelbërt për Milosheviçin dhe forcat e tij policore dhe
ushtarake për një sulm frontal ndaj UÇK dhe popullit shqiptar në Kosovë. “Çdo
gjë që është folur për UÇK-në deri më 31 janar 2007, deklaronte Jashar Salihu,
edhe mund të arsyetohet. Por, që nga 31 janari e tutje, ai që akuzon UÇK-në, ai
këtë e bënë për dy arsye: ose është idiot, ose është tradhtar”.[60]
Kjo mbase ishte edhe rruga që duhej ndjekur zhvillimi i ngjarjeve për të
arritur deri te Konferenca e Rambujes dhe ndërhyrja e NATO-së. Ndoshta kjo
ishte edhe prova që duhej ta kalonin dy forcat armike në Kosovë: Serbia me tërë
aparatin e saj pushtues-terrorist, nga njëra anë, dhe UÇK e përkrahur nga kombi
shqiptar, nga ana tjetër. Mundja e UÇK-së nga forcat serbe do të thoshte
vazhdim i robërisë, shpërnguljes, spastrimit etnik, terrorit dhe gjenocidit
serb në Kosovë. Ky ishte edhe qëllimi i ofanzivës së madhe serbe (për ta
vendimtare) në gusht të vitit 1998. Ishte një përpjekje dhe luftë tepër e
pabarabartë. Makineria pushtuese nuk kursente askend dhe asgjë në Kosovë.
Vriste dhe masakronte cilindo shqiptarë që kapte të gjallë. Për forcat serbe,
policore, ushtarake e paraushtarake (të gjitha një qendër komanduese kishin),
nuk kishte rëndësi as mosha dhe as gjinia e shqiptarëve. Të gjithë duheshin
vrarë, masakruar dhe dëbuar nga Kosova. Kështu i thoshte hapur dhe pa ekuivoke
kryetari i Serbisë, Miloshevici, Gjeneralit Vesli Klark në njërin nga tri
takimet që patën në Beograd. “Ne e dimë si ta kryejmë punën me vrasësit
shqiptarë, i thoshte Milosheviçi -Klarkut. Ne këtë e kemi bërë edhe më parë në
Drenicë në vitin 1946. Si e keni bërë-zgjidhur atë, e pyet Klarku. I kemi vrarë
që të gjithë. Na kanë marrë disa vite, por i kemi vrarë të gjithë”, ishte
përgjigjur kryeterroristi serb, Miloshevici.[61]
Shtëpitë, banesat, bagtitë dhe e gjithë pasuria e mundshme e shqiptarëve ishte
vënë në shënjestër të zjarrit të topave (artilerisë), tankeve, helikopterëve
dhe avionëve serbë. Kudo shtëpi, fshatra dhe qytete që digjeshin flakë, kudo
vdekje, shkatërrim, masakra dhe vrasje masive nga forcat serbe. Mësymja e
forcave serbe, edhe sipas Gjeneralit Vesli Klark, kishte objektiva të
përcaktuara qartë: “Asnjë shqiptar të gjallë në Kosovë. Pasuria e tyre të
grabitet dhe të digjet flakë”. [62]
Forcat e UÇK-së luftonin dhe tërhiqeshin për t’u riorganizuar më mirë në
përballjen e vazhdueshme me barbarinë serbe. Luftën dhe përballjen e tyre e
bënte më të vështirë detyra e rëndë për ta mbrojtur popullsinë civile, të
paarmatosur, e cila ndiqej këmba-këmbës, vritej dhe masakrohej pa mëshirë nga
serbët. Përgjegjësia e lartë dhe gatishmëria e secilit ushtar të UÇK-së
pamundësoi që krimi të jetë edhe më i rëndë për banorët e fshatit Recak, gjë që
e vërteton kulmimin me heroizmin e Komandantit të Brigadës 161, Ahmet Kaqikut
dhe dëshmorëve të tjerë të UÇK-së, që ranë për të mos vdekur kurrë, duke
mbrojtur popullsinë dhe viktimat e masakruara.[63]
Gjeneralët e Milosheviçit, të ekzaltuar nga veprimet e tyre kriminale, shpallën
se UÇK ishte zhdukur nga Kosova dhe se Serbia kishte fituar plotësisht mbi
shqiptarët. Pa kaluar muaji, deklaratat e tyre i demantuan brigadat e UÇK-së që
po krijoheshin dhe shfaqeshin më të fuqishme, më të organizuara dhe më të përgatitura
se më parë për luftë të pakompromis kundër Serbisë. “Megjithëse Milosheviçi ka
dëbuar me qindra mijëra shqiptarë kosovarë nga shtëpitë e tyre, shkruante
Presidenti Klinton në gazetën “Nju Jork Tajms, ai nuk ka mundur të eliminojë
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Madje radhët e saj po shtohen dita-ditës. Ajo
ka filluar të ndërmarrë ofenziva kundër forcave serbe, të cilat fshihen për t’u
shpëtuar goditjeve ajrore”.[64]
Lufta e UÇK-së dhe veprimet e saj të bashkërenduara, përkrahja mbarëkombëtare
që po i jepej asaj dhe popullit të Kosovës, simpatia që po fitonte kjo luftë në
botën e qytetëruar dhe demokratike dhe posaçërisht mbështetja e hapur e SHBA-së
pas ofanzivës serbe, e shtyri botën-Grupin e Kontaktit-të mendonte dhe të
vepronte më seriozisht se deri atëherë për Kosovën. Në një takim që përfaqëuesi
i BE, Volfgang Petrich, pati në Banjë të Malishevës me dy përfaqësuesë dhe
anëtarë të SHP të UÇK, H. Thaçin dhe F. Limajn, deklaroi se “për Kosovën tani
do të vendosë UÇK-ja, Bashkësia ndërkombëtare dhe Serbia”.[65]
Para tij me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK ishte takuar edhe i dërguari
amerikan, Shon Bërnsi. Këto ardhje të përfaqësuesve ndërkombëtarë në malet e
Kosovës për t’u takuar me përfaqësuesit dhe komandantët e UÇK-së, ishin dëshmi
e forcës, e rolit dhe e peshës që UÇK-ja dhe lufta e popullit shqiptar kishte
tash e tutje në përcaktimin e fatit të Kosovës. Vendimtar për organizimin dhe
thirrjen e Konferencës së Rambujes ishte fakti se Lufta e UÇK-së po merrte
përmasa mbarëshqiptare. Edhe më e rrezikshme bëhej mundësia (domosdoshmëria) e
hyrjes së shtetit shqiptar në luftë (qoftë edhe joformalisht dhe pa dëshirën e
një pjese të politikanëve të Tiranës). Kështu me një shpejtësi marramendëse
Lufta e UÇK-së do të shndërrohej në një luftë mbarëshqiptare për çlirimin e
tokave të pushtuara të Shqipërisë (ky ishte edhe Betimi i UÇK-së), në një luftë
ballkanike e më tej. “Çdo vonesë nga faktori ndërkombëtar, thuhej në
komunikatën nr 52 të UÇK-së, domethënë më shumë viktima, gjak, djegie,
shkatërrime dhe zgjerim konflikti ndërballkanik, pasojat e të cilit do të jenë
të paparashikueshme për paqen dhe vlerat e civilizimit demokratik botëror”.[66]
Këtu edhe duhet kërkuar arsyeja thelbësore e kësaj Konference dhe e efekteve të
prodhuara prej saj. Serbia nuk mundi ta thyente dhe ta shkatërronte UÇK-në, e
cila tashmë ishte bërë forcë reale e pakapërcyeshme ushtarake, politike dhe
diplomatike, dhe luftën e kombit shqiptar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
Lufta në Kosovë nuk mund të izolohej dhe të mbahej vetëm brenda kufijve të Kosovës.
“Zgjidhja”, sipas Fuqive të Mëdha (Grupit të Kontaktit), të cilat nuk ishin të
përgatitura për një zgjidhje të plotë të çështjes shqiptare, ishte thirrja e
një Konference Ndërkombëtare si ajo e Kemp Dejvidit dhe e Dejtonit. Por, “shqiptarët
nuk do të pajtoheshin me rikthimin e autonomisë që kishin gëzuar midis viteve
1974 -1987, sepse bashkësia ndërkombëtare do ta konsideronte të zgjidhur çështjen
e Kosovës”.[67]
2.3 Konferenca e Rambujes
Konferenca
e Rambujes, që përfundoi me një marrëveshje të propozuar nga Grupi i Kontaktit,
por që nuk u pranua (nënshkrua) nga delegacioni i Serbisë, ishte konferenca e
parë ndërkombëtare për Kosovën dhe çështjen e saj. Konferenca Ndërkombëtare për
Kosovën u mbajt në një qytet të vogël të Francës, në Rambuje. Hapja e kësaj
Konference ishte paraparë të bëhej më 5 shkurt 1999, por Serbia dhe forcat e
saj pushtuese në Kosovë penguan nisjen e delegacionit të UÇK-së nga aeroporti i
Prishtinës. Përgatitjet, takimet dhe bisedimet për organizimin e një konference
ndërkombëtare ishin bërë kryesisht nga përfaqësuesit diplomatik të SHBA-së nën
drejtimin e Ambasadorit amerikan në Shkup, Kristofer Hill. Në këto përgatitje
ishte përfshirë edhe Grupi i Kontaktit, i cili po bënte përpjekje për
përafrimin e dallimeve, pikëpamjeve dhe interesave të ndryshme karshi çështjes
së Kosovës dhe rajonit të Ilirisë-Ballkanit. Më 29 janar Grupi i Kontaktit
kishte bërë edhe një deklaratë me të cilën i quante “fajtorë për
përshkallëzimin e dhunës si forcat serbe të sigurimit ashtu edhe UÇK-në dhe
shprehte keqardhjen për dështimin e të dy palëve për të arritur një zgjidhje
politike”.[68] Shqiptarëve,
sidomos drejtuesve politikë dhe ushtarakë të UÇKsë, iu ofrua edhe një projekt-dokument
me pjesën e negociueshme dhe me atë të panegociueshme. Ky propozim-dokument
shkaktoi edhe reagime dhe debate të ndryshme. Pati nga ata që ishin për
shkuarje në Konferencë, por kishte edhe nga ata që ishin kundër shkuarjes dhe
pjesëmarrjes në një Konferencë, ku deri në një shkallë të papranueshme ishte
paracaktuar rezultati. “Megjithatë, dominoi qëndrimi dhe logjika racionale pro
organizimit dhe shkuarjes në një konferencë të tillë, që padyshim do të rriste
peshën e faktorizimit të Kosovës dhe të faktorit të saj boshtor, Ushtrisë
Çlirimtare, që me këtë pjesëmarrje në konferencë ajo po legjitimohej
ndërkombëtarisht si ushtri dhe si luftë e mirëfilltë çlirimtare”.[69]
Të papranueshme për shqiptarët ishin sidomos dhjetë pikat e panegociueshme të
Grupit të Kontaktit. Kjo mbase ishte edhe arsyeja kryesore pse simboli i
qëndresës shqiptare dhe njëri nga përfaqësuesit e njohur të UÇK-së, Adem
Demaçi, ishte kundër Konferencës së Rambujes. E papranueshme për Adem Demaçin
ishte sidomos pika e pestë e këtij dokumenti. Megjithatë, siç thotë diplomati i
njohur amerikan, Henri Kisinxher: “Paqja, stabiliteti, progresi dhe liria duhet
të kërkohen në një udhëtim që nuk ka fund”.[70]
Ja cilat ishin dhjetë pikat kornizë të marrëveshjes: 1.Domosdoshmëria e
ndërprerjes së menjëhershme të dhunës dhe respektimi i armëpushimit. 2.Zgjidhja
paqësore përmes dialogut. 3.Marrëveshja kalimtare: një mekanizëm për zgjidhjen
përfundimtare pas periudhës kalimtare tri vjeçare. 4.Mosndryshimi unilateral i
statusit kalimtar. 5.Integriteti territorial RFJ dhe vendeve fqinje. 6.Mbrojtja
e të drejtave të pjesëtarëve të të gjitha bashkësive nacionale (ruajtja e
identitetit, e gjuhës dhe arsimimit: mbrojtje e veçantë e institucioneve të
tyre religjioze). 7.Zgjedhje të lira dhe të ndershme në Kosovë (vendore dhe
qendërore) nën mbikëqyrjen e OSBE-së. 8.Asnjëra palë nuk do të ndjekë penalisht
dikend për krime që lidhen me konfliktin e Kosovës (përveç krimeve kundër
njerëzimit, krimeve të luftës dhe shkeljeve tjera serioze të të drejtës
ndërkombëtare). 9.Amnestia dhe lirimi i të burgosurëve politik. 10.Pjesëmarrja
ndërkombëtare dhe bashkëpunimi i plotë i të gjitha palëve për zbatimin e
marrëveshjes. Pas një debati dhe këshillimi me strukturën politiko-ushtarake
dhe me miqtë ndërkombëtarë, drejtuesit e UÇK-së vendosën të marrin pjesë në
këtë Konferencë Ndërkombëtare. Të tjerët, sidomos LDK, ishte pajtuar që në
fillim, por pa UÇK-në, nuk mund të mbahej Konferenca, s’kishte asnjë vlerë,
sepse palë në luftë me Serbinë pushtuese, ishte UÇK-ja. Sidomos Serbia ishte
shumë e interesuar dhe e angazhuar për një Konferencë pa pjesëmarrjen e UÇK-sè.
Jashar Salihu, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Kryetar i Fondit
“Vendlindja thërret”, me të drejtë deklaronte ato ditë: "Në qoftë se
delegacioni i UÇK-së nuk lejohet të niset, bisedimet kanë marrë fund. Ne kemi
kundërshtuar propozimin e tyre për të formuar një delegacion të ri dhe, në
qoftë se Grupi i Kontaktit nuk mund ta pranojë delegacionin tonë dhe të
garantojë jetën e tyre, atëherë nuk do të ketë më bisedime".[71]
Kryetari i delegacionit të Serbisë thoshte se “vendi i vrasësve dhe i rrëmbyesëve
është në burg e jo në tavolinën e bisedimeve”. Këtyre ideve serbe, Volfgang
Petriç, njëri nga tre negociatorët kryesor, iu përgjigj me ironi therëse:
"Do të doja vërtet të dëgjoja prej tij, Markoviçit, se si e parashikon një
zgjidhje të vërtetë për Kosovën pa UÇK-në".[72]
Për
qëllime të paracaktuara dhe që ishin në përputhje me propozim-marrëveshjen dhe
me qëllimin themelor të Konferencës së Rambujes, në delegacionin e Kosovës, pas
delegacionit të UÇK (katër anëtarë), ishte radhitur edhe delegacioni i LDK (4
anëtarë), pastaj ai i LBD (4 anëtarë), që ishte krah dhe mbështetës i Luftës
Çlirimtare dhe dy anëtarë të “pavarur”. Pas përpjekjeve të shumëta të
përfaqësuesëve ndërkombëtar, sidomos të Shon Bërnsit, delegacioni i UÇK-së me
armët e brezit u paraqit në aeroportin e Prishtinës dhe para hundës së
pushtuesve hyri në aeroplan për të shkuar në Rambuje. Rreth orës 18 delegacioni
i Kosovës hyri në Kështjellën e Rambujes ku ishte paraparë mbajtja e
Konferencës. Mijëra mërgimtarë ishin mbledhur dhe po manifestonin para
Kështjellës në përkrahje të delegacionit të Kosovës dhe kundër terrorit dhe
gjenocidit serb në Kosovë. “Qyteti i vogël i Rambouillet gëlon nga shqiptarët.
Kanë ardhur me mijëra nga gjithë bota, me makina, me avionë, me trena dhe
natyrisht me këmbë, si në kohërat rapsodike. Kanë mbushur hotelet e tani
mbushin birraritë e kafenetë. Janë të shtyrë pa dyshim nga shqetësimi për
kombin e tyre. Disa kanë lënë punët në Nju-Jork, në Toronto a në vendet
skandinave, për të qenë aty pranë kështjellës mesjetare ku vendoset fati i
Kosovës”.[73] Roli,
anagzhimi dhe mbështetja e mërgatës shqiptare për organizimin dhe drejtimin
politik e ushtarak të Luftës Çlirimtare (UÇK-së) herë-herë ishte vendimtare.
Mbijetesa dhe qëndresa e Kosovës dhe e popullit shqiptar të kësaj krahine,
sidomos në kohën e represionit dhe të gjenocidit milosheviçian, ishte e lidhur
ngushtë, përveç me shtetin shqiptar, edhe me mërgatën shqiptare. Për rolin, rëndësinë
dhe peshën që ka mbajtur mërgata shqiptare për çlirimin e Kosovës do të duhej
një punim i veçantë.
Bisedimet
në kështjellën e Rambujes ishin të vështira për delegacionin e Kosovës.
Delegacioni i Serbisë ishte i interesuar për një zgjidhje që garantonte
tërësinë tokësore të Serbisë-Jugosllavisë. Sipas Ambasadorit të Austrisë,
Volfgang Petrich, delegacioni serb ishte vërtetë aktiv dhe ka kontribuar në
mënyrë të ndjeshme në arritjen e kompromisit për sistemin e ardhshëm politik
dhe ligjor në Kosovë. Pas dy javë bisedimesh, në bazë të një kuadri të
përcaktuar nga Grupi i Kontaktit-i përbërë nga SHBA, Franca, Britania e Madhe,
Gjermania, Italia dhe Rusia-Ratko Markoviq, një prej drejtuesve të ekipit serb,
i ka dërguar një letër treshes së diplomatëve duke lënë të kuptohej se Serbia
pranonte në parim një marrëveshje e cila u ofronte shqiptarëve "një nivel
të gjerë autonomie. Në këtë letër shprehej dëshira për të diskutuar edhe
njëherë për karakterin e pranisë ndërkombëtare.[74]
Kjo edhe mund të jetë e vërtetë. Delegacioni serb, i cili “komandohej” nga
Milosheviçi, ishte aktiv dhe angazhohej për një zgjidhje që nuk e pranonin
shqiptarët, sepse shqiptarët po luftonin për clirim dhe shkëputje të plotë nga
pushtuesit serbë dhe Serbia.
Një
çështje me rëndësi dhe peshë të veçantë ishte edhe çarmatosja (demilitarizimi)
e UÇK-së. Serbia nuk kishte mundur ta thyente dhe çarmatoste UÇK-në dhe popullin shqiptar. Prandaj, me marrëveshje
kërkohej prania e një force ushtarake ndërkombëtare, e cila do të garantonte
paqen, duke çarmatosur UÇK-në dhe duke mbikëqyrur forcat ushtarako-policore
serbo-jugosllave. Demilitarizimi i UÇK-së për shqiptarët ishte i papranueshëm,
sepse ajo ishte e vetmja forcë që garantonte çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
Serbinë e kishte detyruar të vinte në Rambuje lufta çlirimtare e popullit
shqiptar dhe trysnia ndërkombëtare, por ajo nuk ishte e interesuar për një
zgjidhje të drejtë paqësore. Serbia shoviniste e Milosheviçit akoma ëndërronte
për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Ajo besonte se Rusia, Franca,
Italia e Kina nuk do të lejonin dhe miratonin ndërhyrjen ushtarake të NATO-së
në Kosovë. Qëllimet dhe përpjekjet e këtyre shteteve për ta “shpëtuar” Serbinë
i dëshmon në librin e tij edhe Xhejms Rubini, sekretar i Sekretares së shtetit,
Medlin Ollbrajt, i cili tregon fare hapur: “Gjatë Rambujes francezët dhe
italianët kanë dashur që t’i pengojnë përpjekjet e administratës amerikane për
ta njësuar NATO-n kundër regjimit të Beogradit. …Edhe më keq po dështonte
uniteti i evropianëve. Italianët tani po bashkëpunonin me serbët për të
përfunduar konferenca sipas dëshirës së Beogradit… Opinioni publik Italian
vazhdimisht ka qenë armiqësor kundrejt planeve të NATO-së për ndërhyrje me
forcë kundër fqinjve serbë… Ministri jashtëm italian, Lamberto Dini, përpiqej
t’i përcante njerëzit… Pas disa orësh kuptuam se ai i kishte treguar projekt-dokumentet
presidentit serb, Milan Milutinoviç. Në një moment ai u kthye me sugjerimin që
të hidhnim poshtë kërkesën tonë që trupat e NATO-së të zbatojnë marrëveshjen.
Më në fund Ollbrajt i tha: Lamberto, kjo gjë nuk bënë fare. E tërë kjo që po
bëjmë është që t’i detyrojmë serbët të pranojnë forcat e NATO-s. Në të njëjtën
kohë, për arsye akoma misterioze, francezët sabotonin përpjekjet tona për të
marrë miratimin e shqiptarëve. Ata penguan ardhjen e Gjeneralit Klark në
Rambuje…”.[75]
2.4 Bisedimet e vështira të
Rambujes
Autonomia
që ofronte projekt-marrëveshja e Rambujes (e cila përbëhej nga dy pjesë: Pjesa
e parë ishte politike dhe pjesa e dytë ishte siguria ose instrumentet e
detyrimit) për Kosovën brenda Republikës Federative të Jugosllavisë dhe prania
ushtarake e NATO-së në Kosovë për Serbinë ishte tërësisht e papranueshme.
Sidomos, shtojca B, e cila u jepte trupave të NATO-s, automjeteve, anijeve dhe
aeroplanëve të tyre, kalim të lirë dhe të pakufizuar në të gjithë republikën e
Jugosllavisë, përfshirë hapësirat ajrore shoqëruese dhe ujërat territoriale,
ishte e papranueshme për Serbinë. Kjo, sipas Beogradit, ishte një përpjekje e
NATO-s për ta pushtuar gjithë Serbinë dhe kështu përbënte njërën nga arsyet
madhore për të mos e nëshkruar marrëveshjen. Por, edhe delegacioni i Kosovës,
posaçërisht përfaqësuesit e UÇK-së, e kishin tepër të vështirë të pranonin një
marrëveshje që nuk parashikonte dhe garantonte pavarësinë e Kosovës nga
Jugo-Serbia. “Për kosovarët nënshkrimi ishte i vështirë. Ata duhet të hiqnin dorë
nga kërkesa të cilën që nga fillimi i viteve të 90-ta e quanin conditio sine
qua non për zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës, nga pavarësia e
Kosovës”. Marrëveshja konfirmonte dhe rikonfirmonte ruajtjen e integritetit
territorial dhe të sovranitetit të RFJ-së. Edhe sipas Blerim Shalës (anëtar i
pavarur i delegacionit), NATO duhej të stacionohej në Kosovë. Kjo ishte aksiomë
e padiskutueshme. “Këtu edhe atëherë, e edhe tani, ne mund të spekulojmë dhe
analizojmë sa të duam, pse ky ishte interes strategjik amerikan. Por, edhe
atëherë e edhe tani e dimë që ardhja e NATO-s në Kosovë ishte interes jetik i
shqiptarëve. Nëse pra prania e forcave serbe në Kosovë ishte qëndrim i forcave
që u sillnin dhunë dhe vdekje shqiptarëve, ardhja e ushtarëve të NATO-s kishte
domethënien e garantimit të jetës dhe të rendit në Kosovë. Por, NATO nuk mund
të vinte në Kosovë pa pranimin, nga ana jonë, të Planit të Grupit të Kontaktit,
i cili në kaptinën ushtarake, e cila definonte ardhjen dhe qëndrimin e trupave
të Paktit NATO, ishte i padiskutueshëm. Ky fakt i ishte përsëritur disa herë
delegacionit tonë dhe atij serb, për të evituar keqkuptimet eventuale. Kosova
do duhej të vetqeverisej nga kosovarët, pa ndërruar rrënjësisht strukturën e
shtetit të përbashkët serbo-malazez apo, thënë më troç, Kosova në fazën
kalimtare do të mbetej nën sovranitetin e RFJ-së. Thënë figurativisht, ky
koncept nënkuptonte nxerrjen e Serbisë jashtë Kosovës, por jo nxerrjen e
Kosovës jashtë RFJ-së”.[76]
Me këtë Marrëveshje pakicave kombëtare dhe etnike (bashkësive nacionale, siç
quhen aty) u garantoheshin të drejta shtesë, ndërsa pakica serbe (5%) barazohej
me popullin shqiptar, që përbënte shumicën absolute, mbi 90%. Pak a shumë, në
thelb, kështu mendonte zgjidhjen edhe “opozitari” i Milosheviçit, Zoran Gjinxhiq:
“Zgjidhja e vetme, e cila do t’i mbronte interesat e serbëve në Kosovë është
kantonizimi etnik, sepse, në të kundërtën, nga 10 policë, 9 do të ishin
shqiptarë, nga 10 gjyqtarë, 9 do të ishin shqiptarë. Ndërsa kantonizimi nënkupton
se kantoneve do t’u jepet çdo gjë që është paraparë në marrëveshjen Holbruk –
Milosheviç”.[77] Statusi
kalimtar tre vjeçar nuk garantonte se Kosova do të bëhej e pavarur, do të
shkëputej plotësisht nga Serbia. Këtu qëndronte edhe vendosmëria për të mos e
pranuar marrëveshjen përfaqësuesit e UÇK-Kosovës.
Konferenca
ishte në prag të dështimit. Për ta shpëtuar erdhi nga Uashingtoni Sekretarja e
shtetit, Medlin Ollbrajt, e cila u përpoq ta bindë delegacionin e Kosovës që të
pranonte marrëveshjen. Përfaqësuesit e UÇK-së kërkonin që në Marrëveshje të
përfshihej dhe garantohej e drejta për referendum pas tri vjetësh me të cilin
do të shprehej vullneti i popullit të Kosovës për pavarësi. Grupi i Kontaktit,
bashkëdrejtuesit e Konferencës, Kuku e Vedrini, dhe kryenegociatorët: Hill (SHBA),
Petritch (BE) dhe Majorski (Rusi) ishin shqetësuar tejmase nga frika e
dështimit të Konferencës, e cila në këto rrethana u shty edhe tri ditë tjera.
Nënshkrimi i Marrëveshjes nga delegacioni i Kosovës dhe mosnënshkrimi i saj nga
ana e Serbisë i hapte rrugë bombardimeve të NATO-s. Këtë në njëfarë mënyre dhe
gati hapur ua thoshin shqiptarëve diplomatët amerikanë. Edhe pse ishte gati e
sigurtë se Beogradi nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen, delegacioni i Kosovës
duhej ta kishte parasysh edhe mundësinë e nëshkrimit nga ana e Serbisë. Më 23
shkurt ishte gati edhe versioni përfundimtar i Marrëveshjes, të cilën
delegacioni i Kosovës garantoi (me shkrim) se do ta nënshkruante pas dy-tri
javë diskutimesh dhe këshillimesh me strukturën e UÇK dhe me popullin e Kosovës.
Edhe Qeveria shqiptare ishte për nënshkrimin e marrëveshjes. “Marrëveshja në
tërësinë e saj është pozitive, hapë një proces, i cili do të ketë të ardhmen e
vet. Duke qenë se Kosovës i jep një autonomi të gjerë, brenda së cilës do të
ketë institucionet e veta dhe në fund të periudhës tranzitore do të ketë dhe
një tjetër konferencë ndërkombëtare, ku do të diskutohet për statusin final të
Kosovës, mendoj që ky takim dhe kjo marrëveshje janë pozitive dhe duhen
mbështetur”.[78] Shqiptarët,
forcat çlirimtare, u gjendën përpara një mëdyshjeje të madhe. Në qoftë se nuk e
pranonin marrëveshjen, atëherë lufta do të vazhdonte, ata do të humbnin
mbështetjen ndërkombëtare dhe po kështu mund të humbnin një mundësi historike
për të filluar një proces i cili, në fund, mund (ose jo) të çonte drejt
pavarësisë. Gjithashtu, atyre iu tha se vendet perëndimore, pavarësisht nëse do
të mund ta bënin vërtet një gjë të tillë apo jo, do të merrnin masa të fuqishme
për t'i zënë frymën financimit të UÇK-së nga diaspora dhe se forca nga vendet e
NATO-s mund të vendoseshin në kufirin shqiptaro-shqiptar për t'i prerë rrugën
furnizimit me armë. Përveç gjithë kësaj, mbi kokat e tyre qëndronte si shpata e
Demokleut edhe kërcënimi se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore,
mund ta shpallnin UÇK-në grup terrorist. Megjithatë, edhe në këtë situatë,
përfaqëuesit dhe drejtuesit politikë të UÇK-së nuk u luhatën në përcaktimin e
tyre për luftë çlirimtare deri në fitore. Këto qëndrime u bënë edhe publike
përmes deklaratave dhe konferencave me gazetarë. Kombi shqiptar ishte i gatshëm
për një luftë për jetë a vdekje me Serbinë. Sekretarja amerikane e shtetit,
Medlin Ollbrajt, e cila dha një ndihmesë të veçantë për Kosovën dhe luftën e
saj të drejtë, me t’u kthyer në Uashington, në Dhomën e Përfaqësuesve të
Kongresit Amerikan deklaroi: “Kosova përbën një provë kritike për NATO-n dhe
institucionet tjera në të cilat SHBA kanë interesa jetësore. Në rast se ne nuk
këmbëngulim në vendosmërinë tonë, ne do të dobësojmë këto institucione në të
cilat ne mbështetemi jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë kontinentin
evropian. Kjo është një dobësi të cilën ne nuk mund ta lejojmë. SHBA-të janë të
interesuara që gjendja në Kosovë të zgjidhet në një mënyrë që të nxitë
tolerancën dhe parimet demokratike. Nuk ekziston asnjë mundësi që shqiptarët të
nënshkruajnë marrëveshjen pa pjesëmarrjen e SHBA-së në forcën ushtarake për
zbatimin e saj. Në Rambuje nuk u arrit ajo që u shpresua, megjithëse Rambujeja
nuk ishte fundi i përpjekjeve! Populli i Kosovës meriton të jetojë në demokraci
e paqe, që shqiptarëve t’u respektohen të drejtat dhe prejardhja”.[79]
Marrëveshja e Rambujes u nënshkrua më 18 mars 1999 në Paris nga pala shqiptare
dhe ajo ndërkombëtare, por nuk u nënshkrua (për fatin e Kosovës) nga pala
serbe.
E
vetmja çështje e rëndësishme kishte mbetur koha se kur do të hidhej bomba e
parë. “Ishte mbyllur një periudhë e gjatë e historisë së Kosovës dhe, kur nisi
bombardimi më 24 mars, u hap një epokë e re, e cila është një histori tjetër”.[80]
Kështu, Konferenca e Rambujes hapi rrugën e bombardimeve të NATO-s, të cilat
shpejtuan kapitullimin e Serbisë (Jugosllavisë së Serbisë) dhe krijuan kushtet
e domosdoshme për zgjidhjen paqësore dhe me negociata të statusit të ardhshëm
të Kosovës. Ky ishte edhe një shembull i shkëlqyer dhe unik (deri atëherë) i
bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet forcave dhe luftës së UÇK-së në tokë
dhe forcave dhe luftës ajrore të NATO-s. “Sa i përket UÇK-së, deklaronte
Ministri i jashtëm shqiptar, Paskal Milo, të gjithë shqiptarët duhet të jenë të
ndërgjegjshëm, që falë atyre djemve trima, patriot, çështja e Kosovës erdhi dhe
u bë një çështje urgjente ndërkombëtare. UÇK-ja ishte fermenti, që çoi dhe po
çon në zgjidhjen e problemit të Kosovës. Pa UÇK-në Kosova do të vazhdonte ende
të vërtitej në vorbullën e diplomacisë boshe, të një diplomacie joefektive, që
do të kënaqej me deklarata dhe jo me veprim konkret diplomatik që synon
zgjidhjen reale afatgjate të çështjes së Kosovës”.[81]
2.5 Marrëveshja e
Kumanovës
Mosnënshkrimi
i Marrëveshjes së Rambujes nga ana e Serbisë tregonte se Serbia po kërkonte
vazhdimin e luftës me shqiptarët. Kryetari i SHBA, Klinton, dërgoi diplomatin e
njohur, Richard Holbruk, edhe njëherë në Beograd (më 21 mars 1999) për ta
bindur Milosheviçin që ta nënshkruante Marrëveshjen e Rambujes, por çdo
përpjekje për ta bindur Milosheviçin me fjalë ishte e kot. Vazhdimi i luftës
dhe zgjerimi i saj në një luftë të përgjithshme shqiptaro-serbe ishte me
rreziqe të paparashikuara për rajonin e Ilirisë dhe, mbase, për vetë Evropën.
Fuqitë e Mëdha nuk ishin të gatshme për sfida të tilla. Raporti i forcave në
botë (marrëdhëniet midis fuqive të mëdha) diktonte nevojën e përfundimit të
luftës në Kosovë dhe shmangien e rrezikut të zgjerimit të saj jashtë kufijve
administrativ të Kosovës. “Në qoftëse konflikti vazhdon, ka shumë të ngjarë të
shkaktohen humbje të jashtëzakonshme në jetë njerëzish, por edhe një krizë për
shkak të dyndjeve masive të refugjatëve në qendër të Evropës. Ekziston një
rrezik serioz që armiqësitë të shpërndahen në demokracitë e reja fqinje, në
Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe të rindizet konflikti në Bosnjë, për të cilin ne
punuam aq shumë për ta ndalur. Ai mund të përfshijë madje edhe aleatët tanë të
NATO-s, Greqinë dhe Turqinë. Në qoftë se do të presim që viktimat të shtohen dhe
lufta të përhapet, çdo përpjekje për ta ndalur atë, do të kërkoj një çmim tepër
të lartë në kushte edhe më të rrezikshme. Koha për ta ndalur luftën është
pikërisht tani”.[82] Ky
edhe ishte, përveç arsyeve dhe interesave tjera afatgjata, shkaku themelor i ndërhyrjes
së NATO-s për përfundimin e luftës në Kosovë dhe për Kosovën.
Bombardimet e NATO-s filluan më 24 mars 1999. Ato filluan
dhe vazhduan pa miratimin e OKB-Këshillit të Sigurimit, sepse Rusia dhe Kina
kishin paralajmëruar se do të përdornin veton në këtë çështje. Pati edhe disa
vende anëtare të NATO-s që u luhatën dhe nuk e bënin shumë me dëshirë
bombardimin e Serbisë. Madje Greqia nuk lejoi, edhe pse anëtare e NATO-s,
përdorimin e hapësirës ajrore dhe të aeroporteve të saj për bombardimin e Serbisë.
Bombardimi i forcave serbe dhe i Serbisë zgjati 73 ditë. Terrori, masakrat,
gjenocidi dhe holokausti serb ndaj shqiptarëve u thellua më tej gjatë kohës së
bombardimeve. Por, lufta e UÇK dhe qëndresa e popullit shqiptar, edhe në këto
kushte dhe rrethana, u ridëshmua se është e pathyeshme. Gjenerali Wesli Klark,
në librin e tij “Waging Modern War”, f. 330, shkruan: “Ne gjithashtu pranonim
informata nga UÇK-ja, që kishin të bënin me luftën, e cila zotëronte vijën
dominante, vijën kyçe të komunikacionit në veri, në drejtim të Beogradit… Ne e
vumë re se UÇK – ja mbante të hapur një korridor të vogël në veri të Shqipërisë
përmes fshatit Koshare. Lufta e vazhdueshme e saj i detyronte shpesh forcat
serbe të dilnin në terren të hapur, ku na jepej neve mundësia t’i godisnim ato.
Ne kishim informata të konsiderueshme rreth planeve të UÇK-së për të sulmuar
brenda në Kosovë… UÇK-ja i nxirrte batalionet serbe nga fshatrat, përmes
dyluftimeve, duke na dhënë neve mundësinë t’i sulmonim nga ajri.” Ndërsa në
vitin 2003, si dëshmitar në gjyqin kundër Millosheviçit, në Hagë, Klark
deklaroi: “Në Kosovë, Serbia ka pasur një përdorim të tepruar të forcës si nga
policia ashtu edhe nga ushtria dhe kjo e ka rritur motivacionin e popullatës
për të rezistuar”.[83]
Forcat serbe të tërbuara nga humbjet që u shkaktonin
forcat e UÇK-së në tokë dhe ato të NATO-s nga ajri, hakmerreshin ndaj
popullsisë së paarmatosur. Mijëra qytetarë, gra, fëmijë, burra e pleq të
paarmatosur vriteshin, masakroheshin, dhunoheshin e digjeshin të gjallë.
Kufomat e të masakruarve digjeshin në furrat e shkritoreve të Serbisë. Gjenocid
dhe holokaust i përmasave nazifashiste. Sipas humanistes së njohur serbe,
Natasha Kandiç, “në bazë të dhënave që Fondi për të Drejtën Humanitare ka
pranuar deri tani, nga ana e disa burimeve të pavarura, djegia e trupave në
fabrikën “Maçkatica” është bërë në dy etapa, më 16 dhe 24 maj të vitit 1999,
pas mesnatës, nën mbikëqyrjen e “Beretave të kuqe”, të cilat atëbotë e kishin
bazën e tyre në “Bella Vodë” - afër Vranjës. Komandanti i atëhershëm i
“Beretave të kuqe”, Milorad Legija, sipas burimeve në fjalë, kishte marrë
pjesë, personalisht, në përcjelljen e një transporti deri në vendin e ngjarjes
dhe kishte qenë i pranishëm me rastin e djegies së tyre. Trupat qenë djegur në
“shkritoret e hapura” nr. 4 dhe 5. Pranimin dhe organizimin e djegies së
kufomave e kanë bërë: 1. Zoran Stoshiqi, i cili atëherë ishte kryeshef i
sigurimit shtetëror për rrethin e Pçinjës; 2. Bratisllav
Milenkoviqi, shef i BIA-s për Vlladiçin Han dhe Surdulicë; 3. Dragan Stankoviqi,
kryeshef i SUP-it në Surdulicë që nga viti 1993; 4. Mirosllav Antiqi, kryeshef
i BIA-s në Vranjë; 5. Dragan Llakiçeviqi, drejtor i “Maçkaticës” dhe zëvendësi
i tij dhe 6. Aca Gjorgjeviqi”. [84]
Marrëveshja e Kumanovës ishte rezultat i
kapitullimit të Serbisë në përballje me forcat e UÇKsë dhe nga bombardimet e
NATO-s. Më 9 qershor 1999 Slobodan Milosheviçi dhe gjeneralët e tij gjakatarë
pranuan kapitullimin pa kushte. Marrëveshja tekniko-ushtarake u nënshkrua në
Kumanovë nga Gjeneral lejtnant, Majk Xhekson, për NATO dhe nga gje. Kol.,
Svetozar Marjanoviç, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave
dhe nga përfaqësuesi i Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, gjen.
Lejtnat, Obrad Stefanoviç. Marrëveshja parashikonte tërheqjen e plotë të të
gjitha forcave ushtarake e policore të Serbisë-Jugosllavisë nga Kosova.
Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës i kishte parapri dokumenti që
Kryetari Ahtisari i kishte dorëzuar kryetarit të Serbisë, Milosheviç në
Beograd. Ky dokument ishte miratuar nga Kuvendi i Serbisë dhe nga qeveria e RFJ
më 3 qershor 1999. Sipas kësaj marrëveshjeje nga Kosova duhet të largoheshin të
gjitha forcat e RFJ-së. Në pikën 3, nënpika c të kësaj marrëveshjeje thuhej
shprehimisht: “Forcat e RFJ” përfshijnë të gjithë personelin dhe organizatat e
RFJ dhe të Republikës së Serbisë me aftësi ushtarake. Kjo përfshin forcat
ushtarake dhe detare, grupet e armatosura civile, grupet asociative
paramilitare, forcat ajrore, gardat kombëtare, policinë kufitare, rezervat ushtarake,
policinë ushtarake, shërbimet e inteligjencës, Ministrinë federale dhe serbe të
punëve të brendshme, policinë lokale, speciale, atë kundër trazirave dhe
antiterrorist dhe çfarëdo grupi apo individi tjetër, që përcaktohet nga
komandanti i forcave ndërkombëtare të sigurimit (KFOR).[85]
Marrëveshja e Kumanovës i hapi rrugë miratimit të Rezolutës 1244 nga Këshilli i
Sigurimit i OKB dhe pezullimit të bombardimeve të NATO-s.
2.6 Rezoluta 1244 dhe
Kosova nën administrimin-sundimin e UNMIK-ut
Rezoluta
1244 u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB në mbledhjen e tij të 4011-të, më
10 qershor 1999. OKB kishte miratuar edhe disa rezoluta para kësaj për gjendjen
në Kosovë: Rezoluta 1160 e datës 31 mars 1998, 1199 e datës 23 shtator 1998,
1203 e datës 24 tetor 1998 dhe rezolutën 1239 të datës 14 maj 1999, por
Serbia-RFJ asnjërën prej tyre nuk e kishte respektuar. Rezoluta 1244 ishte me
fat, sepse respektimin e saj e garantonin bombardimet 73 ditëshe të NATO-s,
Marrëveshja e Kumanovës dhe vendosja e forcave të NATO-s (KFOR) në Kosovë.[86]
Kjo Rezolutë i dha rol të rëndësishëm OKB-së në Kosovë, duke vendosur edhe
administratën e saj, UNMIK. Kryetari amerikan, Klinton, deklaronte se duke
vepruar në këtë mënyrë ne ndihmuam në mbrojtjen e parimeve të OKB-së dhe i
dhamë mundësi asaj të luante rolin qendror në të ardhmen e Kosovës. “Në botën e
vërtetë, parimet shpesh ndeshen dhe duhen bërë zgjidhje të ashpra. Rezultati me
Kosovën është shpresëdhënës”.[87]
Edhe Rezoluta 1244 ishte rezultat i raportit të forcave, rezultat sidomos i marrëdhënieve
SHBA-Rusi. Në anën e Rusisë ishte edhe anëtarja tjetër e Këshillit të Sigurimit
me të drejtë vetoje, Kina. Bombardimet e NATO-s kishin filluar dhe kishin
vazhduar pa një rezolutë të OKB dhe pa miratimin e saj, sepse një rezolutë ose
miratim i OKB nuk mund të pritej. Të paktën Rusia dhe Kina nuk do ta jepnin
asnjëherë pëlqimin për ta bombarduar Serbinë. Kjo ishte arsyeja që edhe pas
asaj lufte të gjatë dhe plotë sakrifica që po bënte populli shqiptar për
çlirimin e Kosovës, edhe pas angazhimit të NATO-s në këtë luftë Këshilli i
Sigurimit i OKB-së, miratonte një rezolutë që nuk e tejkalonte Marrëveshjen e
Rambujes, e cila u vu në themele të Rezolutës 1244. Ministrat e Jashtëm të
G8-ës, më 6 maj 1999 kishin miratuar parimet e përgjithshme për zgjidhjen
politike të krizës së Kosovës, që nuk dallonin nga ato të Marrëveshjes së
Rambujes: -Përfundimi i menjëherëshëm dhe i verifikueshëm i dhunës dhe i represionit
në Kosovë; -Dislokim i një pranie të efektshme ndërkombëtare civile dhe i një
pranie të sigurisë në Kosovë, të miratuara dhe të aprovuara nga Kombet e
Bashkuara, të afta për të garantuar arritjen e objektivave të përbashkët;
-Vendosje e një administrimi të përkohshëm për Kosovën që do të përcaktohet nga
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të siguruar kushtet për një
jetë paqësore dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës; -Kthim i sigurt i të
gjithë refugjatëve dhe personave të shpërngulur dhe hyrje pa pengesa në Kosovë
e organizatave të ndihmës humanitare; -Një proces politik drejt arritjes së një
marrëveshjeje për një kuadër politik të përkohshëm që do të sigurojë një
vetëqeverisje substanciale për Kosovën duke marrë plotësisht parasysh
Marrëveshjen e Rambujes dhe parimet e sovranitetit dhe të integritetit tokësor
qoftë të Republikës Federale të Jugosllavisë, qoftë të vendeve të tjera të
rajonit si dhe çmilitarizimin e UÇK; -Një metodologji e gjithanshme për
zhvillimin ekonomik dhe stabilizimin e krizës në rajon. Këto parime të G 8- tës
janë përfshi në Rezolutën 1244 si Aneksi I. Ndërsa te Aneksi II midis tjerash
te pika 6 ishte paraparë edhe kthimi i një numri të kufizuar të forcave
jugo-serbe: “Pas tërheqjes, një numër i miratuar forcash jugosllave dhe serbe
do të lejohet të kthehet në Kosovë për të kryer funksionet e mëposhtme: -Ndërlidhje
me misionin ndërkombëtar civil dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë;
-Përcaktim/pastrim i zonave të minuara; -Mbajtje e një pranie në kalimet kyqe
në kufi; (Rezoluta 1244, Aneksi II) Në Rezolutën 1244 afirmohet shprehimisht
tërësia tokësore dhe sovraniteti i RFJ, nga njëra anë dhe një autonomi
substanciale për Kosovën, nga ana tjetër. “Duke rikonfirmuar, thuhet në këtë
Rezolutë, zotimin e të gjitha shteteve anëtare për sovranitetin dhe
integritetin tokësor të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të shteteve
tjera të rajonit, siç përcaktohet në Aktin Final të Helsinkut dhe në aneksin II
dhe, duke rikonfirmuar thirrjet e rezolutave të mëparshme për një autonomi
substanciale dhe për një vetadministrim vlerëplotë për Kosovën; 1.Vendos se
zgjidhja politike për krizën e Kosovës duhet të mbështetet në parimet e
përgjithshme të aneksit I, si dhe në përpunimin e mëtejshëm të parimeve dhe të
elementeve të tjera të detyrueshme në aneksin II. (Rezoluta 1244). Në rezolutë
përmendet dhe kërkohet disa herë edhe çmilitarizimi (ç’armatosja) e UÇK-së! [88]
Me Rezolutën 1244 kombit shqiptar dhe Kosovës po i bëhej edhe një padrejtësi
nga Bashkësia Ndërkombëtare (Fuqitë e Mëdha). Shkaktares së të gjitha luftrave
në Jugosllavi dhe më herët në Iliri-Ballkan po i lejohej tërheqja nga vendi i
krimit dhe gjenocidit pa therrë në këmbë dhe me të gjithë arsenalin
luftarak-ushtarak, ndërsa shqiptarëve, që kishin ngritur me shumë mund e
sakrificë një forcë të vogël ushtarake për çlirimin e tokës së tyre nga
pushtuesit shovinistë serbë po u kërkohej me këmbëngulje “ç’militarizimi”-ç’armatosja!
Përveç kësaj, në Kosovë po vendosej prania ushtarake dhe ajo civile
ndërkombëtare sikur të ishte Kosova shkaktarja e luftrave në Iliri dhe
kërcënimi për paqen dhe sigurinë në rajon e jo Serbia!
*****
Në
kreun e dytë të këtij punimi, analizuam rrugën dhe përpjekjet e popullit
shqiptar të Kosovës për çlirimin e tij nga Serbia. Faktor vendimtar në këto
përpjekje dhe në këtë luftë ishte UÇK-ja, shteti shqiptar dhe mbarë kombi ynë,
pa e harruar mërgatën tonë anekënd botës. UÇK-ja dhe lufta e saj e armatosur
ishte edhe bartëse e marrëveshjeve ndërkombëtare lidhur me vendosjen e fatit të
kësaj krahine shqiptare, Kosovës. Konferenca e Rambujes, Marrëveshja e
Kumanovës dhe Rezoluta 1244, ishin dokumentet bazë, ishin marrëveshjet me të
cilat bashkësia ndërkombëtare ndërtoi bazën e saj legale dhe legjitime për
ndërhyrje dhe për bombardimin e forcave pushtuese serbo-jugosllave. Në
Konferencën e Rambujes Kosova u bë çështje ndërkombëtare që kërkonte zgjidhje të
ngutshme. Lufta e UÇK-së dhe e mbarë kombit shqiptar rrezikonte sigurinë e
rajonit dhe të vetë Evropës. Bisedimet në Rambuje nuk ishin të lehta, sepse në
njërën anë ishin përfaqësuesit e një populli që ishte i gatshëm të paguante çfarëdo
çmimi për lirinë e tij, ndërsa në anën tjetër ishin përfaqësuesit e një shteti
fashist, që po luftonte me të gjitha mjetet dhe fuqitë e tij ushtarako-policore
për ta shfarosur popullin shqiptar në Kosovë. Nganjëherë dukej se Konferenca e
Rambujes do të dështonte. Përkrah delegacionit serb dhe Serbisë ishte Rusia.
Nuk mbetej prapa as diplomacia italiane! Me anagzhimin e palodhur të diplomacisë
amerikane dhe të vetë Sekretares së jashtme, Medlin Ollbrajt, bisedimet u përmbyllën
me një marrëveshje, e cila iu afrua palëve që ta nënshkruanin. Siç, e kemi thënë
edhe në këtë kapitull, marrëveshjen nuk pranoi ta nënshkruante Serbia. Pasuan
bombardimet e NATO-s mbi Serbinë dhe forcat e saj të armatosura. Pas 73 ditë
bombardimesh, Serbia kapitulloi. U bë marrëveshja e Kumanovës dhe Rezoluta
1244. Forcat serbe dhe i gjithë aparati i dhunës dhe administrata serbe u tërhoqën
(u dëbuan) nga Kosova. Vetëm në Veriun e Kosovës u vendosën ca mbeturina të këtyre
forcave, të cilat gjatë viteve Serbia (e papenguar nga UNMIK-u, KFOR-i dhe
prania tjetër ndërkobëtare) i organizoi dhe i fuqizoi deri në atë shkallë sa të
pengonin shtrirjen e pushtetit dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës. Për këtë
gjendje përgjegjëse janë edhe forcat politike të Kosovës, që nuk ishin të
zonjat të bënin më shumë për “clirimin” e Veriut nga forcat dhe institucionet e
Serbisë.
KREU III
PROJEKTI AUTONOMIST I BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE
3.1 Kosova peng i një
projekti autonomist
Shkaku
themeltar i Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe të kombit shqiptar ishte pushtimi,
persekutimi, dhuna dhe terrori shtetëror që po ushtronin prej gati një shekulli
Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia (pas LDB). Vetëm gjatë Jugosllavisë Federative
Socialiste kishte 12–13 vite që shqiptarët në Jugosllavi e posaçërisht në
Kosovën administrative (KSAK) gëzuan ca të drejta të kufizuara dhe kontrolluara
ekonomike, kulturore, arsimore, politike dhe kombëtare. “Viti 1974 ishte zeniti
i interesave kombëtare shqiptare, së paku në cështjet e teorisë kushtetuese”.[89]
Nuk vonoi shumë që edhe këto pak të drejta t’u merren me forcën e shtetit
pushtues shqiptarëve. “Të bindur se liria dhe të drejtat nuk fitohen me lutje,
dialog e bisedime, shqiptarët (pasi kishin provuar edhe të gjitha shtigjet dhe
rrugët paqësore) rrokën armët e lirisë, sepse erdhën në një pikë ku dukej qartë
se vetëm forca mund ta conte problemin drejt zgjidhjes përfundimtare”.[90]
Ishte një luftë tepër e pabarabartë midis UÇK-së, e cila fitoi përkrahjen e
mbarë kombit, dhe Serbisë pushtuese, e cila qëllim të fundit kishte spastrimin
e plotë të krahinës së Kosovës nga popullsia shqiptare dhe sllavizimin e saj.
Për shqiptarët ishte koha e fundit që të shpëtohej Kosova. Ibrahim Rugova dhe
partia e tij kërkonin autonomi, dhe, siç e tregojnë faktet, kanë qenë dhe janë
të gatshëm për të hyrë në bisedime me Milosheviçin menjëherë. “Mirëpo UÇK-ja
nuk kërkonte autonomi, Ajo kërkonte clirimin e Kosovës nga pushtuesit e huaj”.[91]
Idetë, propozimet dhe nismat për bisedime me Serbinë dhe për një “autonomi të
zgjeruar”, “autonomi plus”, “republikë me kusht në kuadër të Jugosllavisë”,
etj. nuk ishin të reja. Fuqitë e Mëdha nuk ishin të gatshme për një zgjidhje
përfundimtare të çështjes shqiptare në Iliri-Ballkan. Madje, ato nuk ishin të
gatshme as për një pavarësi të Kosovës. Projekti i Grupit të Kontaktit (Fuqive
të Mëdha) për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me një “autonomi substanciale” u
ripohua dhe u legalizua edhe me Marrëveshjen e Rambujes, me Rezolutën 1244 dhe
me të gjitha dokumentet dhe aktet ndërkombëtare. Kjo ishte tendenca, por edhe
me këto dokumente (edhe me Rezolutën 1244) statusi i Kosovës mbetej disi i
hapur, i papërcaktuar dhe për t’u zgjidhur më vonë në varësi nga zhvillimet dhe
raporti i forcave në Kosovë e më gjerë. “Zgjidhja e statusit të Kosovës do të
përcaktohet nga veprimi edhe i një kompleksi faktorësh të brendshëm, rajonalë
dhe ndërkombëtarë”.[92]
Mbi bazën e këtyre akteve dhe për jetësimin e këtij projekti autonomist në
Kosovë u vendosën UNMIK-u, KFOR-i, OSBE-ja dhe shumë organizata, shoqata e
“misione” tjera ndërkombëtare. Shumë shtete dhe qeveri mbanin të kyqur (të
fshehur) në sirtarët e tavolinave të tyre edhe “opcionin” (variantin) e ndarjes
së Kosovës. Kjo ishte arsyeja pse një e katërta e tokës (territorit) të Kosovës
(Veriu) u la nën kontrollin e Serbisë. “Hyrja e dhunëshme (pa marrëveshje) e
forcave ruse në Kosovë dhe përfshirja e tyre në përbërje të KFOR-it më vonë
krijonte një gjendje të pafavorshme për Kosovën, duke i dhënë Rusisë një rol më
shumë se sa duhet”.[93]
Ky edhe ishte shantazhi dhe kërcënimi më i madh që i bëhej lirisë së Kosovës
dhe këmbënguljes së shqiptarëve për shkëputje të plotë nga Serbia. Në të
njëjtën kohë UNMIK-u dhe prania tjetër ndërkombëtare në Kosovë po angazhoheshin
dhe po këmbëngulnin për krijimin e “enklavave” serbe në Kosovë dhe për një
Kosovë “multietnike”, që në fakt do të përfundonte në një Kosovë me dy etni të
barabarta: shqiptare (93%) dhe serbe (5%)! “Ky presedan, i pa shembullt kund në
botën bashkëkohore, është bërë në emër të të ashtuquajturit multietnicitet që
është imponuar si specifikë karakteristike e Kosovës (?!). Në këtë aspekt,
brenda këtyre parametrave të përbërjes etnike, sot nuk ka asnjë shtet në Evropë
që nuk do të ishte multietnik”.[94]
Kështu bëhej edhe segmentimi territorial, administrativ, politik dhe
institucional i Kosovës dhe dobësimi i saj, duke krijuar disa miniserbi në
Kosovë. Rezoluta 1244 nuk e përkufizoi qartë as llojin e pranisë
ndërkombëtare, sikur se që nga ajo, nuk u mësua as për qëllimin praktik, as për
mandatin, dhe as për kohën e asaj pranie, “fakt ky që Kosovën e futi në një
labirint në të cilin dihet vetëm se kur hyhet, e jo edhe se kur dilet prej tij.
Në vend se të qartësohej, perspektiva e Kosovës zbehej. Rezoluta 1244 e
vështroi Kosovën si një “mozaik nacional”, edhe pse përqindja e popullsisë me shumicë
të theksuar shqiptare, nuk korrespondonte me këtë parim, kështu që u sajua
“shoqëria multietnike” në emër të së cilës, pakicat, në mënyrë të veçantë ajo
serbe, do të duhej të përfitonin më shumë të drejta dhe privilegje se sa u
takonin”.[95] Edhe
Serbia ishte tepër e interesuar dhe e angazhuar që në Kosovë të mbretëronte
kaosi, anarkia dhe konfliktet. Krahas zhvillimit të këtij projekti antishqiptar
UNMIK-u, OSBE-ja dhe qindra organizata, shoqata e agjentura që vepronin në
Kosovë po bënin një propagandë dhe agjitacion të organizuar dhe sistematik
kundër Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe kundër atyre që mbijetuan luftën dhe
tash ishin angazhuar në parti politike dhe institucionet e përkohëshme të
Kosovës. Qëllimi i tyre ishte ta ringjallnin dhe fuqizonin LDK-në dhe kryetarin
e saj, I. Rugovën, me të cilin mund ta shtynin dhe realizonin projektin e tyre
autonomist. Ky projekt kundërshqiptar synonte
ta mbante Kosovën të lidhur pas qerres serbe. Zbatimi dhe konsolidimi i këtij
projekti në Kosovë do ta bënte gati të pamundur realizimin e dëshirës historike
të Kosovës shqiptare për t’u bashkuar me shtetin shqiptar.
Në këto rrethana Administratori, Hans Hakerup, «krijoi
një grup ekspertësh vendor e të huaj për përgatitjen dhe hartimin e një
rregulloreje (dokumenti politik) për një qeverisje kalimtare të Kosovës. Në
këtë grup nuk kishin pranuar të hynin përfaqësuesit e pakicës serbe. Por, kjo
nuk do ta pengojë z. Hakerup që të punojë në dy drejtime: legalisht me grupin e
miratuar nga ai dhe ilegalisht me ekspertët serbë të Beogradit».[96]
Lëshimet që bënte grupi i përbashkët i vendorëve dhe ndërkombëtarëve u
nënshtroheshin edhe njëherë lëshimeve të reja që bënte Hakerupi dhe UNMIK-u me
grupin illegal të Beogradit. Kjo rregullore e UNMIK-ut, e cila më vonë u quajt
sa për t’ua bërë qejfin shqiptarëve, “Korniza kushtetuese e Kosovës”, ishte në
kundërshtim me dëshirat dhe vullnetin e shumicës absolute të popullit të
Kosovës. Fillimisht ajo u kundërshtua edhe nga tre udhëheqësit e partive
kryesore: Thaçi, Rugova dhe Haradinaj. Forcat politike në emër të popullit të
Kosovës kërkonin që për Kosovën dhe statusin e saj të parashikohej dhe
garantohej organizimi dhe mbajtja e referendumit, pastaj që institucionet, të
cilat do të dalin nga zgjedhjet e lira të mos jenë të kufizuara në
përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre, etj. Kërkesat e shqiptarëve nuk u morën
parasysh. Rregullorja nr 2001/19 e UNMIK-ut u nënshkrua më 15 maj 2001 në
Nju-Jork nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në
Kosovë, Hans Hakerup. Rugova dhe Haradinaj pranuan ta nënshkruajnë formalisht
këtë rregullore, ndërsa Thaçi nuk e nënshkroi. «Ky është vërtetë një dokument
historik, thuhej në këtë rregullore. Ai do të drejtojë popullin e Kosovës drejt
themelimit të strukturave demokratike dhe zbatimi i tij i suksesshëm do të
ndihmojë në masë të madhe procesin e përcaktimit të statusit përfundimtar të
Kosovës».[97]
Mbase Hans Hakerup, si një i huaj, dhe misioni që përfaqësonte ai kishte të
drejtë kur këtë dokument (rregullore) e quante “historik”, por krijimi i institucioneve
vendore dhe përgatitjet për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për Kosovën
ishin paraparë (vendosur) edhe me Rezolutën 1244 të OKB-së. Rëndësia e këtij
dokumenti, për Kosovën, qëndron në themelimin e institucioneve të përkohshme
vetëqeverisëse vendore. Përgjegjësitë dhe kompetencat e institucioneve vendore,
që krijoheshin me këtë rregullore të UNMIK-ut (kornizë kushtetuese), ishin
tepër të kufizuara dhe tërësisht të mbikëqyrura dhe të varura nga (mbi)fuqia e
PSSP-s dhe UNMIK-ut. «Duke pranuar se ushtrimi i përgjegjësive të
institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë në asnjë mënyrë nuk
ndikon apo zvogëlon pushtetin e plotfuqishëm të PSSP-së për zbatimin e
Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara».[98]
Deviza e UNMIK-ut: «Askush mbi ligjin», kishte për qëllim të fshihte dhe
maskonte të vërtetën e dëmshme dhe të papranueshme për popullin e Kosovës,
sepse ata, (UNMIK-u dhe prania tjetër ndërkombëtare), ishin mbi ligjin, ishin
vet ligji në Kosovë.
Me këtë rregullore gjuha serbe fitonte statusin e gjuhës
zyrtare dhe të barabartë me gjuhën e shumicës absolute të popullit të Kosovës,
gjuhën shqipe! Shqiptarët, që përbëjn mbi 90% të popullit të Kosovës “fitonin”
statusin e njërës nga bashkësitë (komunitetet) e Kosovës! Shqiptarët
barazoheshin me pakicën serbe, me pakicën rome, turke, etj.! UNMIK-u mbante për
vete përgjegjësit dhe kompetencat në fushat kryesore, të cilat ishin
ekskluzivisht në duart e PSSP: pushtetin për të siguruar mbrojtjen e plotë të
të drejtave dhe interesave të komuniteteve, të drejtën për të shpërndarë
Kuvendin, pushtetin përfundimtar për vendosjen e parametrave financiare dhe
politike dhe për miratimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, politikën
monetare, ushtrimin e kontrollit dhe të autoritetit mbi Shërbimin Doganor të
UNMIK-ut, ushtrimin e pushtetit përfundimtar në lidhje me emrimin në detyrë,
shkarkimin dhe disiplinimin e gjykatësve dhe prokurorëve, ushtrimin e
kontrollit dhe pushtetit mbi Trupat Mbrojtëse të Kosovës, përfundimin e
marrëveshjeve me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për të gjitha çështjet
brenda fushës së veprimit të Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të
Kombeve të Bashkuara, pushtetin për administrimin e pronës publike, shtetërore
dhe shoqërore, kontrollin administrativ dhe kompetencat mbi hekurudhat,
administrimin e frekuencave dhe funksioneve të aviacionit civil, kontrollin dhe
pushtetin mbi regjistrin civil të bazës së të dhënave, etj.[99]
Është e vërtetë që kjo rregullore (Kornizë kushtetuese) u miratua në një
situatë dhe rrethana komplekse. Situata në Kosovë ishte ende e “nxehtë”.
Shqiptarët në Preshevë, Medvexhë e Bujanoc kishin rrokur armët dhe kërkonin të
drejtat dhe lirinë e tyre. Të njëjtën gjë po bënin edhe shqiptarët në Maqedoni.
«Situata është komplekse. Zgjidhja është kritike. Kosova nuk ka qenë dhe nuk do
të jetë një vend monoetnik. Është tepër e rëndësishme që Mitrovica të jetë
rajon multietnik. …Vendosja e paqes dhe e stabilitetit në Kosovë do të arrihet
vetëm kur të gjitha etnitë të kuptojnë se në Kosovë duhet të ketë një shoqëri
multietnike. Ky është thelbi i konfliktit në Kosovë».[100]
Ky ishte shqetësimi dhe kjo ishte porosia që Sekretarja e shtetit, Medlin
Ollbrajt, i jepte Ministrit të jashtëm shqiptar, Paskal Milo. Qeveria amerikane
e kushtëzuar nga rrethanat dhe marrëdhëniet komplekse me Rusinë, Kinën dhe
vendet tjera mike të Serbisë, kërkonte një zgjidhje pak a shumë të pranueshme
edhe për Serbinë dhe miqtë e saj. Kjo duket më së miri në kërkesën e tyre që
Mitrovica të jetë një rajon multietnik. Por, nuk u respektua as kjo kërkesë
amerikane. Rajoni i Mitrovicës (Veriu) u bë monoetnik! Më i «arsyeshëm» ishte
Ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher, i cili më 22 mars të vitit 2000, i
kishte thënë Ministrit të jashtëm shqiptar, Paskal Milos: «Ju nuk duhet të
nguteni për të realizuar interesat tuaja kombëtare. Ne gjermanët pritëm 44 vjet
pas Luftës së Dytë Botërore për t’u bashkuar». Megjithatë, pritja 44 vjeçare e
gjermanëve nuk mund të krahasohet me pritjen gati një shekullore të shqiptarëve
(që nga Shpallja e Pavarësisë). Pastaj, gjermanët e ndarë nuk ishin të
kërcënuar dhe rrezikuar nga dhuna, spastrimi, gjenocidi dhe holokausti.
Rrethanat e pasluftës në Kosovë vërtet ishin komplekse, por vitet 1999-2002
ishin vitet më të mira për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Klasa politike e
Kosovës nuk ishte dhe nuk u dëshmua e përgatitur për ta kapur situatën në duart
e saj. Mosmarrëveshjet, përcarjet dhe paqartësitë e klasës politike (nëse mund
të quhej “klasë politike”) i bënë shumë dëm çështjes së Kosovës dhe ia vazhduan
jetën Serbisë, UNMIK-ut (më vonë edhe EULEX-it) në Kosovë.
3.2 Ngjarjet e 17-18
marsit dhe bisedimet për statusin e Kosovës
Ngjarjet
e 17 dhe 18 marsit të vitit 2004 morën shkas nga mbytja e tre fëmijëve
shqiptarë në lumin Ibër. Këta fëmijë nga fshati Cabër
të ndjekur nga një grup kriminelësh serbë dhe nga qentë e
tyre shpëtimin e kërkuan përmes lumit Ibër, të cilin nuk ia dolën ta
kalonin të gjallë. Ngjarja tronditi në themel popullin e pakënaqur
shqiptar me politikat e UNMIK-ut dhe të partive politike shqiptare në Kosovë.
Shkaqet e këtij shpërthimi ishin të thella dhe të nduarndurshme.
Në themele të kësaj pakënaqësie kaq masovike ishte gjendja politike
dhe mungesa e një perspektive të qartë për statusin e Kosovës.
Sipas Konferencës së Rambujes, e cila u fuqizua dhe u bë thelbi i
Rezolutës 1244, statusi i Kosovës do të duhej të zgjidhej pas tri
vitesh. Vendosja e UNMIK-ut në Kosovë dhe sundimi i tij edhe pas
pesë vitesh nuk po jepnin asnjë shenjë dhe nuk po mendonin fare
për statusin e Kosovës. “Zhgënjimin me sistemin aktual të qeverisjes dhe
pakënaqësinë e thellë për shkak të mungesës së rezultateve të pritura në planin
politik, situata e rëndë sociale dhe ekonomike në Kosovë, mangësitë dhe
paqartësitë e Kornizës Kushtetuese dhe të Rezolutës 1244, mungesa e
bashkëpunimit të mirëfillt UNMiK-Qeveri në segmentet kryesore si ekonomi e
siguri dhe ekzistenca e mekanizmave ilegale dhe jolegjitime që veprojnë në
Kosovë, janë konsideruar nga Qeveria e Kosovës si disa nga shkaqet kryesore që
kanë nxitur protestat e 17 dhe 18 marsit në Kosovë”.[101] Me
veprimet e tyre, UNMIK-u, OSBE-ja, KFOR-i dhe qendrat ndërkombëtare të
vendosjes po e errësonin përditë e më shumë të ardhmen e pavarur të Kosovës.[102]
Po piqej dhe sundonte mendimi se prania ndërkombëtare dhe qendrat e vendosjes
po përpiqeshin ta kthenin Kosovën nën ombrellën e Serbisë vrastare. Veriu i
Kosovës vazhdonte të mbahej i ndarë dhe i kontrolluar nga Serbia me ndihmën e
UNMIK-ut, OSBE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare. Edhe KFOR-i, i
“komanduar” nga Brukseli, mbante të njëjtin qëndrim “neutral”. Nën hundën dhe
para syve të UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-së, etj., madje edhe me ndihmën e tyre, u
ruajt dhe u “garantua” prania e Serbisë dhe u bë spastrimi i Veriut të Kosovës
nga shqiptarët! Vetëm në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në
pjesën veriore të Mitrovicës, formacioni kriminal serb, “Rojat e Urës”, nën
udhëheqjen e shefit të këtij formacioni, Oliver Ivanoviç, dhe shefit të MUP-it
serb në Mitrovicë, Dragolub alias Dragan Delibashiç (1957), vranë e masakruan
11 shqiptarë në shtëpitë e veta, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë, plagosën
mbi 40 veta dhe rreth 100 të tjerë i keqtrajtuan në forma të ndryshme.
Njëkohësisht 1564 familje shqiptare me gjithsej 11364 persona i dëbuan dhunshëm
nga banesat e tyre në Veri të Mitrovicës.[103]
Në anën tjetër Serbia përfshinte në Kushtetutën e saj edhe Kosovën si pjesë të
pandashme të Serbisë, ndërsa Bashkësia Ndërkombëtare mbante qëndrim “neutral”,
duke miratuar në heshtje të gjitha veprimet e saj.
Vrasësit
e mijëra shqiptarëve gjatë luftës së fundit vazhdonin të jetonin dhe të
lëviznin të lirë nëpër Kosovë pa u hyrë ferrë në këmbë. Shërbimet sekrete serbe
dhe të vendeve të tjera mike të Serbisë vepronin pa asnjë pengesë apo kufizim
në Kosovë. Në Administratën e UNMIK-ut dhe në Administratën vendore (në të
gjitha institucionet publike) angazhoheshin dhe sistemoheshin kryesisht
shqiptarët lojalë të Jugo-Serbisë dhe bashkëpunëtorët e këtij shteti pushtues.
Pra, revoltat ishin pasojë e politikave të gabuara, të papërgjegjshme dhe të
dështuara të aktorëve politikë, vendorë e ndërkombëtarë, në të njëjtën kohë.
Dhe, pikërisht për shkak të këtyre kundërshtive, për shkak të mungesës së
konsolidimit të faktorit politik shqiptar në përgjithësi dhe për shkak të
mungesës së konsolidimit dhe të unifikimit të faktorit politik shqiptar në
Kosovë, në veçanti, ndodhi Marsi i përgjakshëm i këtij viti, në disa segmente i
njëjtë me Marsin dhe Prillin e vitit 1981. Dhe, nuk do të duhej të habiteshim
nëse vazhdojnë të rindodhin protesta dhe revolta të tilla, sepse ato ndodhin si
rezultat i mungesës së qëndrimit dhe trajtimit të drejtë e realist të
problemeve, me të cilat po ballafaqohen njerëzit tanë dhe me të cilat është
mbarsur shoqëria jonë. Ndërsa ndiqeshin, burgoseshin dhe dënoheshin me
shumë vite burg luftëtarët e lirisë dhe drejtuesit e komandantët e
forcave të UÇK-së me qëllim
që të “kriminalizohej” Lufta Antipushtuese Çlirimtare e popullit
shqiptar për Kosovën, i gjithë projekti i UNMIK-ut dhe sponzoruesve të tij
konsistonte në mbajtjen e Kosovës të lidhur pas qerres së Serbisë. Ajo pak
ekonomi dhe industri që kishte shpëtuar nga rrënimet dhe shkatërrimet e
Serbisë po shkatërrohej, kontrabandohej dhe trafikohej përmes AKM-së
(Agjencia Kosovare e Mirëbesimit) në emër të “privatizimit”. Këtyre
shkaqeve dhe rrethanave të krijuara “enkas” nga UNMIK-u dhe prania
ndërkombëtare u mjaftone një shkëndijë për të shpërthyer
në një revoltë çfarë ishte ajo e 17 dhe 18 marsit. Kjo
shkëndijë u gjend me mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë në Ibër.
Reagimet
e diplomatëve dhe të politikanëve të botës, të qendrave
të vendosjes dhe të vendeve të ndryshme ishin
të menjëherëshme. Edhe media ndërkombëtare ishte aktive dhe aty-këtu mjaft
tendencioze. Për këto ngjarje u akuzua populli shqiptar, media e Prishtinës dhe
institucionet autonome-vazale vendore. Këtyre akuzave, nga frika, iu bashkua
edhe klasa politike e Prishtinës! Qeveria e Kosovës, e kryesuar nga Bajram
Rexhepi, por e kontrolluar dhe e varur nga UNMIK-u, u bëri një ¨analizë¨ të
¨zgjeruar¨ dhe të ¨thelluar¨ ngjarjeve të 17 dhe 18 marsit. “Temë e madhe
e afatgjate për të gjithë, shkruante Rexhep Qosja: për ata që duan të
përforcojnë karrierën politike; dhe për ata që duan të ndërtojnë karrierë të re
politike; dhe për ata që duan të tregohen çka nuk janë se është supozuar se
janë; dhe, sidomos, për ata që duan të tregohen më evropianë se evropianët e më
amerikanë se amerikanët, sepse ashtu mendojnë u del hesapi më mirë. Nuk është e
rëndësishme pse nëpër dyert e burgjeve vazhdojnë të kalojnë protestues të
vërtetë dhe protestues të imagjinuar! Kështu kanë kaluar gjithmonë shekujt në
Ballkan, në Ballkanin që ka lindur qytetërimin evropian: pa iu bërë natë njërit
s’i çel drita tjetrit”![104] Ndërsa, sipas zëdhënëses së Kryeministrit, Mimoza
Kusarit, “Qeveria ka konstatuar se Kosova ka dështuar të tregojë se është pjesë
e botës së civilizuar”. [105]
Këtë konstatim kundërshqiptar, kundërnjerëzor dhe kundërqytetërues e kishin
dëgjuar dhe lexuar disa herë në medie, por nuk u besonin veshve të tyre
shqiptarët. Që Qeveria vazale e Kosovës mund të shkonte deri këtu nuk e besonte
njeri më pare! Pas ngjarjeve të 17 dhe 18 marsit Kosova është ¨bombarduar¨ me
lloj-lloj deklaratash, etiketimesh, akuzash, kërcënimesh dhe shantazhesh, por
asnjë zyrtar, diplomat a politikan i huaj nuk shkoi kaq larg sa ta quante
Kosovën të pacivilizuar ose ta linte jashtë botës së civilizuar. Ndoshta këtë
¨nder¨ të madh ua kishin rezervuar Qeverisë së Bajram Rexhepit dhe zëdhënëses
së tij, Mimoza Kusarit.
Ç’është
e vërteta nuk kishte dështuar Kosova, nuk dështoi populli i saj shqiptar.
Dështoi LDK-ja me drejtuesit e saj, dështoi Rugova, dështoi Daci me Kuvendin e
tij, dështoi edhe Rexhepi me zyrën, këshilltarët dhe Qeverinë e tij
¨alafranga¨. Populli i Kosovës, me durimin e tij, u tregua ultra i civilizuar.
Nuk ka popull në botën e qytetëruar që do ta duronte kaq gjatë një qeverisje si
kjo e Kosovës (UNMIK dhe këto që quheshin institucione të Kosovës). Në Kosovë
dështoi ajo pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare, që këmbëngulte ta mbante Kosovën
brenda kufijve të Serbisë, dështoi ajo politikë që po e mbante peng lirinë e
Kosovës dhe bashkë me të kishte dështuar klasa politike e Kosovës, që është
lidhur pas qerres së kësaj politike të papërgjegjshme të një pjese të
Bashkësisë Ndërkombëtare.
Sekretari
i Përgjithshëm i NATO-s, Shefer, kishte të drejtë në kritikat e
tij për udhëheqësit e institucioneve dhe të politikës në Kosovë,
kishte të drejtë edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Havier Solana,
kishin të drejtë edhe të tjerët. Sepse udhëheqësit e vërtetë menjëherë pas
zgjedhjeve do të duhej t’i merrnin në dorë fatet e Kosovës dhe të popullit të
saj. Udhëheqësit e vërtetë nuk do të lejonin anarkinë, por do të merrnin
¨frenat¨ në dorë dhe do të mbushnin zbrazëtirën e krijuar nga tërheqja dhe
fshehja e administratës dhe e policisë së UNMIK-ut gjatë ngjarjeve të marsit.
Fatkeqësisht, udhëheqësit tanë u mjaftuan me marrjen e kolltuqeve (edhe këto të
dhuruara), me kontrollimin e tenderëve dhe përfitimeve të tjera për vete dhe
për klanet e tyre, kurse gjatë protestave disa u mjaftuan me ndonjë deklaratë,
ndërsa të tjerët u fshehën dhe i thanë popullit të Kosovës: ¨Ne nuk jemi në
Kosovë¨. Vetëm kur u qetësua gjendja nxorën kokën nga birucat dhe filluan t’i
dënonin ¨ashpër¨ protestat.
Sheferi,
Solana dhe institucionet që u rrinin prapa kishin «harruar» ose nuk donin
të kujtonin faktin se këto institucione vendore ishin ndërtuar sipas shijes,
interesave dhe nevojave të Fuqive të Mëdha, pa e marrë parasysh vullnetin,
nevojat dhe interesat e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Pra mund të
konstatojmë pa frikë se ata (drejtuesit e institucioneve vendore), zoti Shefer,
zoti Solana dhe zotërinj të tjerë, ishin vullneti dhe përfaqësuesit tuaj në
Kosovë. Prandaj, ishte e gabuar, e padrejtë, mëkat, madje edhe faj kur
përpiqeshin ta dënonin Kosovën dhe popullin e saj. Ata nuk kishin pse ta
fajsonin klasën politike të Prishtinës, sepse ata nuk bënin asnjë veprim, madje
asnjë deklaratë pa miratimin e tyre. Edhe ligji për patatet dhe farërat duhej
të miratohej nga ata (nga përfaqësuesit e tyre në Kosovë).
Nëse
udhëhiqemi nga faktet dhe e drejta, fajtore për gjendjen
në Kosovë ishte ajo pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare,
që kishte marrë përsipër ta mbajë të copëtuar popullin
shqiptar, që ta mbajë Kosovën të varur nga Serbia
(gjë që nuk mund të bëhej, “mission ipossible”) ose ta
ricopëtojë atë. Me gjendjen e krijuar dhe me politikat ndërkombëtare në
Kosovë nuk po pajtohej as Tirana zyrtare. Ngjarjet e 17 dhe 18 marsit, edhe
sipas Kryetarit, Moisiu, ishin rezultat i politikave të gabuara dhe i
zvarritjes së statusit të Kosovës. Presidenti i Shqipërisë edhe më parë ka
paralajmëruar se moszgjidhja e çështjes së statusit mund të çojë në dhunë. Një
vit më parë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara,
Kofi Anan, Presidenti shqiptar kërkoi më tepër qartësi për plotësimin e
standarteve. Kosova është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Nuk ka ditë që
delegacione të nivelit të lartë nga BE dhe NATO, nga vende anëtare të Bashkimit
Europian, të mos zbresin në aeroportin e Prishtinës. “Ngjarjet e 17-18 marsit e
kanë rikthyer Kosovën në vëmendjen ndërkombëtare. Por, nëse kërkohet një
zgjidhje përfundimtare për Kosovën, pas qytetarëve të Kosovës është radha e
fqinjëve për t’u shprehur. Dhe Shqipëria nuk ka pse të vazhdojë hezitimin për
t’u prononcuar për këtë zgjidhje”, tha Kryetari i Republikës së Shqipërisë në
Prishtinë, Alfred Moisiu.[106]
Zoti Havier Solana, shef i diplomacisë së BE-së, zoti Shefer, Sekretar i
përgjithshëm i NATO-s e të tjerët nuk i kishin thënë asnjë gjysmë fjale Serbisë
kur e përfshiu Kosovën në Kushtetutën e saj. Ata nuk i thanë asnjë gjysmë fjale
dhe nuk e penguan me asnjë veprim, madje e inkurajuan Serbinë, t’i krijojë dhe
mbajë strukturat e saj shtetërore në Kosovë dhe ta spastrojë gati një të
katërtën e territorit të Kosovës nga shqiptarët edhe pas luftës! Ata dhe
institucionet e organizatat ndërkombëtare që përfaqësonin, nuk i dënuan
asnjëherë planet, memorandumet dhe deklaratat e shpeshta të Kishës Ortodokse
serbe dhe të Serbisë për ndarjen e Kosovës! Ata asnjëherë nuk thanë që kishat
serbe në Kosovë nuk duhet dhe nuk mund të jenë qerdhe e shovinizmit dhe
hegjemonizmit serb, nuk duhet dhe nuk mund të jenë përfaqësuese të qeverisë dhe
politikës antishqiptare të Beogradit, por të jenë qerdhe dhe objekte të fesë
dhe shërbimeve fetare. E njëjta gjë duhet të vlente edhe për xhamiat, ndërtimi
i të cilave vazhdoi më me hov në kohën e tyre, të UNMIK-ut. Xhamia në Kosovë
nuk guxon të bëhet përfaqësuese e botës, gjuhës, traditës dhe kulturës
turko-arabe ose, edhe më keq, e fundamentalizmit turko-arab. Ajo duhet
urgjentisht të marrë ngjyrën shqiptare, që nga mbishkrimet, simbolet, gjuha e
lutjeve dhe ceremonive fetare, e tjera., dhe t’u shërbej besimtarëve shqiptarë
kryekëput për nevojat e tyre shpirtërore. Për këtë çështje tepër të rëndësishme
për kombin tonë nuk duhet të ngurrojnë të flasin, të shkruajnë dhe ta ngrisin
zërin guximshëm intelektualët dhe kleri fetar atdhetar.
Gabimet
dhe fajet e UNMIK-ut dhe të atyre që rrinin pas tij
janë të mëdha në Kosovë. Ky punim nuk ka për qëllim t’i përmend
të gjitha dhe t’i analizojë ato. Ne përmendëm shkarazi disa prej shkaqeve që
kanë kontribuar në dështimin e politikës ¨ndërkombëtare¨ në Kosovë dhe bashkë
me të edhe të kryeinstitucionalistëve të Prishtinës. Në asnjë mënyrë dhe në
asnjë rrethanë nuk mund të lirohet dhe të shpëtojë nga përgjegjësia për
gjendjen e pas luftës në Kosovë as Tirana zyrtare. Madje, sipas meje, shteti
shqiptar (klasa e tij politike dhe shtetërore) është përgjegjësja kryesore. Tiranës
zyrtare i bëhej thirrje që t’i merrte dhe mbante përgjegjësit e saj edhe nga
foltorja e Kuvendit të Kosovës. “Nga kjo foltore e ftoj Tiranën zyrtare që
t'i marrë përgjegjësitë e saj historike dhe kombëtare, sepse është e vetmja
qendër, i vetmi shtet që ka mandat të plotë për Kosovën. Tirana zyrtare nuk
mund t'i ik përgjegjësisë që ka për këtë vend. Nëse i del zot Serbia, që e
kishte pushtuar dhe masakruar gjatë dyqind, treqind e pesëqind vjetësh, si mund
të mos i dal zot Tirana zyrtare vendit (krahinës) të saj?! Kjo ishte porosi
edhe e miqve tanë, të cilët e bënë edhe publike këtë porosi…”.[107]
Kështu bie poshtë teza ndërkombëtarëve dhe vendorëve, e cila shpallte se «ka
dështuar Kosova» dhe se «fajtore është Kosova dhe populli i saj» për ngjarjet e
17 dhe 18 marsit.
Me
protestat e tij populli i Kosovës dëshmoi se ishte gjallë, se ishte dhe mbeti
pjesë e pandashme e botës së civilizuar, se nuk pajtohej me kushtet e rënda dhe
me pabarazinë ekonomike, sociale dhe politike, që i kishin imponuar me politikën
dhe projektin e tyre dhe, sidomos, se nuk do të pajtohej kurrë me mohimin e të
drejtës për të jetuar dhe punuar i lirë, i pavaruar dhe në harmoni me popujt e
tjerë. Me këto protesta populli i Kosovë dëshmoi se është i vendosur të bëjë
shkëputje nga politikat ngatrrestare në Ballkan, duke kërkuar qartë lirinë,
pavarësinë dhe të drejtën e tij për vetëvendosje (të drejtën për të ecur me
Evropën e qytetëruar). Me protestat e 17 dhe 18 marsit populli i Kosovës
kërkonte të shkëputej nga politikat e prapambetura dhe pabarazia ekonomike e
sociale, që po thellohej në Kosovë pa fajin dhe dëshirën e tij. Është e vërtetë
se revolta e popullit të Kosovës u shfrytëzua edhe nga hajdutët, edhe nga
kriminelët edhe nga shërbimet e huaja sekrete për qëllimet dhe interesat e tyre
afatshkurtëra dhe afatgjata. Kjo nuk habiste njeri. Fatkeqësisht ajo revoltë
nuk u shfrytëzua sa dhe si duhet vetëm nga kryeinstitucionalistët dhe nga klasa
politike e asaj kohe! Klasa e institucionalistëve dhe e politikanëve do të
duhej të nxirrte mësime dhe të ndalej e të mendonte dhe analizonte me
gjakftohtësinë më të madhe, larg trysnive, kërcënimeve dhe shantazheve të
atyre, që me politikat e tyre e kishin sjellur Kosovën buzë katastrofës
ekonomike, sociale, humanitare dhe politike. Nuk mund të zgjidhej çështja e
Kosovës me inate dhe me represion, siç thonin, deklaronin e angazhoheshin
Holkeri, Sheferi, Solana e bashkë mendimtarët e tyre.
Por,qëndrimi
i miqve tanë amerikanë dallonte sa i përket ngjarjeve të marsit dhe për të ardhmen e Kosovës. SHBA-të
propozuan dhe krijuan grupin përkrahës për Kosovën. Kjo ishte zgjidhja për
kohën. Shefi i Zyrës amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg, theksoi se “ngjarjet
e marsit 2004 ishin çështje kombëtare e jo fetare dhe shtoi se diçka e tillë
nuk është përsëritur më për asnjë çast. Ai theksoi se shqiptarët e Kosovës janë
popullsi shumë sekulariste me interesim shumë të vogël për islamin radikal.
Megjithëse janë ndërtuar një numër i konsiderueshëm xhamishë nga myslimanët
fundamentalistë të Arabisë Saudite, ato nuk janë pritur mire”.[108]
Kosova
kishte nevojë për përkrahje dhe ndihmë të gjithanshme. Ajo ishte e tejngopur
nga kërcënimet, shantazhet, anatemimet, fyerjet dhe represioni. Populli i
Kosovës dhe ai shqiptar përgjithësisht ishte jashtëzakonisht i interesuar, që
çështjen e Kosovës ta zgjidhte në mënyrë të qytetëruar, me mjete paqësore dhe
demokratike, si dhe në bashkëpunim të ngushtë me botën e civilizuar. Kjo është
arsyeja pse ky popull kishte duruar, kishte besuar, ishte bindur dhe kishte
dëgjuar me “përulësi” pesë vite të tëra këtë botë të ¨civilizuar¨ të
përmbledhur në pesë shkronja: UNMIK. Bashkësia Ndërkombëtare, veçmas Bashkimi
Evropian, e kishte keqpërdorur këtë durim, këtë mirëbesim dhe mirëkuptim të
popullit shqiptar, duke u përpjekur që atë (Serbinë), të cilën shqiptarët
(bashkë me aleatët-NATO-n) e ndoqën me luftë të armatosur dhe e nxorën për dere
t’ua kthente nga dritarja. Ata kishin harruar se këtë nuk do ta toleronin kurrë
shqiptarët. Për këtë mendoj se u bindën edhe nga shpërthimi i tyre më 17 dhe 18
mars 2004.
Në
themel të kësaj revolte nuk ishte konfrontimi dhe as konflikti ndëretnik a
ndërfetar, siç u mundua dikush ta kualifikonte shpërthimin e ligjshëm të
marsit. Thelbi i revoltës ishte përpjekja e popullit të Kosovës për ta jetësuar
lirinë e fituar me luftë dhe me shumë sakrifica. Shqiptarët e Kosovës nuk u
ngritën kundër pakicës serbe dhe as kundër kishave serbe, por kundër politikës
shoviniste serbe të Beogradit, e cila në Kosovë vazhdon të jetë e pranishme dhe
përpiqet të mbetet në Kosovë përmes pakicës dhe kishës “serbe”. “Përfaqësuesit
e Kishës serbe, megjithëse në toka qind për qind shqiptare, edhe sot e kanë
vazhduar punën e tyre të pacenuar për shekuj me radhë, nuk kanë ndryshuar asgjë
në diskursin e tyre. Dashuria hyjnore, të cilën realisht do të duhej ta
propagandonte kjo kishë, është dorëzuar para urrejtjes më të ulët njerëzore,
para ambicjeve politike për ta sunduar e për ta përvetësuar një pjesë të tërë
të botës, qoftë edhe me cmimin e gjenocidit”.[109]
Angazhimi i Serbisë për ta ruajtur praninë e saj në Kosovë nuk ishte kurrëfarë
sekreti. Kjo pranohej edhe nga raportet që bënin organizmat dhe institutet e
ndryshme ndërkombëtare. Madje, në ato raporte kërkohej edhe legalizimi i atyre
strukturave, që i ka ngritur, i finanacon dhe i kontrollon Boeogradi! Kjo nuk
donte shpjegim! S’di edhe çfarë duhej të ndodhte që Evropa ta kuptonte se
pakica serbe, të drejtat e saj dhe e gjithë trashëgimia e tyre kulturore dhe
shpirtërore në Kosovë do të mbrohej dhe mbijetonte vetëm duke ia njohur Kosovës
dhe popullit të saj të drejtën për liri, pavarësi dhe vetëvendosje. Pakicën
serbe dhe monumentet kulturore-historike në Kosovë nuk mund t’i sigurojë dhe as
t’i mbrojë Serbia. Ato ishin dhe janë trashëgimi e Kosovës dhe e popullit të
saj. Serbia asnjëherë gjatë historisë nuk ka mundur t’i sigurojë dhe t’i mbrojë
ato. Historikisht, në rrethana lufte dhe paqeje pakica serbe në Kosovë dhe
monumentet e kulturës dhe të fesë së tyre, që ishin edhe të shqiptarëve, janë
mbrojtur dhe garantuar, shumëherë edhe me jetë, nga shqiptarët. Prandaj,
shkëputja e plotë e Kosovës nga Serbia do të ishte zgjidhja për Kosovën dhe për
rajonin.
3.3 Plani i Serbisë
për Kosovën
Ngjarjet
e 17 dhe 18 marsit të vitit 2004 e “mobilizuan” si asnjëherë pas luftës Serbinë
shoviniste, e cila edhe pas Slobodan Milosheviçit, vazhdonte të dehej nga avujt
e shovinizmit serbomadh. Serbia, e trimëruar nga politikat e Fuqive të Mëdha
dhe nga raporti i forcave në botë, nxitoi e para të hartonte dhe miratonte një
plan shtetëror për Kosovën. Ajo u trimërua dhe po trimërohej edhe nga heshtja
gati e plotë dhe nga “neutraliteti” i Tiranës zyrtare ndaj krahinës së saj dhe
ndaj një pjese të madhe të popullit të saj jashtë kufijve shtetëror, por brenda
asaj që quhet Shqipëri. Ishte situatë shumë e favorshme që Tirana zyrtare,
Republika e Shqipërisë, ta kishte planin e saj për Kosovën dhe ta bënte publike
të vërtetën historike dhe aktuale se Kosova ishte pjesë e pandashme e
gjeografisë, historisë, gjuhës, kulturës dhe e kombit shqiptar. Për këtë e
detyronte edhe Kushtetuta e saj. Vetëm me këtë qëndrim dhe qartësi karshi
Kosovës dhe çështjes së saj bota do të detyrohej të hiqte dorë nga përpjekjet e
saj për ta mbajtur Kosovën të lidhur pas Serbisë. Fillimi ose hapja e
bisedimeve (negociatave) me Serbinë dhe për Kosovën si pjesë e Serbisë e dëmtoi
rëndë Kosovën dhe çështjen shqiptare në Iliri-Ballkan.
Serbia,
e cila kishte mbështetje dhe përkrahje të hapur sidomos nga Rusia dhe nga
Kina (pa përjashtuar edhe Italinë, Greqinë e ndonjë vend tjetër
që nuk “parapëlqenin” shkëputjen-pavarësimin e
plotë të Kosovës nga Serbia), u tregua shumë e angazhuar dhe e
përgatitur për të rikthyer një pjesë të sovranitetit dhe
pranisë së saj në Kosovën që e kishte humbur me luftë. Serbia
ishte shteti i parë që hartoi dhe miratoi, menjëherë pas
ngjarjeve të 17 dhe 18 marsit, më 29 prill 2004, në Kuvendin e
Republikës së Serbisë, një plan (platformë) për Kosovën. “Duke u nisur nga
fakti se Kosova e Metohia është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë dhe e
Bashkësisë Shtetërore Serbia e Mali i Zi, në bazë të nenit 73 pika 2 të
Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe të nenit l30 të Rregullores së punës
të Kuvendit Popullor të Republiksë së Serbisë, në Seancën e dhjetë të Sesionit
të parë të rendit në vitin 2004, mbajtur më 29 prill 2004, mori vendim për
përcaktimin e planit për zgjidhjen politike të situatës së tanishme në Kosovë e
Metohi, me të cilin përcaktohet Plani për zgjidhjen politike të situatës së
tanishme në Kosovë e Metohi. …Obligohen organet kompetente shtetërore në
Republikën e Serbisë që, në bashkëpunim me organet kompetente të Bashkësisë
Shtetërore Republika e Serbisë dhe Mali i Zi dhe organet kompetente të
Republikës së Malit të Zi , me rastin e zhvillimit të aktiviteteve në politikën
e jashtme lidhur me situatën e tanishme në Kosovë e Metohi-të nisen nga Plani
për zgjidhjen politike të situatës së tanishme në Kosovë e Metohi. Plani për
zgjidhjen politike të situatës së tanishme në Kosovë e Metohi është suazë për
bisedime eventuale për autonomin territoriale në Kosovë e Metohi me
përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë e Metohi dhe jashtë saj”.[110]
Me këtë “plan” Beogradi parashikonte dhe angazhohej për një «autonomi
territoriale” (Serbia, si gjithmonë, nuk e kishte hallin e pakicës serbe dhe as
të kishave e manastireve, por hallin e tokës) të pakicës serbe brenda një Kosove
me autonomi substanciale. Shihet që hartuesit e këtij plani nuk ishin pa
përvojë. Serbia dhe krerët e saj shovinistë të shtetit dhe të mendjes, të
verbuar nga urrejtja dhe pretendimet ndaj tokave shqiptare, me këtë “plan” po
përpiqeshin që të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet pas humbjes së luftës.
Serbia, në emër të kthimit të të shpërngulurëve dhe të mbrojtjes së pakicës
serbe po përpiqej të krijonte komuna dhe rajone njëetnike serbe në Kosovë, duke
pretenduar se kështu mbroheshin edhe pakicat tjera dhe multietniciteti në
Kosovë. Madje, Serbia me planin e saj parashikonte që komunat dhe rajonet serbe
ne Kosovë të bashkoheshin në një “regjion” (tash po quhet “zajednica”-bashkësi)
të vetëm. Ky “regjion” do të përfshinte pesë rajone: Kosovën qendrore, Kosovën
Veriore, Anamoravën, Malin e Sharrit dhe rajonin e Metohisë. Beogradi kërkonte
një organizim adekuat territorial të Krahinës që ua bënë të mundshme autonominë
territoriale jo vetëm serbëve, por edhe komuniteteve të tjera, të cilat
shprehin dëshirën e vet për këtë gjë (romëve, goranëve, boshnjakëve -
muslimanëve etj.). “Autonomia territoriale nuk nënkupton ndarjen e Krahinës as
që është ndonjë surrogat për të. Ajo nuk shpie në ndryshimin e kufijve për
shkak të krijimit të entiteteve monoetnike, sepse pikërisht kjo dëshirohet të
pengohet duke krijuar kushte stabile për ekzistimin dhe kthimin e serbëve dhe
të joshqiptarëve të tjerë në mënyrë që karakteri multietnik, si vlerë
bashkëkohëse e qytetërimit, së pari të rimëkëmbet e pastaj në të ardhmen edhe
të zhvillohet”.[111]
Pretendimet serbe të stilit “kërko shumë që të fitosh diçka” nuk mbarojnë këtu.
Zonat e autonomisë së ardhshme do të përbënin komunat, pjesët e komunave dhe
lokalitetet, në të cilat serbët, para dëbimit më 1999 përbënin popullatën
shumicë. Këto territore do të përfshinin edhe tokat bujqësore e sipërfaqet e
tjera që kanë qenë pronë e serbëve para luftës në vitin l999. “Meqë shumica e
serbëve jetonte në qendra urbane në të cilat sot nuk ka më serbë, ose numri i
tyre mund të jetë vetëm disa qindra (Prishtina, Peja, Gjilani, Prizreni,
Ferizaji, Istoku, Lypiani, pjesa jugore e Mitrovicës etj.), dhe se kthimi i
tyre në këto qytete, nuk mund të pritet së shpejti, është i domosdoshëm
kompensimi real (compensatio iustum). Kjo do të thotë se serbët kanë të drejtë
në pjesët e territorit që lidhin në mënyrë të natyrshme lokalitetet me shumicë
serbe, ku ata më parë nuk ishin shumicë, por në të cilat tani po kthehet
popullata e dëbuar me rastin e spastrimit etnik. Ky është parakusht që zonat e
ardhshme të autonomisë territoriale të kenë karakteristika të Regjionit, që me
veçoritë e veta gjeografike e natyrore, resurset ekonomike e agrare,
infrastrukturën ekzistuese e potenciale të komunikacionit, energjetike,
komunale dhe me infrastrukturë tjetër, si dhe elementet e tjera të domosdoshme
, paraqesin tërësi të rrumbullakësuara territoriale ku është e mundshme të
jetohet dhe të stabilizohet zhvillimi që është i domosdoshëm për riatdhesimin e
refugjatëve”.[112]
Me këtë «plan» në fakt parashikohej organizimi dhe krijimi i komunave me
shumicë absolute serbe, pastaj krijimi i rajoneve serbe dhe bashkimi i tyre,
siç thuhet në «planin» serb për Kosovën, në një « Regjion», i cili do të
kishte pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësorin, si dhe organet e veta
me kompetenca të plota edhe në fushat tjera. “Organet e kësaj autonomie
territoriale (“regjionit”) do të ishin: Kuvendi i Regjionit dhe Këshilli
Ekzekutiv i Regjionit. Ky plan, thuhet më tej, parashikon mbrojtje të dyfisht
të komunitetit serb në Kosovë e Metohi: me anë të autonomisë territoriale (me
themelimin e Regjionit), me të cilën do të mbrohej pjesa më e madhe e serbëve,
dhe me anë të autonomisë kulturore e personale përmes së cilës do të mbroheshin
të drejtat e serbëve që jetojnë jashtë zonave të autonomisë territoriale
(Regjionit). Të dy format e mbrojtjes, marrë bashkërisht, përbëjnë nocionin e
Komunitetit Autonom Serb në Kosovë e Metohi”, etj.[113]
Beogradi
me politikën dhe diplomacinë e tij shtetërore, i mbështetur fuqishëm nga Rusia
dhe nga disa vende mike, nuk la gur pa lëvizur për përçarjen e qendrave
ndërkombëtare të vendimmarrjes për Kosovën. Serbia në këtë lojë ka përdorur
edhe kartën (opcionin) e ndarjes së Kosovës. Këtij opcioni pala shqiptare
(Prishtina) iu përgjegj (sa për sy e faqe) me opcionin e ndërrimit të
territoreve: Veriun e Kosovës për Jugun e Serbisë (Kosovën Lindore). Edhe
Bashkësia Ndërkombëtare (Fuqitë e Mëdha) nuk ishin të interesuara dhe
vlerësonin se ndryshimi i kufijve ose ndrrimi i territoreve do të hapte një
proces zingjir që nuk i dihej fundi dhe mund të shpiente në konflikte të reja.
Prandaj, “pala serbe për të parandaluar humbjen e territoreve në Jug të saj dhe
për të fituar territore në Veri të Kosovës doli me kërkesë për një autonomi të
zgjeruar të Veriut të Kosovës, të tipit të Republikës serbe në Bosnjë, e cila
nominalisht do të ishte brenda juridiksionit të shtetit të Kosovës, por
realisht do të funksiononte si e pavarur”.[114]
Në fakt, po të analizohet me vëmendje, me këtë plan do të krijohej një entitet
serb me atribute shtetërore në një Kosovë me autonomi substanciale!
3.4 Raporti i Kaj Aides
për Kosovën dhe miratimi i bisedimeve për statusin e Kosovës
Bashkësia
Ndërkombëtare (Fuqitë e Mëdha) sikur ishte e kënaqur me status quon në Kosovë,
e cila ishte vendosur nën sundimin e UNMIK-ut. Deri diku edhe partitë politike
dhe institucionet vendore ishin të kënaqura me këtë status quo. Për ta mbajtur
dhe vazhduar këtë gjendje dhe për ta shtyrë çështjen e statusit ishin shpikur
“standardet para statusit”. Nën presionin e opinionit publik dhe nga pak edhe
të institucioneve vendore, të cilat po kërkonin më shumë pushtet-kompetenca,
ato u quajtën “standardet për Kosovën”. Tetë standardet e famshme për Kosovën
ishin: 1.Institucionet demokratike funksionale, 2.Sundimi i ligjit, 3.Liria e
lëvizjes, 4.Kthimet e qëndrueshme, të drejtat e bashkësive dhe pjesëtarëve të
tyre, 5.Ekonomia, 6.Të drejtat pronësore, 7.Dialogu, 8)Trupat mbrojtëse të
Kosovës. Vlerësimi dhe matja e përmbushjes së këtyre standardeve ishte në dorën
e “ndërkombëtarëve”. Vendosja e këtyre standardeve kishte për qëllim të shtynte
cështjen e Kosovës dhe statusin e saj deri në një kohë më të mirë për aktorët
ndërkombëtarë. Nënsekretari amerikan i shtetit, Mark Grosman, me deklaratën e
tij relativizoi punën e standardeve kur deklaroi se “nëse Kosova tregon
gatishmëri të përballet me këto standarde, ne jemi të gatshëm të fillojmë
procesin për caktimin e statusit të ardhshëm të saj. Nëse progresi nuk është i
mjaftueshëm, ne së bashku sërish do të caktojmë një datë tjetër në të ardhmen”.[115]
Në fakt i tërë pushteti në Kosovë ishte përqëndruar në duart e
“ndërkombëtarëve”. Prandaj, nuk dihej nëse këto “standarde” duhet t’i
përmbushnin “ndërkombëtarët” apo vendorët, që ishin veç lustra e pushtetit
“ndërkombëtar”. Me këtë nuk dua të mohoj përgjegjësinë dhe peshën që kishin dhe
që do të duhej të kishin partitë politike dhe institucionet vendore për
Kosovën. Por, është e vërtetë se kompetencat e vendorëve ishin të vogla.
Trazirat
e marsit 2004 ishin si një dush i ftohtë për “ndërkombëtarët”.
Vetëm atëherë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare u kujtuan se çështja e
Kosovës po u dashka të zgjidhet. Diplomacia ndërkombëtare dhe qendrat e
vendosjes u vunë në lëvizje. Sidomos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin
tejet të vendosura për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Madje, Qeveria
amerikane ishte e gatshme të dërgonte një përfaqësues special në Kosovë krahas
atij të OKB-së. Edhe Bashkimi Evropian po e kuptonte se Kosova ishte një
çështje thelbësore jo vetëm për Ilirinë-Ballkanin, por edhe për vetë Bashkimin
Evropian dhe të ardhmen e tij. Në këto rrethana Sekretari i Përgjithshëm i
OKB-së, Kofi Anan, emëroi më 4.6.2005 Ambasadorin norvegjez, Kaj Aide (Kai
Eide), Përfaqësues të tij Special në Kosovë dhe e ngarkoi që të bënte një
raport të hollsishëm për gjendjen në Kosovë dhe mundësinë e hapjes së
bisedimeve për statusin e Kosovës. Ambasadori Kai Aide qëndroi në Prishtinë dhe
në Beograd për t’u takuar dhe për të biseduar me përfaqësuesit e institucioneve
të të dyja vendeve për gjendjen në Kosovë dhe perspektivën e saj. Ai u takua
edhe me përfaqësuesit e UNMIK-ut dhe të organizatave tjera rajonale e
ndërkombëtare në Kosovë. Vizita dhe takime të shumëta pati edhe në vendbanime
të ndryshme të Kosovës dhe me banorët e tyre. Takime të shumta Kaj Aide pati
edhe me qytetarë dhe përfaqësues të pakicave kombëtare, vecanërisht me pakicën
serbe dhe përfaqësues të ndryshëm të saj. “ Në mesin e të gjitha përvojave
tona, shkruante në raportin e tij Kai Eide, do të veçoja posaçërisht dhjetë
ditët e kaluara duke udhëtuar gjithandej Kosovës, për të takuar sa më shumë
njerëz që ka qenë e mundur në qytete, fshatra e vendbanime të panumërta. Ky
udhëtim na ka treguar atë që nuk mundeshin takimet në Prishtinë: mënyrën se si
jetojnë njerëzit në Kosovë, vështirësitë me të cilat përballen dhe shpresat e
frikat që i kanë për të ardhmen e tyre. Në mënyrë që të mundësohet një pasqyrë
adekuate e gjendjes në terren dhe e ambientit kompleks politik, unë dhe ekipi
im kemi mbajtur konsultime ekstensive me liderët politikë në Beograd dhe në
Prishtinë, liderë të të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfaqësues të lartë të
vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, të shteteve kryesore anëtare,
sidomos të atyre të Grupeve të Kontaktit dhe të vendeve fqinje, si dhe me
organizatat rajonale (BE, OSBE, NATO dhe Këshilli i Evropës); UNMIK-un dhe
përfaqësuesit e tjerë të Kombeve të Bashkuara në terren si dhe me shtabin e
OKB-së”.[116] I
dërguarai i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ambasadori Kaj
Aide, shkroi me hollësi në raportin e tij për funksionimin e institucioneve
vendore, për sundimin e ligjit në Kosovë, për lirinë e lëvizjes, për zbehjen e
rolit të UNMIK-ut, për ngjarjet e marsit 2004, për gjendjen e rëndë ekonomike,
për trashëgiminë kulturore në Kosovë, për zgjedhjet dhe përfshirjen e pakicës
serbe në institucionet e Kosovës, për rolin e Beogradit dhe ndikimin e tij
negativ te pakica serbe, për vështirësit që ka Kosova në përmbushjen e
standardeve. “Progresi përsa i përket zbatimit të standardeve është shumë i
përzier, shkruante Ambasadori Kaj Aide në raportin e tij. Nevojitet urgjentisht
progres i mëtejmë. Megjithatë, nuk ka të ngjarë që shtyerja e procesit për
statusin final të mund të shpjejë në rezultate më të prekshme dhe të mëtejme në
zbatimin e standardeve”.[117]
Në këtë raport ishte shkruar edhe për sigurinë dhe marrëdhëniet ndëretnike, për
çështjet pronësore, për TMK-në, për dialogun, etj. Përmirësimin e pozitës
serbe, Kai Eide e shihte dhe e propozonte përmes “decentralizimit” (krijimit të
një territori autonom serb): “Decentralizimi tani duhet të shqyrtohet
seriozisht në një kornizë më të gjerë, duke çuar në decentralizim të pushtetit
dhe rritje të kompetencave në nivel lokal, shkruante Kai Eide. Një kornizë e
tillë do të mund të përfshinte një numër komunash të reja ku në veçanti serbët
e Kosovës do të kishin shumicën e theksuar. Kjo mund të parashikojë kompetenca
të shtuara në sferat si ajo e policisë, drejtësisë, arsimit, kulturës, mediave
dhe ekonomisë, duke përfshirë edhe emërimin e zyrtarëve kyç. Do të mund të
lejonte poashtu lidhje horizontale midis komunave me shumicë serbe. Mund të
shqyrtohen poashtu edhe modalitete për lidhje të posaçme me Beogradin, pa i
dhënë Beogradit autoritet mbi komunitetet e tilla. Një plan ambicioz i
decentralizimit me kompetenca speciale, të cilat shkojnë më larg sesa ato që u
janë dhënë të gjitha komunave, nuk duhet të rrezikojë institucionet qëndrore në
Kosovë apo të dobësojë autoritetin e Prishtinës”.[118]
Me një zgjidhje të këtillë s’ka si të mos rrezikohen dhe dobësohen
institucionet ose pushteti qendror. Pra, edhe ky raport mbështetej në
Marrëveshjen e Rambujes, Rezolutën 1244 dhe në Planin e Serbisë për Kosovën.
Kishte një progres të vogël, një lëvizje përpara për sa i përket hapjes së
bisedimeve për statusin e Kosovës. “Nuk do të ketë sikur është thënë edhe në
raportin e vitit të kaluar, një moment të mirë për të adresuar statusin e
ardhshëm të Kosovës, konkludonte Kai Aide. Përcaktimi i statusit të ardhshëm të
Kosovës mbetet dhe do të vazhdojë të jetë një çështje tejet e ndieshme politike
me implikime serioze rajonale dhe ndërkombëtare. Megjithatë, një vlerësim i
përgjithshëm shpie në konkludimin se ka ardhur koha për të filluar këtë process”.[119]
Më tej
Kai Eide vazhdon: “Është shumë me rëndësi që procesi i statusit të ardhshëm të
ndodhë në kohën kur komuniteti ndërkombëtar është ende prezent në Kosovë dhe në
forcë të mjaftueshme. Në komunitetin ndërkombëtar ka aktualisht një
"lodhje prej Kosovës". Shtyerja e procesit të statusit do të rriste
këtë lodhje dhe do të dobësonte aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për të bërë
këtë proces. Hapja e procesit të statusit do të krijojë baza për një angazhim
të rigjallëruar të komunitetit ndërkombëtar, duke kërkuar kësisoj që vendet dhe
organizatat e ndryshme të vendosin Kosovën sërish në agjendë”.[120]
S’ka si të shprehet më hapur se kaq,
shqetësimi për mbylljen e këtij procesi (“decentralizimit”) në kohën që Bashkësia
ndërkombëtare ka forcë të mjaftueshme në Kosovë!
Kai
Eide nuk “harron” të ripërsëris punën dhe rëndësinë esenciale
të “decentralizimit” dhe të “çështjeve kulturore dhe fetare”: “Decentralizimi”,
si edhe çështjet kulturore e fetare, përfundon Kai Eide,
përfaqësojnë elemente esenciale në cilindo proces për statusin e
ardhshëm. Vazhdimi i këtyre diskutimeve derisa ecet drejt fazave
të hershme të procesit të statusit do të shërbente si
masë për ndërtimin e besimit dhe si sinjal i gatishmërisë së
të gjithëve për të kontribuuar për një Kosovë stabile dhe
multietnike pa marrë parasysh epilogun e procesit për statusin e ardhshëm.
Ato duhet të jenë tullat e themelit për fazat pasuese të procesit”.[121]
Për Kai Eiden dhe Fuqitë e Mëdha që përfaqësonte ai nuk kishte rëndësi epilogu
i procesit për statusin. E rëndësishme ishte pozita e serbëve në Kosovë
(decentralizimi, trashëgimia kulturore e fetare “serbe”)!
Raporti
i Kai Eides paralajmëron edhe rolin dhe përgjegjsitë që do t’i ketë Bashkësia
Ndërkombëtare në Kosovë: “Vendimi për të filluar procesin e statusit do ta çojë
Kosovën dhe rajonin në një fazë të re dhe të vështirë. Komuniteti ndërkombëtar
duhet të ketë forcën për të çuar procesin përpara. Kur të jetë përcaktuar
statusi i ardhshëm, një prani ndërkombëtare ushtarake ose civile do të ketë
nevojë për resurset e duhura që të menaxhojë dhe implementojë zgjidhjen në një
formë stabile dhe të rregullt. Procesi i statusit të ardhshëm duhet të
shoqërohet me një theksim të qartë nga ana e komunitetit ndërkombëtar se është
i gatshëm që të rrijë dhe të përkrahë këtë proces si dhe epilogun e tij. BE-ja
duhet në të ardhmen e afërt të shqyrtojë rritjen e pranisë së saj në Kosovë me
qëllim që të lozë një rol më të madh në procesin e standardeve, të përgatitet
për një angazhim afatgjatë dhe të ofrojë dëshmi të dukshme të zotimit të
Evropës për Kosovën. Kur të jetë përcaktuar statusi, prej BE-së pritet që të
marrë rol edhe më të madh. Kjo ndërlidhet me policinë dhe drejtësinë ku do të
kërkohet një prani e vazhdueshme, edhe pse më e vogël dhe më e specializuar për
të monitoruar dhe përkrahur procesin e standardeve, i cili do të integrohet
gradualisht me proceset e vendosura nga vetë BE-ja dhe në drejtim të
përpjekjeve të fokusuara në ndërtim kapacitetesh. NATO-ja poashtu do të duhet
të vazhdojë praninë e saj. Një ristrukturim është duke u bërë dhe ai do t'ia
mundësojë KFOR-it që të ruajë kredibilitetin dhe efikasitetin, duke reduktuar
njëkohësisht numrin e përgjithshëm të personelit. Asnjë organizatë tjetër nuk
mundet aktualisht që të ofrojë bazën e njëjtë të stabilitetit si KFOR-i.
Kontributi i SHBA-ve në KFOR është esencial. Ai do të ofrojë shprehje të
dukshme të angazhimit të vazhdueshëm amerikan”.[122]
Është
domethënës paralajmërimi që Kai Eide u bënë të interesuarve për statusin e
Kosovës: “Hyrja në procesin e statusit të ardhshëm nuk nënkupton hyrjen në
fazën e fundit, por në fazën e radhës të pranisë ndërkombëtare”.[123]
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, raportin e Kai Eides ia dërgoi
Këshillit të Sigurimit, bashkë me një letër, më 7 tetor 2005. Në letrën e tij
ai i shkruante Këshillit të Sigurimit (kryesuesit të tij) se “pajtohej dhe se i
miratonte përfundimet e Kai Eides për gjendjen në Kosovë dhe për hapjen e
bisedimeve. Do të isha shumë falenderues poqese rapotin e bërë, do ta sillnit
në vëmendjen e Këshillit të Sigurimit”.[124]
Ai paralajmëron edhe emrimin e një të dërguari special për Kosovën, i cili do
t’i udhëhiqte edhe bisedimet Kosovë-Serbi për statusin e Kosovës.
Më
24 tetor 2005, Këshilli i Sigurimit (OKB) mbajti seancën e 5290 dhe dha
pëlqimin për nisjen e negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës. Në
deklaratën e lëshuar nga Kryetari i Këshillit të Sigurimit thuhej se Këshilli i
Sigurimit ka pritur me kënaqësi raportin e hartuar nga i Dërguari Special, Kai
Eide, që ishte dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB. Këshilli i Sigurimit
kërkonte nga autoritetet e Prishtinës që të vazhdohet me përmbushjen e
standardeve, me mbrojtjen e pakicave dhe të cohej më tej decentralizimi dhe
mbrojtja e trashëgimisë kulturore e fetare. Këshilli i Sigurimit ftonte edhe
autoritetet e Beogradit që ta lehtësojnë procesin dhe të angazhohen në mënyrë
konstruktive. KS miratonte edhe përfundimin e përgjithshëm të Kai Eides, sipas
të cilit ka ardhur koha për të kaluar në një fazë të re të procesit politik për
statusin e ardhshëm të Kosovës. KS përshëndet gatishmërinë e Grupit të Kontaktit
(Gjermani, SHBA, Federata e Rusisë, Francë, Itali dhe Mbretëri e Bshkuar) për
t’u angazhuar në procesin politik që do të udhëhiqet nga OKB-ja, i Dërguari
Special i Sekretarit të Përgjithshëm.
3.5 Parimet e Grupit
të Kontaktit dhe bisedimet Kosovë-Serbi
Më 2
nëntor 2005 Grupi i Kontaktit (Fuqitë e Mëdha) bëri publike “Parimet
udhëheqëse për zgjidhjen e statusit të Kosovës”. Parimet e Grupit të
Kontaktit në thelbin e tyre nuk ndryshonin nga marrëveshjet dhe qëndrimet e
deriatëhershme për Kosovën. Pralajmërimi për ata që nuk do të bindeshin dhe
trysnia ishin të drejtuara edhe kësaj here kryekëput ndaj shqiptarëve dhe
udhëheqësve të tyre. “Emisari special mund të ndërmarrë veprime të duhura në
kuadër të mandatit të tij në Kombet e Bashkuara për të suspenduar apo
përjashtuar çdo individ apo grup nëse mendon se veprimet e tyre nuk shpien
drejt përparimit”.[125]
Sigurisht, sepse ndaj atyre në Beograd nuk mund të merreshin masa. Edhe në këto
parime nuk “harrohet” Kisha Ortodokse “serbe”, trashëgimia kulturore “serbe”,
pakica serbe, kthimi i refugjatëve (kuptohet serbë), etj. Një zgjidhje
negociuese duhet të jetë prioritet ndërkombëtar, thuhet midis tjerash në hyrje
të këtyre parimeve. “Procesi i filluar nuk mund të bllokohet, por duhet të
përfundojë. Grupi i kontaktit thërret palët që të angazhohen me besnikëri dhe
në mënyrë konstruktive, që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të refuzojnë
çdo formë të dhunës. Ata të cilët e përkrahin dhunën nuk do të kenë asnjë rol”.[126]
Porosia për të gjithë ata shqiptarë ose forca politike që mund të mos
pajtoheshin me këto parime ishte e qartë dhe e prerë: “nuk do të kenë asnjë
rol” në këto bisedime dhe në këtë proces. Në pikën e fundit (pika e dhjetë) të
këtyre parimeve paralajmërohej vazhdimi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë edhe
pas definimit të statusit të Kosovës. “Për një kohë Kosova do të vazhdojë të
ketë nevojë për një prani ndërkombëtare civile dhe ushtarake për të ushtruar
mbikëqyrjen e duhur të përputhshmërisë së kushteve të parapara në zgjidhjen e
statusit për ofrimin e sigurisë dhe, në veçanti, për të siguruar mbrojtjen e
minoriteteve, si dhe të vëzhgojë dhe të mbështesë autoritetet në zbatimin e
vazhdueshëm të standardeve”.[127]
Përgatitjet tashmë ishin intensifikuar. Këshilli i Sigurimit më 10 nëntor 2005
miraton propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Kofi Anan për të Dërguarin e
tij Special. Kryetari, Marti Ahtisari, emërohet kryenegociator, ndërsa Albert
Rohani zëvendës i tij. Vizitën e parë në Kosovë Kryetari Ahtisari e bëri më 21
nëntor 2005 me ç’rast u takua me drejtuesit e UNMIK-ut dhe me drejtuesit e
institucioneve vendore. Ai takoi edhe përfaqësues të opozitës dhe të pakicës
serbe. Lëvizja “Vetëvendosje”, e cila tashmë ishte deklaruar dhe po angazhohej
kundër bisedimeve (dialogut) Kosovë–Serbi, Ahtisarin e priti me protesta dhe me
moton: “Jo negociata-Vetëvendosje”. Ahtisari dhe zëvendësi i tij vizituan edhe
Tiranën, Shkupin dhe Podgoricën. “Në rrugën e gjatë drejt lirisë vjen një kohë
që bisedimet janë të domosdoshme”.[128]
Por puna është kush do ta përfaqësonte dhe si do ta përfaqësonte Kosovën dhe
popullin shqiptar në këto bisedime. Korniza e këtyre bisedimeve ishte vendosur
që më parë. Ishte vendosur edhe për “llojin” e shqiptarëve që mund të ishin
pjesë e këtyre bisedimeve. Takimet në nivel të ministrave të pushtetit lokal
dhe në nivel të ministrave të kulturës (Kosovë-Serbi) kishin filluar para
raportit të Kai Eides dhe para hapjes së negociatave. Nisja e këtillë e
bisedimeve ishte kundërshtuar edhe nga PDK-ja dhe grupi i saj parlamentar. “PDK-ja
kërkon nga Kuvendi i Kosovës, fillimisht të distancohet nga forma dhe mënyra se
si ministra të caktuar të Qeverisë së Kosovës kanë nisur bisedimet politike me
Beogradin për cështje që kryekreje janë sfida të brendshme të institucioneve të
Kosovës”.[129] Megjithatë,
parapërgatitjet për bisedime me Serbinë kishin nisur pa u publikuar raporti i
Kai Aides dhe pa u dhënë pëlqimi nga Këshilli i Sigurimit për hapjen e
bisedimeve. Edhe ata (drejtuesit e partive politike shqiptare në Kosovë,
sidomos të partive të pas luftës), që kishin bërë nga një thes me deklarata kundër
bisedimeve dhe kompromiseve me Serbinë po përfshiheshin pak nga pak, por sigurt e me
vendosmëri, në përgatitjen dhe pjesëmarrjen në bisedimet me Serbinë. Kryetari fiktiv i
Kosovës unmikiane të asaj kohe, Ibrahim Rugova, ishte bërë një deklaratë për
krijimin e “grupit të unitetit”, që do të merrte pjesë në bisedime. Ky grup do
të përbëhej nga I. Rugova, H. Thaci, B. Kosumi, N. Daci dhe Veton Surroi. Bashkërendues
i grupeve të punës u emrua B. Shala. Ky grup u miratua formalisht edhe nga Kuvendi
i Kosovës.
3.6 Klasa politike e
Kosovës nuk e bëri detyrën e saj
Të gjithë jemi dëshmitarë se si filluan, si vazhduan
bisedimet dhe se si u krijua Grupi negociator. Dihet se si u votua për këtë
Grup. Në arkivin e Kuvendit është edhe shiriti filmik. Bisedimet me Serbinë
kundërshtoheshin për disa arsye. E para, sepse Kosova hynte në bisedime si një
krahinë e përfaqësuar nga një grup politik (shumëpartiak), kurse Serbia hynte
në bisedime si shtet. E dyta, Serbia hynte në bisedime me një dokument të
miratuar nga Kuvendi i Serbisë më 29 prill 2004, ndërsa Kosova hynte në
bisedime pa një dokument të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Rezultoi që
dokumenti i Serbisë, i miratuar në Kuvendin e Serbisë, u bë (në thelb) plani
Atisarit! Kush të doj mund t'i krahasoj këto dy dokumente (atë të Serbisë dhe
të Atisarit). Dokumenti i Serbisë është edhe sot i publikuar në gjuhën serbe
dhe në gjuhën shqipe.[130] Dukej që Fuqitë e
Mëdha, përmes zyrave të tyre në Prishtinë dhe kanaleve tjera të dukshme e të
padukshme kishin rritur trysninë ndaj palës shqiptare, e cila po detyrohej të
shkonte në bisedime rezultati i të cilave dihej: “decentralizim” (krijim i
komunave dhe zonave të mbrojtura serbe), mbrojtje e trashëgimisë kulturore e
fetare “serbe” në Kosovë (territori autonom serb) dhe një gjysmë pavarësie.
Këto ishin deklaruar në të gjitha deklaratat, raportet dhe dokumentet e
organizmave të ndryshme rajonale dhe botërore. Megjithë krijimin e “grupit të
unitetit” Kosova nuk ishte unike për çështjen e bisedimeve me Serbinë. Partia
Demokratike e Kosovës, e cila në atë kohë ishte në opozitë, hezitonte të hynte
në bisedime pa u shpallur Pavarësia e Kosovës. Ajo kërkonte që “faktori i
unifikuar politik i përfaqësuar në Kuvend të bëjë zyrtarizimin e Pavarësisë së
shtetit të Kosovës, para se të fillonin bisedimet apo negocimet”.[131] Sepse, në Kosovë
tashmë ishte krijuar opinioni se Bashkësia Ndërkombëtare ia kishte me hile
Kosovës dhe popullit shqiptar. I vetmi vend i besueshëm
mbetej Amerika.
Një
pjesë e mirë e opinionit ishte kundër bisedimeve me Serbinë. Kundërshtimi më i
artikuluar dhe më i organizuar i këtyre bisedimeve ishte Lëvizja
“Vetëvendosje”, e cila me të drejtë kërkonte të drejtën e vetëvendosjes për
Kosovën. Simpatia për këtë Lëvizje ishte në rritje, por në rritje ishte edhe
trysnia e “grupit të unitetit” (institucioneve vazale) dhe zyrave të huaja në
Prishtinë. Qendrat botërore të vendosjes po përdornin me sukses edhe Gjykatën e
Hagës për të bërë trysni te grupimi i shqiptarëve që kishin drejtuar Luftën e
UÇK-së. Hetimet, akuzat dhe arrestimet e drejtuesëve të Luftës po bëheshin
krahas procesit të bisedimeve. Në shërbim të procesit të bisedimeve ishte vënë
po thuajse edhe e tërë media. Për përfaqësuesit e shqiptarëve edhe në këtë çështje
herë përdorej karrota dhe herë tregohej kërrbaçi (tregoheshin dhëmbët e
forcës). Pjesë e “grupit të unitetit” nuk u bënë përfaqësuesit e pakicës serbe.
Edhe në këto bisedime ata mbeteshin të ndarë nga Kosova, mbeteshin në anën e
Serbisë. Bota nuk bëri asnjë trysni ndaj tyre dhe ndaj Serbisë. Recitimet e
ndërkombëtarëve për një Kosovë multietnike në fakt ishin për një Kosovë të
ndarë midis shqiptarëve dhe serbëve, duke garantuar edhe ndikimin dhe praninë e
Serbisë në Kosovë. 5% e serbëve në Kosovë, sipas propozimeve dhe planeve që
ofroheshin në Vjenë, do të kontrollonte mbi 30% të territorit të Kosovës me
ndihmën e UNMIK-ut (bashkësisë ndërkombëtare) dhe të Serbisë. Çështja e “decentralizimit”
ka mbizotëruar bisedimet për statusin e ardhshëm të mbajtura në Vjenë.
Decentralizimi konsiderohet si një ndër çështjet kritike për zgjidhjen e
statusit të ardhshëm të Kosovës. Përmes këtij procesi, bashkësia ndërkombëtare
përpiqet të sigurojë mbrojtjen
kushtetuese të të drejtave të bashkësisë serbe dhe fuqizimin e tyre në komunat
ku serbët përbëjnë shumicë. Decentralizimin në Kosovë edhe Akademik Hivzi Islami
e cilësonte si luftë të Serbisë për territore e jo si mbrojtje të pakicës serbe
dhe të drejtave të saj. “Ndarjet që po ndodhin tash, në emër të një
decentralizimi të pakuptimtë, nuk mund të cilësohen ndryshe pos si luftë e
Serbisë për territore, në formë të kontrollit shtetëror-etnik të territorit.
Zaten, katër luftëra që i zhvilloi Serbia në hapësirat e ish-Jugosllavisë në
fund të shek. XX ishin luftëra për territore, si objektiv kahershëm i politikës
serbe për krijimin e Serbisë së Madhe. Për dallim nga këto luftëra të
armatosura, Serbia sot në Kosovë luftën agresive për territore po e bën me
mjete politike dhe diplomatike”.[132]
Lëshimet
që po bënte pala shqiptare ishin të mëdha dhe me pasoja afatgjate për kombin
shqiptar në Iliri-Ballkan. Zgjidhjet që ofroheshin nga Serbia dhe
ndërkombëtarët herët a vonë mund ta rrezikonin Kosovën me një “bosnizim”. Edhe
Esat Stavileci deklaronte në një intervistë se “është mangësia e këtij
procesi të decentralizimit që po pretendon të vendosë harta të reja etnike,
sepse krijimi i komunave të reja shpërfaqë atë oreksin e Serbisë, e cila sa unë
di, më tepër është e interesuar për territore serbe në Kosovë, sesa për serbët
në Kosovë. Krijimi i komunave të reja, qofshin ato të quajtura serbe apo me
shumicë serbe dhe po qe se kësaj i shtohet edhe mundësia e lidhjeve zinxhirore,
kërkon që të kihet parasysh mundësia për ndarje dhe nënndarje të mëvonshme.
Unë, natyrisht, këtë proces të decentralizimit e kam kuptuar si përpjekje të
bashkësisë ndërkombëtare për të vendosur një proces të integrimit të pakicës
serbe në institucionet e Kosovës, por droja që kam shfaqur dhe vazhdoj ta shfaq
është se po qe se të gjitha veprimet që bëhen, dalin jashtë kornizave ligjore
të Kosovës, atëherë kërcënohen me rrezikun për nënndarje të mëvonshme”.[133]
Gjatë
vitit 2006 UNOSEK-u kishte organizuar dhe mbajtur 15 takime të drejtëpërdrejta
në Vjenë midis shqiptarëve dhe serbëve. Në fakt midis Kosovës unmikiane dhe
shtetit të Serbisë. Tetë nga këto takime (të parat) ishin mbajtur për
“decentralizimin” (thelbi i bisedimeve), tri për trashëgiminë kulturore e
fetare “serbe”, dy për “komunitetet” dhe vetëm një(!) për cështje ekonomike.
Pra, bisedimet ishin të përqëndruara kryesisht në cështjen e “decentralizimit”
dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare “serbe” në Kosovë. “Grupi
negociator dhe klasa politike, kryesisht ata që kishin përgjegjsinë, ata që
morën besimin e qytetarëve për t'i kryesuar dhe udhëhequr institucionet e Kosovës,
në vend se të angazhoheshin për unifikimin e territorit të Kosovës dhe
kontrollimin e plotë të tij (gjë që nuk e kishin) u angazhuan për ricopëtimin e
mëtejmë të Kosovës dhe legalizimin e këtij ricopëtimi! Në vend se të
angazhoheshin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe ilire, të
shkatërruar sistematikisht nga Serbia gjatë historisë (jo vetëm këtu brenda,
por edhe deri në Nish) këta, edhe këtë pak trashëgimi që i kishte shpëtuar
shkatërrimit, e bënë trashëgimi kulturore serbe”![134] Sa
për sy e faqe përmendej edhe ekonomia dhe të drejtat e “komuniteteve” (pakicave
tjera) në Kosovë.
Për
shumë nga shqiptarët “decentralizimi” shihet si i imponuar nga bashkësia
ndërkombëtare për të kënaqur Serbinë dhe interesat e serbëve në Kosovë. Në fakt
propozimet, zgjidhjet, planet dhe dokumentet ishin të gatshme. “Pala serbe
sigurisht që kishte dhënë pëlqimin për këto zgjidhje, ndërsa pala shqiptare nuk
mund të kundërshtonte dhe linte përshtypjen se ishte tepër e kënaqur”. Me t’u
kthyer nga takimi i parë, Lutfi Haziri deklaroi me një emocion fëminor në
aeroportin e Prishtinës se ia kishin bërë tetë me dy Serbisë![135]
Për ta rritur shkallën e besueshmërisë dhe të rëndësisë së këtyre bisedimeve,
më 24 korrik 2006, UNOSEK-u kishte organizuar një takim të nivelit të lartë
(takim elefantësh, quhej me pompozitet), i cili u kryesua nga vetë i Dërguari i
Posaçëm. Delegacioni i Serbisë kryesohej nga Kryetari Boris Tadiq dhe
Kryeministri Vojisllav Koshtunica, ndërsa ai i Kosovës nga Fatmir Sejdiu,
Kryetar i Kosovës unmikiane. Në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Grupit të
Kontaktit, BE-së dhe NATO-s si vëzhgues. Përvec takimeve të drejtëpërdrejta
Kosovë-Serbi gjatë vitit 2006 janë mbajtur edhe shumë takime (26) midis
ekspertëve të ndryshëm dhe palëve në Prishtinë e Beograd. Gjatë këtij viti
ishte raportuar tri herë në Këshillin e Sigurimit (4 mars, 13 korrik dhe 22
shtator) për ecurinë e bisedimeve. Ishin mbajtur takime edhe me Grupin e
Kontaktit, me Ministrat e jashtëm të BE-së, me NATO-n, OSBE-n dhe aktorë tjerë
ndërkombëtarë. Krahas këtyre bisedimeve dhe përkundër përpjekjeve të
bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje për statusin e Kosovës,
Serbia më 28 dhe 29 tetor 2006 organizoi referendum në Serbi për kushtetutën e
re, e cila u hartua dhe miratua pa debat publik. Sipas kësaj kushtetute Kosova
ishte “pjesë e pandarë e Serbisë”. Ndërsa më 21 janar 2007 Serbia organizoi
zgjedhjet e përgjithshme. E gjithë fushata zgjedhore u shqua me propagandën dhe
moton: “Kosova është Serbi”. Vetëm politikani serb, Çedomir Jovanoviç, nga
partia Liberale Demokrate, deklaronte publikisht se “do ta nënshkruante
pavarësinë e Kosovës”. “Rusia ishte shteti më me ndikim në Grupin e Kontaktit
dhe në UNOSEK. Ajo edhe në rastin më të keq për të, kur pavarësia si zgjidhje
të jetë e pandalshme, atëherë pozicionet e serbëve të Kosovës në shtetin e
ardhshëm të Kosovës të jenë sa më të fuqishme de jure dhe de fakto. Kjo do të
thotë se këmbëngulja e Beogradit në planin e decentralizimit, sipas të cilit
vihet shumë në pikëpyetje sovraniteti i shtetit të Kosovës në tërë territorin e
tij dhe favoret e tjera shumë të mëdha që i bëhen minoritetit serb në Kosovë,
janë produkt i ndikimit që ka Rusia në zgjidhjen e statusit të Kosovës”.[136]
I Dërguari i Posaçëm, Marti Ahtisari, më 25 janar të vitit 2007 u
takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki
Mun, në Paris, të cilin e kishte njoftuar me zhvillimet e fundit
rreth procesit të statusit të Kosovës dhe ia kishte dorëzuar atij
propozimin e tij për këtë cështje. Ndërsa, më 26 janar, Ahtisari ishte
takuar në Vjenë me anëtarët e Grupit të Kontaktit, të cilët i kishte njoftuar
me përmbajtjen e propozimit të tij, si pjesë e konsultimeve të rregullta dhe si
pjesë e procesit të bashkëpunimit të ngushtë në mes të UNOSEK-ut dhe të GK-së.
Pas takimeve dhe këshillimeve të domosdoshme, më 2 shkurt 2007, Ahtisari ia
kishte dorëzuar propozimin-planin e tij për Kosovën Kryetarit serb, Boris
Tadicit, në Beograd, pasi Koshtunica (Kryeministër në ikje nuk e kishte
pranuar). Ndërsa në Prishtinë, propozimin e Ahtisarit e morën dhe e pritën me
ngazëllim Grupi i Unitetit dhe Kryetari Fatmir Sejdiu. “…nuk kam asgjë
personale me këtë Grup të ulur para nesh, por mandati i tyre, të tillë çfarë e
kishin, ka përfunduar me planin e Atisarit. Por, këta, meqë janë të
"kapur" dhe nuk mund të japin dorëheqje, propozoj që ky Kuvend, nëse
duam t'i japim mesazhe botës dhe Serbisë se Kosova e ka me gjithë mend të ketë
pavarësi të plotë nga Serbia, t'i shkarkojë dhe të emrojë një Qeveri të
shpëtimit kombëtar. Sot, deri sa të bëhen ato punë, nëse i bënë ky Kuvend,
propozoj të miratohet edhe një rezolutë që rikonfirmon vullnetin e paluhatshëm
të këtij populli për pavarësi të padiskutueshme, për pavarësi të plotë nga
Serbia”.[137]
Lëvizja
“Vetëvendosje”, më 10 shkurt 2007, kishte organizuar
protestë në Prishtinë kundër pakos-planit të Ahtisarit. Dhuna e
policisë së UNMIK-ut ndaj protestuesve ishte e egër dhe vrastare. Policia rumune e UNMIK-ut po qëllonte me plumba vrasës.
Dy nga protestuesit Arben Xheladini (1972) dhe Mon Bala (1976) kishin vdekur
nga plumbat e tyre. Dhjetëra tjerë ishin plagosur. KMLDNJ dënoi dhunën e
policisë ndaj protestuesve dhe e quajti krim veprën e policisë së UNMIK-ut.
Përgjegjëse për këtë dhunë të shfrenuar të UNMIK-ut ishin edhe institucionet
vendore, të cilat e miratuan në heshtje dhunën e UNMIK-ut. Me dhunën, vrasjet,
plagosjet dhe arrestimet e shumëta, UNMIK-u dhe institucionet e tyre vazale
vendore dëshironin t’i jepnin porosi jo vetëm “Vetëvendosjes”, por mbarë
popullit shqiptar.
I Dërguari i Posaçëm, Marti Ahtisari, i kishte ftuar
të dyja palët për disa takime në Vjenë, ku do të
diskutohejë për propozimin e tij. Pas këtyre bisedimeve, Ahtisari i ftoi
përfaqësuesit e lartë të të dyja palëve që të marrin
pjesë në një takim në Vjenë më 10 mars 2007.
Delegacioni i Beogradit udhëhiqej nga Kryetari Boris Tadiq dhe nga Kryeministri
Vojisllav Koshtunica derisa Ekipi i Unitetit nga Prishtina udhëhiqej nga
Kryetari Fatmir Sejdiu. Përvec tyre në këtë takim ishin të pranishëm edhe
përfaqësues të Grupit të Kontaktit, të BE-së dhe të NATO-s. Nga ky takim i
nivelit të lartë në Vjenë nuk pati ndonjë marrëveshje-pajtim për propozimin e
Ahtisarit. Beogradi nuk pajtohej me propozimin që Kosova të mbetej jashtë
kufijve të Serbisë, qoftë edhe me një gjysmë pavarësie, ndrësa përfaqësuesit e
Kosovës nuk mund të binin më poshtë se kaq, sepse kjo do ta kthente Kosovën
para vitit 1999, gjë që nuk e dëshironin as Fuqitë e Mëdha. Kthimi para vitit
1999 do të thoshte kthim në luftë dhe destabilizim të mbarë rajonit. Albert Rohan,
Zëvendës i Ahtisarit, shkoi më 14 mars 2007 në Nju-Jork për t’ia dorëzuar
Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Kimun, Propozimin-Planin gjithpërfshirës për
statusin e Kosovës. Parlamenti Evropian, më 29 mars 2007, kishte miratuar
një rezolutë (490 vota për, 80 kundër dhe 87 abstenim) me të cilën i jepej
përkrahje një pavarësie të mbikëqyrur për Kosovën. Edhe SHBA-ja, përmes
zëvendëssekretarit, Nikola Bërnsit, kishte përkrahur propozimin e Ahtisarit dhe
deklaronte se Kosova duhet të bëhet e pavarur. Ndërsa serbët e përkrahur nga
Rusia vazhdoin ta kundërshtonin propozimin-planin e Ahtisarit për Kosovën.
Propozimin e tij gjithpërfshirës për Kosovën, Ahtisari e
paraqiti dhe e shpjegoi para Këshillit të Sigurimit
të OKB-së më 3.4.2007. Megjithatë, Këshilli i Sigurimit, për
shkak të Rusisë dhe Kinës nuk mundi ta miratonte
një rezolutë me të cilën do të “legjitimohej” Plani i
Ahtisarit për Kosovën. Vendet mike (sponzorizuese të rezolutës), anëtare
të përherëshme të Këshilit të Sigurimit, dolën me
një deklaratë me të cilën shprehën keqardhje që nuk u
miratua një rezolutë dhe i dhanë përkrahje propozimit
të Ahtisarit. Kuvendi i Kosovës, më 5 prill 2007 miratoi një
deklaratë për përcaktimin e statusit të Kosovës, me të cilën pranohet dhe
përkrahet propozimi i kryenegociatorit, Marti Ahtisari.
Me kërkesë të Rusisë, e cila po shfrytëzonte
fuqinë e saj që ia jepte “e drejta e vetos” në KS për ta
ndihmuar Serbinë në përpjekjet e saj, Kosovën dhe Serbinë i
kishte vizituar një grup ambasadorësh nga 15 vende anëtare të KS. Ky
grup kishte për qëllim të mblidhte fakte (grup faktmbledhës) dhe t’i
raportonte qendrave të vendosjes për gjendjen e pakicave në Kosovë.
Në një debat për marrëdhëniet transatlantike në Bruksel,
Ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Daniel Frid, u kishte
thënë gazetarëve se Kosova do të bëhet e pavarur me rezolutën e
Këshillit të sigurimit të KB ose me “proces
të pakontrolluar” në të cilin serbët e Kosovës do
të ishin “viktimat më të mëdha, meqë kjo do të thoshte
më shumë dhunë”.
3.7 Plani
i Ahtisarit për Kosovën
Plani i Ahtisarit për
Kosovën në një mënyrë është vazhdimësi e perfeksionuar e mbajtjes peng të Kosovës,
duke propozuar një status (zgjidhje) që nuk i linte të pakënaqur as serbët dhe
Serbinë (“duke ia ruajtur fytyrën Serbisë”). Shihet qartë se kjo Marrëveshje
nuk shprehë dhe nuk respekton vullnetin e popullit shqiptar me shumicë prej 90%
, për të jetuar i lirë dhe i pavarur me sovranitet sikundër popujt tjerë në
Evropë. Më tej duke e lexuar tekstin integral të z. Ahtisari hetojmë se, Kosova
nuk njihet si shtet i pavarur dhe sovran i ndërtuar në parimin qytetar dhe
demokratik, por me një kreaturë shqiptaro-serbe të ndërtuar me koncensues.[138]
Ana pozitive e Planit të Ahtisarit është hapja e perspektivës për shpalljen e
Pavarësisë së Kosovës, e një Pavarësie shumëfish të kushtëzuar dhe të
mbikëqyrur. Edhe Republika e Kosovës dhe Kushtetuta e saj nuk do të mund të
dilnin dhe të ishin më të fuqishme se Pakoja e Ahtisarit. “Kësisoj Kushtetuta e
Republikës së Kosovës absorbon elementet e një kushtetute të oktruar, duke
rrjedhur kështu nga një kompromis ndërkombëtar që në fakt kishte prodhuar Pakon
e Ahtisarit. Në të njëjtin pozicion qëndron edhe kushtetuta e Bosnjës dhe
Hercegovinës, e cila kishte rrjedhur nga marrëveshja e Dejtonit”.[139]
Po të shikohet dhe lexohet me vëmendje Plani i Serbisë për Kosovën, i datës 29
prill 2004, përbën trupin dhe gjymtyrët e Planit të Atisarit. Udhëheqja e
grupit negociator nga logjika e “ofertës agresive” kishte bërë që ky grup t’i
shpenzonte “fishekët” që në takimet e para. Ata, të mësuar dhe udhëzuar nga
“miqtë” e tyre të huaj, besonin naivisht se do t’ia zinin frymën Serbisë ose,
se do ta kënaqnin Serbinë me “ofertën e tyre agresive”. Në fakt, “oferta” e
tyre ishte pranimi pa kushte i “planit të Serbisë për Kosovën”. Ky pranim kaq i
kollajshëm, në kohën që bota kishte hall a do të mund t’i ulte shqiptarët në
një tavolinë me serbët, ia rriti dukshëm oreksin Serbisë dhe kushërinjve të saj
të largët, rusëve. Kjo “zemërgjerësi” dhe kjo dorëlirësi e grupit negociator e
ëmbëlsoi së tepërmi Serbinë. Prandaj, me të drejtë thoshte edhe Adem Demaçi që “ne
shqiptarët nuk kemi arsye që të gëzohemi, sepse vet Pakoja e Ahtisaarit neve na
ka dëmtuar sa nuk bëhet më tutje”.[140]
Grupi negociator u përpoq të shfrytëzojë edhe strategjinë tashmë të njohur të
shumë udhëheqsëve dhe qeverive jodemokratike: Shkaktimin e krizës, përkeqësimin
ekstrem të gjendjes politike, ekonomike dhe sociale, etj., për të dalë pastaj
si shpëtimtarë, duke e bërë masën (popullin) të kënaqet me ca të arritura të
vockëla dhe me realizimin e ca kërkesave të parëndësishme në krahasim me ato që
kishte dhe që i takonin. Prandaj, Serbia dhe Rusia, të bindura, se ky grup
lëshon edhe më shumë, kërkonin vazhdimin e bisedimeve për gjetjen e një
kompromisi! E gjithë pjesa e Planit që ka të bëjë me “decentralizimin”
(autonominë territoriale dhe politike të pakicës serbe) dhe “trashëgiminë
kulturore” (eksterritorialitetin) është projektuar dhe miratuar nga vetë
Serbia. Nuk ka dyshim se populli serb në ish Jugosllavi ishte populli më i
privilegjuar. “Katër luftërat që i zhvilloi Serbia në fund të shekullit XX,
ishin luftëra për territore, si objektiv shekullor serb për krijimin e Serbisë
së Madhe. Edhe sot, pas gati tetë vitesh të administrimit civil ndërkombëtar,
Kosova po e përjeton sërish luftën e Serbisë (me mjete politike dhe
diplomatike) përmes decentralizimit të pakuptimtë dhe të luftës për territore,
siç vë në spikamë Akademik Hivzi Islami, në formë të kontrollit shtetëror-etnik
të territorit (lexo: të Kosovës)”[141]
Pas sukseseve të arritura në bisedime, asaj, Serbisë, i
ishte shtuar oreksi dhe kërkonte që edhe pjesa tjetër e Kosovës të mbetet
brenda kufijve të Serbisë dhe nën sovranitetin e saj. Sepse ajo vazhdon ta quaj
Kosovën “pjesë të territorit të saj” dhe “tokë të Serbisë”! Ndërsa, asnjëri nga
“kryepolitikanët” dhe “kryeinstitucionalistët” (grupi negociator) nuk ishte në
gjendje dhe nuk guxoi të deklaroj as në takime me të huajtë dhe as publikisht
se Kosova ka qenë, është dhe do të jetë tokë shqiptare, e Shqipërisë. Si ta
thonin një gjë të tillë, kur kanë pranuar botërisht dhe janë angazhuar që
Kosova të bëhet shumetnike! “Ahtisaria” është një projekt po aq i dëmshëm sa
edhe projektet e tjera antishqiptare. Është një projekt shumë i rafinuar, i
studiuar me shumë kujdes, i motivuar politikisht dhe i joshur ekonomikisht. Ky
plan parasheh “pacifikimin” e shqiptarëve të Kosovës, ku konsiderohet se ende
ka vatra nacionaliste, parasheh ndërrimin e qetë të identitetit kombëtar të
shqiptarëve, jo me dhunë e barbari fizike, por me metoda të një “barbarie”
politike e psikologjike, të cilën mjerisht po e pranon klasa jonë politike
pacifiste”.[142] Kështu
është “zyrtarizuar” edhe në Planin-Pakon e Ahtisarit, duke harruar se Kosova
është e patjetërsueshme, është dhe do të jetë shqiptare. Populli i Kosovës nuk
do ta pranojë Planin e Atisarit, pavarësisht se ky Plan u “votua” edhe nga ata
(deputetët), që nuk kishin mandat ta “votonin”, sepse vota që kanë ata nuk
është e tyre, por e popullit të Kosovës. Me miratimin e këtij Plani-Pakoje,
Kuvendi i Kosovës ishte delegjitimuar përfundimisht. Mesazhi që ky Kuvend i dha
“miqëve” dhe armiqëve ishte i qartë: “Ju bëni çfarë të doni me Kosovën dhe
interesat e popullit shqiptar. Ne jemi këtu dhe do të duartrokasim sa herë të dëshironi
dhe për çfarëdo plani që na ofroni”! Nuk mund të kishte mesazh më të dëmshëm
për Kosovën në atë kohë. Shtyrja e miratimit të Planit të Ahtisarit në
Këshillin e Sigurimit e futi në siklet të madh grupin negociator. Mashtrimi dhe
gënjeshtrat e tyre nisën të dalin për fushe. Pas shumë muajsh dhe pasi mori
dritën jeshile nga “miqtë” e tij, ky grup bëri PUÇIN e radhës - shpalli
konkursin për “flamurin” e Kosovës. Për dallim nga herat tjera, kësaj radhe,
disa anëtarë të Kryesisë së Kuvendit dhe disa deputetë dolën para mediave dhe
bënë deklarata të “nxehta” kundër “grupit negociator”, i cili, sipas tyre,
“paska tejkaluar kompetencat dhe mandatin e tij”. Miratimi i Planit-Pakos së
Ahtisarit detyrimisht nënkupton edhe simbolet “multietnike” ose “kosovare” (joshqiptare).
Ideja për “kosovarizimin” e shqiptarëve, mjerisht ka
rrjedhë dhe është fuqizuar prej disa shqiptarëve, të cilët, në të kaluarën
kishin pranuar pa rezervë politikën e dikurshme të bashkim-vëllazërimit dhe
përbashkësisë së shqiptarëve me kombet sllave. Sot, kjo ide është moderuar me
joshjen e shqiptarëve për integrim në Evropën globaliste. Një ide e tillë
për ndërrim të identitetit ishte aplikuar edhe nga ish-Jugosllavia totalitare,
e cila në prag të shthurjes kishte shpikur përcaktimin kombëtar
“jugosllav”.“Ahtisaria” me siguri se do të ketë sukses, nëse ne pajtohemi me
këtë projekt dhe nëse pranojmë konvertimin, të cilin po na ofron pakoja dhe
Evropa”.[143] Populli
shqiptar i Kosovës, si mbarë kombi ynë, ishte dhe është përjetësisht i lidhur
me flamurin e tij kombëtar. Vështirë se mund të ketë diçka më të shenjtë se
flamuri, të cilin e konsideron simbolin e të gjitha simboleve të tij. Se ç’është
flamuri për një popull (komb) po sjell një sintezë të bërë nga Faik Konica për
FLAMURIN: “Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të
pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë
kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra
fqinjëve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime
vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që
kanë lënë gjurmë në letërsinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje
mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është
dhe një nga më të drejtët».[144]
Nëse është kështu, dhe kështu është edhe për popujt e tjerë të qytetëruar,
atëherë çfarë kujtimesh do të përmbledh “flamuri” i Ahtisarit për popullin e
Kosovës? Kujtimet për “bashkim-vëllazërimin” e kohës së Titos, kujtimet për
“kumbaritë” e kohës së Kralit, kujtimet për “bashkëjetesën”, “mirëkuptimin”,
“solidaritetin” dhe “dashurinë” me serbët dhe Serbinë, kujtimet për “vitet e
lumtura me “vozhdën”, Milosheviçin...?! Pra, nuk do të jenë kujtime “goditjesh
kundëra fqinjëve” (zot mos e bënë!), por nuk do të jenë as “kujtime
vetëmbrojtjeje” (larg qoftë), sepse fqinjët tanë kurrë nuk na sulmuan dhe as
nuk na goditën. Ata, sipas këtij “flamuri” ahtisarian ishin mbrojtësit dhe
shpëtimtarët tanë. Nga kjo pikëpamje Ahtisari dhe grupi negociator (puçist) do
të mburren se “flamuri” i tyre do jetë njëri nga më të rinjtë dhe nga më të
padrejtit e botës. Ndërsa populli i Kosovës, meqë nuk ka sy që ta “lexojë” dhe
zemër që ta ndjejë leckën e Ahtisarit, do të mburret gjithmonë me FLAMURIN e
kombit shqiptar, me flamurin e UÇK-së.
3.8 Shpallja
e Pavarësisë
Kosova dhe përfaqësuesit e saj gjatë atyre muajve po
përgatiteshin dhe po i bashkërendonin përgatitjet e tyre me
miqtë ndërkombëtar për shpalljen e pavarësisë. Më 17 nëntor 2007 u
organizuan dhe mbajtën zgjedhjet qendrore dhe ato vendore në Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës fitoi 34,3 % të votave dhe u bë partia
më e madhe në Kosovë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kishte
fituar vetëm 22,6 %. Pas këtyre zgjedhjeve Kryeministër i Kosovës u bë H. Thaçi
(PDK), Kryetar i Kosovës Fatmir Sejdiu (LDK) dhe Kryetar i Kuvendit, Jakup
Krasniqi (PDK). Afati i fundit i negociatave shtesë për
marrëveshje-pajtueshmëri midis Kosovës dhe Serbisë, 10 dhjetori 2007, kishte
përfunduar pa asnjë marrëveshje. Serbia nuk e pranonte as planin e Ahtisarit,
ndërsa Kosova nuk kishte çfarë të lëshonte më.
Në prag të 17 shkurtit 2008 ishin
bërë të gjitha përgatitjet për shpalljen e pavarësisë. “Procesi
i pavarësimit të Kosovës ka ndjekur një trajektore shumë specifike, duke
përfshirë shumë aktorë (OKB, NATO, BE, SHBA dhe vendet e Grupit të Kontaktit)
dhe është përmbyllur vetëm kur janë harmonizuar, në masë të plotë, qëndrimet
midis këtyre aktorëve të rëndësishëm në vendimmarjen e sotme politike të botës”.[145]
Në orën 10:00 (17 shkurt) Kryeministri Thaçi kishte kërkuar nga Kryetari i
Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të thirrej një seancë e
jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Në orën 12:00 ishte mbajtur mbledhja e
Kryesisë së Kuvendit, ndërsa në orën 15:00 ishte hapur mbledhja e Kuvendit dhe
Shpallja e Pavarësisë. Deklaratën e Pavarësisë e lexoi para deputetëve
Kryeministri, Hashim Thaçi. E gjithë Kosova ishte në këmbë duke pritur dhe
festuar shpalljen e Pavarësisë. Interesim dhe festë në Tiranë, Shkup, Ulqin e
kudo në trojet shqiptare dhe kudo që kishte shqiptarë. Shpallja e Pavarësisë
përshëndetet nga shumë vende të botës dhe shumë shtete tregojnë se janë të
gatshme ta njohin. Më 18 shkurt 2008, Kryetari amerikan, Bush, gjatë një vizite
në Tanzani deklaroi se “Kosova tashmë është e pavarur”.[146]
Reagimet dhe kundërshtimet e Serbisë dhe të Rusisë, siç pritej, ishin të
ashpra. Shpallja e pavarësisë së Kosovës pati jehonë të gjërë në rajon dhe në
botë. “Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica e quajti shtetin e pavarur të
Kosovës si një shtet fallco dhe kritikoi qeverinë amerikane për përkrahjen e
pavarësisë së Kosovës. Presidenti serb, Boris Tadiç, kishte shkuar në Nju-Jork
për të marrë pjesë në një takim të jashtëzakonshëm të KS të OKB, i cili
organizohej me kërkesë të Rusisë. Moska i ka kërkuar OKB-së ta anulojë
pavarësinë e Kosovës, por SHBA, Franca, Anglia dhe Belgjika kanë kundërshtuar
këtë kërkesë të Rusisë.
*****
Në kreun e tretë ecëm rrugës që kishte ecur Kosova
pas Luftës Kundërpushtuese-Çlirimtare të UÇK-së dhe të mbarë kombit shqiptar.
Populli shqiptar dhe përpjekjet e tij për çlirimin e njërës prej krahinave të
mëdha të Shqipërisë për herë të parë kishte fituar simpatinë, respektin dhe
përkrahjen konkrete të botës së zhvilluar demokratike dhe posaçërisht të
SHBA-së. Mirëpo, kombi shqiptar në Iliri-Ballkan dhe shteti i tij ishin ende të
pafuqishëm për ta çliruar tërësisht dhe si duhet Kosovën. Në botë kishte edhe
një shtet (fuqi botërore) që quhej Rusi. Ky shtet, pas Serbisë, ishte i
angazhuar dhe i interesuar që Kosova të mos shkëputej tërësisht nga Serbia.
Përveç Rusisë, ishte edhe Kina, gjithashtu fuqi botërore, e cila u bë krah i
Rusisë në Këshillin e Sigurimit (OKB). Kishte edhe vende dhe qeveri tjera
anëtare të Bashkimit Evropian që ngurronin ta përkrahnin pavarësimin e plotë të
Kosovës nga vrastarja e saj, Serbia. Rusia, përveç Abkazisë dhe Osetisë, kishte
edhe një arsye të madhe, mbase më të madhen, për ta kundërshtuar shkëputjen e
plotë të Kosovës nga bija e saj, Serbia: frikën nga fuqizimi i kombit shqiptar
në Iliri (këtë frikë kishin dhe kanë edhe shumë vende tjera), nga njëra anë,
dhe praninë afatgjate të SHBA-së në këtë rajon, nga ana tjetër. Këto dhe arsye
tjera bënë që në vendet dhe qarqet më të fuqishme ndërkombëtare të sundonte
mendimi që Kosova, në një mënyrë a në një tjetër, duhet të jetë me një a me
njëmijë fije territoriale, ekonomike, fetare, kulturore dhe politike e lidhur
me shtetin serb, me atë shtet që kishte ushtruar gjenocid dhe holokaust ndaj
shqiptarëve gjatë shekullit XX, pa u kthyer më tej në histori. Që nga
Marrëveshja e Rambujes dhe në të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet tjera
ndërkombëtare Fuqitë e Mëdha për Kosovën projektonin një “autonomi
substanciale”! Por, zbatimi i këtij projekti ishte vështirësuar dhe gati se
ishte bërë i pamundur në Kosovën e pas luftës. Kjo ishte arsyeja që Bashkësia
Ndërkombëtare (prania e saj në Kosovë dhe qendrat e vendosjes) po mateshin e po
zgjateshin në vendimmarrjen e tyre. Kjo tendencë e Fuqive të Mëdha u bë e qartë
edhe për popullin shqiptar në Kosovë. Ky edhe ishte shkaku (pavarësisht
shkasit) i ngjarjeve të 17 e 18 marsit, të cilat zgjuan nga “gjumi” qendrat e
vendosjes dhe i vunë ato në lëvizje të kërkimit të një zgjidhjeje të
ekuilibruar dhe të interpretuar sipas dëshirës së secilës palë. Në themele të
kësaj zgjidhjeje “elokuente” u vu “pavarësia”, që do t’i kënaqte shqiptarët dhe
“decentralizimi” (komunat serbe ose me shumicë serbe) dhe trashëgimia kulturore
dhe fetare (zonat e mbrojtura dhe ex-territorialiteti) për ta kënaqur Serbinë
dhe interesat e saj në Kosovë. Kjo ishte platforma e bisedimeve në Vjenë midis
Grupit negociator të një Kosove unmikiane dhe delegacionit të shtetit serb, të cilat
prodhuan Planin e Ahtisarit, i cili ishte një kopje e keqe e një Plani të
Serbisë për Kosovën dhe i dokumenteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare (edhe i
Rezolutës 1244). Sipas këtij Plani të Ahtisarit 5% i pakicës serbe dhe Serbia do të kontrollonin rreth 30% të
tokës së Kosovës. Me Planin e Ahtisarit u krijua baza për “bashkësinë” -
entitetin serb në Kosovë. Përmes pakicës serbe Serbia ia doli që të bëhet
ortake (partnere) e pakapërcyeshme për të gjitha cështjet e Kosovës. Me
bisedimet e fundit në Bruksel pozitatë e Serbisë në Kosovë u përforcuan edhe më
shumë. Madje, edhe zgjedhjet e nëntorit 2013 në Kosovë nuk mund të mbaheshin pa
u marrë vesh me Serbinë!
KREU IV
MBIKËQYRJA NDËRKOMBËTARE DHE KOSOVA PAS PAVARËSISË
4.1 UNMIK-EULEX dhe ZCN (ICO) në
Kosovë
Ndërhyrja ushtarake e NATO-s mbylli një periudhë të gjatë
të historisë së Kosovës dhe, kur nisi bombardimi më 24 mars, u hap një epokë e
re, e cila është një histori tjetër.[147]
Është e vështirë të thuhet me saktësi shkencore se si do të zhvilloheshin
ngjarjet po të mos ndërhynte NATO në Kosovë, por një gjë është e sigurtë: Lufta
për çlirimin e Kosovës nuk do të mund të mbahej vetëm brenda kufijve të Kosovës
administrative. Flakët e saj do të përhapeshin në rajon e më gjerë. Serbia
nuk do të mund të përballej gjatë me kombin shqiptar. Kjo ishte edhe arsyeja
themelore e ndërhyrjes së NATO-s. Përfundimi i Luftës në Kosovë u formalizua me
një Rezolutë (1244) të OKB-së, e cila e vendosi Kosovën nën një mbikëqyrje të
përkohëshme civile dhe ushtarake. Administrata civile–UNMIK udhëhiqej nga
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ndërsa forca
ushtarake, KFOR, komandohej nga NATO. Arsyeja njerëzore e donte që Serbia të
vendosej nën mbikëqyrje ndërkombëtare, sepse ajo ishte përgjegjëse dhe fajtore
për të gjitha luftërat dhe konfliktet e fundit të shek XX, për të gjitha
shkatërrimet dhe për gjenocidin ndaj popujve tjerë në Ballkan. Kosova dhe viset
tjera shqiptare do të duhej të liheshin të lira dhe të vetëvendosnin për të
ardhmen e tyre, bashkimin në një shtet të vetëm shqiptar. Por, raporti i
forcave në botë nuk ishte më i favorshëm se kaq për shqiptarët. Pastaj, edhe
fuqia reale e kombit shqiptar në Iliri-Ballkan nuk mund të bënte më shumë se
kaq në këtë kohë. Ndërhyrja e NATO-s dhe vendosja e Kosovës nën mbikëqyrjen
ndërkombëtare krijonte kushte dhe rrethana që çështja e Kosovës dhe çështja
shqiptare në përgjithësi të zgjidhej, ndoshta, edhe me rrugë dhe mjete
paqësore. Ky, deri në njëfarë shkalle, ishte edhe misioni i UNMIK-ut: krijimi i
kushteve për zgjidhjen e statusit të Kosovës me mjete paqësore. “I ardhur në
Kosovë në qershor të vitit 1999, pas largimit të forcave policore, ushtarake
dhe administratës shtetërore serbe, UNMIK-u synonte ta administronte Kosovën
gjatë rindërtimit pas luftës shkatërrimtare dhe përgatitjen e vendit drejt
zgjidhjes së statusit final. Kjo, në fillim, mendohej të zgjidhej brenda një
periudhe 3 deri në 5 vjeçare. Më pas UNMIK duhej t’ia linte “çelësat e
shtëpisë” institucioneve vendore. Por, në Kosovë duket të jetë “e shkruar në
yje” që asgjë të mos shkojë sipas planit. UNMIK-u edhe më tej po funksionon në
Kosovë, me letra po administron Kosovën, ndërsa në Veri po stimulon serbët të
mos integrohen në institucionet e Prishtinës zyrtare”.[148]
UNMIK-u nga një mision i nevojshëm për një periudhë tre ose pesë vjeçare u
shndërrua në një mision pa fund. Administrata e UNMIK-ut u bë pengesë për
zgjidhjen e drejtë të statusit të Kosovës. Kjo administratë u bë mbështetja
kryesore për ruajtjen dhe zhvillimin e strukturave shtetërore të Serbisë në
Kosovë, të cilat “garantonin” praninë e Serbisë në vendin tonë. Edhe enklavat
serbe në Kosovë, të cilat u bënë komuna serbe me “decentralizim”, tash po
bashkohen në njëfarë entiteti etnik serb, në një bashkësi komunash me një
autonomi të gjerë dhe kërcënuese për integritetin territorial, funksionalitetin
dhe normalitetin e Kosovës. “Çështja e decentralizimit është në fakt thelbi i
vetë procesit për statusin e ardhshëm të Kosovës, paralajmëronte diplomati,
Paskal Milo. Pavarësi e plotë apo pavarësi e kufizuar, thelbi është, cila do të
jetë pozita e minoritetit serb në Kosovë? Ky është shqetësim i BE-së dhe i
SHBA-së. Duke e njohur këtë shqetësim që ka komuniteti ndërkombëtar për të
ardhmen e minoritetit serb në Kosovë, Beogradi e përdor si kartë për të
përfituar sa më shumë, për të krijuar një status special për këtë minoritet që
minon realisht pavarësinë e Kosovës”.[149]
Në
këtë punim është folur mjaft për praninë ndërkombëtare dhe rolin e saj në
Kosovë, por është e pamundur të përfshihen dhe shtjellohen të gjitha aspektet
dhe i gjithë kompleksiteti i kësaj pranie në një punim si ky. Edhe pas
shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në Kosovë, sidomos në
Veri të Kosovës, vazhdoi prania e UNMIK-ut. Ata që besonin se pas shpalljes së
Pavarësisë do të kishte një qeverisje të qartë dhe të mirëfilltë shtetërore në
Kosovë, llogaridhënie demokratike dhe qartësi të plotë për të ardhmen e Kosovës
nisën të zhgënjehen. “Liderët vendor, të cilët tashmë kishin legjitimitetin
qytetar, filluan të sillen si sovranë të plotë në veprimet e tyre dhe, nga ana
tjetër, duke qenë se kishin kompetenca të kufizuara ata u bënë shkaktarë të një
zhgënjimi të njëkohshëm të qytetarëve që u kishin dhënë besimin, sepse nuk
arritën ta arsyetonin me asgjë këtë besim edhe tek ndërkombëtarët, të cilët
prisnin një motivim më të lartë dhe impenjim më të madh të tyre për ta ndërtuar
shtetin demokratik”.[150]
Qeverisja në Kosovë po bëhej edhe më e ngatërruar. Autoritetet që po qeverisnin
me Kosovën e Pavarur ishin shtuar dhe ngatërruar si kurrë më parë. Me Kosovën
tash po qeveriste Qeveria e Kosovës, Zyra Civile Ndërkombëtare, EULEX-i,
UNMIK-u dhe Serbia përmes institucioneve të saj paralele në Kosovë! Republika e
Kosovës, de fakto, edhe pas Pavarësisë, mbeti e ndarë. “As Qeveria e Kosovës
dhe as prania ndërkombëtare dhe misionet e saj nuk kishin kontroll efektiv në
Veri të Kosovës. Zyra Civile Ndërkombëtare (ZCN-ICO) dhe përfaqëusesi saj,
Piter Fajt, ishin ngarkuar nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) me detyrën e
mbikëqyrjes së zbatimit të planit të Ahtisarit, si pjesë përbërse e Kushtetutës
së Kosovës. ZCN dhe Qeveria e Kosovës ishin bartëse edhe të strategjisë për
Veriun, ndërsa kjo e para, ZCN, edhe përgjegjëse për krijimin e komunës së
Mitrovicës Veriore, në të dy rastet mund të konstatohet se ka pasur dështim në realizim”.[151]
Edhe UNMIK-u, pas Pavarësisë, po ngurronte t’i dorëzonte kompetencat e veta te
misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX. Megjithatë, UNMIK-u ishte i
detyruar të bënte rikonfigurimin e tij dhe ripërshkrimin e detyrave dhe
përgjegjësive të tij për të siguruar një prani të përherëshme në Kosovë,
sidomos në Veri të Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, sikur ankohej në Këshillin e Sigurimit kur
raportonte “se me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, autoritetet
kosovare i kanë marrë UNMIK-ut pushtetin në mënyrë efikase”. Sipas raportit, serbët e Kosovës kanë
sfiduar misionin e OKB-së duke forcuar strukturat e tyre paralele në Veri të
vendit. Këto zhvillime, sipas
Sekretarit të Përgjithshëm, kanë ndikuar në krijimin e një realiteti të ri, në
të cilin siç ka thënë Ban Ki-Mun, “UNMIK nuk mund të funksionojë më në mënyrë
efektive sikur në të kaluarën”. Ai propozonte që “kompetencat në fushën e
policisë dhe të drejtësisë t'i barten misionit të Bashkimit Evropian, EULEX, i
cili, siç thuhet, do të veprojë "nën ombrellën e OKB-së".[152]
4.2 EULEX-i
vazhdimësi e UNMIK-ut në Kosovë
Qëndrimin
e UNMIK-ut në Veri të Kosovës edhe pas shpalljes së Pavarësisë e ndihmonte
shumë Serbia me strukturat e saj shtetërore. Edhe ardhja e EULEX-it në Kosovë u
prit me protesta dhe me thirrje e parulla kundër tij, sepse edhe ky mision hyri
nën ombrellën e OKB-së dhe do të vepronte konform Rezolutës 1244. EULEX-i do të
mbante qëndrim “neutral” ndaj statusit të Kosovës. Pra, EULEX-i, në sytë e
shqiptarëve nuk do të dallonte nga UNMIK-u. Ky mision, të paktën kështu
shkruhet zyrtarisht, ishte një mision teknik që kishte për qëllim t’i ndihmojë
dhe mbështes institucionet e vendit në fushën e sundimit të ligjit dhe të
sigurisë, sidomos në drejtësi (gjyqësor), polici dhe dogana. EULEX-i ka edhe
disa kompetenca të kufizuara ekzekutive, por në asnjë rast nuk thuhet dhe nuk
shkruhet që ky mision ka për qëllim ta administrojë dhe sundojë Kosovën. “Për rolin e vërtetë të EULEX-it, ende nuk kam përgjigje
të prerë, deklaronte akademiku Esat Stavileci, sepse duhet të pritet se sa do
ta ndihmojë shtetbërjen në Kosovë në përputhje me misionin e mandatuar, që nuk
është, siç është thënë prej zyrtarëve tanë, vetëm monitorues e lehtësues, por i
veshur edhe me fuqi ekzekutive, veçanërisht në fushat e drejtësisë, gjyqësisë
dhe policisë e sigurisë, që ndryshe përbëjnë shtyllat e një shteti të pavarur
dhe Sovran”.[153]
EULEX-i me të gjitha veprimet e
tij ndaj shqiptarëve dhe me të gjitha mosveprimet e tij ndaj serbëve dhe
strukturave të tyre kriminale, ka dëshmuar përpjekjet e tij për ta administruar
dhe sunduar Kosovën me qëllim të zbatimit të një projekti, tashmë të
përkufizuar në të gjitha dokumentet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, për një
Kosovë me dy entitete të barabarta: entiteti i shqiptarëve dhe ai i pakicës
serbe, edhe pse neni 1 i Kushtetutës e definon Republikën e Kosovës si shtet të
pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandarë, ndërsa neni 2 thekson që
sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i paprekshëm,
i patjetërsueshëm, i pandashëm dhe i mbrojtur me të gjitha masat e përcaktuara
me këtë Kushtetutë dhe me ligj.[154]
Për dallim nga pushtuesit, ky mision, bashkë me UNMIK-un, nuk dëbon shqiptarët
me dhunë nga shtëpitë dhe vatrat e tyre por, e lejonë Serbinë dhe serbët që t’i
dëbojnë shqiptarët e Mitrovicës dhe Kosovës Veriore me dhunë nga shtëpitë e
tyre!! Të njëjtën gjë vazhdon ta bëjë Serbia edhe në Medvegjë, Preshevë e
Bujanoc. Në pjesën tjetër të Kosovës, ku Serbia dhe serbët nuk kanë fuqi t’i
dëbojnë shqiptarët dhe të bëjnë spastrim etnik, UNMIK-EULEX-i dhe ata që
qëndrojnë prapa e para tyre kanë marrë të gjitha masat ekonomike, politike,
administrative, kushtetuese dhe represive që shqiptarët të tjetërsohen, të
detyrohen të heqin dorë nga përkatësia e tyre kombëtare!? Kosova e sunduar prej
tyre mund të jetë çka do qoftë tjetër vetëm shqiptare nuk do të duhej të
ishte!? Në Kosovë cilido mund të ndjehet dhe të deklarohet ashtu si t’ia dojë
zemra dhe siç është (serb, turk, rom, hashkali, egjiptian…), këtë të drejtë ua
ka garantuar edhe Kushtetuta e Ahtisarit, vetëm për shqiptarët po merren të
gjitha masat që të mos ndjehen të tillë (shqiptarë), por «kosovarë»!? Tendencat
mbizotëruese për identitet të kamufluar politik “kosovar” të përkujtojnë
kohërat e errëta të ish-regjimit titist me të ashtuquajturin identitet
jugosllav, apo “komb jugosllav”.[155]
Kjo është arsyeja pse UNMIK-EULEX-i që nga dita e parë ka marrë në «mbrojtje»
pakicën serbe dhe strukturat paralele të saj, të themeluara, të financuara dhe
mbështetura nga shteti serb. Kjo është arsyeja pse UNMIK-EULEX-i që nga dita
kur shkeli në Kosovë ka marrë në mbrojtje (në marrëveshje dhe me pajtueshmërinë
e Serbisë) të gjithë bashkëpunëtorët e Serbisë në Kosovë, të cilët i përkrah
dhe mbështet që të ngjiten në majat e politikës, të ekonomisë, të
institucioneve, të mediave, etj. Akademiku dhe intelektuali i shquar shqiptar,
Rexhep Qosja, me të drejtë shkruante se “përfaqësuesit e UNMIK-ut, herët më të
shpeshta, haptazi do t’i diskriminojnë pjesëmarrësit në Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës, përkrahësit e kësaj ushtrie, në përgjithësi ithtarët e të
ashtuquajturës rezistencë vepruese ndaj regjimit të Milosheviçit,
inteligjencinë e trajtuar si nacionaliste dhe haptazi do t’i favorizojnë
kundërshtarët e kësaj Ushtrie, zbatuesit e ithtarët e të ashtuquajturës
politikë nënshtruese dhe kuadrot e dikurshme komuniste. Shembulli më tregues
për këtë favorizim, në të vërtetë për këtë promovim të papritur e të çuditshëm
të këtyre kuadrove, koha e të cilëve do të duhej të kishte perënduar me
perëndimin e komunizmit, janë drejtorë, kryeredaktorë, shefa e shefica në
institucione të ndryshme politike e jopolitike, në disa medie, në ekonomi, në
shëndetësi, në kulturë, në shkencë! Se kuadrot e pjekura e të djegura në
komunizëm nuk janë shumë të disponuar të bëjnë politikë bash demokratike,
përfaqësuesit e UNMIK-ut nuk i intereson aq shumë: i intereson që ata të jenë
besnikë, të dëgjueshëm e të pafjalë”![156]
Pra, kjo është arsyeja pse UNMIK-EULEX-i, që nga dita e parë e vendosjes së tij
në Kosovë, filloi të mbledh të dhëna dhe «fakte», të bëjë dosje dhe të ndjek,
persekutojë, shantazhojë, kërcënojë, stigmatizojë, arrestojë dhe burgosë e
dënojë luftëtarët e lirisë, Luftën e UÇK-së dhe të mbarë kombit shqiptar për
çlirimin e krahinës së Shqipërisë, Kosovës. I vetmi fakt dhe e vetmja arsye pse
persekutohej dhe dënohej UÇK-ja ishte dhe mbetet Lufta e saj Antipushtuese,
Lufta e saj kundër Serbisë. Miqtë e Serbisë nuk mund t’ia falnin këtë «faj»
historik popullit shqiptar dhe bijëve të tij. Krah dhe pjesë e këtij
persekutimi të pashembulltë janë bërë (dikush me dashje e dikush pa dashje,
dikush me vetëdije e dikush pa vetëdije) edhe disa pjesëmarrës të kësaj Lufte
Çlirimtare dhe të institucioneve të Kosovës!? Të tillë ka edhe nga «krahu» i
armatosur i kësaj lufte, por, edhe nga «krahu» politik i saj!? Kjo është bërë
nga lakmia për pasuri, grada e lavdi!? Më shumë nga të gjithë të dhimbsen këta,
që shkelën vetën e tyre dhe kërkojnë të ikin, të ikin e të ikin… diku larg,
diku ku nuk do t’i kapnin dhe takonin bashkëluftëtarët e tyre të vrarë a të
gjallë, të burgosur nga UNMIK-EULEX-Serbia dhe bashkëpunëtorët e tyre, diku
larg, larg…, ku nuk do t’i arrinte ndërgjegjia e tyre dhe as ndërgjegjia e
kombit.
Vite më parë një atdhetar
i persekutuar nga EULEX-i më kishte treguar se si
një hetues italian i UNMIK-EULEX-it ishte dashuruar marrëzisht në vendin tonë.
«Unë, i paska thënë ky far hetuesi, kam lënë vendin tim dhe kam ardhur këtu për
t’ju ndihmuar, sepse e dua shumë Kosovën, e dua si vendin tim»! «Edhe unë, ia
paska kthyer ky miku im, e dua shumë Italinë tënde, por asnjë metër katror të
Kosovës nuk do ta jepja për krejt atë Italinë tënde». Sigurisht, që italiani
nuk e kishte pritur një përgjigje kaq «mosmirënjohëse».[157]
“Ne, sikur na thonë ata, nuk po i ndjekim dhe nuk po i hetojmë ata që kanë
kryer krime, gjenocit dhe holokaust në Kosovë. Ne nuk i hetojmë dhe as ndjekim
e dënojmë bashkëpunëtorët e tyre, sepse ky nuk është interes i Kosovës. Pastaj,
ju e dini, kjo do të ishte në kundërshtim me drejtësinë tonë dhe me sundimin e
ligjit, që ne po kërkojmë ta vendosim, kjo do të ishte edhe në kundërshtim me
projektin tonë për Kosovën, të cilën, ju betohemi se e duamë më shumë se ju”!?
Kjo ishte logjika, qasja dhe politika që ndiqte dhe po ndjek UNMIK-EULEX-i në Kosovë
për krimet e luftës. Në vend se të ndiqen ata që bënë gjenocid dhe holokaust në
Kosovë, ata që dogjën dhe shkatërruan Kosovën, po ndiqen, arrestohen dhe
dënohen ata që i dolën para këtij terrori dhe gjenocidi shtetëror, ata që u
përpoqën dhe luftuan për të drejtat dhe liritë e vendit dhe popullit të tyre!
Dhuna dhe terrori serb nuk po dënohej as pas shpalljes së Pavarësisë. Dhuna dhe
terrori mbretëronte në Veriun e Kosovës edhe pas Pavarsisë, sepse dhuna dhe
terrori serb nuk ishin dënuar asnjëherë nga misionet dhe prania ndërkombëtare.
Paralajmërimi
i Akademik Esat Stavilecit se mostërheqja e
UNMIK-ut ka krijuar një gjendje konfuze dhe “paqartësie autoritetesh” në Kosovë
dhe se në këtë konfuzion pëson funksionaliteti i shtetit të Kosovës dhe rritet
ndërvarësia e institucioneve vendore, qoftë karshi UNMIK-ut “të dobësuar”,
qoftë karshi EULEX-it doli të ishte i saktë. “Mostërheqja e UNMIK-ut do të mund
të shkaktonte jo vetëm “dy realitete paralele” të bashkësisë ndërkomëbëtare,
por “do t’i kontribuonte mungesës së koordinimit të tyre” dhe, për pasojë, do
të mund të rriste shkallën e mosfunksionimit shtetëror në Kosovë”.[158] Kështu, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë,
më 19 shkurt, serbët e organizuar dhe drejtuar nga Beogradi zyrtar, shkatërruan
dhe dogjën vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në kufirin Kosovë-Serbi. Kisha
Ortodokse Serbe, e cila historikisht ka qenë dhe është edhe sot pjesë organike
e projekteve shoviniste dhe shfarosëse kundër shqiptarëve, urdhëroi klerikët e
saj t’i ndërprisnin të gjitha kontaktet me autoritetet e Prishtinës. Ishte
pushtuar me dhunë edhe Gjykata në Mitrovicën veriore. Dhuna arriti kulmin më 17
mars 2008 kur policët e UNMIK-ut, të mbështetur nga forcat e KFOR-it, u
përpoqën ta clironin ndërtesën e Gjykatës, por ata u qëlluan me armë zjarri, me
gurë, koktejë molotov dhe granata dore nga serbët (policë e oficerë të Serbisë,
pa uniforma) që kishin pushtuar Gjykatën. Atë ditë u vra polici ukrainas, Kinol
Igor dhe u plagosën 22 ushtarë të KFOR-it e 42 policë të huaj-ndërkombëtarë. “Për
dallim nga trazirat e 17 marsit 2004, këtë herë reagimi i bashkësisë
ndërkombëtare në Kosovë ishte i butë. Deri sot, duket se askush nuk është sjell
para drejtësisë”.[159]
Ky reagim i butë, ose më saktë mosreagimi dhe pajtimi në mënyrë të heshtur me
admnistrimin e Veriut nga Serbia dhe strukturat e saj, u jepte zemër serbëve
dhe Serbisë që t’i intensifikonin veprimet e tyre kundër rendit, sigurisë dhe
tërsisë tokësore të Republikës së Kosovës.
4.3 Fundi
i mbikëqyrjes ndërkombëtare
Megjithë problemet e shumta, paqartësitë dhe autoritetet e
misionet e ndryshme, që krijonin jo pak konfuzitet, Kosova dhe institucionet e
saj shënuan përparime të “kënaqshme” sa për ta përmbyllur mbikëqyrjen
ndërkombëtare. Grupi Drejtues Ndërkombëtar, si duket i (pa)kënaqur me punën e
ZCN dhe të përfaqësuesit të tij, shpalli përfundimin e mbikëqyrjes së
pavarësisë së Kosovës. Pas vlerësimit të tij më datë 2 korrik 2012 se “Propozimi
Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) është zbatuar në
mënyrë substanciale dhe duke vënë re se në përputhshmëri me zotimet e tyre,
institucionet e Kosovës tani i kanë miratuar pakot e ndryshimeve të Kushtetutës
dhe të legjislacionit primar, duke i përfshirë në mënyrë të kënaqshme elementet
e mbetura të PGJS-së brenda kornizës kushtetuese dhe juridike të Kosovës, Grupi
Drejtues Ndërkombëtar shpall sot përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së
Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, thuhej
në deklaratën e grupit”.[160] Kjo ishte një e arritur, në planin politik,
brenda dhe jashtë vendit. Por, institucionet vendore dhe klasa politike e
Prishtinës akoma nuk ishin të formuara dhe konsoliduara mjaftueshëm për ta
shfrytëzuar më me mençuri dhe më me vendosmëri situatën e krijuar dhe
përkrahjen e miqve të popullit shqiptar. Institucionet vendore do të duhej të
këmbëngulnin që përfundimisht të sigurohej dhe bëhej zbatimi unik i ligjeve në
gjithë Kosovën. Asaj, për t’u bërë shtet i së drejtës i duhej fuqia e ligjit
dhe zbatimi i tij, qoftë edhe me forcë. Ndryshe përfundimi i mbikëqyrjes
ndërkombëtare do të mbetej edhe një moment i rëndësishëm i pa shfrytëzuar. Pas Veriut dhe strukturave të organizuara shtetërore të
Serbisë në Kosovë, plaga më e madhe e këtij vendi mbeti sistemi i
drejtësisë, i cili ishte ngritur dhe po kontrollohej nga UNMIK-u, ndërsa pas
shpalljes së Pavarësisë nga EULEX-i.
Menjëherë pas Luftës Antipushtuese
Çlirimtare të UÇK-së, në Kosovë u vendos UNMIK-u. Vendosjes së tij i parapriu
ndërhyrja ushtarake e NATO-s. Realisht, për t’u qetësuar njëherë e mirë
Ballkani, KFOR-i, misioni i OKB-së dhe misione të tjera ndërkombëtare do të
duhej të vendoseshin në Serbi, në vendin që ishte shkaktari i të gjitha
luftërave, shkatërrimeve, gjenocidit dhe holokaustit në Ballkan. Meqë, kjo nuk
ndodhi (për shkak të raportit të forcave në botë dhe rajon), atëherë këto
misione do të duhej që Kosovës së paku t’i garantonin tërësinë e mbetur
tokësore, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit. Kosova dhe
shqiptarët nuk mundën dhe nuk ditën t’i shfrytëzonin rrethanat e krijuara
menjëherë pas Luftës së UÇK-së për ta bërë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës
fakt të kryer. “Shpërthimi i disa rivaliteteve të vogla politike, në mesin e disa
prej liderëve fitimtarë të UÇK-së, dështimi i plotë i lidershipit të Ibrahim
Rugovës, si dhe fokusi i disa prej drejtuesve të LPK-së, si Ahmeti dhe Veliu,
për sa u takon veprimeve të ardhshme ushtarake në Maqedoni, e dobësuan në
mënyrë fatale impulsin drejt një Kosove të pavarur. Hashim Thaçi nuk kishte
asnjë mënyrë për ta ruajtur Qeverinë e Përkohshme nga forcat që dëshironin
shkatërrimin e saj”.[161]
4.4 Privatizimi, AKM-AKP-ja dhe prona në Kosovë
Kështu kaluan shumë vite të humbura nga
vendosja e këtyre misioneve ushtarake e civile ndërkombëtare në Kosovë. Kosova
vazhdonte ta kishte të kërcënuar tërësinë tokësore (një të katërtën e
territorit të saj e kontrollonte Serbia), por edhe varfëria vazhdonte të
rritej, si pasojë e shkatërrimit sistematik të ekonomisë së saj të dobët
nëpërmjet "privatizimit". Pra, si pasojë e kësaj del se prona "shoqërore",
që qeverisej dhe shfrytëzohej nga komunat e atëherëshme, nga organizatat e
punës së bashkuar, nga bashkësitë vetëqeverisëse të interesit, etj., pra nga
shteti, pas lufte u konsiderua si pronë pa zot! Për qeverisjen (administrimin)
dhe privatizimin e saj, UNMIK-u themeloi AKM-në (Agjencia Kosovare e Mirëbesimit)
famëkeqe, sot AKP (Agjencia Kosovare e Privatizimit). Në fakt AKM-ja, e
përkrahur nga UNMIK-u dhe nga segmente, qarqe e grupe të ndryshme formale e joformale
(edhe vendore), e plaçkiti, e trafikoi dhe e kontrabandoi pasurinë e Kosovës,
që e quanin "shoqërore" dhe e trajtonin më keq se një pasuri të
huajën, e cila mbase për UNIMK-un edhe ishte e huaj, por të huaj e konsideronin
edhe grupe të caktuara interesi me karakter dhe nuanca të theksuara mafioze e
kriminale. Këto grupe bashkëpunonin dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me
segmente të caktuara të shtetit serb dhe me grupe e rrjete mafioze e kriminale
të Serbisë. Në mungesë të dokumentacionit kadastral, që ishte grabitur nga
Serbia, prona "shoqërore" para se të "privatizohej" nga
AKM-AKP-ja, "privatizohej" nga këto grupe të organizuara mafioze dhe
kriminale me "dokumente" që prodhoheshin nga to nëpër bodrume të
ndryshme të Kosovës dhe Serbisë. Por këto "dokumente" do të mbeteshin
"letra pa vlerë" sikur në këtë "biznes" të mos
përfshiheshin gjykatat, qeveritë komunale dhe segmente të caktuara edhe të
Qeverisë dhe institucioneve tjera qendrore (si AKM-AKP-ja). Dokumente të
falsifikuara për toka dhe pasuri të tjera vërtetoheshin dhe vazhdojnë të
vërtetohen si autentike (origjinale) nga gjykatat e Kosovës (UNMIK-ut, tash
edhe të EULEX-it), pa asnjë problem! Mjafton të kesh para, mbështetje politike
ose rrjetë, bandë të organizuar kriminale! Të gjitha këto transaksione
kriminale të pronës në fund i "vulosin" komunat, duke i regjistruar
në kadastër si prona të iksit apo ypsilanit! Për këto transaksione mafioze dhe
kriminale pajtohej dhe vazhdon të pajtohet edhe AKM-AKP-ja! Mos e bënë zot që
Komuna të marrë ndonjë pronë "shoqërore" për nevojat e saj, që edhe
është pronë e saj, për interesa publike a qytetare! Do të ngrihet në këmbë
gjithë rrjeti kriminal i Komunës së caktuar, gjykata, AKM-AKP-ja, UNMIK-EULEX-i
e kush jo tjetër! Prandaj, do të duhej që përfaqësuesit e Kosovës të
këmbëngulnin dhe ta detyronin Beogradin ta kthente dokumentacionin e grabitur
kadastral menjëherë pas Lufte. Kjo çështje e madhe për normalitetin në Kosovë
dhe në çdo shoqëri do të duhej të shtrohej në bisedime me Serbinë para çështjes
së "decentralizimit" të Kosovës. Por, qarqe të caktuara në botë dhe
në vend nuk ishin të interesuara për zgjidhje të qëndrueshme dhe për vendosjen
e një rendi demokratik dhe të drejtë në Kosovë. Toka nuk u
"privatizua" dhe as u administrua nga AKM-AKP-ja, por nga krimi i
organizuar dhe rrjeti mafioz me anë të dokumenteve të falsifikuara, të cilat
bëheshin "origjinale" nga gjykata dhe nga kadastri i komunës së
caktuar! Në këto prona-toka "shoqërore" anë e mbanë Kosovës ka
lulëzuar një gjungël e ndërtuar nga hekuri, betoni dhe bllokat ose tullat! Industria
dhe toka e bukës po shkatërrohen në mënyrë sistematike! “UNMIK-u, pavarësisht “kosovarizimit” të
AKM-së, shdërrimit në AKP, privatizimi i fabrikave dhe ndërmarrjeve “shoqërore”
kanë ndikuar që në këtë fushë të reflektohet varfëria dhe papunësia. Me mijëra
punëtorë kanë mbetur pa punë si pasojë e privatizimit, të
cilët jetojnë në kushte dhe varfëri të skajshme. Në këtë fushë ka
pasur reagime të shumta dhe kritika të arsyeshme në adresë të
privatizimit (AKM-së), sepse AKM-ja ka bërë privatizimin e fabrikave dhe
sipërmarjeve të ndryshme pa një analizë dhe kriter të duhur, pa një kujdes
për fatin e mijëra punëtorëve që tani si pasojë e privatizimit dhe
mbylljes së fabrikave kanë mbetur pa punë, në kushte ekstreme të
jetës, sidomos pensionistët të cilët nuk e kanë të zgjidhur statusin e
pensionistit”.[162]
Askush nuk u dënua dhe nuk po dënohet për këtë
trafikim kriminal të tokës dhe të pasurive të Kosovës, askush nuk u dënua dhe
nuk po dënohet për korrupcion dhe shpërdorime të tjera. Përkundrazi. Krimi i
organizuar dhe korrupcioni po ushqehen dhe inkurajohen nga
"drejtësia" e organizuar, e ndërtuar, e mbikëqyrur, e kontrolluar dhe
e zbatuar nga UNMIK-EULEX-i. Korrupcioni dhe krimi i organizuar vazhdonin të
fuqizoheshin dhe ta bënin "ligjin" e ta ndanin "drejtësinë".
Kosova, e cila ishte me një mision civil
dhe me një përfaqësues special, pas shpalljes së Pavarësisë, më 17 shkurt 2008,
u bë me dy misione civile ndërkombëtare dhe me dy përfaqësues special! Edhe pse
Kosova ishte shpallur "shtet i pavarur dhe sovran", UNMIK-u dhe
përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, vazhdojnë të
qëndrojnë në Kosovë për t’i "mbrojtur" interesat e pakicës serbe (të
Serbisë) në Kosovë! Pas mendimit të kërkuar nga GJND-ja për Pavarësinë e Kosovës,
e cila është instrumenti kryesor për të ndarë drejtësi në emër të OKB-së, që
kishte vendosur se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhshmëri dhe
në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se Pavarësia e Kosovës nuk ishte në
kundërshtim me Rezolutën 1244, UNMIK do të duhej t’i bënte gati valixhet e tij
dhe të largohej nga Kosova, duke e deklaruar misionin e OKB-së në Kosovë të
përfunduar. Largimi i tërësishëm i OKB-së-UNMIK-ut nga Kosova do të lehtësonte
shumë edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Domethënës ishte edhe fakti i zhvendosjes
së Kosovës nga OKB-ja në BE, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB, më 9 shtator
2010, miratoi një rezolutë, e cila bënte thirrje për bisedime të drejtpërdrejta
midis Kosovës dhe Serbisë. Këto bisedime nuk do të ndërmjetësoheshin nga UNMIK-u,
siç dëshironte dhe këmbëngulte Serbia me miqtë e saj, por nga Bashkimi
Evropian. Pengesë e Kosovës në rrugën e saj të shtet-ndërtimit u bënë edhe
disa vende të BE-së që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës.
4.5 Njohja
e shtetit të Kosovës dhe vendet e BE-së që nuk e njohën atë
Njëra prej krahinave më të mëdha të Shqipërisë - Kosova -
e çliruar me luftë të armatosur të UÇK-së, NATO-s dhe kombit shqiptar, në
qershor të vitit 1999, Shpalli Pavarësinë e saj më 17 Shkurt 2008. Rrethanat në
rajon, Evropë dhe botë, si dhe raporti i forcave nuk lejuan që Kosova shqiptare
t’i bashkohej trungut-shtetit të saj, Republikës së Shqipërisë. Pavarësia ishte
kompromisi më i madh dhe më i dhimbshëm që po bënin shqiptarët. Sidoqoftë,
shteti i dytë shqiptar në Iliri-Ballkan, ishte një fitore e kombit shqiptar.
Njëri prej akademikëve tanë të njohur, Esat Stavileci, me të drejtë shkruante
se “nëse shekulli i
kaluar ishte shekull i padrejtësive ndaj shqiptarëve, ky shekull do të duhej të
ishte shekull i vetë shqiptarëve, sepse pasqyra e shqiptarëve sot flet
për: Shqipërinë, kombëtarisht të cunguar, Kosovën shtet, me sovranitet të
kufizuar, Shqiptarët në Maqedoni, nga një numër lirishë dhe të drejtash
kolektive kombëtare të privuar, Shqiptarët në Kosovën Lindore, nga të huajt të
sunduar, Shqiptarët në Mal të Zi, në pikëpamje etnike të pakonsoliduar,
Çamëria, pothuajse e harruar, Shqiptarët në Turqi, gati të asimiluar, Mërgata
shqiptare, partiakisht e shpartalluar, Diplomacia shqiptare e paunifikuar,
Politika kombëtare e pa formësuar”.[163] Meqë, Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë në
marrëveshje dhe bashkërendim me miqtë tanë, sidomos me SHBA-në, nuk munguan
edhe njohjet për shtetin e Kosovës. Të nesërmen, më 18 shkurt 2008, erdhi edhe
njohja e parë për Republikën e Kosovës nga Afganistani. Ndërsa qeveritari i
parë që vizitoi shtetin e Kosovës, më 8 mars 2008, ishte Ministri i Jashtëm i
Suedisë, Karl Bilt. Por, mbështetja kryesore edhe për njohjet ishte SHBA-ja dhe
Kryetari i saj, Bush. “Ka shumë rëndësi që t’u
ndihmohet kombeve që të dalin nga situatat e vështira dhe të bëhen demokratike.
Për këtë shkak jam i kujdesshëm kur bëhet fjalë për afate kohore, mirëpo jam i
bindur se Kosova do ta arrijë këtë gjë”, deklaronte Kryetari i SHBA-së, Bush.
Kryetari amerikan ishte i bindur se “nëse njerëzve u jepet rast për një gjë të
tillë, atëherë ata ndjekin parimin universal sipas të cilit njeriu duhet të
jetë i lirë. Nëse njerëzve u ofrohet ky rast atëherë, në mënyrë të vendosur,
ata kuptojnë interesat e tyre në një shoqëri të lirë. Gjithsesi, kjo gjë mund
të jetë e vështirë... Pavarësia e Kosovës fillimisht do të jetë një lloj pavarësie
e mbikëqyrur, mirëpo populli i Kosovës mund t’ia arrijë qëllimit”[164] Republikën e
Kosovës deri më tash e kanë njohur 105 entitete sovrane, 104 prej të cilave
janë anëtare të OKB-së. Është mirë që edhe shumica absolute e shteteve
anëtare të Bashkimit Evropian e kanë njohur shtetin e Kosovës. Nga 28 shtete
anëtare - 23 e kanë njohur Republikën e Kosovës. Vetëm pesë vende anëtare të
Bashkimit Evropian, për arsye që dihen, nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Edhe 24 shtete anëtare të NATO-s nga 28, e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Ndërsa nga pesë shtetet që janë anëtare të përherëshme dhe me të drejtë vetoje
në Këshillin e Sigurimit, tri e kanë njohur Kosovën: SHBA-ja, Britania e Madhe
dhe Franca. Republika Popullore e Kinës nuk e ka dënuar Shpalljen e Pavarësisë
së Kosovës, por ka shprehur brengosjen e saj, ndërsa Rusia e ka konsideruar
ilegal aktin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, Kosovës dhe popullit
shqiptar i erdhi në ndihmë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me mendimin
e saj për Pavarësinë e Kosovës, pas kërkesës që kishte bërë Serbia. Kjo ishte
edhe një e arritur tjetër, një fitore e Kosovës. Në seancën gojore, që
filloi me 1 dhjetor 2009, paraqitën mendime dhe komente 29 shtete. Për palën
shqiptare, mendimet dhe komentet për themelin e çështjes i paraqiti profesori i
shquar gjerman Jochen Froëein, Drejtor Emeritus i Institutit Max - Planck për
të Drejtën Kushtetuese dhe Ndërkombëtare në Heidelberg të Gjermanisë, si dhe
prof. Terry Gill i Universitetit të Amsterdamit. Është interesant të theksohet
se në seancën gojore morën pjesë të gjithë gjyqtarët e GJND-së (15 gjyqtarë),
por më pas, me 28 maj 2010, gjyqtari Shi dha dorëheqjen nga gjykata. Për këtë
arsye, në vendimmarrjen përfundimtare të gjykatës ishin 14 gjyqtarë. Gjykata
Ndërkombëtare e Drejtësisë e dha mendimin e saj më 22 korrik 2010, duke
deklaruar me 10 vota për dhe 4 kundër se ”Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e
17 shkurtit 2008, nuk cenon normat e së drejtës ndërkombëtare” dhe as Rezolutën
1244.[165] Vendet
fqinje, përfshi edhe shtetin amë, Republikën e Shqipërisë, e kanë njohur
shtetin e Kosovës. Vetëm Serbia, e përkrahur fuqishëm nga Rusia dhe vendet mike
të saj, vazhdon ta kundërshtojë me të gjitha mënyrat dhe mjetet në dispozicion
Pavarësinë e Kosovës. Janë edhe pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur deri
më tash Republikën e Kosovës: Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja.
Megjithatë, kjo nuk ishte pengesë që Parlamenti Evropian të miratonte një
rezolutë për Kosovën, duke i hapur kështu rrugën marrëveshjes së
Stabilizim-Asocimit mes BE dhe Kosovës. Në dokumentin për Kosovën, të paraqitur
nga euro-deputetja, Urlike Lunaçek, para komitetit për Politikë të Jashtme të
BE-së, thuhej se Bashkimi Evropian mund të lidhë Marrëveshjen e
Stabilizim-Asocimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur
Pavarësinë e saj. Euro-deputetja deklaroi se “nuk mund të pranohet ndarja e
Kosovës”. Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve evropiane që
të pranojnë shtetin e ri. Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti
t’i jepet sa më parë data e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian,
me kusht që Beogradi të plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e
reformave. Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është edhe Kosova.
Autoritetet evropiane u kanë vënë kusht atyre serbe normalizimin e
marrëdhënieve me Kosovën, nëse duan të avancojnë në procesin e integrimit.[166]
4.6 Zbatimi i Paketës së
Ahtisarit dhe Veriu i Kosovës
Menjeherë
pas shpalljes së Pavarësisë institucionet e Republikës intensifikuan angazhimin
dhe punën për përgatitjen dhe miratimin e Kushtetutës dhe të ligjeve që
parashikoheshin (ishin të detyrueshme) me Paketën ose Planin e Ahtisarit. Në
nenin 1.11 të këtij Plani thuhet se Komuniteti ndërkombëtar do të kontrollojë,
mbikëqyrë dhe do të ketë tërë pushtetin e domosdoshëm për të siguruar zbatimin
efektiv dhe efikas të kësaj zgjidhjeje, sipas përkufizimeve të ofruara në
Anekset IX, X, XI. Kosova gjithashtu do të ftojë bashkësinë ndërkombëtare që
t’i ndihmojë Kosovës në përmbushjen e suksesshme të obligimeve të saja.[167]
Me Planin e Ahtisarit ishte paraparë dhe parathënë çdo gjë dhe me saktësi. Në
pajtim të plotë me këtë Plan ose propozim gjithëpërfshirës do të hartohej edhe
Kushtetuta e Kosovës, e cila është produkt i këtij Plani, që kishte paraparë
edhe detyrat që duhet të përmbushte Kuvendi i Kosovës, i cili duhet t’i
miratonte zyrtarisht ligjet e nevojshme për zbatimin e kushteve të kësaj zgjidhjeje
gjatë periudhës së tranzicionit prej 120 ditëve, të cilat duhet të konsiderohen
si të miratuara nga Kuvendi dhe do të vihen në zbatim menjëherë ditën e parë
pas përfundimit të periudhës së tranzicionit. Legjislacioni i tillë do të
përfshijë ligjet vijuese ose ndryshimet në to, por nuk do të kufizohet vetëm në
ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, ligjin mbi vetëqeverisjen lokale,
ligjin mbi kufijtë komunalë dhe ligjin mbi themelimin e zonave të mbrojtura.[168]
Me këtë Plan ishin paraparë edhe ligje të tjera për mbrojtjen e pakicave,
sidomos të asaj serbe, të trashëgimisë kulturore dhe të kishës ortodokse, etj.,
e që Kuvendi i Kosovës detyrohej t’i miratonte. Plani i Ahtisarit ishte
përgjithësisht një dokument i ekuilibruar për shumicën e vendeve dhe qeverive
evropiane e botërore me ndikim në botë, ishte një dokument që i “kënaqte” të
dyja palët dhe që të dyja palët mund ta shpjegonin në interesin e tyre dhe
sipas nevojave të tyre të brendshme. Ajo që nuk u pranua dhe nuk po pranohet
nga Serbia dhe mikja e saj e madhe, Rusia, ishte dhe mbeti propozimi dhe përfundimi i Ahtisarit se “Pavarësia
ishte opcioni i vetëm për një Kosovë politikisht stabile dhe ekonomikisht të
qëndrueshme”. Është e rëndësishme të nënvizohet se edhe Sekretari i Pergjithshëm
i OKB-së, Ban Kimun, në letrën e tij të 26 marsit 2007, që ia dërgonte
Këshillit të Sigurimit në mënyrë të hapur dhe qartë përkrahte propozimin e
Ahtisarit për Pavarësinë e Kosovës kur thoshte se “unë plotësisht përkrah
rekomandimet e të Dërguarit tim të Posaçëm në raportin e tij për statusin e
ardhshëm të Kosovës si dhe Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen mbi
Statusin e Kosovës”.[169]
Megjithatë, presioni dhe angazhimi diplomatik i Serbisë, i mbështetur nga Rusia
dhe miqtë e saj, pamundësoi zbatimin e plotë të Planit të Ahtisarit. Veriu i
Kosovës mbeti edhe më tej nën kontrollin e Serbisë dhe të institucioneve të saj
paralele ose, më saktë, ato ishin të vetmet institucione në atë pjesë të
Kosovës.
Qeveria
e Kosovës dhe institucionet tjera republikane, të ndodhura nën presionin e
fuqishëm të pranisë ndërkombëtare, pranuan që zbatimin e Planit të Ahtisarit ta
fillonin nga komuna e Vitisë në vend se ta fillonin nga Veriu. Procesi i
komunave të reja “serbe” nisi në Viti me krijimin e komunës së Kllokotit në
zemër të komunës së Vitisë! Komuna e Vitisë, partitë politike dhe qytetarët e
saj bënë qëndresë të fuqishme për ta penguar dhe pamundësuar krijimin e komunës
së Kllokotit. Në Viti, sikur në gjithë Anamoravën, u organizuan protesta, iu
dërguan letra dhe ankesa institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Në Viti u
organizua edhe një peticion, të cilin e nënshkruan mbi 11.000 qytetarë. Një
kopje e këtij peticioni iu dorëzua në dorë vetë Kryetarit të Kosovës, Fatmir
Sejdiut në sallën e Këshillit komunal nga këshilltari komunal dhe Kryetari i
Degës së PDK-së, Daut Xhemajli. Qytetarët e Anamoravës me të drejtë ishin të
indinjuar me Planin e Ahtisarit, i cili parashikonte krijimin e katër komunave
serbe në Anamoravë! Vitia me të drejtë kërkonte që krijimi i komunave të reja
të fillonte në Veri, të fillonte atje ku ishte problemi më i madh i Kosovës e
jo në Viti. Procesi dhe plani për
ricopëtimin e brendshëm të Kosovës nuk ishte punë e lehtë. Nuk ishte e lehtë
veç hedhja e idesë për "decentralizim" (copëtim) në "tregun"
shqiptar. Ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës, midis shqiptarëve që
përbëjnë mbi 90 % të popullsisë dhe pakicës serbe që përbën rreth 5% të
popullsisë, e kishin të vështirë dhe gati nuk e besonin se mund të kalonte një
Plan i tillë, në thelb shovinist. “Pala
shqiptare, porosiste akademiku Esat Stavileci, duhet të jetë këmbëngulëse dhe
të kundërshtojë të gjitha orekset e Serbisë për procesin e decentralizimit.
Qeveria serbe nuk është shumë e interesuar për popullatën serbe në Kosovë, sa
është për territoret serbe, prandaj ky është defekti më i madh që mund t’i
bëhet negocimit dhe procesit negociator”.[170] Në Kosovë me
Planin e Ahtisarit u krijuan edhe shumë zona të mbrojtura dhe ex-territore të
kishave dhe monumenteve “serbe”! Me këtë Plan Serbia bëhej ortake në tokën e Kosovës
dhe në të gjitha çështjet që lidhen me të. Komunat dhe rajonet serbe që do të
krijoheshin do të kishin lidhje speciale me Serbinë!! Ose, thënë më saktë, Serbia do të ishte e pranishme në
tokën e Kosovës nëpërmjet komunave serbe, kishave ortodokëse dhe zonave të
mbrojtura!! Ajo do të "kontrollonte" mbi 30 % të territorit të
Kosovës!
4.7 Katër komuna serbe në
Anamoravë
Të
rrallë ishin shqiptarët që mund ta miratonin dhe pranonin realizimin e kësaj
ideje dhe të këtyre planeve me formë dhe me përmbajtje kundërshqiptare,
kundërnjerëzore, kundërhistorike dhe tepër të rrezikshme për të ardhmen e qetë
dhe të sigurtë të Kosovës dhe rajonit. Madje, qarqet që kishin marrë këtë nismë
nuk besonin se mund të gjenin të tillë shqiptarë në Kosovë. Kjo ishte edhe
arsyeja pse kjo ide dhe ky Projekt mori gati një dekatë deri sa u
"realizua". U dasht të shpenzoheshin miliona për të bërë fushatë, të
mbështjellur me ambalazhin e "decentralizimit", që t’i mbushej mendja
"miletit". “Edhe më
herët kam tërhequr vërejtjen, shkruante akademiku, Esat Stavileci, se shtizat
do “të thyhen”në çështjen e decentralizimit, sepse ai po vendoset mbi parimin
territorial dhe etnik; në çështjen e zonave të mbrojtura, sepse ato do të
gëzojnë të drejta pronësore që mund të kufizohen në mënyra të veçanta dhe në
çështjen e kompetencave shtesë të komunave serbe ose me shumicë serbe, sepse
ato do të krijojnë një asimetri e cila vështirë se do të mund të rregullohej me
një sistem unik ligjor”.[171] Fillimisht
bajrakun e mori, më i merituari dhe më i besuari, Lutfi Haziri,
politikan-ministër nga Anamorava. Nga dorë e tij bajraku kaloi në shumë duar,
në "Grupin negociator", dhe kështu u formua “GRUSHTI” që goditi rëndë
homogjenitetin kombëtar, kulturor, tokësor dhe historik të krahinës shqiptare,
Kosovës. Sipas Akademik Hivzi Islamit, “decentralizimi, i cili nisi si reformim
i pushtetit lokal dhe si ofrim i shërbimeve afër qytetarit, përfundoi me një
ndarje të Kosovës sui generis”.[172]
Për përkushtimin dhe dëgjueshmërinë e tyre, anëtarët e këtij "Grupi"
nuk mbetën pa gjë! Kush më shumë e kush më pak, secili sipas meritave, u shpërblyen me
poste dhe forma të tjera të shpërblimeve! Vetëm Kosova dhe populli i saj pati
dhe do të ketë pasoja afatgjate nga thika e pamëshirshme e këtij
"Grupi" dhe e Ahtisarit! Në fakt plani ishte propozuar nga Serbia, por ajo nuk e pranoi deri më sot këtë Plan, sepse, është
bindur se mund të fitohet diçka më shumë se ky Plan. Thika e këtij plani çau
dhe përlau më së rëndi qytetin e Mitrovicës me Veri dhe Anamoravën. Vetëm në
këtë rajon (Anamoravë) u krijuan katër komuna serbe, të cilat përbëjnë një
rajon më vete përgjatë kufirit shtetëror me Serbinë. Vetë kufiri shtetëror
ndodhet mespërmes tokës shqiptare. Me këto komuna serbe ose me këtë rajon
(rripë) tentohet të bëhet edhe ndarja përfundimtare e kësaj hapësire unike
shqiptare, këndej dhe andej kufirit!
Për
zbatimin e këtij plani në Anamoravë, Ministër i pushtetit vendor u bë Sadri
Ferati, që vinte nga qyteti i ndarë, Mitrovica, dhe nga Veriu i pushtuar dhe i
kontrolluar nga Serbia! Ky njeri në vend se të
përpiqej dhe të këmbëngulte për "çlirimin" e Veriut nga Serbia dhe për ribashkimin e qytetit
të tij, mori përsipër krijimin e komunave dhe rajonit serb në Anamoravë! Me
përkushtimin dhe punën e tij të palodhshme, me mbështetjen e fuqishme që pati
nga UNMIK-EULEX-i, nga Qeveria e Kosovës dhe nga strukturat aktive serbe në
Anamoravë, Sadri Ferati, ia doli t’i bindte (s’e pati të vështirë!) edhe
kryetarët e komunave ekzistuese të Anamoravës (shqiptarë!), që t’i pranojnë dhe
përkrahin komunat e reja-rajonin serb!! Për t’u siguruar mirë dhe për ta
legalizuar këtë njohje, mbështetje dhe miratim, Sadri Ferati, i përkrahur nga
qarqet që nuk i zë gjumi për të "mirën" e Kosovës, i ftoi kryetarët e
komunave të vjetra dhe i "detyroi" ta nënshkruanin marrëveshjen me të
cilën ata garantonin se i njihnin këto komuna serbe dhe se do t’i përkrahnin me
"kaqikun" e tyre!! Këta kryetarë nuk kishin marrë parasysh as
vendimet (ende në fuqi) e kuvendeve komunale, as vendimet, qëndrimet dhe
deklaratat e partive të tyre (degëve) dhe as peticionet e qytetarëve kundër
krijimit të këtyre komunave dhe të këtij rajoni serb në Anamoravë! Me gjithë
premtimet e institucioneve vendore dhe të pranisë ndërkombëtare, Plani i
Ahtisarit nuk u zbatua në Veri të Kosovës. Edhe ZCN dhe përfaqësuesi
ndërkombëtar civil, Piter Feit, ikën pa e zbatuar, siç ishin mandatuar, Planin
e Ahtisarit në Veri të Kosovës. Serbia, e mbështetur nga miqtë e saj dhe e
favorizuar nga politikat e buta të Kosovës, ia doli që ta ulte Kosovën në
bisedime të reja-shtesë për Veriun dhe Kosovën!
4.8 Veriu i Kosovës dhe
bisedimet me Serbinë
Pozita strategjike dhe sidomos ajo gjeografike në mes dy
lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të
popullzohet qysh në parahistori. Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me
argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i
madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi,
blegtori, tregti etj., kanë ndikuar në koncentrimin e popullsisë në këtë
mjedis. Motive ekonomike për themelimin e vendbanimeve dhe për përqëndrimin e
popullsisë në këtë trevë, para së gjithash, kanë qenë blegtoria, bujqësia,
gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u
bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve
sllavë, osmanë etj, në këtë anë. Kjo trevë, sikurse pjesët tjera të Siujdhesës
Ilirike, në lashtësi ka qenë e banuar me banorë ilirë të fisit dardan. Në
gjysmën e dytë të shek. XIX Mitrovica
u bë një qendër e rëndësishme ushtarake, ekonomike, tregtare e kulturore. Në
afërsi të Mitrovicës, në fshatin Boletin, prodhoheshin gurë mulliri. Si stacion
i fundit hekurudhor, Mitrovica
u bë stacion importues dhe eksportues. Në vitin
1931 u vazhdua hekurudha deri në Kralevë për ta lidhur këtë qytet me Serbinë
dhe për të mundësuar dhe lehtësuar transportimin e pasurive të nëntokës
shqiptare brenda Serbisë. Përskaj rrugëve të shtruara me kalldrëm u
hapën dyqane të ndryshme zejtare e tregtare.
Por, ajo që ne na intereson shumë pas këtij vështrimi
historik, është ndarja e Mitrovicës pas Luftës së UÇK-së dhe gjendja në atë
pjesë të Kosovës (në Veri). Për arsye territoriale, politike, shtetërore dhe
ekonomike, Serbia u nxitua shumë që në kaosin e ditëve të para të pasluftës,
t’i koncentrojë forcat e saj të sigurisë dhe ato paramilitare në pjesën veriore
të qytetit, duke bërë ndarje fizike të qytetit në mes urës së Ibrit. Kjo
situatë në Mitrovicë dhe Veri u krijua edhe për fajin e NATO-s dhe të shteteve
të caktuara (edhe të SHBA-së) që ngurronin dhe nuk pranuan të vendoseshin në
Veri të Kosovës. Këtë zonë e mori përsipër vullnetarisht Franca. Tanku i parë
francez u vendos mbi urën që bashkonte qytetin dhe ushtarët frnacezë nuk
lejonin kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në atë pjesë të qytetit dhe të
Kosovës. Ndërkohë, u dha kushtrimi nga Serbia që të gjithë serbët e “rrezikuar”
(vrasësit) në Kosovë të vijnë dhe të vendosen në Veri të Kosovës. “Vendosja e
kontingjenteve të KFOR-it francez në veri të Kosovës ipso facto bëri që të
ndalej hovi i dëbimit të forcave ushtarake dhe atyre policore serbe. Këto të
fundit të shpenguara do të tokëzohen në veri, atje ku forcat franceze kishin
ndërprerë çfarëdo veprimi. Po në këtë kohë në mesin e aleatëve kryesor të
NATO-s ngriti krye një apati e sertë ndaj UÇK-së. Zyrtarë të NATO-s, të
molepsur nga propaganda anti-shqiptare e kohës, më shumë i druheshin përhapjes
së kryengritjes shqiptare në Maqedoni e Kosovë Lindore, sesa forcave
paramilitare serbe të cilat po forcoheshin në veri dhe në enklavat e shpërndara
në jug të lumit Ibër. Madje, vetë gjenerali Klark përmend sesi KFOR-i bënte
çmos që të parandalonte UÇK-në nga marrja e legjitimitetit politik në terren.
Sipas autorit, G. O’Neil, “shqiptarët nuk lejoheshin të kalonin në Mitrovicën
veriore ose në veri të vendit si pasojë e ngritjes së një pike kontrolli në
lumin Ibër. Si rrjedhim, francezët ndanë Mitrovicën, e cila u bë një qytet i
ndarë sikur Mostari në Bosnjë”.[173]
Sipas disa statistikave të bëra nga struktura
ndërkombëtare, Mitrovica aktualisht ka rreth 130 000 banorë. Në pjesën veriore
të Mitrovicës jetonin mbi 15 mijë banorë shqiptarë, kurse tash kanë mbetur
rreth 4 mijë shqiptarë. Ajo pjesë, siç dihet, ishte e banuar me shumicë
shqiptare, pjesa dërrmuese e të cilëve janë larguar dhunshëm gjatë dhe pas
luftës nga ekstremistët serbë. Këtu duhet veçuar spastrimin etnik që bëri
Serbia, më 11 shkurt të vitit 2000, kur u dëbuan dhunshëm 1 564 familje
shqiptare me 11 364 banorë, me ç’rast në sy të KFOR-it u vranë edhe 11 qytetarë
shqiptarë.[174] Përveç kësaj, ata me spastrimin etnik të qytetit, filluan
ndërtimin e banesave kolektive serbe, derisa shqiptarëve as nuk u lejohej t’u
afroheshin shtëpive dhe pronave private të tyre. Në Lagjen e Boshnjakëve në
Mitrovicë janë ndërtuar gjashtë ndërtesa shumëkatëshe për vendosjen e kolonëve
serbë. Në lagjen “7 Shtatori”, dy shtëpi me nga gjashtë kate, etj., kurse pranë
tyre gjenden shtëpitë e djegura të banorëve shqiptarë, të cilëve nuk u është
lejuar rindërtimi i tyre. Për këto ndërime ka kontribuar Qeveria e Serbisë
drejpërdrejt me financimin e saj. Në vitin 2007 janë zënë 2 milion euro
dedikuar këtyre ndërtimeve. Përveç në Mitrovicë, Serbia është duke ndërtuar
ilegalisht edhe në Graçanicë, në Brezovicë, Gjilan, në fshatrat e Gorës, etj.
Në lokalitetin “Badovci 2” të
Graçanicës, e ashtuquajtura “Qendër Koordinuese Serbe për Kosovë e Metohi”,
këtë vit e ka filluar ndërtimin e mbi dyzet shtëpive për serbët e shpërngulur
pa e pyetur askënd, pra ilegalisht dhe pa leje ndërtimi. Këto punime kanë
filluar pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Po në vitin 2007, Mitrovica u
bë qytet me dy komuna. Serbisë i duhej patjetër komuna e veriut të Mitrovicës
për ta ndërlidhur më pas, institucionalisht, me komunën e Zveçanit. Edhe me planin e
decentralizimit-Ahtisarit, Mitrovica është e ndarë në dy komuna. Filozofia
politike e ndarjes së Mitrovicës është legjitimuar tashmë. Përderisa serbët e
kësaj komune lëvizin lirshëm, jo vetëm në pjesën jugore të qytetit të ndarë,
por në tërë territorin e Kosovës, shqiptarët e kësaj pjese kanë pengesa dhe nuk
mund të lëvizin lirshëm. Ata pengohen nga strukturat e ekstremistëve serbë dhe
strukturat e MUP-it dhe të BIA-s, pjesë të të cilave veprojnë papengueshëm në
këtë rajon. Sikur të mos mjaftonin këto, Serbia dhe strukturat e saj në Veri,
të papenguara fare nga KFOR-i dhe UNMIK-EULEX-i vendosën edhe barrikada në të
gjitha rrugët e rëndësishme për të penguar shtrirjen e pushtetit të Republikës
së Kosovës në atë pjesë të vendit! Serbia dhe strukturat e saj mbyllën edhe
urën kryesore që bashkon qytetin e Mitrovicës, e që, falë edhe pranisë franceze
dhe asaj ndërkombëtare, kjo urë u bë simbol i ndarjes së qytetit të Mitrovicës.
Këto barrikada janë edhe sot e kësaj dite (po bëhen më shumë se dy vite) dhe qëndrojnë
si monumente të turpit për praninë ndërkombëtare dhe për institucionet e
Kosovës. Komandanti i KFOR-it, Uolker Halbauer, ka theksuar se “KFOR-i nuk do
ta urdhërojë largimin e dhunshëm të barrikadës në urën mbi lumin Ibër, e cila,
sipas tij, është simbol politik dhe paraqet frikën dhe dëshirat e popullit në Veri”.
Ndryshe nga Halbauer pati deklaruar paraardhësi i tij, Erhard Drevs, i cili e
pati quajtur barrikadën mbi Ibër “turp dhe simbol të ndarjes”. “Natyrisht, që e
ndjej edhe si turp këtë barrikadë. Jo që e pengon lirinë e lëvizjes, por ajo
barrikadë e paraqet simbolin e ndarjes së një qyteti, i cili në fakt nuk është
i ndarë dhe mund të bashkëjetojë”, pati thënë gjenerali Erhard Drevs, gjatë
vizitës që i pati bërë Mitrovicës. Gjatë komandës së tij, KFOR-i pati hequr
shumicën e barrikadave, të cilat serbët i kishin vendosur në rrugët
magjistrale.[175] Për këtë gjendje hiq më pak nuk është e pafajshme edhe
limontia e qeverisjes dhe e qeveritarëve të saj në Kosovë, pavarësisht se cili
krah udhëhiqte që nga momenti i dëbimit të pushtuesit serb. As KFOR-i, as
UNMIK-u dhe as EULEX-i nuk arritën apo nuk dashtën për këto 14 vite të
garantonin, sic kishin mandatin, lëvizje të lirë për qytetarët dhe mallrat edhe
në Veri. Madje nuk arritën as t’i mbrojnë qytetarët shqiptarë nga presioni,
dhuna, vrasjet dhe spastrimi etnik sistematik që impononin strukturat e Serbisë
në Veri të Kosovës para syve të forcave ndërkombëtare të sigurisë dhe
administrimit. Shumica e shqiptarëv u detyruan të shpërnguleshin nga tokat dhe shëtpitë
e tyre.
Prapa
këmbënguljes së pakicës serbe në Veri për t’u mos integruar në institucionet e
Republikës së Kosovës qëndron me tërë fuqinë e tij Beogradi. Kët mendim e
mbështet edhe simboli i qëndresës kombëtare, Adem Demaçi, i cili thotë se “regjimi çetnik i Beogradit po i organizon ata ashtu që ata
të mos integrohen në institucionet e Kosovës, por që edhe në Kosovë,
dalëngadalë, të lindë edhe një ‘’Republika Sërpska’’ bashkë me një Dodik,
sikurse që ndodhi në Bosnje e Hercegovinën e nakatosur”.[176]
4.9 Bisedimet
e reja-shtesë Kosovë-Serbi
Akademik Esat Stavileci, në një intervistë të gjatë,
deklaronte se “me të drejtë thuhet se duhet të bisedohet, qoftë dhe me armikun,
me kusht që palët të jenë të barabarta në bisedime. Të mos qenët të barabartë
në bisedime, në të mëparshmet dhe në këto të tashmet në Bruksel, më kanë
mbajtur të rezervuar, derisa vetë ato i kam quajtur një “investim i gabueshëm i
bashkësisë ndërkombëtare”. Kam thënë se po qe se bisedohet me Serbinë,
qoftë edhe për të ashtuquajturat “çështje teknike”, pa u bërë një përllogaritje
e pasojave të luftës së tmerrshme në Kosovë, do të legjitimohet gjithë ajo që
Serbia shkaktoi në Kosovë, me politikën shfarosëse ndaj shqiptarëve, të cilën e
zhvilloi në mënyrë sistematike, të planifikuar dhe të vazhdueshme. Prandaj,
ndeshja nuk duhej të fillonte nga “rezultati zero”, sikur asgjë të mos kishte
ndodhur në Kosovë. Serbia nuk u kushtëzua me asgjë. Bashkësia ndërkombëtare nuk
duhej ta fuste Kosovën në një rrugë, skaji i së cilës nuk shihet edhe sot. Ajo
nuk duhej ta favorizonte Serbinë dhe, nga ana tjetër, të kërkonte koncesione
prej Kosovës. Bisedimet në Bruksel kanë rëndësinë e vet, por në radhë të parë
ato e favorizojnë Serbinë, ndërkohë që Kosovës i premtohet një “shpërblim” për
koncesionet e bëra. Serbët nuk janë të njohur për marrëveshje. Ata janë të
njohur më shumë për mosmarrëveshje. Prandaj, me serbët asgjë nuk është e
besueshme, qoftë edhe atëherë kur “ka marrëveshje”. Kërkesat e tyre nuk kanë të
ndalur. Ata duan “hisen e vet” në Kosovë dhe nga ajo nuk heqin dorë
lehtë. Nëse “kanë dalur nga Kosova” nëpër një “derë të madhe”, kërcënon rreziku
që të “rikthehen” në të nëpër “disa dyer më të vogla” dhe të involvohen në
jetën dhe ngjarjet në Kosovë. Në Kosovë ende ka “ndërhyrje” të Qeverisë së Serbisë,
veçanërisht në pjesën veriore të saj. Kosova ende nuk ka kompetenca të
plota në territor, në kontroll, në ligj dhe në zbatimin e tij, ku
gjithandej Kosovës i thonë Kosovë në Kushtetutën e saj”.[177]
Edhe pas bisedimeve të
Vjenës, të cilat ishin bërë me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e bashkësisë
ndërkombëtare, Kosova u “detyrua” të pranonte bisedime të reja politike me
Serbinë. Grupi negociator, që përfaqësonte Kosovën dhe shqiptarët në bisedimet
e Vjenës, pati bërë lëshime të mëdha dhe me pasoja afatgjate, duke besuar se po
“jepnin të dhimbshmen për të fituar të këndshmen”. Ky grup naivisht besonte se
me këto lëshime Serbia do të ngopej dhe nuk do të ndërhynte më në punët e
Kosovës! Por, kishin harruar atë thënien se “oreksi rritet duke ngrënë”. Serbisë
me këto lëshime të pakuptimta dhe të rrezikshme për funksionimin normal të
Kosovës iu rritë oreksi për ndërhyrje dhe lëshime të reja. Veriu i Kosovës po
duket se ishte lënë nën kontrollin e Serbisë (de fakto) enkas dhe vetëm me
qëllim që të shantazhohej liria e Kosovës dhe shkëputja e saj nga Serbia. Por,
edhe nëse ndodhë që Kosova ta shpallë pavarësinë e saj, ajo të mos mundet të
shkëputet plotësisht nga Serbia. Me një fjalë, Veriu i Kosovës, enklavat
(komunat), kishat dhe monumentet “serbe” me zonat e tyre të mbrojtura dhe me
exterritorialitete garantonin praninë e Serbisë në Kosovë dhe të interesave të
saj shoviniste-ekspansioniste. “Ngutja e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare dhe
qeverisë për të përfunduar misionin e Zyrës Ndërkombëtare Civile, deklaronte
Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, është për të filluar një mision të ri
të dialogut politik dhe koncesioneve të reja për Serbinë në veri. Bashkësia
Ndërkombëtare tashmë e ka pranuar se oferta Ahtisari për Serbinë është refuzuar
nga vetë Serbia, dhe tani ka nevojë për një ofertë të re. Për të bërë ofertën e
re me një pako të re duhet të përmbyllet ajo e vjetra. Koncesionet nga pakoja e
Ahtisarit neve na mbeten, ndërsa tani na presin të reja duke e bërë Kosovën
shtet tërësisht jofunksional.[178] Kështu
edhe ndodhi. Trysnia e bashkësisë ndërkombëtare për bisedime të reja-shtesë me
Serbinë ishte e papërballueshme për politikanët dhe qeveritarët e kapur të
Kosovës.
Bisedimet
e reja midis Prishtinës dhe Beogradit nisën më 8 mars 2013. Qeveritarët e
Kosovës dhe “shefja” ose kryesuesja e bisedimeve, Edita Tahiri, përbetoheshin
se nuk do të bisedohej me Serbinë për statusin e Kosovës, por vetëm për çështje
teknike. Fillimin e bisedimeve e përshëndeti edhe Ketrin Ashton e cila
deklaronte se “zgjidhja e
problemeve me dialog është rrugë evropiane, ndërsa qëllimi i bisedimeve është
të promovohet bashkëpunimi dhe që si Prishtina ashtu edhe Beogradi t’i afrohen
Bashkimit Evropian. Përfaqësuesja e lartë nënvizon se dialogu është një rast i
mirë për të dyja palët, si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën. Në
deklaratën e saj thuhet se bisedimet do të përqëndrohen rreth tri temave:
bashkëpunimit rajonal, lirisë së lëvizjes dhe sundimit të ligjit, që të gjitha
me rëndësi vendimtare për perspektivën evropiane”.[179]
Bisedimet Prishtinë-Beograd shumë shpejt u ngritën në nivel kryeministrash. Më
19 prill u nënshkrua edhe marrëveshja midis dy vendeve. “Thelbi i marrëveshjes, sipas Tim Judës, është se
ndërkohë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, pranon autoritetin e saj legal mbi
të gjithë territorin. Në shkëmbim, autoritetet kosovare iu japin një nivel
autonomie katër zonave të kontrolluara nga serbët në Kosovën e veriut. Ato do
të formojnë një shoqatë, e cila do të mbikëqyrë arsimin dhe shëndetësinë apo
çështje të tjera. Pakti thotë se do të ketë një forcë të vetme policore në
Kosovë, por se komandanti rajonal serb për veriun do të zgjidhet nga një listë
kandidatësh, formuluar nga kryekomunarët e veriut. Një formulë kompromisi u
gjet mbi çështjen irituese të gjykatave dhe zgjedhjet do të mbahen këtë vit për
komunat veriore, të cilat tani janë të zgjedhura sipas sistemit serb”.[180] Me këtë
marrëveshje Serbisë i lejohet të financojë komunat serbe në Kosovë, arsimin,
shëndetësinë, etj. Sipas kësaj marrëveshjeje Forca e Sigurisë (Ushtria e
Kosovës) nuk mund të zbarkojë në Veri edhe për disa vjet! Për bisedimet e reaj
me Serbinë, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe një rezolutë.
Bisedimet e reja me Serbinë vazhdoi t’i kundërshtonte
Lëvizja Vetëvendosje, e cila organizoi edhe protesta e demonstrata kundër
këtyre bisedimeve. Bisedimet Kosovë-Serbi kësaj radhe u ndërmjetësuan nga BE-ja
dhe me ndihmën e pakursyer të SHBA-së. “Ndërmjetësimi ose negociatat, edhe
sipas Jonuz Avdullait, janë formë e zgjidhjes së konflikteve nëpërmjet të
inkuadrimit të palës së tretë”.[181]
Bashkimi Evropian thotë se në këtë dialog është
vetëm lehtësues dhe se ndaj statusit të Kosovës mban qëndrimin e tij neutral.
Sidoqoftë me marrëveshjen e 19 prillit dhe me bisedimet midis Thaçit e Daçiçit,
që po vazhdojnë, në Veri të Kosovës janë krijuar rrethana të reja. Krijimi i
një asociacioni-bashkësie komunash serbe në Kosovë ka qenë mjaft joshës për
Beogradin dhe pakicën serbe në Kosovë. Me krijimin e bashkësisë së komunave
serbe Beogradi dhe serbët kuptojnë krijimin e një entiteti serb në Kosovë, i
cili do të ketë një shkallë të lartë autonomie në raport me Prishtinën dhe një
shkallë të lartë lidhshmërie me Serbinë. Partneriteti i komunave serbe
(asociacioni-bashkësia) në Kosovë dhe lidhjet e veçanta të këtyre komunave me
Serbinë ishin paraparë edhe me Planin e Ahtisarit. Krijimi i bashkësisë së
komunave serbe në Veri është në kundërshtim edhe me kartën evropiane për
vetëqeverisje vendore. Përmes bashkësisë së komunave serbe, Evropa po krijon
një kuvend rajonal me kompetenca ekzekutive për serbët. Madje, Beogradi qysh
tash po paralajmëron se në këtë bashkësi komunash do të përfshihen të gjitha
komunat serbe në Kosovë, jo vetëm ato të Veriut. Ashtu si Plani i Ahtisarit,
edhe marrëveshja për themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe në
Kosovë, hapi debat të madh midis atyre që ishin “për”, pa u hamendur fare, dhe
atyre që ishin “kundër”. Derisa Beogradi zyrtar dhe Kisha Ortodokse
Serbe kanë pranuar themelimin e bashkësisë së komunave serbe si zgjidhje
politike të favorshme për serbët e Kosovës, atëherë politika zyrtare e
qeverisë, e parlamentit dhe e presidencës së Kosovës, fare nuk e kanë të
vështirë, që ta kuptojnë esencën e zhvillimit të dialogut Thaçi-Daçiç në
Bruksel nën patronatin e shefës së politikës së jashtme të BE-së, Catherine
Ashton. “Fjala është për decentralizimin e sistemit të pushtetit shtetëror
dhe për rajonizimin gjeopolitik dhe territorial të Republikës
së Kosovës, jo për kurrfarë organizate joqeveritare a humanitare, por thjesht
për një Organizatë-Bashkësi të gjerë politike me kompetenca dhe me
autorizime ekzekutive dhe legjislative si pandan i sistemit ekzitues
të Republikës së Kosovës”.[182]
Këtë zgjidhje dhe këto lëshime të mëdha që po bënte Kosova vazhdonin të
refuzoheshin nga serbët e Veriut, të cilët në fakt udhëhiqen nga Beogradi. “Populli
serb në Kosovë mund të hyjë vetëm në ato institicione që janë të rregulluara
sipas ligjeve të Serbisë. Ose, ja zgjidhja tjetër: le t’i marrë populli serb në
Kosovë ato të drejta dhe kompetenca, të cilat Kosova i ka pasur sipas
kushtetuës së vitit 1974”, deklaronte udhëheqësi i serbëve të Veriut, Radenko
Nedelkoviç.[183] Edhe
kjo deklaratë dhe deklaratat e përditshme të krerëve të shtetit serb kundër
Pavarsëisë së Kosovës dëshmojnë se Serbia nuk ka hequr dhe nuk po heq dorë nga
politikat e saj shoviniste dhe ekspansioniste ndaj tokave shqiptare, ndaj
Kosovës. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje “kjo
marrëveshje e ndryshon Planin e Ahtisaarit me të cilin Serbia ka qenë e
pakënaqur. Ajo vendos asimetri midis komunave në veri të Ibrit dhe njëkohësisht
i bashkon ato në një Asociacion/Bashkësi gjë që ndryshimet negative shtesë i
bën të pashmangshme. Marrëveshja instalon pjesë të 6 Pikëshit famëkeq të Ban
Ki-moonit, i cili u pat kundërshtuar me dy demonstrata masive më 19 nëntor dhe
2 dhjetor 2008, me ç’rast edhe Thaçi e Qeveria patën thënë se kurrë nuk do ta
pranojnë e zbatojnë atë. Drejtësia, rendi dhe ligji, arsimi dhe shëndetësia,
zhvillimi ekonomik dhe planifikimi hapësinor për serbët mund të ofrohet vetëm
nga serbët sipas kësaj marrëveshje. Ky është fundi i konceptit të
multietnicitetit sipas Ahtisaarit në drejtim të aspiratave të Serbisë për një
entitet serb brenda shtetit të Kosovës, e të cilin Serbia nuk e njeh. Po
legalizohen strukturat e Serbisë në Kosovë dhe përfundimisht po pamundësohet
funksionimi i shtetit të Kosovës dhe po dështohet me shtetndërtimin. Kjo
marrëveshje e saboton shtetndërtimin në Kosovë. Thaçi u mor vesh me Daçiqin për
ta dështuar shtetndërtimin në Kosovë”.[184]
Në pikën e parë të marrëveshjes së 19 prillit, të nënshkruar
në Bruksel thuhet se do të ketë një
Asociacioni/Bashkësi me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur
për secilën komunë tjetër nëse anëtaret aktuale pajtohen, që do të thotë se pa
pëlqimin e komunave me shumicë serbe (anëtare) nuk mund të anëtarësohet një
komunë tjetër (shqiptare) edhe po që se shpreh dëshirën për të qenë anëtare e
asaj bashkësie. Kjo marrëveshje edhe shënon fundin e Kosovës “multietnike”
(ahtisariane). Më tej në pikën 2 të kësaj marrëveshjeje saktësohet se Bashkësia/Asociacioni
do të krijohet me statut. Shpërbërja e saj do të ndodhë vetëm me një vendim të
komunave pjesëmarrëse. Garancionet ligjore do të jepen me ligjin e aplikueshëm
dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3). Me këtë pikë të
marrëveshjes garantohet paprekshmëria e kësaj bashkësie, të cilën nuk ka fuqi
që do të mund ta shpërndante, pos nëse vetëshpërndahet! Marrëveshja garanton
edhe përfshirjen pa kushte të strukturave të sigurisë, të ngritura nga Serbia
në Veri, në strukturat e sigurisë së Kosovës. E papranueshme, e dëmshme dhe me
rreziqe për zingjirin komandues, strukturën unike të policisë së Kosovës është
edhe pika 9 e kësaj marrëveshje, e cila bënë koncesione të papranueshme për
katër komunat e Veriut. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër
komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe
Leposaviç), thuhet në pikën 9 të marrëveshjes. Komandanti i këtij rajoni duhet
të jetë serb, shtetas i Kosovës, i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një
listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit.
Përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë përbërjen etnike të
popullsisë së katër komunave. (Do të jetë një tjetër Komandant Regjional për
komunat e Mitrovicës Jugore, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti regjional i
katër komunave veriore do të bashkëpunojë me komandantët e tjerë
regjionalë. Marrëveshja cenon edhe sistemin e drejtësisë me pikat 10 dhe
11. Marrëveshja e Brukselit, e 19 prillit ka gjithsejtë 15 pika.[185] Njëra nga ato pika ka
parashikuar edhe organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Veri. Përpjekjet për
mbajtjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit edhe në Veri rezultuan me konfrontime dhe
me dështim në tri qendra të votimit në Veri. Një repart i organizuar mirë me
policë e oficerë të stërvitur serbë, me maska në kokë, sulmuan qendrat e
votimit, i dogjën dhe shkatërruan materialet dhe kutitë e votimit. Sulmi u bë
pikërisht në qendrat ku po dominonin votuesit shqiptarë, në Mitrovicën veriore.
Të bindur se në komunën e Mitrovicës veriore do të fitonte kandidati shqiptar
(shumica e serbëve i bojkotoi zgjedhjet), Beogradi, i papenguar nga policia e
Kosovës dhe nga ajo e EULEX-it, organizoi sulmin dhe prishi zgjedhjet në ato
tri qendra. Se prapa këtij sulmi fashist qëndronte Beogradi dhe Qeveria e
Serbisë e vërteton edhe deklarata e kryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili
pohon se “me marrëveshjen e Brukselit është paraparë që në veri të Mitrovicës
të jetë selia e Bashkësisë së Komunave serbe, e cila përfshinë 10 komuna.
Mitrovica e Veriut është qenësore për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.
Këtu do të duhej të jetë qendra serbe për Kosovën”. Madje, në rast se fiton
kandidati shqiptar për komunën e Mitrovicës së Veriut kryeministri serb
kërcënon se “kjo do të mund të shkaktonte konflikt, madje edhe të
armatosur”.[186] Deklaratat
kërcënuese të Daçiçit nuk mbeten pa rezultate. Ministri i jashtëm i Republikës
së Kosovës, Enver Hoxhaj, porositë dhe paralajmëron, sigurisht që në emër të
Qeverisë, se “nuk është e mundur që Mitrovica
veriore të ketë kryetar shqiptar. Kandidati nga partia ime, Agim Deva, në garë
për këtë vend, edhe nëse zgjidhet, nuk mendoj se do të ketë mundësi të udhëheqë
komunën”, “kërcënonte” Enver Hoxhaj![187] Gjendja në Veri
dhe në anë tjera të Kosovës po tregon se marrëveshja e Brukselit e 19 prillit
midis Kosovës dhe Serbisë po i normalizon pak nga pak marrëdhëniet me Serbinë,
por në dëm të Kosovës. Kosova me këtë marrëveshje ka përmirësuar pozitën e saj
ndërkombëtare, është afruar edhe me BE-në, duke paguar një çmim të lartë.
Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me këto lëshime të mëdha, mund të ketë
për pasojë tensionimin, destabilitetin dhe jofunksionalitetin afatgjatë të
sistemit tonë politik dhe të Republikës së Kosovës. Pakica serbe në Kosovë me
Planin e Ahtisarit dhe me marrëveshjen e Brukselit është bërë “komb”
shtetformues me super të drejta. Rrezikun e krijimit të një “republika sërbska”
e bëri publik edhe Qeveria amerikane përmes Ambasadores së saj në Prishtinë,
Jacobson, e cila gjatë një tryeze të mbajtur në Prishtinë pas zgjedhjeve
(balotazhit) të 1 dhjetorit ndër të tjera tha: “Unë mendoj se çdo rrezik mund
të minimizohet përmes bisedimeve, por mendoj që duhet të jemi shumë më të
vëmendshëm që të mos kemi një situatë me një Republikë Serbe”.[188]
Megjithatë, po të
mos ishte Serbia në kufi me Kosovën edhe kjo pozitë dhe këto super të drejta të
pakicës serbe do të mund të administroheshin nga shteti i Kosovës. Por, Serbia
me pretendimet e saj territoriale dhe me ekspansionizmin e saj do të vazhdojë
të bëjë trysni e ta shantazhojë Republikën e Kosovës dhe varësisht nga
konjukturat rajonale e ndërkombëtare do të angazhohet edhe për destabilizimin
dhe ndarjen e Kosovës. Vetëm përgatitja dhe fuqizimi ekonomik e ushtarak i
Republikës së Kosovës dhe i Republikës së Shqipërisë dhe zotësia e përballjes
edhe me luftë me Serbinë do ta frenonte atë dhe do ta bënte të “arsyeshme”.
Është interesant se edhe pas kësaj marrëveshjeje, UNMIK-u vazhdon të mbetet në
Veri të Kosovës në rolin e ndrëmjetësit midis komuniteteve, ndërlidhjes dhe
koordinimit të organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtarë, ndërlidhjes dhe
rritjes së komunikimit mes zyrtarëve komunalë legalë dhe atyre jolegalë! Por, i
gjithë anagzhimi i UNMIK-ut në këto fusha mund të thuhet se ishte i dështuar, për
ne, por plotësisht i suksesshëm për interesat serbe. Gjatë gjithë kohës së
qëndrimit të tij në Veri të Kosovës UNMIK-u ka dëshmuar njëanshmërinë e tij të
skajshme, duke favorizuar, toleruar dhe mbështetur institucionet dhe strukturat
e Serbisë në atë pjesë të Kosovës. Prandaj, institucionet e Kosovës do të duhej
të ishin më të vendosura dhe më të angazhuara për largimin përfundimtar të
këtij misioni moti të padëshiruar. Bazë e fuqishme dhe e padiskutueshme për
largimin e UNMIK-ut është edhe mendimi i GJND-së, e cila ka thënë se shpallja e
Pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me Rezolutën 1244. Largimi ose
dëbimi i UNMIK-ut nga Kosova është i domosdoshëm për një ecje dhe zhvillim më
të sigurtë dhe më normal të Republikës së Kosovës. Sipas të gjitha gjasave, pas
mbajtjes së zgjedhjeve në Veri të Kosovës dhe pasi atje fitoi lista e Serbisë
dhe kandidatët e saj, UNMIK-u (nëse konsideron se e ka përmbushur misionin e
tij) do ta shpallë të përfunduar me sukses misionin e tij edhe në Veri të
Republikës së Kosovës.
4.10
Si u harrua Kosova Lindore
Popullit shqiptar dhe Shqipërisë gjatë gjithë historisë i
janë rrudhur tokatë, i është sakatuar dhe ngushtuar gjeografia. Fatin më të keq
e kishin krahinat që ndodheshin në periferi dhe në kufi me Serbinë, me Greqinë
dhe me Malin e Zi. Spastrimi etnik i tokave të Shqipërisë nuk ka marrë fund as
në ditët tona. Trysnia, mohimi dhe shkelja e të drejtave kombëtare e
demokratike, dhuna dhe terrori sistematik i Serbisë po vazhdon edhe sot e kësaj
dite në Kosovën Lindore, e cila vazhdon të mbahet e pushtuar. Fat më të keq se
shqiptarët e Kosovës Lindore kanë vetëm shqiptarët-arvanitasit në Greqi. Në
Kosovën Lindore, e cila po quhet edhe Lugina e Preshevës, jetojnë 100.000
shqiptarë në tri komuna: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilat kanë 65
fshatra dhe një sipërfaqe prej 1.250 km katrore. Pas përpjekjeve të armatosura
për liri një numër i madh i shqiptarëve të kësaj krahine janë detyruar t’i lënë
shtëpitë dhe pronat e tyre e të kalojnë në Kosovë. Presioni dhe dhuna
policore-ushatrake është permanente në Kosovën Lindore. Për gjendjen e kësaj
popullsie shqiptare nuk po kujdeset as Tirana, as Prishtina dhe as bashkësia ndërkombëtare!
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se “kombi shqiptar
në Luginë të Preshevës është pjesa më e harruar e kombit shqiptar dhe është
fatkeqësi e madhe që kombi shqiptar në Luginë të Preshevës përballet me
regjimin shtypës dhe të padrejtë serb i vetmuar dhe pa ndihmën e cila duhej të
ishte më e fuqishme nga ana e Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare. Për më
tepër, ai ka shtuar se shqiptarëve të Luginës së Preshevës edhe më herët iu
është premtuar nga negociatorët e sotshëm që do të përfshihet si temë në të
gjitha negociatat. Mirëpo, shqiptarët e atjeshëm gjithmonë kanë qenë të mashtruar
nga elitat politike, të cilat kanë negociuar me Serbinë. Madje, ai ka thënë se
duhet një bashkëpunim institucional i bashkërenduar i Prishtinës dhe i Tiranës
për mbrojtjen e Luginës dhe për të penguar regjimin serb që të ushtroj atje
politikat diskriminuese në punësim, arsim, në çështjen e identitetit kombëtar
në çështjen e simboleve. Sipas tij, Kosova duhet të kushtëzojë bisedimet me
Serbinë me çështjen e Luginës së Preshevës dhe me çështje të tjera”.[189]
Të krijohet përshtypja që të gjithë janë pajtuar dhe kanë miratuar fatin e zi të
kësaj pjese të kombit shqiptar! Kosova e kishte rastin e mirë që gjatë
bisedimeve në Vjenë, por edhe në këto bisedimet e Brukselit ta vinte në tavolinën
e bisedimeve çështjen e Kosovës Lindore dhe të drejtave të shqiptarëve atje.
Nuk do të kishte kërkesë më normale në botë se sa kërkesa që shqiptarët e Luginës
t’i gëzonin ato të drejta që do t’i kishte pakica serbe në Kosovë. Kush do të
mund të dilte kundër barazimit të pozitës së shqiptarëve të pushtuar nga Serbia
me të drejtatë e pakicës serbe në Republikën e Kosovës? Askush. Kush do të mund
t’ia ndalonte Tiranës dhe kush do të mund t’ia ndalonte, sidomos Prishtinës, që
ta shtronte me tërë forcën e arsyes dhe të argumenteve çështjen e shqiptarëve të
Kosovës Lindore? Bota demokratike nuk do ta mohonte në asnjë mënyrë, po të këmbëngulnin
Tirana dhe Prishtina, të drejtën dhe domosdoshmërinë e barazimit të këtyre dy çështjeve
(ky do të ishte minimumi i të drejtave për shqiptarët e Luginës): shqiptarëve të
Luginës dhe serbëve në Kosovë. Pozita e shqiptarëve në Luginë është e rëndë dhe
pa perspektivë. Tirana dhe Prishtina sikur e kanë harruar Luginën! Njëri nga
drejtuesit politik të Lëvizje Çlirimtare në Kosovë, Halil Selimi, nga Ilinca e
Preshevës, shkruan se “Lugina nuk shitet, as nuk ndërrohet; nuk falet, as nuk
harrohet… Por, FITOHET! Le të përsëritet dhe të vlejë për të gjithë ky parim
politik, me të cilin jemi udhëhequr dje dhe duhet të na shërbejë edhe sot e
derisa të arrijmë ta tejkalojmë realisht dhe jo vetëm ta kujtojmë manipulueshëm
dhe deklarativisht. Lugina e Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Mendvegjë) është
një rajon i banuar me shumicë etnike shqiptare, i cili, adminstrativisht është
shkëputur dhunshëm nga tërësia etnike e territoriale shqiptare, për të mbetur
akoma nën pushtetin serb”.[190]
Shqiptarët tashmë kanë dy shtete në Iliri-Ballkan, prandaj askush nuk do të
mundet ta kuptojë dhe as miratojë heshtjen dhe harresën e këtyre dy shteteve për
çdo krahinë, qytet dhe fshat shqiptar të pushtuar nga fqinjët tanë. Në këtë
kontekst as heshtjen dhe harresën ndaj shqiptarëve të Luginës, të cilët, të
shtrënguar nga diskriminimi, dhuna dhe terrori shtetëror po detyrohen t’i lënë
shtëpitë dhe pronat e tyre dhe të ikin ku të munden, sidomos në Kosovë.
Spastrimi etnik i Medvegjës gati është në përfundim. Pak shqiptarë kanë mbetur
atje. Po shpërngulen vazhdimisht edhe nga komuna e Bujanocit dhe e Preshevës.
Pakënaqësinë e shqiptarëve të Luginës, të drejtat dhe kërkesat e tyre, pozitën
e tyre të rëndë dhe diskriminimin e tyre po duket që më së miri e ka kuptuar
dhe shprehur këto ditë Ambasadori gjerman, i cili ka qëndruar tri ditë në Luginë
për ta kuptuar drejtë dhe saktë gjendjen dhe pozitën e shqiptarëve të atjeshëm.
“Nga biseda që kisha me përfaqësuesit politik të shqiptarëve, kam vërejtur se
këta njerëz kanë ndjenjën se në Serbi janë të diskriminuar. Mendojë se këtë
fakt duhet kuptuar seriozisht, ka thënë Ambasadori gjerman, Heinz Wilhelm. Ai
ka theksuar se nga bisedimet e zhvilluara ka fituar përshtypjen se situata
është e komplikuar, pasi shqiptarët në Bujanoc e Preshevë, shikuar në
përgjithësi, siç ka deklaruar ai, më shumë janë të drejtuar kah Kosova,
Shqipëria e Maqedonia sesa kah Serbia.[191]
Ne mund të themi me siguri se jo më shumë, por shqiptarët e Luginës janë tërësisht
të kthyer me sy dhe zemër kah Tirana, Prishtina e Shkupi. Kjo është një dëshirë
e natyrshme dhe legjitime e një popullsie shqiptare, e cila është shkëputur,
pushtuar dhe po mbahet dhunshëm nga Serbia.
*****
Në kreun e fundit, të katërtin, është shtjelluar mbikëqyrja
ndërkombëtare (ZCN dhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar), dy misionet e UNMIK-ut
dhe EULEX-it në Kosovë, por edhe privatizimi dhe prona si dy çështje të rëndësishme
ekonomike, por edhe me karakter të theksuar politik. Vend të rëndësishëm në këtë
kapitull ka zënë edhe çështja e njohjes së Kosovës, zbatimi i Paketës së
Ahtisarit, krijimi i komunave serbe ose me shumicë serbe, Veriu i Kosovës dhe
bisedimet e reja me Serbinë, si dhe Kosova Lindore (Lugina e Preshevës) dhe
harrimi i saj.
Mbikëqyrja ndërkombëtare, ZCN-ja dhe Përfaqësuesi Civil,
Piter Fajt, u përmbyllë duke u “shitur” si një sukses i ri i Kosovës, por e vërteta
është se kjo mbikëqyrje përfundoi (iku) pa e përmbushur mandatin e saj në Veri
dhe pa e themeluar komunën e Mitrovicës Veriore, siç ishte e mandatuar.
Edhe misioni i Bashkimit Evropian, EULEX, doli se ishte kryesish
vazhdimësi e UNMIK-ut dhe e një projekti ndërkombëtar për një Kosovë pa Serbinë,
de jure, dhe me Serbinë, de fakto, për një Kosovë që do t’i kënaqte
shqiptarët me një Pavarësi formale, por që do ta kënaqte edhe Serbinë, duke
garantuar interesat dhe praninë e saj në Kosovë! Hyrja e EULEX-it nën ombrellën
e OKB-së dhe qëndrimi i tij neutral karshi statusit të Kosovës, Pavarësisë, e dëmtoi
rëndë shtrirjen e pushtetit dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës në Veri.
Politikat dhe veprimet e këtij misioni me dy kute krijuan pakënaqësi të mëdha
te shqiptarët. I butë, i duruar dhe i nënshtruar në Veri të Kosovës para
institucioneve dhe strukturave të Serbisë, por i ashpër, arrogant dhe i egër në
qëndrime dhe veprime ndaj institucioneve vazale të Kosovës dhe ndaj Luftës Kundërpushtuese
të UÇK-së, drejtuesëve dhe vlerave të saj.
I një rëndësie të veçantë ekonomike, por edhe shtetërore
ishte privatizimi dhe prona në Kosovë. Krijimi i AKM-së nga UNMIK-u dhe
rregullorja e kësaj agjencie i sollën dëme të pallogaritshme ekonomisë së Kosovës.
Trajtimi i pronës dhe definimi i saj a la
unmikçe ishte më shumë i karakterit politik se sa ekonomik. Logjika me të
cilën u trajtua dhe privatizua pasuria e Kosovës ishte në kundërshtim me
interesat publike dhe shtetërore të Kosovës, e cila aso kohe ishte me status të
padefinuar. Kjo çështje bëhej edhe më e ngatërruar nga mungesa e dokumenteve
kadastrale, të cilat ishin grabitur nga Serbia dhe nuk po i ktheheshin Kosovës
as pas luftës. Privatizimi dhe trajtimi i pronës vazhdoi me me logjikë të njëjtë
edhe pas shpalljes së Pavarësisë kur AKM-ja u bë AKP. Kjo edhe për arsye të
interesave që kishin grupe të caktuara të veshur me pushtet apo me ndikim në
politikën e vendit.
Mjaft telashe dhe kufizime i kanë vendosur Kosovës në
marrëdhënie me BE-në dhe me organizata të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore
edhe pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës.
Zbatimi selektiv dhe jo i plotë i Paketës së Ahtisarit për
Kosovën dhe institucionet e saj krijoi një situatë të re. Pajtimi i
institucioneve të Kosovës, sidomos i Qeverisë, që Plani i Ahtisarit të niste
zbatimin nga Vitia, nga një komunë ku nuk kishte as më të voglin problem ishte
i gabueshëm dhe i dëmshëm për vendin tonë. Nisja e zbatimit të këtij Plani nga
Vitia dhe Anamorava ishte një porosi e mirë për Serbinë dhe institucionet e saj
në Veri të Kosovës. Në këtë rajon (Anamoravë) për fajin dhe mendjelehtësinë e
Grupit Negociator të Kosovës ishin krijuar katër komuna serbe ose me shumicë
serbe! Ishte krijuar një Veri i dytë i Kosovës! Qeveria dhe institucionet tjera
do të duhej të këmbëngulnin që Plani i Ahtisarit të zbatohej së pari në Veri të
Kosovës. Atje të fillonte, sepse atje ishin problemet e mëdha të Republikës së
Kosovës. Pas lëshimeve të mëdha, të paarsyeshme dhe të rrezikshme për të
ardhmen e Kosovës, që kishte bërë Grupi Negociator me Planin e Ahtisarit, këmbëngulja
që ai Plan të niste zbatimin nga Veriu i Kosovës ishte një rast ndoshta
historik për Kosovën. Vetëm kështu mund të shpëtonte Kosova nga lëshimet e reja
që u detyrua t’i bënte me bisedimet e Brukselit. Një rast i mirë për t’i
ekuilibruar interesat dhe për t’i kundërshtuar me të drejtë kërkesat ekstreme
të Serbisë për pozitën e serbëve dhe të interesave të saj në Kosovë ishte
Kosova Lindore (Lugina e Preshevës). Por, as kjo e drejtë dhe ky detyrim që
kishte Prishtina zyrtare nuk u shfrytëzua nga Qeveria e Kosovës dhe nga institucionet
tjera të Republikës.
PËRFUNDIMI
Tashmë njihet dhe pranohet gjerësisht, madje edhe nga
studiuesë dhe historianë të vendeve fqinje, se nocioni gjeografik, historik,
kulturor dhe gjuhësor, Shqipëri, në fillim të shekullit XX (edhe pas rrudhjeve
të shumta gjatë shekujve) përfshinte mbi 90.000 km katrore tokë. Një pjesë e
mirë e tokës shqiptare ishte spastruar me hekur e zjarr, me dhunë, terror e
gjenocid gjatë viteve 1878 – 1881 nga forcat serbe. Idetë dhe përpjekjet për
sllavizimin e tokave shqiptare dhe përvetësimin e tyre ishin të pranishmë dhe
vepruese edhe në Greqi dhe Mal të Zi gjatë shekullit XIX. Me politikat e tyre
kundërshqiptare edhe këto dy shtete spastruan dhe sllavizuan fshatra, qytete
dhe krahina të tëra shqiptare. Megjithatë, viti 1912 dhe luftërat ballkanike e
gjetën një Shqipëri dhe një komb shqiptar në Iliri-Ballkan që banonte në një
sipërfaqe afër 100.000 km katrore. Lodhja dhe shkërmoqja e perandorisë osmane
(turke) ishte e dukshme dhe nuk premtonte qëndrueshmëri të mëtejme. Shtetet e
krijuara në Iliri-Ballkan nuk ishin ngopur me pushtimin dhe përvetësimin e
tokave të Shqipërisë. Fundi i Perandorisë turke dhe lodhja e saj nga
Kryengritja shqiptare për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë u dha zemër dhe
i mobilizoi shtetet fqinje për t’i shpallur luftë Perandorisë Osmane. Hyrja në
luftë e këtyre shteteve kishte vetëm një qëllim: pushtimin e sa më shumë tokave
të Shqipërisë. Shqiptarët ishin të detyruar të luftonin në shumë fronte dhe me
shumë ushtri: me ushtrinë osmane, serbe, greke dhe malazeze. Sikur edhe gjatë
shekullit të XIX humbjet e Perandosrisë Osmane paguheshin me tokat shqiptare! Shqipëria
dhe kombi shqiptar po dënoheshin edhe në fillim të shekullit XX nga diplomacia
e Fuqive të Mëdha dhe vendimet e tyre të padrejta, në tavolinat e të cilave
Shqipëria dhe tokat e saj po përdoreshin si monedhë për kusuritje!
Që nga vendosja e kufijve të shtetit shqiptar, që përfshinin
më pak se një të tretën e tokave të Shqipërisë, pozita e territoreve dhe e
shqiptarëve të mbetur nën zgjedhën e rëndë të robërisë serbe, greke dhe
malazeze shkonte duke u përkeqësuar. Këto krahina dhe shqiptarët e pushtuar nuk
panë hajr as pas LPB dhe as pas LDB. Tokat e tyre edhe nën Jugosllavinë e Titos
u copëtuan midis republikave që ishin krijuar kryesisht në tokat e tyre (Serbi,
Mali i Zi dhe Maqedoni). Një copë tokë (10887km katrore), që u quajt Kosovë,
pas LDB u quajt “obllast” e më vonë “pokraina” me shumë mund, përpjekje e
flijime fitoi ca të drejta të kufizuara kulturore, gjuhësore e kombëtare. Në këtë
punim kemi shkruar me mjaft hollësi për ecurinë e kësaj Kosove të mbetur gjatë
Jugosllavisë së Titos, pastaj për Luftën Kundërpushtuese-Çlirimtare të UÇK-së,
për marrëveshjet dhe dokumentet ndërkombëtare e deri te statusi i sotëm i Kosovës.
Po cila do të jetë e ardhmja e Kosovës dhe e çështjes shqiptare në
Iliri-Ballkan?
Që në fillim mund të përfundohet se pozita e kombit
shqiptar në Iliri-Ballkan është më e mirë dhe më e fortë se kurrë më parë.
Lufta e UÇK-së dhe e mbarë kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës çoi deri te
krijimi i shtetit të dytë shqiptar në Iliri-Ballkan. Kjo e vërtetë i ka frikësuar
jo vetëm fqinjët tanë që mbajnë edhe shumë krahina tjera shqiptare të
pushtuara, por edhe miqtë e tyre dhe disa nga Fuqitë e Mëdha që kanë interesa
tjera në këtë rajon të trazuar. Njëra prej këtyre shteteve (fuqive) është
Rusia, e cila është më e interesuar se çdokush tjetër për t’i ruajtur dhe garantuar
interesat e saj afatgjate në rajon. Sa më shumë që të fuqizohet pozita e kombit
shqiptar në rajon aq më pak do të jenë të “garantuara” interesat ruse në
Iliri-Ballkan. Prandaj, Rusia me ndihmën e aleatëve të saj në botë dhe përmes
Serbisë (kryesisht) u përpoq dhe ia doli që t’i imponojë kufizime të rënda dhe
me pasoja afatgjata pavarësisë, sovranitetit dhe lirisë së Kosovës. Serbia dhe
Rusia në emër të pakicës serbe dhe të trashëgimisë kulturore e fetare “serbe” në
Kosovë imponuan krijimin e komunave serbe dhe me shumicë serbe, të zonave të
mbrojtura dhe ex-territore fetare e kulturore “serbe”. Të gjitha këto, gjatë
bisedimeve Thaçi – Daçiç në Bruksel, u rrumbullakësuan me një “bashkësi të
komunave serbe”, e cila do të përfundojë, nëse Kosova dhe kombi shqiptar nuk
marrin masa për t’i dalë përpara, me një entitet serb, që do të kontrollonte
rreth 30% të tokës së Republikës së Kosovës. Serbia përmes kësaj pakice serbe
dhe përmes këtij entiteti do ta ruaj dhe praninë dhe ndërhyrjen e saj të
vazhdueshme në Kosovë. Kjo pozitë e Kosovës dhe këto zgjidhje të imponuara me
Planin e Ahtisarit dhe me dokumente e marrëveshje tjera ndërkombëtare dhe, për
më keq, të miratuara nga institucionet e Kosovës, përbëjnë kërcënim real për
sigurinë, qëndrueshmërin dhe paqen në Kosovë e më gjerë. Kjo është arsye e
mjaftueshme dhe madhore që Tirana zyrtare, institucionet e Kosovës dhe kombi
shqiptar në Iliri të jenë më të qartë, më të angazhuar dhe më të përkushtuar për
ta ndryshuar këtë gjendje dhe këtë pozitë të Kosovës në të mirë të kombit
shqiptar dhe të çështjes së tij të pazgjidhur në rajon. Përballja me Serbinë
(nuk është punë e pakicës serbe në Kosovë) dhe miken e saj të madhe Rusinë për
Kosovën do të vazhdojë. Për ne, shqiptarët, zbutja dhe heqja e këtyre
kufizimeve të rënda, që iu kanë imponuar Kosovës nga Fuqitë e Mëdha dhe nga një
klasë politike dhe institucionale e paaftë dhe e kapur, është interes dhe
objektiv madhor kombëtar. Ndërtimi i një strategjie dhe i taktikave kombëtare për
integrimin (ribashkimin) e kombit krahas integrimeve evropiane është më i
domosdoshëm dhe më i mundshëm se kurrë më parë. Qendrat politike dhe shtetërore
të kombit shqiptar duhet të bëjnë projekte dhe politika të reja në përputhje me
rrethanat në rajon dhe botë për ta ecur përpara me të gjitha mjetet politike,
diplomatike dhe demokratike çështjen shqiptare dhe zgjidhjen e saj të drejtë.
Por, për të qenë të suksesshme mjetet dhe rrugët politike, diplomatike dhe
demokratike (paqësore), Republika e Shqipërisë (e para) dhe Republika e Kosovës
(e dyta) duhet të bëjnë më shumë për zhvillimin e tyre ekonomik, që do të
rriste edhe fuqinë ushtarake, mbrojtëse të të dyja shteteve. Fuqia dhe
qëndrueshmëria e këtyre dy shteteve do të reflektonte edhe në zhvillimin dhe
fuqizimin e shqiptarëve nën pushtim. Paqja dhe
qëndrueshmëria afatgjate dhe e përhershme në siujdhesën ilirike (ballkanike)
mund të vendoset dhe do të vendoset vetëm atëherë kur të jetë zgjidhur çështja
shqiptare dhe kur kombi shqiptar në Iliri ta ketë fuqinë ekonomike dhe
ushtarake për t’i mbrojtur kufijtë e Shqipërisë së bashkuar në një shtet. Vetëm
kështu do të “mbyteshin” ambiciet, pretendimet dhe oreksi shovinist i fqinjëve
tanë, me të cilët shqiptarët duan të jetojnë në paqe dhe harmoni fqinjësore.
Kështu do të “çliroheshin” edhe popujt fqinj nga shqiptarët dhe do të hapej një
epokë e re e paqes, mirëkuptimit, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe
qëndrueshmërisë në Ballkan dhe Evropë. Populli më i lashtë në Evropë dhe më
gjerë, populli shqiptar, me ribashkimin e tij dhe të Shqipërisë në një shtet të
vetëm do të bënte një vepër të vyer, mbase më të rëndësishmen, për paqen dhe qëndrueshmërinë,
për zhvillimin dhe përparimin, si dhe për fqinjësinë dhe mirëkuptimin e popujve
në Iliri-Ballkan.
___________________________
Shënime
[1] Shaban Sinani: «Kosova në gjeopolitikë», Tiranë, 1998, Shtëpia botuese «Dritëro», f. 245.
[2] Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 1985, Akademia e Shkencave e RPSSH, f. 535
[3] Luan Përzhishta. Mbretëria Dardane, Botart, 2009, f. 26
[4] Xhuzepe Katapano, Thot-i fliste shqip, Botimet enciklopedike, Tiranë, 2007, f. 14
[5] Iliada, III, 38; VII, 89.)
[6] Edwin Jacques: SHQIPTARET – Historia e popullit shqiptar nga lashtesia derin ne ditet e sotme, fq.59,
[7] Spiro Konda. Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tiranë 1964, f. 78)
[8] Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë: Kosova në vështrim enciklopedik, Tiranë, 1999, f. 77-78
[9] Selami Pulaha, L’autochtoneides Albanais en Kosova e le pretendu exode des Serbes a la fin du 17 siecle, Tirana, “8 Nëntori”, 1985
[10] A. Boue. La Turquie d’Europe. Vëll. IV. Paris, 1840, f. 427-428, cituar sipas librit “E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi”, Tiranë 1990, f.99, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipëia fq. 9
[11] Skender Rizaj, Kosova dhe shqiptarët dje, sot dhe nesër – Kosova and Albanians yesterday, today and tomorroë, Prishtinë, 1992, ribotim, f. 9
[12] Po aty
[13] Andromaqi Gjergji, Menyra e jeteses ne shekujt XIII-XX, Tirane 2002, fq.10,
[14] Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë, 2011. f. 144-145
[15] Cituar sipas librit të Skender Rizajt “Shqiptarët dhe serbët në Kosovë”, Prishtinë, 1991, f.117-118
[16] Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë, 1990, f. 155
[17] Kristo Frashëri, Historia e qytetërimit shqiptar, Tiranë, 2008, f. 208
[18] Nail Draga, Shqiptarët në Mal të Zi, gazeta Bujku, Prishtinë, 25-31.1.1997
[19] http:/www.albaniapress.com. Lufta e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen territoriale të Shqipërisë.html, e rigjetur më 1 maj 2013
[20] Sami Frashëri. Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet, Prishtinë 2009, f. 69.
[22] Abdullah A. Bytyci. Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në Kosovë 1878 - 1991, Prishtinë, 2009, f. 72.
[23] Vladimir Dedier. Istorija Jugoslavije. Prosveta, Beograd, 1973. f. 351.
[24] H. Bajrami. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente). Prishtinë, 1996, f. 26
[25] Vasa Çubriloviç. Ligjëratë e mbajtur në klubin kulturor serb në Beograd, më 7 mars 1937, cituar sipas veprës së përmendur, Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja…, f. 345-347
[26] Po aty…
[27] Hakif Bajrami, Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (Dokumente), Prishtinë, 1996, f. 325
[28] Limon Rushiti. Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918 – 1928, Prishtinë, 1981, f. 135
[29] H. Bajrami. Aradha partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, f. 35
[30] Lefter Nasi. Ripushtimi i Kosovës. Tiranë, 1994, f.100-101
[31] Kurtesh Salihu. Lindja, zhvillimi, pozita dhe aspektet e autonomitetit të Krahinës socialiste autonome të Kosovës në Jugosllavinë socialiste. Prishtinë, 1984, f. 39-40
[32] Arsim Bajrami. Sistemi kushtetues i Republikës së Kosovës. Prishtinë, 2011, f. 44
[33] Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Kosova në vështrim enciklopedik. Botimet TOENA, Tiranë, 1999, f. 121
[34] Selatin Novosella, Demaci-Lëvizja për bashkim, Shoqata e të burgosurëve politikë të Kosovës. Prishtinë, 2012, f. 370
[35] http://pashtriku.beepworld.de/demonstratat-1968-rigjetur më 22 qershor 2013
[36] Po aty
[37] www.forumishqiptar.com-rigjetur më 23 qershor 2013.
[38] http://www.albaniapress.com. Jusuf Gërvalla dhe LIRIA, e gjetur më 23 qershor 2013
[39] Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë, 1990, f. 626 – 627
[40] Les Etats du monde. Paris, 1983, f. 38
[41] Gazeta Rilindja e 2 korrikut 1990
[42] Selatin Novosela, Demaci…, vepër e përmendur, f. 371
[43] Paskal Milo, Kosova nga Rambuje në pavarësi, botimet Toena, Tiranë, 2009, f. 109
[44] George fred Villiams, ambasador i SHBA-së në Greqi e Mal të Zi gjatë viteve 1913-1914. Cituar sipas librit të Jakup Krasniqit, Pavarësi dhe personalitete, Prishtinë, 2013, f. 24
[45] Zëri i Popullit, 30 shtator 1990. Cituar sipas librit të Halil Katanës, Tri dimensionet e Luftës Çlirimtare të Kosovës, Tiranë, 2002, f. 255
[46] Kadri Zeka, Tezat e Frontit Popullor, cit. sipas librit të Fazli Veliut, LPK-UÇK : një emblemë, një qëllim, Tiranë, 2001, f. 97
[47] Bedri Islami, E fshehta e hapur e Kosovës, Epoka e Re, Prishtinë, 2001, f. 91
[48] Jakup Krasniqi, Kthesa e madhe-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë, 2006, f.143
[49] http://lajme.dervina.com/arcjive/arkivi.php?, e gjetur më 15 korrik 2013
[50] http://www.lpk-kosova.com/zik/arkivi_koment_05.html, e gjetur më 15 korrik 2013
[51] Viktor Meier, Fundi i Jugosllavisë-Goditja në Kosovë, Liria, Lubjanë, 2007, f. 11
[52] ttph://tribunashqiptare.net/ ?p=7899, e gjetur më 23 korrik 2013
[53] James Pettifer, Expresi i Kosovës, Prishtinë, 2004, f. 91
[54] Naim Balidemaj, Tragjedia kosovare-Rugova-Milosheviç, Prishtinë, 2001, f. 176
[55] Cituar sipas librit të Fazli Veliut, LPK-UÇK: Një emblemë, një qëllim, Tiranë, 2001, f. 129
[56] Naim Balidema, Vepër e cit, Tragjedia kosovare…, f. 177
[57] Po aty, f. 190
[58] Po aty, f. 182
[59] Po aty, f. 185
[60] Cituar sipas veprës së Jakup Krasniqit, Kthesa e madhe-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë, 2002, f. 144
[61] Po aty, f. 194
[62] Halil Katana, Tri dimensionet e Luftës Çlirimtare të Kosovës, Tiranë, 2002, f. 64)
[63] www.shtime-komuna.org/…/Files/masakra_recakut…, e gjetur më 16 korrik 2013
[64] Cituar sipas librit të Halil Katanës, Tri dimensionet e Luftës Çlirimtare të Kosovës, Tiranë, 2002, f. 34-35)
[65] Jakup Krasniqi, Kthesa e madhe-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë, 2006, f. 147
[66] Naim Balidemaj, Tragjedia kosovare…, vep. e cituar, f. 247
[67] Jasminka Udoviçki dhe James Ridgeway: Makthi etnik i Jugosllavisë, albin 1998, f. 235
[68] Paskal Milo, Ditari i një Ministri të jashtëm-Konflikti i Kosovës 1997-2001, Tiranë, 2009, f. 136-137
[69] Ramë Buja, Konferenca e Rambujes, Prishtinë, 2006, f. 62
[70] Henri Kisinxher, Diplomacia, Tiranë, 1999, f. 835
[71] http://www.shkoder.net/fjala/2003/rambuje.htm, e gjetur më 17 korrik 2013)
[72] http://it.groups.yahoo.com/group/albeuropa/message/21646, e gjetur më 17 korrik 2013
[73] Ismail Kadare,http://albanesitalia.blogspot.com/2009/03/i-madhi-kadare-neinterviste-per.html, e rigjetur më 17 korrik 2013
[74] http://iwpr.net/sq/report-news/analiz%AB-petric-hedh-drit%C3%AB-mbi-rambujen%C3AB, e gjetur më 17 korrik 2013
[75] Cituar sipas librit të Halil Katanës, Tri dimensionet e Luftës Çlirimtare të Kosovës, Tiranë, 2002, f. 231)
[76] Blerim Shala, Vitet e Kosovës 1998-1999, ZËRI, Prishtinë, 2003, f. 73
[77] Naim Balidemaj, vep e cituar, Tragjedia…, f. 281
[78] Paskal Milo, Kosova nga Rambuje në Pavarësi, Tiranë, 2009, f. 111)
[79] Qazim Tepshi, Kosova (Diplomacia imponuese), Toena, Tiranë, 1999, f. 134
[80] James Pettifer, Ekspresi i Kosovës, Prishtinë, 2004, f. 351
[81] Paskal Milo, vep e cituar, Kosova…, Tiranë, 2009, f. 115-116
[82] Bill Klinton, Ne luftën, ju paqen 1998-1999, Klinton për Kosovën, Tiranë, 2002, f. 143
[83] http://gazetadita.al/goxhaj-si-luftua-me-ne-frontin-e-uck-se-10-ushtarake-nga-gjermania/, e gjetur më 19 korrik 2013
[84] http://pashtriku-beepworld.de/files/Varremihesit e kosoves/kandiq djegia e kufomave nemackatic 3.4.09htm, e gjetur më 19 korrik 2013
[85] Enver Sopjani, Përmbledhje aktesh ndërkombëtare për Kosovën 1999-2004, Prishtinë, 2005, f. 102
[86] Enver Sopiani, vep e cituar, Përmbledhje…, f. 111
[87] Koço Danaj, Doktrina Klinton dhe shekulli XXI, Botimet ERIK, 2001, f. 78
[88] www.unmikonline.org/regulations/…/Res1244AL.B.pd., e gjetur më 25 korrik 2013)
[89] Noel Malcolm: Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë, 2011, f. 412
[90] Alfred Moisiu: Kosova mes luftës dhe paqes, Tiranë, 2004, f. 121
[91] Shaban Sinani: Kosova në gjeopolitikë, Tiranë, 1998, f. 166
[92] Paskal Milo, Kosova nga Rambuje në Pavarësi, Tiranë, 2009, f. 151
[93] Alfred Moisiu: Kosova mes luftës dhe paqes, Tiranë, 2004, f. 118
[94] Sadri Fetiu: Udhëkryqet e Kosovës, Prishtinë, 2005, f. 47
[95] www.forumishqiptar.com/threads/91204-Esat-Stavileci, e rigjetur më 29 korrik 2013
[96] Jakup Krasniqi: Pavarësia si kompromis, Prishtinë, 2010, f. 29
[97] www.trepca.net/politike/korniza-kushtetuese.htm, e rigjetur më 11 gusht 2013
[98] Po aty
[99] Po aty
[100] Paskal Milo: Ditari i një Ministri të jashtëm – Konflikti në Kosovë, Tiranë, 2009, f. 287
[101] http://www.dw.de/pasqyra-e-shtypit-t%C3%Abs/a-2590906, e rigjetur më 14 gusht 2013
[102] http://www.crisisgroup.org//media/Files/europe/155 collapse in kosovo albanian, e gjetur më 14 gusht 2013
[103] Fetnete Ramosaj, Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë, Prishtinë, 2013, f. 84
[104] http://www.forumishqiptar.com/threads/33155-Shp%C3%ABrthen-dhuna-nd%C3ABretnike-n%C3%AB-Kosove/page17, e rigjetur më 15 gusht 2013
[105] http://www.lpk-kosova.com/xhevati frizurat.html
[106] http://www.evropaelire.org/content/article/1016563.html, e rigjetur më 14 gusht 2013
[107] http://lajme.dervina.com/archive/2782-3860:3/fjalim i deputetit xhevat bislimi-në kuvendin-e kosovës.html, e rigjetur më 15 gusht 2013
[108] http://www.albasoul.com/vjeter/modules.php?op=modload&file=article&sid=1795, e rigjetur më 18 gusht 2013
[109] Hysen Matoshi: Hapësira etnike e kulturore shqiptare dhe kasha ortodokse serbe, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2012, f. 47
[110] http://.serbija.gov.rs/Kosovo-metohija/?id=19933, e rigjetur më 18 gusht 2013
[111] Po aty
[112] Po aty
[113] Po aty
[114] Ibrahim Gashi, Kosova–Rruga tek Pavarësia, Prishtinë, 2012, f. 98
[115] Cituar sipas librit të I. Gashit: Kosova–Rruga tek Pavarësia, Prishtinë, 2012, f. 25
[116] http://www.trepca.net/politike/050613 raporti i kai aides.htm, e gjetur më 18 gusht 2013
[117] http://www.unosek.org/docref/kaiEidereport.pdf, e gjetur më 18 gusht 2013
[118] http://www.unosek.org/docref/kaiEidereport.pdf, e gjetur më 18 gusht 2013
[119] Po aty
[120] Po aty
[121] Po aty
[122] http://www.unosek.org/docref/kaiEidereport.pdf, e gjetur më 18 gusht 2013
[123] Po aty
[124] Po aty
[125] http://www.unosek.org/docref/2005-10-07– Contact Group – Ten Guiding principles for Ahtisaari – Albanian.pdf, e gjetur më 19 gusht 2013
[126] Po aty
[127] Po aty
[128] Shaban Sinani: Kosova në gjeopolitikë, Tiranë, 1998, f. 167
[129] Jakup Krasniqi, Pavarësia si kompromis, Prishtinë, 2010, f. 94
[130] http://www.albaniapress.com/lajme/3177/fjalim-i-deputetit-xhevat-bislimi-ne-kuvendin-e-kosoves.html, e gjetur më 20 gusht 2013
[131] Jakup Krasniqi, Pavarësia si kompromis, Prishtinë, 2010, f. 95
[132] Akademia e Shkencave dhe e Arteve e kosovës, Kosova shtet i pavarur dhe Sovran, Prishtinë 2006, f. 67
[133] http://www.evropaelire.org/content/article/995340.html, e gjetur më 21 gusht 2013
[134]http://www.albaniapress.com/lajme/3177/fjalim-i-deputetit-xhevat-bislimi-ne-kuvendin-e-kosoves.html, e gjetur më 21 gusht 2013
[135] http://radiokosovaelire.com/?nav=40,2&id=6290, e gjetur më 21 gusht 2013
[136] Ibrahim Gashi: Kosova – Rruga tek pavarësia, Prishtinë, 2012, f. 69
[137] http://www.albaniapress.com/lajme/3177/fjalim-i-deputetit-xhevat-bislimi-ne-kuvendin-e-kosoves.html, e gjetur më 22 gusht 2013
[138] http://lajme.dervina.com/archive/arkivi.php?lajmi=7371-1807:943&printo=7371-1807:943, e rigjetur më 23 gusht 2013
[139] Arsim Bajrami: Sistemi kushtetues i Republikës së Kosovës, Prishtinë 20011, f. 120
[140] http://m.gazetaexpress.com/lajmi/109484, e gjetur më 23 gusht 2013
[141] http://lajme.dervina.com/archive/arkivi.php?lajmi=7371-1807:943&printo=7371-1807:943, e rigjetur më 23 gusht 2013
[142] http://www.radiokosovaelire.com/archive.php?nav=40,1&id=611, e rigjetur më 24 gusht 2013
[143] Po aty
[144] http://www.alb-net.com/pipermail/albsa-info/2001-November/002478.html, e rigjetur më 25 gusht 2013
[145] Ibrahim Gashi: Kosova – Rruga tek pavarësia, Prishtinë, 2012, f. 120
[146] http://www.osce.org/kosova/38260, e rigjetur më 25 gusht 2013
[147] James Pettifer, Ekspresi i Kosovës, Prishtinë 2004, f. 351
[148] IPMAGAZINË, revistë javore, nr. 27/11.9.2013, Kosovë, f. 16
[149] Paskal Milo, Kosova nga Rambuje në Pavarësi, Tiranë, 2009, f. 207
[150] Ibrahim Gashi, Kosova – rruga tek pavarësia, Prishtinë, 2012, f. 102
[151] http://www,fiq-ci.org/repository/docs/Zbatimi_politik_i_ligjit_ne_Kosove.pdf, e rigjetur më 29 gusht 2013
[152] http://www.lpk-kosova.com/lajme/lajme_korrik_2008.html, e rigjetur më 5 shtator 2013
[153] http://www.esat.stavileci.com/index.php/intervista, e gjetur më 5 shtator 2013
[154] Dy vjet të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, botim i Kuvendit të Kosovës, Prishtinë, 2010, f. 128
[155] Sylë Arifi: Kosova shtet i mbikëqyrur, Prishtinë, 2008, f. 271
[156] http://www.forumishqiptar.com/threads/34080-Qosja-Mashtrim-apo-Naivitet-!, e gjetur më 5 tetor 2013
[157] http://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_2011/prill_11/3-10.11/xhevat_bislimi_inmik_eulex_8.4.11.htm, e rigjetur më 5 shtator 2013
[158] http://www.esat.stavileci.com/index.php/artikujt/167-kosoven-e-kercenon-rreziku-qe-ne-vend-se-te-krijoje-shtetin-e-se-drejtes, e gjetur më 5 shtator 2013
[159] http://iksweb.org/Photos/Publikimet/Images/Kush_%C3%ABsht%C3%AB_Shefi_/kush_eshte_shefi.pdf, e rigjetur më 6 shtator 2013
[160] http://www.kohaditore.com/?page=1.13.114745, e rigjetut më 6 shtator 2013
[161] Jame Pettifer, Ushtria Çlirimtare e Kosoves, Tiranë, 2013, f.257-258
[162] http://www.zemrashqiptare.net/neës/id_14925/Hilmi-Sara%C3%A7i:-%C3%87far%C3%AB-efektesh-solli-privatizimi-(AKM-ja)-n%C3%AB-Kosov%C3%AB?.html, e gjetur më 7 shtator 2013
[163] http://www.esat.stavileci.com/index.php/intervista, e gjetur më 10 shtator 2013
[164] http://www.lpk-kosova.com/lajme/lajme_mars2008.html, e rigjetur më 10 shtator 2013
[166] http://www.kosova.com/artikulli/90393, e rigjetur më 10 shtator 2013
[167] http://www.unosek.org/docref/Comprehensive_proposal_-_Propozimi_gjith%EBp%EBrfshir%EBs_-_albanian_final.pdf, e rigjetur më 10 shtator 2013
[168] Po aty
[169] www.iksweb.org, e rigjetur më 12 shtator 2013
[170] http://www.lajmishqip.com/?p=406, e gjetur më 12 shtator
[171] http://www.esat.stavileci.com/index.php/intervista, e gjetur më 12 shtator 2013
[172] Akademia e Shkencave dhe e Arteve e kosovës, Kosova shtet i pavarur dhe Sovran, Prishtinë 2006, f. 85
[173] http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=1622, e gjetur më 15 shtator 2013
[174] http://pashtriku.beepworld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/nentor08/faton_mehmetaj_mitrovica_spastrim_etnik_09.11.08htm, e gjetur më 29 shtator 2013
[175] http://www.telegrafi.com/lajme/simbol-i-kujt-jane-barrikadat-2-34672.html, e gjetur më 15 shtator 2013
[176] ilyriapress.com/demaçi-serbia-gradualisht-po-krijon-republika-srpska-ne-kosove/l, e gjetur më 15 shtator 2013
[177] http://www.standardi.info/index.aspx?SID=25&LID=2&AID=133890&Ctype=1&ACatID=21, e gjetur më 7 tetor 2013
[178] http://www.evropaelire.org/content/article/24683727.html, e gjetur më 7 tetor 2013
[179] http://www.telegrafi.com/lajme/be-p-rsh-ndet-fillimin-e-bisedimeve-kosov-serbi-2-13322.html, e gjetur më 9 tetor 2013
[180] http://www.rrokum.tv/?page=1,23,3676, e gjetur më 16 tetor 2013
[181] Jonuz Abdullai, Politika dhe politikat publike, Tetovë, 2010
[182] http://tribunashqiptare.net/?p=14217, e gjetur më 18 tetor 2013
[183] http://noa.al/artikull/serbet-veriu-i-kosoves-kerkon-autonomine-e-74-s/291253.html/serbet-veriu-i-kosoves, e gjetur më 18 tetor 2013
[184] http://www.facebook.com/note.php?note_id=10151423180400888, e gjetur më 23 tetor 2013
[185] http:/www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=55177, e gjetur më 25 tetor 2013
[186] http://lajmi.net/dy-skenaret-paszgjedhore-ne-veri/, e gjetur më 14 nëntor 2013
[187] http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=76230, e gjetur më 15 nëntor 20
[188] http://m.koha.net/lajmet/168006/9ap0jQkVIp#.Up-BdzdDF6s.facebook
[189] http://www.shqiperianatyrale.com/index.php?option=com_content&view=article&id=3788:vetvendosja-kosova-duhet-te-kushtezoje-bisedimet-me-luginen-e-presheves&catid=1:latest-news&Itemid=18, e gjetur më 15 nëntor 2013
[190] http://grid.al/read/news/156106809/2888280/lugina-proteston, e gjetur më 15 nëntor 2013
[191] http://www.zeri.info/artikulli/20921/ëilhelm-shqiptaret-ne-lugine-jane-te-diskriminuar, e gjetur më 15 nëntor 2013
BIBLIOGRAFIA
Alfred
Moisiu: Kosova mes luftës dhe paqes, Tiranë, 2004,
Abdullah A. Bytyçi. Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në
Kosovë 1878 - 1991, Prishtinë, 2009,
A.
Boue. La Turquie d’Europe. Vëll. IV. Paris, 1840, “E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në
Jugosllavi”, Tiranë 1990, , Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë
Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë: Kosova në vështrim
enciklopedik, Tiranë, 1999,
Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, E vërteta mbi Kosovën dhe
shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë, 1990,
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Kosova shtet i pavarur dhe
Sovran, Prishtinë 2006, f. 67
Andromaqi Gjergji, “Mënyra e jetesës në shekujt XIII–XX”, Tiranë 2002,
Arsim
Bajrami. Sistemi kushtetues i Republikës së Kosovës. Prishtinë, 2011
Bill
Klinton, Ne luftën, ju paqen 1998-1999, Klinton për Kosovën, Tiranë, 2002,
Blerim
Shala, Vitet e Kosovës 1998-1999, ZËRI, Prishtinë, 2003,
Edwin
Jacques : "SHQIPTARËT- Historia e popullit shqiptar nga lashtësia
deri në ditët e sotme"
Enver
Sopjani, Përmbledhje aktesh ndërkombëtare për Kosovën 1999-2004, Prishtinë,
2005,
Fazli
Veliu, LPK-UÇK: Një emblemë, një qëllim, Tiranë, 2001,
Fetnete
Ramosaj, Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë, Prishtinë, 2013,
George
fred Villiams, ambasador i SHBA-së në Greqi e Mal të Zi gjatë viteve 1913-1914.
,
Hysen
Matoshi: Hapësira etnike e kulturore shqiptare dhe kasha ortodokse serbe,
Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2012,
Henri
Kisinxher, Diplomacia, Tiranë, 1999,
H.
Bajrami. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente). Prishtinë,
1996,
Halil
Katana, Tri dimensionet e Luftës Çlirimtare të Kosovës, Tiranë, 2002,
Ibrahim
Gashi, Kosova–Rruga tek Pavarësia, Prishtinë, 2012,
Iliada,
III, 38; VII, 89.)
James
Pettifer, Expresi i Kosovës, Prishtinë, 2004,
Jakup
Krasniqi, Kthesa e madhe-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë, 2006,
Jasminka
Udoviçki dhe James Ridgeëay: Makthi etnik i Jugosllavisë, albin 1998,
Jonuz Abdullai, Politika dhe politikat publike, Tetovë, 2010
Koço
Danaj, Doktrina Klinton dhe shekulli XXI, Botimet ERIK, 2001,
Kristo Frashëri, Historia e qytetërimit shqiptar, Tiranë, 2008,
Kurtesh Salihu. Lindja, zhvillimi, pozita dhe aspektet e autonomitetit të
Krahinës socialiste autonome të Kosovës në Jugosllavinë socialiste. -Prishtinë,
1984,
Luan
Përzhishta. Mbretëria Dardane, Botart, 2009,
Lefter
Nasi. Ripushtimi i Kosovës. Tiranë, 1994,
Limon
Rushiti. Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918 – 1928, Prishtinë, 1981
Les
Etats du monde. Paris, 1983,
Muhamet
Tërnava, Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI, Prishtinë, 1995)
Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër,
Prishtinë, 2011.
Naim Balidemaj, Tragjedia kosovare-Rugova-Milosheviç, Prishtinë, 2001,
Paskal Milo, Kosova nga Rambuje në pavarësi, botimet Toena, Tiranë, 2009
Paskal
Milo-Konflikti i Kosovës 1997-2001, Tiranë, 2009
Qazim
Tepshi, Kosova (Diplomacia imponuese), Toena, Tiranë, 1999,
Ramë
Buja, Konferenca e Rambujes, Prishtinë, 2006,
Skender
Rizaj, dhe shqiptarët dje, sot dhe nesër – Kosova and Albanians yesterday,
today and tomorroë, Prishtinë, 1992, ribotim, f. 9
Selami
Pulaha, L’autochtoneides Albanais en Kosova e le pretendu exode des Serbes a la
fin du 17 siecle, Tirana, “8 Nëntori”, 1985
Sami Frashëri. Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet, Prishtinë
2009,
Selatin Novosella, Demaci-Lëvizja për bashkim, Shoqata e të burgosurëve
politikë të Kosovës. Prishtinë, 2012,
Sadri Fetiu: Udhëkryqet e Kosovës, Prishtinë, 2005,
Shaban Sinani: Kosova në gjeopolitikë, Tiranë, 1998,
Vladimir Dedier. Istorija Jugoslavije. Prosveta, Beograd, 1973.
Vasa Çubriloviç. Ligjëratë e mbajtur në klubin kulturor serb në Beograd, më
7 mars 1937,
Xhuzepe
Katapano, Thot-i fliste shqip, Botimet enciklopedike, Tiranë, 2007
Burimet nga interneti:
http://gazetadita.al/goxhaj-si-luftua-me-ne-frontin-e-uck-se-10-ushtarake-nga-gjermania/,
e gjetur më 19 korrik 2013
http://pashtriku-beepworld.de/files/Varremihesit
e kosoves/kandiq djegia e kufomave nemackatic 3.4.09htm, e gjetur më 19 korrik
2013
http://www.albaniapress.com.
Jusuf Gërvalla dhe LIRIA, e gjetur më 23 qershor 2013
http://pashtriku.beepworld.de/demonstratat-1968-rigjetur më 22 qershor
2013)
http:/www.albaniapress.com. Lufta e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për
mbrojtjen territoriale të Shqipërisë.html, e rigjetur më 1 maj 2013)
www.unmikonline.org/regulations/…/Res1244AL.B.pd., e gjetur më 25 korrik
2013)
www.forumishqiptar.com/threads/91204-Esat-Stavileci, e rigjetur më 29 korrik 2013
www.trepca.net/politike/korniza-kushtetuese.htm, e rigjetur më 11 gusht 2013
http://www.crisisgroup.org//media/Files/europe/155 collapse
in kosovo albanian, e gjetur më 14 gusht 2013)
http://.serbija.gov.rs/Kosovo-metohija/?id=19933,
e rigjetur më 18 gusht 2013)
http://www.trepca.net/politike/050613 raporti
i kai aides.htm, e gjetur më 18 gusht 2013
http://www.unosek.org/docref/kaiEidereport.pdf,
e gjetur më 18 gusht 2013
http://www.evropaelire.org/content/article/995340.html,
e gjetur më 21 gusht 2013
http://www.albaniapress.com/lajme/3177/fjalim-i-deputetit-xhevat-bislimi-ne-kuvendin-e-kosoves.html,
e gjetur më 21 gusht 2013
http://radiokosovaelire.com/?nav=40,2&id=6290,
e gjetur më 21 gusht 2013
http://www,fiq-ci.org/repository/docs/Zbatimi_politik_i_ligjit_ne_Kosove.pdf,
e rigjetur më 29 gusht 2013
http://www.lpk-kosova.com/lajme/lajme_korrik_2008.html,
e rigjetur më 5 shtator 2013
http://www.zemrashqiptare.net/news/id_14925/Hilmi-Sara%C3%A7i:-%C3%87far%C3%AB-efektesh-solli-privatizimi-(AKM-ja)-n%C3%AB-Kosov%C3%AB?.html, e gjetur më 7 shtator 2013
http://studioligjore.wordpress.com/2012/03/20/mendimi-keshillimor-i-gjnd-se-per-deklaraten-e-panvaresise-se-kosoves-22-korrik-2010/,
e rigjetur më 10 shtator 2013
http://www.kosova.com/artikulli/90393,
e rigjetur më 10 shtator 2013
http://www.esat.stavileci.com/index.php/intervista,
e gjetur më 12 shtator 2013
www.iksweb.org,
e rigjetur më 12 shtator 2013
http://wwwlajmishqip.com/?p=406,
e gjetur më 12 shtator
http://pashtriku.beepëorld.de/files/kosovaneudhekryq%6008/nentor08/faton_mehmetaj_mitrovica_spastrim_etnik_09.11.08htm,
e gjetur më 29 shtator 2013)
http://tribunashqiptare.net/?p=14217, e gjetur më 18 tetor 2013
http://noa.al/artikull/serbet-veriu-i-kosoves-kerkon-autonomine-e-74-s/291253.html/serbet-veriu-i-kosoves, e gjetur më 18 tetor 2013
http://www.facebook.com/note.php?note_id=10151423180400888, e gjetur më 23 tetor 2013
http://www.evropaelire.org/content/article/24683727.html, e gjetur më 7 tetor 2013
http://www.telegrafi.com/lajme/be-p-rsh-ndet-fillimin-e-bisedimeve-kosov-serbi-2-13322.html, e gjetur më 9 tetor 2013
http://www.rrokum.tv/?page=1,23,3676, e gjetur më 16 tetor 2013
http://www.shqiperianatyrale.com/index.php?option=com_content&view=article&id=3788:vetvendosja-kosova-duhet-te-kushtezoje-bisedimet-me-luginen-e-presheves&catid=1:latest-neës&Itemid=18, e gjetur më 15 nëntor 2013
http://grid.al/read/news/156106809/2888280/lugina-proteston, e gjetur më 15 nëntor 2013
http://www.zeri.info/artikulli/20921/wilhelm-shqiptaret-ne-lugine-jane-te-diskriminuar, e gjetur më 15 nëntor 2013
Gazeta dhe revista
IPMAGAZINË,
revistë javore, nr. 27/11.9.2013, Kosovë, f. 16
Nail Draga, Shqiptarët në Mal të Zi, gazeta Bujku, Prishtinë, 25-31.1.1997
Gazeta
Rilindja e 2 korrikut 1990
Përshëndetni të gjithë, emri im është Safa El Sadat, unë jam i martuar për 20 vjet me burrin tim dhe kemi dy djalë, Plaku një 16 dhe më i ri është 11 vjet. Burri im më donte shumë, por arriti në një pikë kur ai përfshihej në marrëdhënie me një grua që është bashkëpunëtore e saj. Unë kurrë nuk e imagjinova atë, por në njëfarë mënyre qëndrimi i tij ndaj meje dhe fëmijëve u ndryshua, vonesa e tij nga puna më bëri të mendoj për këtë çështje, Edhe në përvjetorin e 20-të të Ditës sime në marsh, unë mbaj veten larg seksit ndërsa premtojmë ta bëjmë atë në Dasma Ditën e përvjetorit, 15 ditë para përvjetorit të Dasmës, ai rrëfeu se po ai kishte marrëdhënie seksuale me bashkëpunëtorin e tij. Ai e solli atë në shtratin tim kur isha jashtë për punë, do të thotë se ndjenjat e mia ishin krejtësisht të pavlerë ndaj tij, gjendja ime mendore është plot agoni, mendoj se nuk mund ta harroj dhe ta rimëkëmbja dhimbjen, kjo grua ishte në kontroll të plotë ajo dhe kurrë nuk kam dashur ta bëj me Dhunën, ajo dëshiron të fitojë mbi mua pasi ajo është e divorcuar, ajo tha se ishte xheloz për marrëdhënien tonë dhe ajo do të më rrënojë duke e marrë burrin tim. Unë kisha për të diskutuar atë me një mik që më kërkoi për të gjetur një magji spell mirë, para së gjithash kurrë nuk kam besuar në këtë drejtshkrim Cast, por unë duhet të provojë atë deri kur kam ardhur në email PROPHET NOSA UGO në internet në lidhje me mënyrën se si ai ka ndihmuar kaq shumë njerëz që të marrin shpinën e tyre dhe të ndihmojnë në rregullimin e marrëdhënieve dhe t'i bëjnë njerëzit të lumtur në marrëdhëniet e tyre dhe disa tregime të tjera lidhur me sëmundjen shpirtërore dhe më shumë, i shpjegova situatën time atij dhe ai më ndihmoi të kryej disa lutje, disa Herbs dhe rrënjët dhe një sakrificë të vogël që bëra, dhe brenda 7 ditëve ai u kthye për të kërkuar falje dhe kjo ishte vetëm një mrekulli për mua, jam i lumtur që më ndihmoi mua dhe mund ta them me krenari se burri im është tani me mua përsëri dhe ai tani është në dashuri me mua si kurrë më parë.
ReplyDeleteA keni nevojë për ndonjë ndihmë në marrëdhënien tuaj si marrja e burrit, gruas, të dashurit, të dashurës, fitores së llotarive, shërimit bimor për sëmundje, HIV, STD, Astma, Arthritis, Fybroid, Stroke apo ndonjë lloj sëmundjeje Barku, Problemi Shpirtëror, Promovimi i Punës, Shikuesit që lexojnë postin tim që kanë nevojë për ndonjë ndihmë në lidhje me ndonjë sfidë jete duhet të kontaktojnë PROFHET NOSA UGO dhe do të jeni të lumtur që keni bërë.
Email: nosaugotemple@gmail.com
WhatsApp: +34631686040
+17207992813
Dr.Agbazara është një njeri i mrekullueshëm, ky mjek më ndihmon ta sjell përsëri dashurin tim Jenny Williams, i cili u prish me mua 2 vjet më parë me hedhjen e magjisë së tij të fuqishme dhe sot ajo është kthyer tek unë kështu që nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni atë me email: ( agbazara@gmail.com ) ose telefononi / WhatsApp +2348104102662. Dhe zgjidh problemin tuaj si unë.
ReplyDeletePërshëndetje shikuesit, unë jam nelson dhe jam gati ta ndaj dëshminë time këtu, nëna ime më prezantoi me Baba e Madhe Ogbogo kur zbuloi se nuk mund ta merrja gruan time shtatzënë pas 3 vjetësh nga martesa jonë. Pra, këto sollën aq shumë telashe në martesën time dhe çuan në një divorc. ajo tha, ai është shumë shpirtëror dhe mund ta bëjë gruan time të kthehet tek unë me gëzim dhe ne mund të kemi fëmijë së bashku. Në fillim, unë dyshova jo derisa e kontaktova dhe pastaj hodha magji të fuqishme për mua dhe e bëra gruan time të kthehej. Dhe tani, ne jemi gjithashtu të lumtur me fëmijë të bukur, pikërisht nga dita që BaBa Ogbogo e Madhe punoi për mua dhe zgjidhi problemet e mia. Unë bëra një zotim të fortë që për sa kohë që unë jetoj, do të vazhdoj të dëshmoj për mirësinë e veprave të tij të mëdha, dhe për ata atje që përballen me marrëdhënie dhe vështirësi martesore duhet të kontaktojnë shpejt me të dhe të bëhen një dëshmitar i lumtur si unë. Unë e hoqa kontaktin e tij këtu, Email: greatbabaogbogotemple@gmail.com, ose numrin e tij të WhatsApp. +2349020168697 ...
ReplyDeleteAi bëri që ish gruaja ime të kthehej tek unë me gëzim
Ai më shëroi nga një njeri i pafuqishëm te një njeri i vërtetë.